Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Baki Ymeri: Mimoza dhe roli i femrës

| E hene, 12.03.2018, 07:08 PM |


MIMOZA, ROLI I FEMRËS DHE PSIKOLOGJIA E LUMTURISË

(Ju mund të arrini gjithçka që dëshironi, sepse jeni nga brumi i Madhështisë!)

Nga Baki Ymeri

Faktet flasin se femra si një krijesë e rëndësishme e cila historikish ka patur role të ndryshme në shoqëri dhe në zhvillimin e jetës së sistemeve shoqërore. Është konstatuar se në të gjitha fushat e artit, roli i saj është mjaft i spikatur. Forumi virtual thekson se kontributi i tyre është i konsiderueshëm në emancipimin e femrës, se role të bukura kanë realizuar aktoret tona të mëdha te skenës dhe ekranit, si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Roza Anagnosti, e deri tek te rejat si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani etj. Valbona Duri potencon faktin se prezenca dhe pjesëmarrja e gruas në shoqërinë shqiptare është rritur ndjeshëm, dhe shikohet qartë lëvizja e lirë e femrës në ambientet sociale, të punës, politikës, ekonomisë etj., por ende nuk mund të flasim nje barazi të plotë faktike midis burrit dhe gruas në shoqërinë tonë.

Për një kohë bukur të gjatë, gruaja është parë si një qenie e cila ishte e zhytur në injorancë, që e kalonte kohën në shtëpi e që merrej nëpër këmbë. Por, studimet e bëra kohëve të fundit, dëshmojnë se gruaja shqiptare „marshon” rrugëve të progresit. Zymer Mehani thekson se femra shqiptare është një nga më trimet dhe më besniket në Ballkan. „Qëndresa dhe sakrifica e gruas shqiptare, si formë e rezistencës së saj, dëshmohet si vazhdimësi. Nga shumica e femrave shqiptare, të cilat qëndruan dhe vepruan në rrethana ngulfatëse të kohëve të ndryshme, dolën heroina të shquara, trimëritë e të cilave i tejkaluan kufijtë gjinorë dhe kombëtarë. Femra shqiptare triumfon dhe arrin suksese në çdo fushë të jetës, ashtu siç arriti gjatë historisë Mbretëreshë Teuta, e më pas Laskarina Bubulina, gjatë LDB Ibe Palikuqa e Ganimete Tërbeshi, gjatë rezistencës për Republikën e Kosovës, Myrvete Maksuti e Ylfete Humolli, sikur në luftën çlirimtare: Xheva, Antigona, Ganimeti, Hyra, Sanije Rexha e shumë të tjera, po edhe në humanizëm, siç është rasti me të madhen Nënë Tereza, Sevdije Ramadani Osmani, Dita Mushica etj.” Pasojnë edhe emra tjerë. Në sport: Blerina Seferi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova etj. Në fushë të muzikës: Nexhmije Pagarusha, Rita Ora, Eli Fara, Marie Lajcaj, Shqipe Kastrati, Remzie Osmani etj. Në letërsi Elena Kadare, Flora Brovina, Sanije Gashi, Flutura Açka, Albina Idrizi, Rita Saliu, Drita Nikoliqi Binaj, Gentiana Muhaxhiri, Elhame Gjyrevci, Xhemile Aliu, Drita Kosumi Sylaj, Rabije Bytyçi, Xhuli Spahiu e shumë e shumë të tjera.

Mimoza Thaqi është një shembull i rrallë i progresit të gruas shqiptare në shoqëri. Biznismene e suksesshme nga Tetova, Drejtore e Përgjithshme e kompanisë „Iam-Water” dhe Presidente në „Sun and Stars”. Në të njëjtën kohë, Zonja Mimoza është Trajnere për zhvillimin personal motivues të mendimit pozitiv. Ju mund të arrini gjithçka që dëshironi, ngase jeni nga brumi i Madhështisë, thot ajo. Me të drejtë, thekson se dikush mund të ëndërrojë dhe të mendojë se ndonjëherë do ta arrijë realizimin e ëndrrës duke fjetur e duke pritur. Por ëndrrat e mëdha arrihen kur sapo zgjohesh nxiton për në punë dhe e di se do të tejkalosh, sepse zjarri brenda teje është shumë më i madh se ai jashtë teje. E fshikullon përtacinë dhe shkruan me elegancë për tarifat e gënjeshtrave: „Duket se në  këtë botë po paguajmë tarifat e gënjeshtrave të parardhësve tanë dhe të vetëvetes sonë. Derisa të mësohemi të mos gënjejmë veten dhe të tjerët, do arrijmë të shkojmë në botëra tjera, ku ndoshta jetës nuk i thonë „life” (gënjeshtër), por diçka tjetër.”

Dhe më tej: „Asnjëherë mos qëndro i burgosur i të kaluarës tënde! Ishte vetëm një mësim e jo burg i përjetshëm. Kur ke një njeri që është gjithnjë aty për ty, është bekimi më i madh në jetë. Kur mua më lëndojnë shumë njerëzit që gënjejnë pa asnjë arsye, ai më thotë: Të dua shumë zemra jeme! Be you! Mos i lë momentet negative të të marrin me vete! Ato veç të lëndojnë dhe ta zvoglojnë energjinë! Gjërat më sekrete janë të fshehura para syve tanë, sepse aty nuk na shkon mendja t’i kërkojmë.” Dashuria është si Uji! Ne mund të biem në të! Ne mund të fundosemi në të! Por nuk mund të jetojmë pa të! Nëse ju keni ëndrra, ecni me ato! Punoni për ato! Gëzohuni për të mirat që do të bëni për të tjerët! Nëse ju besoni në Madhështinë tuaj, në Mrekullinë që ju jeni, nëse ju merrni nga kjo Madhështi dhe i jepni rrugën asaj, ju vërtetë jeni qeniet më të mira në Univers! Asnjëherë mos hiq dorë nga brumi i prejardhjes tënde! Gjithnjë besoji Dritës tënde, mirësisë tënde dhe Dashurisë në Zemrën tënde!

Mimoza respekton familjen, dashamirët, ambientin dhe biznesin: “Pas 7 viteve intensive me ju, është koha ime dhe e familje sime tani! Përkushtohuni të zbuloni suksesin tuaj duke zbërthyer mësimet në Iam power... Çdo gjë që ju nevojitet e keni në Iam power. Vetëm duhet t’i mësoni mësimet, t’i kaloni testimet dhe të ndërtoni jetën tuaj ashtu si ju dini! Shihemi në Suksese!” Merr pjesë në seminare të ndryshme dhe ka patur fat të njohë biznismenë të famshëm: „Në disa orë me Presidentin më të mirë në botë zt. Behgjet Pacollin, mëson aq shumë sa s’do mësoje për një jetë. Te ai ka vetem mirësi. Ai di vetëm të mirën. Njeh vetëm dashurinë ndaj njerëzimit dhe e ka përkushtuar jetën e tij për këtë mision.” Besire Perolli e konsideron si „Misionare e dritës”. Artan Kalemaj e falënderon për dritën e diturisë që ajo shpëndan: „Të gjithë ne kemi nevojë të guxojmë të mendojmë në përmasa të mëdha, të themi ato që mendojmë dhe të bëjmë ato që dëshirojmë. Por në fillim ne duhet të gjejmë vetveten dhe Zotin brenda nesh, duke krijuar një lidhje dhe unitet me Zotin lart në qiell. Atëherë ne do të besojmë dhe do të guxojmë për të thënë: I AM POWER!

Ja edhe disa konsiderata tjera me respekt të madh ndaj kësaj Zonje të bekuar. Xhever Ymeri: Moza dhe Avniu janë një çift i përzgjedhur nga vetë Zoti. Shiqojnë përpara por nuk e harojnë të kaluarën. Ata nuk lodhen, janë modestë, kreativë, biznesmenë profesionalë, karizmatikë, të shoqërueshëm, humanistë, atdhetarë, gjithnjë në lëvizje. Të gëzuar, me familje, optimistë dhe përplot me energji pozitive. Vasfije Durmishi: Je njëshi i vërtetë! Të lumtë për fjalët e arta që dalin nga goja jote! Ndoshta do të ndikojnë te një pjesë e madhe për të ndryshuar jetën e tyre dhe të menduarit pozitiv! Nazmije Bogaj: Për të gjithë ata që ne jetë nuk pajtohen me atë se kjo çka shohim është e tëra, Ju rekomandoj të lexoni librat e saj! Dhe do të bindeni se çdo gjë që keni sot, është manifestim i mendimeve tona! Ne kemi çelsin magjik në mendjen tonë, dhe busullën në zemrat tona që na dërgon drejt realizimit të dëshirave tona. Ergys Turja: Një Zonjë e shkëlqyer, e cila ka arritur të thyejë barrierat dhe të motivojë çdo ditë me mijëra njerëz. Jam mirënjohës ndaj Jush, dhe faleminderit që ekzistojnë persona të tillë!

(Bukuresht, 1 Mars 2018)