E enjte, 18.04.2024, 05:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Injorimi i gjuhës shqipe (4)

E diele, 11.03.2018, 07:34 PM


Injorimi gjuhës shqipe 4

Nga Dr. Nuhi Veselaj

Lexues i nderuar,

Edhe në këtë vazhdim të temës Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës...

ndër të tjera bëhet fjalë rreth identitetit që prej nesh u quajtën Shkitë tanë në Kosovë e më gjerë, të injoruar, jo vetëm nga Shteti e Kisha pravosllave serbe, por edhe nga sivëllezërit e tyre muslimano-katolikë, madje edhe nga vetvetja për mungesë koncepti dhe për shkak të kushteve që pamundësuan një ndërgjegjësim të tillë. 

III. RRETH INJORIMIT TË GJUHËS SHQIPE SI KRITER I SË VËRTETËS PËR SHKAK

TË FESË ORTODOKSE NË PËRCAKTIMIN E KOMBËSISË TË SHKIVE TANË

NË PËRGJITHËSI  DHE ATYRE TË FSHATIT REÇAN NË VEÇANT 

Në këtë nënkrye, për t’u kuptuar më mirë shkaku i injorimit të gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës edhe në përcaktimin e etnitetit shkitë tanë (ortoksët shqiptarë te ne) në përgjithësi dhe të fshatit tim të lindjes në veçanti, me aq sa di, dhe bazuar në përmasat e këtij nën/kreu punimi, do të trajtohen këto tema:

së pari, pak fjalë rreth historikut të fshatit,

së dyti, rreth prejadhjes ritofetare shqiptare paramuslimane përgjithësisht dhe në veçanti të familjes sonë Veselaj,

së treti, rreth rolit konsolidues-pajtues të pleqnarit të njohur Mehmet (Vesel) Reçani, brendapërbrenda familjes, fshatit dhe jashtë,

së katërti, dilemat rreth përkatësisë pagane/ritokristianeVarrmuranë-kishëzës së fshatit tonë,

së pesti, do të shpalos paksa me njëfarë nostalgjie përjetimet e mia 80 vjeçare rreth bashkëkjetesës fqinjësore muslimane/ortodokse apo të shqiptaro-shkive tanë (serbë!) të këtij fshati e pak më gjerë, në tri periudha: a) gjatë Kralevinës jugosllave, b) gjatë LDB 1941-1944 dhe c) në periudhën pas LDB në Jugosllavinë federative deri në shpartallimin e saj dhe

së gjashti, politika shqiptarofobe milosheviqiane vazhduese e politikës kolonialiste të Serbisë dhe të kishës serbe ndaj Kosovës me injorimin  e gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës me pasoja edhe për ortrodoksët shqipfolës në përgjithësi, ndër ta edhe të fshatit tonë, të cilët pasi i përbalti, i ndrydhi e shtrydhi deri sa edhe i gjakosi me fqinjtë e vet të një gjaku e një gjuhe, fatkeqësisht më 1999, me rastin e tërheqjes pa kthim të Ushtrisë serbe nga Kosova, i shpërnguli edhe ata në Serbi.

 

1. Rreth historikut të fshatit Reçan të Therandës (Suharekës)

Nuk di që dikush nga etimologët ta ketë trajtuar në hollësi etimologjinë e fshatit Reçan, por nga bisedat e lira përgjithësisht kam dëgjuar se flitet për këto tri hipoteza:

E para, duke marrë për bazë relievin, ngase gjurmët e shtëpive të hershme të fshatit tregojnë se fshati i tipit grumbullues ishte i ngulitur kryesisht mes gjirit derdhës të dy silumenjve (rekave), që vijnë nga drejtime të ndryshme përafërsisht si të formës V, njëri (Reka e Dragaçinës) që përmledh ujrat që nga një pjesë e Grejçecit (Gjytetit), ndërsa tjetri (Reka e Bukoshit), i cili vjen nga Maja e KryeZotit (Bogogllavës) apo Bjeshkëve të Buzhalës dhe që nga bashkimi i dy rrjedhave nën fshat formohet lumi Toplluh,i Suharekës, i cili derdhet në Drinin e Bardhë, andaj supozohet se emri i fshatit vjen nga fjala *reka (shq. lumi) fjalë e sllavishtes mesjetare, por si fjalë reka del e përvetësuar edhe nga banorët vendës josllavë. Ndërkaç nga Komisioni Qendror për Standardizimin e Emërtimeve të Vendbanimeve të Kosovës del i propozuar  emërtimi i fshatit Lumar-i.

E dyta, është e hedhur një hipotezë tjetër savante se emri Reç/an, në bazë të artefakteve të gjetura ka qenë vendbanim shumë i hershëm, andaj për këtë emërtim supozohet se mund të jetë shfrytëzuar rrënja e fjalës ilire *rak / rek req reç, siç quhej në ilirishte rrushi, përkatësisht vendi i rrushit: *Rak+anë -Ana e rrushit(!), ose *Rak’ (rek /req/re): vend i i rakisë së rrushit, ngase vërtet ky fshat ka qenë i njohur deri vonë për pjekjen e prodhimin e rakisë e të venës së rrushit nga vetë *rekjanët (reçanasit). Sidoqoftë, edhe pse nuk janë bërë gërmime, kjo dëshmohet jo vetëm nga pohimi i pleqve tanë ortodoksë e muslimanë, por edhe me gjetjen e një qypi të madh në një lokacion të këtij fshati, madje, siç mësojmë edhe nga udhëpërshkruesi Ami Boue, i cili më 1836 (Shih edhe te: Koha ditore, 13.01.2018.), konstaton se në Suharekë (shumë afër Reçanit) kishte një  venari, vend grumbullimi i rrushit për prodhimin e mushtit të venës, ndërkaq, siç e dimë shumica e vreshtave atëherë ishin prona të raçanasve.

E treta, përveç këtyre dy hipotezave, ekziston edhe një tjetër etimologji thjesht popullore, se gjoja emri i fshatit vjen nga fjala sllave reç (shq. fjalë), epitet i dhënë nga të tjerë, por i pranuar dhe i përvetësuar me krenari nga vetë vendasit josllavë, të cilëve u shkonte përshtat, ngase në këtë trevë që nga lashtësia njerëzit e këtij fshati paskan qenë të dalluar si të zotë për fjalë, muhabete, dhe vërtet, për këtë dukuri mendjemprehtësie e urtësie trashëgimisht paskan dhënë shembull, qoftë si njerëz gojëtarë, pleqnarë, këngëtarë, por edhe si hokatarë, së këtejmi, nëse Komisioni në fjalë i merr në rishqyrtim emërtimet e vendbanimeve, edhe unë pajtohem me propozimin e ri nga vendësit, që emri i fshatit mund të riemërtohet Fjalëmir Fjalëmiri, emër ky emocionalisht gjithsesi më i pranueshëm se Lumari (kalk)  i propozuar.

Sidoqoftë, shikuar nga një aspekt tjetër, ky fshat, me pozitë mjaft strategjike në të kaluaren, rrëzëmali e buzëfushe, banorët e të cilit më tepër mbaheshin si malësorë e me malësorë sesa me podrimçakë (anadrinas), ishte i banueshëm që nga periudha pallazgo-ilire-dardane, siç mësojmë nga disa gjurmë rrënojash si dhe nga disa rrënjë toponimesh në përdorim e  sipër deri në ditët e sotme, ku identifikohen emra të vjetër parasllavë, si Kili, Gjini, But(d)i, Kozma, Gjergji, Buçi, Pali, Arashi, Barbeshi etj., natyrisht me ndonjë ndajshtesë a mbaresë arbnore-shqiptare apo latine ose edhe lashtosllave, si Kiliqishtë, Gjinovishtë, Shi(ën)Buti, Kozmatok, Murana e Shingjegjit, Bluda e Palit. Buçallë e shembuj të tjerë që disa do t’i (ri)përmendim më poshtë.

Në të vërtetë, edhe sipas burimeve të shkruara, Reçani nuk është pa histori të lashtë. Zgjon interes fakti se emri i këtij fshati përmendet edhe në një kartë të Stefan Dushanit të vitit 1348, ku ai si mbret (ende nuk ishte shpallur car i serbëve, bullgarëve, grekëve dhe arbanasve, këtë vendbanim të dalluar nga kjo anë, me emrin Reqan, më 1346 ia dhuron Manastirit (të vet) Sveti Arhangela (shenjtorëve): Grabriel (Arhangjel) dhe Mihal (Mëhill)) afër Prizrenit, duke ia përmendur qartë edhe sinoret, ku sipas këtij dokumenti dhe kujtesës fsë vendasve kufijtë e fshatit Reçan shtriheshin në një sipërfaqe mjaft të gjerë që sot mund të rrumbullakësohet kështu:

Nga jug-perëndimi deri te Lloçaku i Sopisë së sotme, në perëndim deri te Gradina e Ledinat e Gjana (afër Suharekës) kurse në jug-lindje kapej: Rrezina, Biraçi, Buçalla, përmendet Dragaçina (jo si kufi), Mbishibuti, e së andejmi kalon vija nga lindja afër Muhlanit dhe përtej Bludës së Palit nga Krushica e Poshtme, del afër Gurrës së Krushicës (Kaçanik) mbi Hudhrarevë, shkon pak përtej Rrotullakut, kap Ledinën e Katundit nën Bukosh, (fut nën sqetull Starakuqat (Shpiat e Vjetra) e del në krye të Livadheve të Gjana të Reçanit dhe nga jug-perëndimi shkon drejt e puqet me Lloçakun afër Sopisë. (Shih foto-faksimilin.,,  Botuar, DSS, Beograd 1962 )

cid:924d5cc6-7372-4438-8cc2-9675662949d2@eurprd07.prod.outlook.com

Beograd 1862

 

Siç po shihet, fshati Reçan edhe pse pas Lidhjes së Prizrenit nuk përmendet si fshat i madh, megjithatë, për që kishte në pronësi një sipëfaqe mjaft të gjerë faktohet deri në ditët tona sepse banorët e këtij fshatit “të vogël” edhe sot kanë prona të trashëguara nga krejt kjo hapësirë, edhe pse ndërkohë, qoftë të uzurpuara nga shteti për vreshta, qoftë edhe për arsye të tjera disa nga ato prona kanë kaluar në pronësi të individëve të fshatrave të tjerë.

Është e vërtetë, siç tregohet që, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, tokat më të mira të këtij fshati, ndoshta për merita lufte e ku ta dimë, ua kishin dhuruar disa personave turkofilë, bejlerë e agallarë të Prizrenit. Këtë e dëshmon fakti se trojet e arat më bukanike e vendet më të përshtatshme të fshatit për jetesë, deri vonë dihej qartë se kanë qenë prona të zotnive (agallarëve) prizrenas. Këta zotni të shehrit (Prizrenit) edhe pse nuk jetonin përherë këtu, pikërisht këtu kanë pasur shtëpi-kullat e pajisura në mënyrë mjaft komode për kohën, me kafeoxhaka, yklyka (dollapë për tesha, shtrojë e mbulojë), trapazana, divanhane të gjera, sibalkone rreth me xhama etj., mirëmbajtjen e të cilave e bënin çifçitë, të cilët siç thuhet, kishin shtëpitë e tyre të stilit të vjetër me temele trekëndëshe (formë piramide) me oxhak në mes. Mirëpo si kudo edhe në këtë fshat mund të ketë pasur ngulje e shpërngulje të popullatës, por siç dëshmojnë disa fakte, megjithatë dikush prej tyre ka mbetur autotokton, dhe ky fakt do të ri/dëshmohet më poshtë edhe me emrat e disa toponimeve, të cilët janë trashëguar duke kalua gojë më gojë brez mbas brezi, deri në ditët e sotme. Gjithsesi, flitet se ka pasur pakësim banorësh për shkaqe sëmundjesh (epidemive) e luftave, por edhe shpërngulje familjesh që nga fundi i shekulli 18 dhe nga gjysma e dytë e shekullit 19, për shkaqe të ndryshme ekonomike e politike më fort në Prizren e gjetiu, por jo në Turqi ose në Serbi, atëherë kur Serbia sapo kishte filluar me ngre krye si principatë-shtet më vete.

Sido që të ketë qenë, ne pa humbur në të dhëna të tilla jo fort të njohura, si pikënisje rreth Reçanit e banorëve të tij po e shfrytëzojmë Regjistrin e Milosh S. Milojeviçit, që e kemi në shqyrtim, i cili më 1866 faktonte se ky fshat nuk paska qenë edhe aq i vogël, paska pasur JOS42 shtëpi (30 poture dhe 12 arnaute). Pra, sipas tij momentalisht fshati ishte pa asnjë turk, pa asnjë latin (katolik) dhe pa asnjë cigan apo serb (ortodoks), por krejt ky fshat fetarisht ishte muslimanë (poturë e arnautë), po, sipas meje, ndoshta, vërtet  me emra muslimanësh, por, me besim të shkriftë islam, ngase nuk dëshmon se kishte mesxhide apo xhami. Mirëpo për prejardhjen fetare trashëguese paraislame të reçanasve do të flasim pak më poshtë.

Ndërkaq, në portalin www.Theranda-KS.com, lexova se në një regjistër të vitit 1871 Reçani paska pasur gjithsej 17 shtëpi: 10 shqiptare (muslimane) e 7 serbe (ortodokse) që nuk përputhen me statistikën e Milosh Milojeviçit të regjistruar 4-5 vite më parë (1866), ku shënohen vetëm dy etnitete muslimane (poture (30) e arnaute (12), por, po përsëris: jo serbe as latine, ndërsa tani dalin 32 shtëpi shqiptare më pak, ndërsa shtohen 7 shtëpi ortodokse (serbe!), mbase, siç do të sqarohet më poshtë, këtu do të jenë  llogaritur 7 shtëpi të Starakuqes, pllajë vendbanimi jo fort larg Reçanit, por edhe këta otodoksë shqipfolës. Gjithsesi, edhe nga kjo pikë mbesin paqartësi.

Po sido që të ketë qenë, gjendja e dhënë nga autori Milojeviq në parim për qendrën e fshatit plotësisht përputhet me historikun e vetë fshatit, siç e kemi dëgjuar nga të parët tanë. Vërtet, në këtë periudhë, d.m.th. 10 vjet e më herët para Lidhjes së Prizrenit, ortodoksë (serbë!) në fshatin Reçan nuk ka pasur, ngase që më pare banorët ishin islamizuar, por nuk përjashtohen raste që edhe në prag të asaj Lidhjeje të jetë vendosur aty ndonjë familje rajë ortodokse. Së këtejmi, me sa dimë, ndërkohë janë vendosur, me kërkesë të zotnive dy familje po i quajmë me rezervë serbe, mbase më drejtë është me i quajtë familje ortodokse (skizmatike) ose shkije shqipfolës, sepse çipçitë e mëparshëm shqiptarë të islamizuar, paskan pasë shprehur mosbindje ndaj zotnive, madje qenkan rebeluar kundër tyre dhe kundër shtetit, andaj paska pasur shpërngulje, sidomos në qytetin e Prizrenit e gjetiu dhe kjo ishte arsyeja që zotnitë kërkonin çifçij të tjerë më të dëgjueshëm e më punëtorë, jo muslimanë as katolikë, po parapëlqenin rajë (ortodoksë), madje edhe të rritnin numrin e tyre, duke u ndarë parcela të reja, si tokë bukanike në Lluga në fshat  (atëherë vend gjysmëmoçalishtë).

Kështu, së pari, si familje ortodokse thuhet se zbret nga fshati Muhlan familja Mitri (e më pas edhe një familje e islamizuar Ramaj po nga ai fshat), e cila vendoset në trojet e prindëve të Haki Efendisë (Xhemajl Agës) në qendër të fshatit, ku ishin të vendosur edhe shumica e banorëve më të hershëm të lagjes së Veselajve tashmë të islamizuar.

Ndërkohë nga “Starakuça” (Shpiat e Vjetra), një kodrinë-pllajë jo fort larg Reçanit nga ana e fshatit Bukosh (gërmadhat e atyre vendbanimeve i mbaj mend edhe unë), siç na tregonte plaku, kumara Nikollë, zbret në katund pa joshje nga zotnitë familja dhe e Petrit dhe zë Grykën e sipërme të lumit në atë drejtim. Kjo familje ose një pjesë e saj, thonë që paska pasë ardhur shumë më përpara nga Vranja, e cila mbahej me fis morinë dhe është përzier me familjen tjetër vendëse të fisit gash me të cilën simbiozohet, nga pakësimi i banorëve për shkak vdekjesh. Mbaj mend që Kumara Nikollë, tregonte se dikur krej fusha e katundit ka qenë liqen, por kur Gurra e Krushicës (krye Kaçanikut) mbyllet me lesh, dru, e gurë (!) ajo rrafshinë, bashkë me Hurdharevën shndërohet në moçalishte dhe shkallë shkallë vjen e bëhet livadhe e ndërkohë tokë buke me pronarë të rinj jo aq pra prej zotnive, po prej vetë banorëve autoktonë dhe ardhacakëve. Kjo ishte arsyeja,  por edhe sëmundja e murtajes, që ata nuk kishin ra më heret në Reçan, por kur janë “zdjergë” poshtë familja e tij paskn hy në një shpi me temel trekëndësh (formë piramidë) me oxhak në mes, në të cilën edhe momentalisht banonte me vëllain Ristën. Vërtet për ne fëmijët ishin tregime që nuk harrohen dot. Shtëpia e tyre e madhe me oxhak në mes që qëndronte mbi tre lëndë (trajë) shumë të larta të lidhura në majë , po edhe me shokë me lëndë e me dyreq si kat,  deri vonë ka qenë atraktive për ne. Aty ku banonin këto dy familje, dimnit i futnit edhe lopët me viça të vegjël, por edhe delet me qingja. Ajo ishte shpija e Llazës e shokut tim të çobanisë së hershme (6-8 vjeçare), të cilën mesa di e ka prishur Jefta i Ristës, në vitet e 50-a të shekullit të kaluar pasi është ndarë me Jovanin e Nikollës dhe në vend  të saj ndërtoi shtëpi të re jo aq të madhe.

Familja e tretë, më e vonshme, nga gjysma e dytë e shek. XIX, po ashtu shkije (shqipfolës) ishte familja e Simës, me origjinë, siç thoshin, dikah nga ana e Malit të Zi, por që si familje ishin ndarë në dy grupe një pjesë e saj ngulitet në Sopi, ku paraqitet e islamizuar, ndërsa kjo e fshatit tonë jo, ngase edhe zotnitë (shteti turk) nuk kanë kërkuar islamizimin e tyre, për shkak taksave të veçanta e dëgjueshmërisë që duhej jetësuar nga ana e tyre. Madje supozojmë se kjo familje mund të ketë qenë edhe katolike ose laramane, por për arsye punësimi është paraqitur si ortodokse. Sidoqoftë edhe kjo familje vendoset në afërsi të familjeve Mitri dhe Veselaj, duke zënë vend në rrënzën e Bokës në drejtim të vargmaleve të Qarrit.

Që të tria këto familje ortodokse (shkije): Mitrajt, Petrajt e Simajt (që unë në këtë punim po i shënoj kështu për lehtësi shprehjeje praktike, edhe pse dihet se familjet e ngushta të tyre, mbi 40 shtëpi, ndërkohë kanë marrë patronime të tjera. Sidoqoftë, thuhet që edhe që të tria këto familje,  para se të vendoseshin, sipas rregullit të vendit, ashtu siç kanë vepruar edhe ardhacakë të tjerë joortodoksë, mbase më herët edhe nga Malësia. Luma, Rrafshi i Kosovës, Drenica (Xajt) e ku ta dimë, por më vonë edhe nga fshatrat për-rreth, siç më ka treguar im atë Muharrem Uka (1888 – 1951)   paskan pasë marrë edhe pëlqimin nga kryeplaku (miftari) i fshatit, qoftë fillimisht nga Vesel Topalli, qoftë më vonë nga djali i tij Mehmeti, i njohur me emër e mbiemër fshati: Mehmet Reçani (1826-1918), i cili, përveç autoritetit të trashëguar nga i ati, si shpi e fortë fisi me meshkuj e pasuni, ishte dalluar edhe më shumë me odë e burrni, madje ndërkohë edhe me mençuri e dijeni saqë fiton emër në rang pleqnari e ndërkohë edhe si stërplak, rangu më i lartë në hiarkinë e sistemit juridik fisnor shqiptar të asaj kohe. Ky përveç njohurive sipas kodit të Kanunit të Lekës ose Kanunit vendës (ngase pleqinitë bëheheshim më fort me improvizime mençurake), thonë se kishte njohuri edhe nga kodet e sheriatit (të së drejtës islame), por edhe nga kodet e kishës e të shtetit, mirëpo për kultin e të bameve të tij brenda familjes, fshatit e më gjerë, do të bëjmë fjalë në tjetër vend dhe paksa edhe më poshtë, pasi t’i themi dy fjalë si supozim rreth prejardhjes paraislame (pagane ose ritofetare kristiane) të të parëve të familjes Veselaj në veçanti dhe të fshatit në përgjithësi, e cila del mjaft e paqartë dhe e ndërlikuar.

2. Paqartësi rreth prejardhjes paraislame ritokristiane të familjes Veselaj e përgjithësisht

Është interesant se si im atë herë-herë na i kujtonte disa ngjarje sihistorizma lidhur me familjen tonë rreth trashëgimisë ritofetare. Sipas asaj që e kam dëgjuar e lexuar më vonë islamizimi në këtë fshat si dhe kryesisht në mbarë Rrethbjeshkën e Anadrininë zyrtarisht kishte filluar të përqafohej pjesërisht që në shekullin e XVII, kur zakonisht, për ndonjë privilegjë ekonomike ose edhe për ndonjë të drejtë plus qytetare, si leja për bartjen e armës etj., muslimanë janë deklaruar zakonisht zotët e shtëpive, duke marrë emra muslimanë e pastaj pak nga pak edhe grania e pjesëtarët e tjerë të familjes dhe kështu emrat e vjetër vetjakë paganë e kristianë përshtateshin ose zëvendësoheshin me ndonjë ndryshim apo shkurtim që konsideroheshin si emra të pranueshëm si p.sh. Vasil/ Vesel/in, Vesel/Vejsel, Nelë/Zenel, Stefë/Sefë etj., duke braktisur pak nga pak edhe ceremonitë e fesë së mëparshme, e cila edhe ashtu ka qenë mjaft e brishtë, sigurisht kjo shkriftësi ka ndodhur ndodhta edhe për shkak të ndryshimeve të riteve përkatëse kristiane në rivalitet te ne: ortodokse/katolike që varej nga aktiviteti i klerikëve të ritit përkatës, po edhe sipas përkrahjes e kërkesës së pushtetarëve, të shtetit e të fiseve. Për lexuesin po i cek nja tri sishaka (barsoleta) që i mbaj mend nga fëminia që tregojnë brishtërinë fetare, por mesazhi edukativ në dobi të islamimit del i qartë:

E para, në një natë të gjatë dimni vjen me bujtë në fshatin tonë një emisar, ndoshta i shtirur si hoxhë, me kuran në dorë, të cilit pas darke i zoti i shpisë i thotë:

-Hajde, hoxhë, hape qitabin e tregona diçka!

Hoxha  e merr librin në dorë, e shfleton mbarë e mbrapsht disa here dhe pas pak shikon të zotin e shpisë dhe të tjerët, dhe duke e mbyllur librin përgjigjet:

-Sa ka, sa ka, shumë ka!... Po ma mirë po e mshelin e po e lamë e luajmë kapuça!

Të gjithë, plot oda, mezi pritnin këtë zgjidhje-përgjigje dhe kështu me plot gaz u vazhdua si netëve të tjera me lojë e kangë kapuçash.

E dyta, njëfarë Tahiri, ishte i një lagjeje anësore të fshatit, sa ishte mësuar me u falë jashtë dhe një natë i mbushet mendja me u falë në shpi të vet. Nana, në moshë, që e kishte djalë hasreti dhe nuk e kishte parë askë asnjëherë duke falë namaz, kur e sheh djalin, i cili luante buzët e nuk fliste, binte e çohej... Kjo gjë e shqetëson, andaj i thërret disa herë:

- Tahir, Tahir!

Mirëpo, meqë ai nuk i përgjigjjej, dyshon se mos djali kishte lajthitur, i flet disa herë me shqetësim dhe më në fund  i del përpara e duke ia kap duartë, përvajshëm i thërret!

-Tahir, Tahir, loke çka të gjet?!

Atëherë, Tahirit i prishet namazi dhe e qetëson Nanën, por edhe e qorton pse ia ka prishë namazin e muslimanit!

E treta, një bijë e familjes muslimane, martohet me një bjeshkatar, ku burri e kishte vetëm emrin musliman. Në muaj të ramazanit i shkon për vizitë motrës i vëllai medresand. Motra i përgatit krejt çka duhet për iftar, madje edhe dhëndrri merr abdes e falet pas kunatit etj. Gjithçka shkonte në rregull. Mirëpo kur e shoqja e zgjon burrin për syfyr, ai mamurshëm,nuk përmbahet, shfryhet me të madhe:

- Po a hahet buka natën! He, shihe o Zot, e ti Shenjti ynë?!

Kështu, medresandi vetëm atëherë e merr vesh që dhëndërrin nuk e paska has musliman!

 

Pra dhe nga këto tri sishaka si dhe të tjera që tregoheshin shpesh në fëmijninë time merret vesh shkriftësia e fesë muslimane, por që ajo vinte duke u konsoliduar në kohën tonë, fe e cila nuk pengohej nga qeveria e Kralevinës Jugosllave, andaj edhe mesazhi i këtyre barsoletave ishte në të mire të konsolidimit të asaj feje.

Në të vërtetë, edhe kur është fjala nga cili rit kristian u bë konvertimi në musliman i familjes sonë, edhe pse ishte temë tabu për ne fëmijët me pyetë, edhe para 80 vjetësh si nën hije, patëm kuptuar se edhe burrat e odës sonë nuk kanë qenë të një goje. Dikush në biseda të lira ngulmonte se ne të gjithë, më parë kemi qenë shkije (ortodoksë) e jemi ba turq!, por që kemi folë kështu, shqip, dikush tjetër shprehej që nga prejardhja e hershme kemi qenë katolikë.

Sidoqoftë, hipoteza e pare përkrahej edhe nga Mixha Hoxhë (Mustafë Uka (1885- 1948), djali i Ukë Mehmetit (1851-1923), gjyshit tonë,  sepse sipas tij, feja islame dhe ajo ortodokse kishin pasur dhe kanë shumë afri njëra me tjetrën, i ndan, si me thënë, vetëm një tis i hollë sa maza e qepës, ndërsa me fenë katolike ndarja nuk është sa maza e qepës po sa lëkura e buellit, sa opanga!!! Ndërkaq baba kishte mendim tjetër, ky anonte nga hipoteza e dytë, me prejardhje katolike, ngase ashtu kishte dëgjuar nga Bababplaku se ne kemi prejardhje nga Blinishti i Shkodrës, i takojmë që në origjinë fisit krasniqe, nuk jemi dukagjinas as podrimçak, po jemi  malësorë, dhe se të parët tanë kanë qenë katolikë, ngase me ta na lidhë kanuni, respektimi i normave fisnore malsore, madje e aq më tepër mënyra e të folurit (diksioni) që dallon shumë nga poturishtja shqipe me prejardhje ortodokse podrimçake. Shtonte edhe këtë, siç e kishte vërejtur në Malësi e në Shkodër, se ne me malësorë deri edhe me shkodranë na lidhin adete, burrnia, mikëpritja, gjuha, po edhe vesha, gajtanat e tirqve, stili i xhurdive, guja, kallçinjtë  etj.- etj.

Sidoqoftë, më duhet të sqaroj që atbotë popullsia shqipfolëse te ne zyrtarisht apo në thjeshtligjërim rekomandohej e ndarë në tri grupe (etnitete): turq (muslimanët), shkije ose serbjanë (ortodoksët) dhe shqiptarë ose fanë (katolikët).

Mbase për këtë arsye, për qëndrimin që shfaqte Baba ia kishin pasë dhënë ofiqin katolik. Po kështu, tregonin që edhe mësiti, kushuri i Nanës: Sejdë Bajraktari i Suharekës për fejesë-martesën e Nanës me Babën, kur kërkon pëlqimin e dajës së Nanës, nga Musli Bajraktari i Budakovës, ia paraqet Babën :Muharrem Uka përveç si nip e lozë e Mehmet Reçanit, djali i Ukë Mehmetit ia përmend pëveç si komit, edhe ofiqin katolik. Kështu, edhe Baba Meta, gjyshi i nanës, i suharekas, paska pajtuar me kysmetin. Po e rikujtoj të vërtetën, se atëherë me ofiqin komit e katolik ndër burra të rrallë odash nënkuptohej në njëfarë dore: njeriu parimor, fisnik, burrë kanuni, bukëdhënës e trim, jo paluskë e turkut,..., ngase baba një kohë vërtet ka qenë edhe komit  (kaçak) apo ishte i ndërlidhur me ta në kohë të Turkut, Bugarit dhe Serpit të parë (1912) dhe paksa edhe gjatë Serpit të dytë (1018).

Mësa më kujtohet, prania e paganizmit nuk përmendej fare, edhe pse elemente paganizmi kishim të shumta, madje besëtytnitë i kishim të njëllojta me ortdoksët vendas, ashtu si edhe ceremonitë festive pagane (festat e motmotit) etj., sidomos festa e Shëngjergjit, larja e shtatit me hitha e shelqe, barnishta, prerja e dashit (qingjit), përsheshi me tamël e haje të tjera ishin të njëjta, ashtu si edhe përshpirtnitë, nejzrat, lidhja e penit në dorë, në këmbë, hedhja e një cukle rrobe te kroni i ujtë e thartë në Sllatina etj. Këtë rast po e kujtoj vetëm formulën që veç tjerash ma pati mësuar Llaza i Ristës: Kush hin nër hije para shëngjergjit, dhimbten e kresë e ethet e verës, që e shqiptonin duke e kthyer krye e duar drejt qiellit.

Por sidoqoftë, kur është fjala konkretisht për familjen tonë Veselaj, siç u tha, për ne kishte paqartësi të ligjshme, por një gjë dihej që sa i përket besimit mund të themi, siç kuptoj tani, kishim prejardhje me elemente trizashe (laramane): pagane/ortodokse/katolike. Sipas babës, Babaplaku, familjes “Veselaj”, si e islamizuar i ishin bashkuar ose “i ishin mbathë” familje të krishtena të pa - apo të sapoislamizuara, andaj edhe jemi ba mahallë e madhe me të ndajmbathurit. Kjo që u tha nuk duket se ishte krejt pa bazë, sepse pikërisht të ndajmbathurit, edhe pse që të gjithë tani të islamizuar, me pasuritë që gëzonin, grykat, malet, madje edhe me trashëgimin e çifllëqeve të ara-livadheve edhe të ndonjë zotnie etj., dëshmohet edhe sot që ata kishin qenë autoktonë të vërtetë në këtë fshat, ndërsa këta të Mehmetit (para Vesel Topallit) pasi nuk kanë trashëguar pasuri të tillë, madje as të parazotnive dhe as të zotnive të rinj,  mund  të supozohet se vërtet, i pari i tyre mund të ketë qenë i ardhur, ndoshta edhe nga Blinishti i Shkodrës katolike, siç e ka lënë me gojë Babaplaku  apo jo?! Ku ta dimë?!

Ç’ është vërteta, im atë në vitet 1914-1915, edhe unë (viteve të para të këtij shekulli), paksa jemi interesuar të dimë së paku, nga cili Blinisht e paskemi prejardhjen: nga Binishti i Lezhës (më afër Shkodrës), nga Blinishti i Pukës (më me afri gjeografike), nga Blinishti i Mirëditës (kanunisht më i fismë), apo nga ndonjë Bilinisht tjetër, po as Baba as unë nuk kemi hasur as në ndonjë shenjëzim, qoftë edhe gojëdhanë, nga këta Bilinishta(!). Megjithatë, po e përmend një rast. Ndërsa isha duke udhëtuar nga Lezha për Shkodër, në autobus, një i moshuar nga Bushati i Shkodrës (i thethjan), me ka treguar se në krahinëzën e Thethit ka ekzistuar, mbase ende është i banuar, fshati Blinishtë Blinishta, ku ekziston gojëdhana që njëri prej vëllezërve të një familjeje, për shkaqe gjaku e ku ta dimë (ligje kanunore), qenka larguar dikah pa shenj pa dukë dhe nuk është kthyer kurrëmë, edhe pse hisja e tij e barabartë si vëlla ka qenë e shenjëzuar. Sipas kësaj të dhëne, me fort ka gjasë, në mos qoftë iluzion sajesa e Mehmet Reçanit, që i pari ynë, mund të ketë ardhur së andejmi dhe në Reçan të ketë gjetur rast të përshtatshëm atëbotë të njihej, të vendosej e të ndihmonte ndonjë familje në nevojë, madje dhe të martohej me vendase, sepse në atë kohë, familjet rajë (boguline) kishin nevojë për trima mbrojtës fisnikë, ngase vetëm familjet e forta të bashkuara mund t’u bënin ballë telasheve që krijoheshin e krijohen përherë në raste anarkie. Ndërkohë I ardhuri (nga Malësia e Shkodrës), pasi atëherë s’ka pasur kufi shtetërorë mund të ketë treguar zotësi të lloj-llojshme, andaj edhe e ka merituar me marrë edhe zotshpillëkun, drejtimin e familjes  dhe, së andejmi si familje e fortë ka përthithur edhe të ndajmbathur të tjerë dhe kështu mund të ketë pajisur familjen e tij të gjerë mahallë edhe me veti malësore edhe gjuhësore, jo thjeshtë poture boguline, apo jo? Pra në këtë mënyrë, mund të jetë formuar edhe lagjja kompakte Veselaj, edhe pse nuk kishin trashëgimi të njëjtë, por mahallisht nuk dalloheshin dhe të gjithë konsideroheshin, siç konsiderohen edhe sot, si kushërij të një familjeje të madhe mahallë dhe bartin edhe sot mbiemrin familjar të njëjtë Veselaj.

Sido që të ketë qenë, për këtë harmoni ndërfamiljare të mahallës, me të cilën si nënhije mbaheshin e mbahen edhe sot ardhacakë të tjerë të rinj, ndonëse jo me këtë mbiemër, meritën e kishte pleqnari Mehmet Reçani. Madje nën ndikimin e tij kjo harmoni  shtrihej në krejt katundin, përfshirë edhe tri familjet e shkive dhe të dy mahallave anësore, Hasanaj e Fetaj, e më gjerë, po secila me të veçantat e veta, të cilët (banorët) edhe pse prejardhjesisht nuk ishin aq unikë, ngase e para, me sa flitej del e formuar me tri trashëgimi të ndryshme (Hasani, Deliu e Veliu), ndërsa e dyta gjithashtu me tri (Destani, Ibra e Feta), megjithatë i lidhte mbijetesa, por atbotë kishin mirëkuptim. Disa nga të bëmat konkrete të kryefamiljarit dhe pleqnarit Mehmet Reçani në të mirë të rolin drejtues të tij, po i zëmë në gojë tash fill.

3) Pak fjalë rreth rolit drejtues-konsolidues të pleqnarit Mehmet Reçani

si brendapërbrenda familjes e fshatit, si dhe jashtë

 

Ç’është e vërteta, para se të sjellim ndonjë hollësi rreth kësaj veprimtarie si brenda si jashtë të veprimtarisë së kryefamiljarit dhe pleqnarit Mehmet Reçani (1826 -1918), me që krejt këto që do t’i them i kam të dëgjuara kryesisht nga baba im Muharrem Uka (1888-1951), i cili që nga vegjëlia mbase që nga mosha 10 -12 vjeçare, ka qenë i zgjedhuri i gjyshit ose i Babaplakut, siç quhej familjarisht Mehmet Reçani, andaj edhe trregonte me admirim për të bëmat e tij.  Dhe kështu, si nip i dalluar im atë ka pasur nderin ta shoqërojë Babaplakun për disa vite, në shumë raste e sipas nevojës, me detyrë: djalë mbas plaku, një profesion sistazhisti (praktikanti) ky, i cili fillimisht do t’i shërbente pleqnarit e shoqëruesve të tij:, si gacëdhënës nga oxhaku, për raki ose kafeservim në odë, qoftë me brincë, unur e eshkë jashtë, pastaj dredhës i cigareve të duhanit kaçak nga qesja ose kutia e babagjyshit, njëherazi edhe mirëmbajtës i kalit të tij etj.- etj., por gjithsesi qëllimi kryesor ishte që të ushtrohej si trashëgimtar për me nxanë mjeshtrinë e ndarjes së pleqnive (pajtimit të ngatërresave mes njerëzve), mirëpo siç do të shohim, edhe pse nga kjo shkollë (pa letër-diplomë) baba fiton shumë përvojë në zotërimin e këtij zanati, ky si i ri rreth moshës 18-20 vjeçare, kur baba i tij Uka ndahet nga familja e gjerë e Babaplakut dhe del pa hise, pikërisht atëherë ishte periudhë hallakame, ngase aktivizohen kryengritjet e shqiptarëve kundër Turqisë, Baba Muharrem nuk mbetet aq i ndëgjueshëm ndaj shoqërimit me Babaplakun, tash fillon ta dëgjojë edhe ndërgjen e vet. Kështu  pa lejen e tij inkuadrohet në atë lëvizje. Kështu siç tregonte ai ka marrë pjesë si vullnetar në  luftën e Carralevës, Tubimin afër Ferizajt, Rrugën për në Shkup, pastaj edhe për shkak të luftave ballkanike dhe LPB, detyrohet ta ndëpresë po thuaj tërësisht atë shoqërim, dhe kështu gjen shoqërim me kaçakë, para kapitullimit të Turqisë, dhe pas depërtimit të ishtrisë të Serpit të parë, me sh umë shokë detyrohet me kalue muhagjerë në Malësi e Shkodër, por edhe pas kthimit detyrohet me u lidhë me komitë , sidmos në kohë të Bugarit, kohë kjo kur edhe Babaplaku dergjej dhe fundja ndërron jetë në fillim të vitit 1918.

Është e vërtetë, meqë Baba konsiderohej si i knueshmëm, ngase kishte kryer shkollën e pleqnarit si  djalë mbas plaku, madje tashti konsiderohej edhe si i kërkueshëm, pasi kishte qenë në Malësi e Shkodër, kishte kërkesa nga hallexhinjtë e ndryshëm dhe elita e pleqnarëve të rastit, që të merrej me zanatin e pleqnarit si babagjyshi, mirëpo ky kishte refuzuar një përkushtim të tillë, me arsyetimin sepse tashti kishte ndryshuar gjithçka. Nuk ishte më si në kohë të Babaplakut, kur pleqnari në  suitën e tij veç djalë mbas plaku, sipas rasteve kishte të emnuem edhe trim mbas plaku, i cili ishte i armatosur, pastaj kishte mengues (ai që mbante mend mirë se çka vendosej në kuvende pajtimesh, kishte edhe dorëzanë e dorëzani si dhe ndihmës-pleqnarë e betarë (dëshmitarë me be).

Kështu Baba njihte punë. Edhe pse nuk përjashtohej ndonjë rast ai përgjithësisht nuk e vazhdon atë mjeshtri, madje as në “islihat” (1941-1944) nuk dallohet, duke u arsyetue edhe me faktin se, siç e kishte thënë edhe Babaplaku: Ai që kryen punën e  pleqnarit duhen  me pasë  së pari grazhdin e fortë, grazhdi i fortë të bën oda sajbi. Madje përveç grazhdit të fortë e oda sajbi  pleqnari lyp me pasë argatë për me pasë hamarin plot, se hamari plot ta hijeshon sofrën, dhe së fundi pleqnari  duhet me pasë  edhe shpinën e fortë, d.m.th. me pasë përkrahje nga ndonjë forcë mbështetëse qeveritare që tashmë të gjitha këto kushte ky nuk e kishte ose ishin të diskutueshme.

Sidoqoftë, siç tregonte im atë, edhe Babaplaku për kohën e vet, dhe pse kishte fituar famë, mbase edhe njëfarë kulti të gjitha këto parakushte nuk i ka pasur aq të plota, po megjithatë ka mundur të veprojë me sukses, mbase  edhe nga ndonjë ndihmë sihyjnore, ngase edhe në atë drejtim ka qenë i sugjestinuar. Pikërisht lidhur me këtë Babës i paska pasë  treguar që si i ri kishte përjetuar diçka të tillë spirituoze... Kështu, njëherë në të kthyer nga Tetova, ku pa mepushue dhe pasi  freskohet, shtrihet paksa, duke pasur ndërmend dëshirën se si me gjetë rast me u dallue si luftëtar dhe të bëjë aso trimnie që të mundet me e rrokë edhe kënga, aty befas i përftohet një plak me mjekër e me xhybe të bardhë, pas një bisede me të ai farë Plaku i paska thënë:

Ti, tek je djalë i mirë e për me u bë burrë i mirë  veç edhe njëherë mundesh me marrë pushkë në dorë e kurrmë, sepse fjalët e  mendjen e paske jo për pushkë me vra, por fjalë me pajtue gjin, sepse nuk ka ma sevap se me i shpëtue njerëzit nga ngatërresat e belatë e vjetra e të reja...

Mbas këtyre fjalëve ai farë Plaku largohet, ndoshta ishte Hazreti Hidri (!), i cili herë-herë iu paska shpifur në andërr. Sidoqoftë, Babaplaku edhe më përpara ka marrë pjesë në pajtime, por këto fjalë të atij Plaku, qenë shumë mbresëlënëse e detyruese. Dhe vërtet Babaplaku, veç edhe njëherë e ka përdorë pushkën në Luftën për Plavë e Guci (dimër 1879-1880)  si prajatar i një grupi vullnetarësh, ku i vritet kushërini Abazi dhe një kushëri fisi i Kadojve të Bukoshit. Në atë luftë tek asht njoftë me shumë shokë, por edhe me një shkodran me të cilin kishte lidhë shokni.  Shkodranit ndër të tjera i kishte pëlqye shumë Babaplaku, kur në një rast ndërsa qëndronin përballë dhe pritej një sulm nga malazezët, në pyetjen:

- O Mehmet Reçani, a ke kenë ndonjëherë më në siklet se tash kur t’u vranë dy njerëz të afërt dhe mund të vritesh edhe ti?

Mehmet e kishte dhënë, këtë përgjigje:

-Po, kam kenë më në zor njëherë në Bjeshkë të Bukoshit, kur më zuni një furtunë, ma hoq prej vendit derën  e stanishtes, ku e kisha gruen me fëmijë e ma shkymi edhe zjarmin.  Në ato çaste, më shkoj mendja se nuk isha i zoti me ruejtë prej ujqve as gjanë e gjallë as grue e fëmijë, se këtu deka ka hije në luftë burrë me burrë, siç u ndodhi Kadollit dhe Abazit tem që ranë shehidë për vatan...

Kështu, pas pushimit të asaj lufte, para se të ndaheshin me Shkodranin në shenjë mos-harrimi i ndërrojnë pushkat. Ky ia jep pushkë-perzenianen dhe e merr prej tij pushkë-shkodranen, të cilën, siç tregonte baba, Babaplaku e mbante në odë për antikë, por kur është kthyer Baba nga ekzili nuk e ka pa më atë pushkë. Nuk dinte se çfarë ka ndodhur me të.

Sidoqoftë,  është e vërtetë se Babaplaku pas Plavë e Gucisë nuk ka marrë pushkë në dore, por është marrë me Pleqni (pajtime ngatërresash e gjaqesh), por njëherazi nuk ka harruar me dhënë ndihmesën e tij për harmoninë ndërfamiljare e ndërfqinjësore dhe të krejt katundit (shqiptarë e shkie), por  është marrë edhe  me punë e të bëma të tjera të jashtme, për të cilat, sipas tregimit të Babës,  do të bëjmë fjalë në vijim, duke shprehur së pari, disa nga të bëmat e Babaplakut me jehonë të brendshme dhe së dyti, për ato me jehonë edhe të jashtme.

 

a) Të bëma e veprime me jehonë të brendshme

Kështu, për me i hec fjala dhe me ruejtë autoritetin në punët brenda familjes, të mahallës Veselaj, po edhe të katundit e më gjerë ai ka vepruare, si vijon:

E para, edhe pse kishte çobanët e vet, ai loparit të fshatit i paguante hakun si të tjerët, ashtu vepronte edhe për ruajtësin e fushës, të vneshtave, bostanishtave etj.

E dyta, miqt (edhe ata me lidhje martesore), qoftë të mahallës, qoftë të mbarë fshatit edhe ata ortodoksë i konsideronte dhe nderonte si miq të vet, jo vetëm me fjalë, por edhe me të bëma respekti.

E treta, oda e tij, për hir të përshtatshmërisë që kishte, përdorej si vendtubimi i të gjithë katundësve, sidomos gjatë ceremonive të darsmave e të të pameve.

E katërta, jo vetëm shtegtarët e rastit gjenin konak në odën e tij, por aq më tepër, edhe njerëzit zyrtarë, fetarë e pushtetarë, të të gjitha feve e tarikateve.

E pesta, obligimet e familjarëve të mahallës, por edhe të katundit në raport me shtetin e zotnitë (qifligarët) i dorëzanonte me afatëzime që të jenë sa më të arsyeshme dhe pa pasoja.

E gjashta, Bajram e Bozhiq, po edhe Pashkë ndër shokë të fisit, si dhe në gazmende, darka e dreka, nuk bënte dallime. Në raste të tilla i priste, por edhe i vizitonte, duke i nderuar shpi për shpi, ose në odat e tyre, madje i vizitonte edhe nanat e mahallës, zojat burrnesha të familjeve përkatëse.

E shtata, vërtet, jo vetëm ai por krejt familja e gjerë dhe pothuaj tërë fshati, mikun e ka nderue si mik, kumarën si kumar, jaranin si jaran, dajën si dajë, kushëririn e fisit si kushëri fisi, po edhe pushtetarin si pushtetar.

E teta, gjithsesi, edhe pse ishte koha e Turqisë, marrëdhëniet me familjet ortodokse asnjëherë nuk i ka lënë pasdore, madje edhe ka ndihmuar ntrashjen e miqësisë me ta edhe me bekimin e tij. Është fjala për një ngjarje me shumë rëndësi për kohën dhe familjen tonë. Në të vërtetë, gjatë bashkëjetesës fqinjësore një vajzë e familjes së Mitrajve e quajtur Llatinka (Tinka) për “fajin” që kishin bërë me Abazin, djalë të familjes Veselaj, i bien në dorë Babaplakut dhe ky bashkë me Mitrin e bën punën për me u bekue martesa e tyre… Mos me zgjatë, Nga ai bashkim Tinka (e konvertuar): Nifa)/Abazi, lind Dauti. Fatkeqësisht Abazi, vdes në luftë, duke e lënë nusen me fëmijë të vogël, Mehmeti, në marrëveshje me krushkun, nusen e kushëririt me fëmijë e merr nën mbrojtje, duke ia dorëzuar për mbikëqyrje (si grua) djalin të vet Ukës. Tani nga bashkimi Nifa/Uka u linden për t’u përmendur dy djem: Mustafa dhe Muharremi. Kjo grua-nënë që vërtet dallohej si e vyeshme dhe shumë mençme, siç tregonte halla Shiqeri, të cilën si vajzë të burrit, Nana e Madhe e merrte me vete, pothuaj kudo, edhe kur shkonte në gjini, ku gjthsesi edhe atje respektohej si Bijë e Madhe, Motër e Nderuar, nga kunatat quhej Jenxha Hanifa...

Sido që të ketë qenë, Babaplaku, duke pranuar e bekuar këtë ndërlidhje krushqie dhe më pas me mirëmbajtje miqësie, sigurisht ka ndikuar që marrëdhëniet ortodokse/muslimane ndërfamiljare të jenë të shkëlqyeshme që nga ajo kohë deri në Luftën e fundit, e cila rezultoi me humbje fatale nga të dyja palët pa fajin e tyre.

E nënta, është e vërtetë se Mehmet Reçani, siç thonë, si musliman, ishte i pari që praktikoi me marrë hoxhë për ramazan në fshat dhe teravitë në mungesë mesxhideje faleshin në odën e tij. Madje, në atë kohë dy djem të familjes Veselaj kishin ndjekur dhe kryer medresen në Prizren. I pari Mulla Murseli, i cili për arsye politike, sidomos rreth kundërshtimit me forcë rreth tentimit të përvetësimit të varr-muranës si kishë nga kaurrët serbë, detyrohet me u largue me 1912, së pari në Bagdad e së andejmi në Kairo të Egjiptit, ku edhe ka ndërruar jetë. I dyti, Mulla Mustafa, mixha im, si medresist, si i ri, ka pasur disa polemika interesante me Babaplakun, nuk ishte si temë vetëm kërkesa që rakia të hiqej nga sofra, por edhe ca kërkesa të tjera, ngase si duket Babaplaku ka qenë i prekur paksa nga bektashizmi, andaj ishte shumë më liberal, se medresisti i Nysret Efendisë nga Prizreni, por kjo çështje meriton të trajtohet më gjerësisht në tjetër vend.

Së fundi, lidhur me të bëmat e tij me jehonë të brendshme në familje e fshat së fundi vetëm po konstatoj, siç thuhet, që në saje të autoritetit të Babaplakut edhe jeta jashtë- e ndërfetare mes muslimanësh dhe ortodoksësh të fshatit ishte relativisht shumë e qetë. Kjo ka vazhduar edhe në vijimsi, jo vetëm mes dy familjeve krushke, por në tërë fshatit pa marrë parasysh dallimet fetare dhe si e tillë parimisht ka vazhduar respektivisht edhe me fshatra të tjerë deri në ditët tona, ngase kurrë nuk ka pasur përçarje e ngatërresa të mëdha mes tyre, edhe pse që nga Lufta e ashtuquajtur Serbo-Turke 1877-78, përkatësisht nga Lidhja e Prizrenit 1878, pasojat i ka ndjerë edhe fshati ynë, ashtu si fshatrat e tjerë të Kosovës e më gjerë.

 

b) Veprimtari, me vlerë shoqërore e Babaplakut me jehonë edhe jashtë fshatit

Si veprime apo të bëma nën influencën e autoritetit të Mehmet Reçanit me vlerë të veçantë, për me u mbajtë mend, po i spikas vetëm disa:

1) Kur mbërrijnë muhaxheria e parë të dëbuar nga Serbia (1877-1878) në fshatin tonë Babaplaku, kërkon që ata të pranohen si vëllezër, madje pas ndihmës së parë të menjëhershme me ushqime, ku merr pjesë pothuaj tërë fshati sipas mundësive (muslimanë e ortodoksë), ky (Mehmeti), siç thoshte baci Beqë: Hap grykat e koshave të kallamoqit për ta dhe garanton me i qitë në shëngjergj, por ndërkohë, dikush prej tyre kishte lëvizur në fshatra të tjerë, ndërsa aty kishin mbetur vetëm disa të sëmurë, të cilët, mjerisht, siç tregohet, pothuajse të gjithë ose shumica prej tyre kishin vdekur, sapo pinin ose hanin diçka. Kështu, qoftë nga sëmundja, qoftë nga lodhja e mërzia, si kujtim për ta ka mbetur vetëm toponimi Vorret e Muhaxherëve dhe ende ndonjë gurëvarri si gjurmë, pikërisht në zabelin afër shtëpisë sonë të sotme.

2) Sa e si i ka nderuar adetet ose ligjet e trashëguara të vendit, pa dallim feje, siç ishte edhe e pamja, tregonte im atë për një rast, ku ishte prezent dhe ai. Diku në një fshat jo aq të njohur të Rrafshit të Kosovës, duke kaluar Babaplaku vëren se ishte hapur një e pame, ky papandehur ndalet me tërë bashkëshoqëruesit për kryeshëndoshë. Prezantohet kush ishte dhe me kë ishte dhe pasi njihet për rastin, shpreh ngushllimin edhe në emër të shoqëruesve. Natyrisht si mësues i mirë i traditës popullore, pas lejes nga e zoti i konakut, në mënyrë të veçantë thekson faktin që në përhajrime dhe në varrime e në të pame nuk është si në darka e zijafete të ftuarish, ngase në rastet e tilla, pa marrë parasysh fenë, qoftë në urime qoftë në ngushëllime, është e njerëzishme dhe detyrë me marrë pjesë edhe pa u njoftë më përpara, ashtu siç u veprua këtë rast.

3) Madje edhe në raste të fatkeqësie, nga zjarri, uji, shteti (burgosje) e raste të ngjyshme, kushdo qoftë, katolik, musliman apo ortodoks, sipas Babaplakut edhe pa u kërkua, duke shprehur keqardhje duhet ofruar ndihmë sipas mundësisë.

4) Këshillonte që mos të keqpëdoret autoriteti i kujtdoqoftë edhe i tij, nga miqtë, katundësit apo edhe djemtë e tij dhe, si shembull si një pikë të zezë,  merrte Zenelin, djalin e vet dhe fqinjin e parë të së njëjtës moshë Rrahmanin, të cilët pas një faji të madh që kishin bërë me shkeljen e një besëpaqeje, kishin pas ikur dikah, duke ia lënë belanë në derë Babaplakut për ta zgjidhur. Ndërkohë derisa edhe për këtë gverrë arrihet njëfarë mbarimi mes pleqsh, por gjithsesi në dëm të autoritetit të Babaplakut, të dy të ikurit ende ishin në arrati. Meqë në atë periudhë në Kosovë paska pasur një farë “hallakame” politiko-ushtarake, të dy këta të ikur si të dyshimtë diku në rrethinë të Prishtinës i paska burgosur ushtria e kryesuar nga Shaban Binaku. Kur merren në pyetje, këta tregojnë se janë të Mehmet Reçanit dhe si të rinj paskan ardhur me lypë nga një pushkë! Shaban Binaku, si bashkëpleqnar i Babaplakut, dhe si kushëri fisi, u beson, u jep nga një pushkë dhe i përcjell me të fala për Mehmet Pleqnarin. Sidoqoftë, edhe pse qe arritur pajtimi që kishte lejuar kthimin e tyre, kaq e kishte vrarë plakun ajo besëpaqshkelje, saqë sa herë falte namaz, ngase lutej vetëm me fjalë shqipe, veç tjerash shqiptonte me zë: Ruejna Zot prej shejtanit, prej Zenelit e prej Rrahmanit, shprehje kjo që edhe sot ceket si slogan në stilin përkatës te ne.

5) Pleqnarët e rinj dhe këdo i këshillonte që të gjykojnë drejt dhe të flasim me fjalë petake e jo rrumbullake, pra të gjykojnë pa ryshfete, pa dredhi e gënjeshtra.

6) Edhe pse Babaplaku i ka ikur politikës shtetërore, grindjeve të politikanëve, ngase me pajtue kren të politikës është si me pajtue grenza me anza, që s’kanë besë. Prej tyre  në vend të falemindres ka vetëm thumbime, ndërsa ky ishte i përgatitur me pajtue bletë (vegjëlinë). Madje edhe te këta (vegjëlia) ndonjë grindavec mundet me pasë pakënaqësi  me vendimin e pleqnarit, po ai duhet me dijtë se me thumbue  të drejtën, ashtë si bleta që kur thumbon e lë thinin po e lë edhe jetën, por gjithnjë si dëmshpërblim bleta lë mjaltën, ashtu edhe pleqnia që lë paqen është e ëmbë si mjalta, apo jo?! Megjithatë Babaplaku ka pranuar për konsultim edhe krenë fisesh e njerëz të politikës. Kështu pas një bisedë-konsultimi me një pashë, Babaplaku shprehet që ishte kundër bandave jo vetëm atyre sllave (bullgare e serbe) e greke, por edhe kundër atyre shqiptare, ngase sipas mendimit të tij lufta për vatan kurrë nuk fitohet me komitë bashibuzukë, por fitohet e mbrohet  duke u ndihmuar e përkrahur nga shteti  me grazhd të fortë (ekonomia) e nga shpina e fortë, përkrahje shtetesh të njohura. Pasi atbotë asnjë shtet nga Europa me grazhdë e me shpinë të fortë nuk i mbronte dhe as i përkrahte shqiptarët të fitojnë mëvetësinë, Babaplaku e shihte shpëtim vetëm te Turqia, e cila kishte ushtri të rregullt të prirë nga zabitë të aftë, andaj kërkonte marrëveshje e paqe me të. Një mendim i tillë i pëlqen pashës, andaj në shenjë respekti dhe ndoshta propagandisht me qëllim përvetësimi të mëtejshëm, Babaplakut ia dhuron një gëzof pashe. Kur i thotë Babaplaku se ky qyrk s’është për mue po për ty ai i thotë: Unë jam pashë i Davletit, ti je më me peshë se unë, je Pasha i Miletit!

7) Po e shënoj edhe këtë të bame të Babaplakut, që edhe baba e kishte të ndime nga të tjerët, ngase atëherë ishte komit e pastaj muhaxher në Malësi e Shkodër. Thuhet se kur vjen Serpi i pare (1912) një përfaqësues i Krajlit të Serbisë e paska vizituar Mehmet Reçanin dhe i propozon në emër të Kralit me pranue me i lidhë ndihmë materiale në mënyrë që ai si njeri i mençur me autoritet të ndikojë që të dorëzohen kaçakët (shqiptarë), ngase çdo rezistencë tanimë ishte e kotë, sepse Serbia kishte treguar se ishte shumë e fortë. Ushtria e saj e kishte mujtë Turqinë, duke e bërë të veten jo vetëm Kosovën, por edhe Malin e Zi, Maqedoninë, madje edhe Shqipninë, të cilën e kishte në grusht... Mehmeti i përgjigjet:

Paret ktheja Kralit se i duhen, sepse mesa mora vesh paskët korrë shumë po i hala i paskët dorëza pa lidhë, sepse nuk i dihet motit, një frymë sado e vogël mundet me i shkapëderdhë ato e nuk asht kollaj me i ba duej e pale me i ba bukë!? Paret i duhen për argatë, se Ju këto të korra ndoshta nuk i keni ba vetë po me argatë të huej...?! Argati i huaj pa sofër të majme mundet me Ju lanë në lloç?!...

Thonë që kinse Krali kah ka ikur për Shqipni prej Duhles (fshat afër tonit ku paska bujtur) më 1915 i çon përshëndetje plakut të mençëm, fjala e të cilit i paska dalë, sepse jo vetëm dorëzat, po edhe vetë  ka mbetë në lloç prej furtunës ...

Sido që të ketë qenë, ndërkohë, kur kthehet Serpi i dytë (1918), duke falenderuar grazhdin e shpinën e fortë të Francës, Anglisë e të Rusisë etj., të cilat e bëjnë dhe sofrën e interesit plot, pësëri vjen një i deleguar nga Mbreti i Serbisë (tash i Jugosllavisë) me pa Babagjyshin, por ai disa ditë më parë në moshën 92 vjeçare kishte dhënë fjalët dhe frymën e fundit.

Thonë se edhe gjatë kësaj sëmundje të fundit të pleqërisë, dergjën e ka krye në odë, ku priste edhe musafirë dhe lajme. Ishte koha e Bullgarisë. Herë pas  herë kur nuk kishte vizitues paska gjëmuar dhe i thonë këta të shpisë:

-Mos gjëmo Babaplak, se na ke mësue që burrat e fortë nuk gjëmojnë.

Ai përgjigjet.

Mos me më dhimbtë nuk gjëmoj, po kam dhimbtë të madhe. Gjama po ma leton dhimten.

Në ato raste i vjen nipi Mulla Mustafa që ishte i burgosur nga Bullgarët. Babaplaku gëzohett shumë që kish kapitullur Bullgaria, andaj shprehet:

Tash nuk do të gjëmoj se më erdhi një ilaç i fortë që po ma pushon dhimbjen!...

Mirëpo, kur i thanë se Serpi po kthehet, u dëshprua shumë dhe u nda nga kjo jetë me fjalët e fundit:

Oha!.. Çka e  dashta nuk më dashti, çka s’e dashta më dashti!

Dhe vërtet mesazhi i këtyre fjalëve mund zbërthehet kështu: Ai deshti së paku Autonomi nga Turqia, po ajo me kohë: nuk deshti... Nuk e deshti Serbinë,  po ajo e deshti!...

Dhe vërtet Serbia (Jugosllavia) vetëm në saje të shpinës së fortë të Rusisë e të Europës, ato dorëza të shkapërderdhura i mblodhi dhe i përmblodhi, madje edhe i bëri brumë për njëfarë buke të përlloqtë që e hëngri me dy Jugosllavitë, por së fundi, kur edhe kolonia: Kosovë e Metohi i doli nga dora, mbeti edhe pa atë brumë buke, pa të cilin nuk po mujnd ta qetësojë barkun e vet imperialir kolonialist, sepse  Kosova u çlirua dhe e mëvetësua më 1999, duke e pasur  përkrahhen nga  shpina e fortë e vendeve mike:  si SHBA dhe të shteteve të Europës demokratike me argatin e pathyeshëm NATO dhe me Luftën e shenjtë të luftëtarëve të  UÇK-së.

 

Përmenden edhe shumë raste të tjera mendjemprehtësie e pleqnie të Mehmet Reçanit që fliten në popull, por ato meritojnë të mblidhen dhe të trajtohen në studime të veçanta nga ekspertët përkatës.

 

4. Paqartësi e serbo-dhunë rreth përvetësimit të Varr-Muranës

sipermendore të fshatit në kishë serbe

 

E thamë në fillim se Reçani i vjetër, mesa dihet, zinte meskëndin e takimit të dy ujnave të dy silumejve aty ku gjendet edhe sot shumica e lagjes së Veselajve dhe ku gjendeshin para luftës së fundit edhe dy familjet ortodokse Mitri e Sima, por edhe disa të tjerë, duke e pasur parpara Gjinovishten. Ç’është e vërteta, vendpuqja e dy silumenjve (rekave) karakterizohej në shekujt e kaluar, me Plepat e Mëdhenj të Reçanit si dhe me Livadhin e Plepave para tyre, ku thonë se janë mbajtur takime dhe mezlishte pleqnish e tubime popullore, sidomos për Ditë të Shëngjegjit, Në të vërtetë, ngjit me Plepat mbiudhë ishte një zabel me lisa të mëdhenj, me mija e mija vjet moshë dhe në këtë mal-zabel jo fort larg rruge sipas një legjende ishte një varr i hapur, atëherë e sot i mbetur bosh, i cili në të kaluaren përveç ditëve të Shëngjergjit respektohej si varr shenjtori, here-pas here, nga pelegrinë të fshatrave për-rreth e më gjerë, ku lënin edhe përshpirtje (nejzra), madje bëhej edhe ndonjë flijim, pule, por siç tregonte kumara Nukollë, më përpara në atë vend, që tash u ba kishë, janë pre  kurbana dhe mishi u është shpërnda fukarave. Lidhur me këtë vend kulti (varr-muranë) tregohet një gojdhanë, e cila ishte e njohur në fshat e mbase edhe më gjerë, po sidomos në familjen tonë, të cilën tash fill po e parafrazoj ashtu siç ma pati treguar im atë.

a) Gojëdhana rreth Vorr-Muranës te Lisat e Mëdhenj

Sipas Babës: “Gjoja kur Dija prej detit, me anije nëpërmjet Bunës, që në atë kohë paska qenë e lundrueshme, paska zbarkue në Shkodër. Shkodra ka ndalë aqsa ka dashtë Dije për vete, tjetrën e ka shpërnda me zogj shkodranë në Malësi e në katër anë. Kështu njëfarë Gjergji bashkë me do shokë Dijen e paska sjellë prej Shkodre drejtpërdrejt në Gjakovë. Për ata ka mbetë: Gjakova si krah i Shkodrës. Prej Gjakove ai farë Gjergji me shokë asht nisë për me shpërnda dije drejt Shkupit. Rrugës tek asht ndalë me bujtë në Reçan, në katundin tone. Këtu aq mirë i paska pasë pritë oda e katundit dhe aq shumë i paska pasë pëlqye vendi e muhabeti, saqë Gjergji i përcjell shokët tutje e vet ndalet me rrnue këtu. Këtu edhe paska dhanë dije edhe të odës – fjalë burrash, edhe mësim të gjallnisë –për punë bujqësie e blegtorie. Dhe kështu edhe më mbarë seç kishte qenë ishte kthye katundi. Së këndejmi, Reçani bahet shembull për katunde të tjera, Si rrjedhojë, në vazhdimësi ky katund për besë e mikpritje asht përmendë në këtë Rrethbjeshke e Anadri (Podrimje). Gjergji, siç thuhej, shpesh paska pasë shekue kah Plepat në fund të katundit. Atje qenka ndalë tue shikue vorbullën ku bashkoheshin ujnat e dy silumejve, dhe pastaj Ai paska kaluar te Lisat e Mëdhenj, ku ka qëndruar më gjatë dhe aty paska meditue e meditue... Ndërkohë, kur u plak, thërret krentë e katundit dhe u lë këto pesë mësim- amanete:

E para, me pasë kujdes që në odë burrash me ditë me u sjellë se je nën sundin e të Zotit të asaj Ode,

së pari, duhet me përshëndetë si duhet, së dyti, e mos me u ungjë në vend të huej po aty ku të thotë i zoti i konakut, së treti, mos me u ngutë e me folë pa rend, së katërti, me folë me mend, po edhe me dijtë me u ndalë, së pesti, me dijtë kohën me kërkue izën për me u çue dhe së gjashti, në të dalë me dijtë me thënë  tumirëmbeçen.

E dyta, puna (bujqësore) që bëhet sot, kurrë mos me u lanë për nesër.

E treta, gjanë e gjallë  (kafshë e shpeni) gjithmonë me i pasë parasysh, me i respektue si njerëzit e shpisë: me i dashtë, e me i ushqye, sepse pa to nuk mbahet shpia.

E katërta, me shfrytëzue kohën e pushimit tue u argëtue me fjalë e me lojna dhe

E pesta, lyp që te lisat e mëdhej Atij me ia çelë vorrin për së gjalli.

Katundi, sipas porosisë, edhe pse jo aq me qejf, pa vonue shumë ia çelin vorrin. Por!..., Për çudi, Gjergji, atëherë, tretet dikah. Prit e prit se po kthehej, ai nuk kthehej! Vorri kishte mbetun hapun...

Ndërkohë, kryeplakut të katundit iu paska përftuar Gjergji në andërr dhe ia paska përsëritë amanetet, katër këshillat e para, për vorr kurrnji fjalë. Atëherë katundi e besojnë se paska pasë qenë njeri  i shenjti (evlija), dhe atë vorr e rrethojnë mos me rredhë dheu e rrethojnë me gurë përsëmbrendshm, pastaj, e bëjnë sivarrosh, si njëfarë sityrbe dhe ia zbukurojnë ballinën me yllëza, fleta-fleta e therça-therça.dhe te kryet vorrit ia lane çelë një sidritare…

Kjo ishte gojëdhëna, për vorrin e Gjergjit e mbetur si legjendë që unë e kam kuptuar vërtet si fjalëmbasdarke(!).

Po sidoqoftë, thuhet që reçanasit e vjetër e deri tek Mehmet Reçani  nuk janë dalluar aq si luftëtarë, por si dashamirë të dijes, ngase janë përpjekun që katër mësim-amanetet e para të Gjergjit me i zbatue dhe për këtë kanë pasun sukses të plotë:

E para, gjithmonë, në oda e kudo i kanë ditë me u sjellë, kanë ditë me folë, por edhe me ndëgjue, fjalët i kanë matë para se me i thënë, bile nganjëherë i kanë tjerrë e përtjerrë pak tepër hollë;

E dyta, ndaheshin në shenjë si punëmirë e si gjallnikë, madje edhe si odasajbi, dalloheshin për mikpritje e bujari;

E treta, edhe më të njohur kanë qenë për bylyqe bagtisë e majmërinë e tyre bile edhe në Bjeshkë të

Bukoshit kanë pasë stanet  e tyre dhe

E katërta edhe më shumë kanë qenë të njohur për shaka, këngë e lojna në kohë ndejash…

Por, këta të tashtit, kur shumë ujna kanë kaluar lumit për në Dri e det, kur janë përtri shumë pranvera, janë hanger shumë shëngjjergja, nuk u dihet, sa përpiqen edhe më në atë drejtim… Por një gjë dihet që sa për fjalë e për punë gjallnie, në mos qëndrofshin më mirë, aspak nuk qëndrojnë më keq se të tjerët, ndërkaq sa u përket kangëve, lojnave e humorit, nuk di, sa vetë ata e kanë lënë Lojën e Shëngjergjit apo vetë Loja e Shëngjergjit i ka lënë ata?! Le të vlerësohet.

b) Reagimi fshatit kundër  tentativës për ta kovertuar këtë sivarrosh

(varr-muranë) në kishë pravosllave

Sidoqoftë, lidhur me këtë kult-sipermendore pelegrinazhi tregohet se kah fillimi i shek. 20 mbi atë vorr-muranë, dikush nga shkitë e Prizrenit ndoshta me leje të pushtetit turk, kishte paguar e dërguar gogë për me ngritë mbi të një kishë serbe dhe kishin lypë prej katundit bashkëpunim, për me u ndihmue: me bukë, me i furnizue me gurë, zallë, lëndë drusore etj. Krejt katundi paskan kundërshtuar me forcë dhe lidhin “sull” jo vetëm mos me i ndihmue, por edhe me i pengue, me i përzanë (bojkotue) gogët, sepse aty, sipas tyre, kurrë nuk ka pasë kishë serbe, sepse ai vorr nuk kishte pasë as kryqa, as eshtna, por ishte një varr shumë i vjetër i një njeriu që ka pasë emnin Gjergj dhe për hir të atij emri janë luajtur aty Lojnat e Shëngjergjit vit për viti (!). Pra, ishte një vorr-muranë me mure të trasha, dhe me një sidritare dhe në ballë kishte vija gjethore e rrumbullake si shenjë yllëzash (diejsh). Ishte  një Varr-Muranë ose sivarrosh, i cili pëtrihej shëngjegj për shëngjergj edhe me lojna popullore, edhe pse ka pasur ide që ai sivarrosh të pagëzohet si tyrbe e Hazreti Hidrit, megjjithatë me forcimin e islamit gjithnjë e më shumë lojnat ishin pakuar e harruar,?!). Madje nga Mulla Murseli, hoxhë i ri i Veselajve kundërshtimi ishte edhe më i vendosur, kërkonte që katundi të jetë edhe më energjik. Po nëse duhet prekur ai vend më mirë me u ndërtue mesxhide-xhami, por assesi kishë. Mirëpo kjo ndërmarrje rreth konvertimit të varrmuranës në kishë serbe nuk ndalet me aq. Është interesant se ortodoksët (serbët) ardhacakë të fshatit nuk ishin përzier fare rreth kësaj çështjeje, ashtu edhe familja e Ukës, ngase ngjarja kishte të bënte jo me pronën, po vetëm me varr-muranën, por puna shkon deri atje, saqë një kapadai, i katundas joserb, tregon mendjemadhësi, thyen vendimin e fshatit: pranon kryenvete me i ndihmue gogët, duke u ofruar gurë, ushqim etj. Atëherë këtë besëshkelje, katundi e dënon. Besëthyesi vritet katundisht. Kështu pas kësaj ngjarjeje tragjike gogët ikin pa krye punë. Por, sipas Pleqnisë së Babaplakut, edhe pse kapadaiu ishte gabimtar i pafalashëm, katundisht i paguhet gjaku i plotë, ku sipas rregullit hisen e vet të pagesës e heq edhe sivëllai i tij, të cilit edhe i dorëzohet tërë shuma e pagesës.

Kështu mbyllet çështja e gjakut, por ajo varr-muranes vetëm përkohësisht,  do të riaktivizohet e pas luftave akupuese të Serbisë/

 

c) Okupimi  i Kosovës (1912, 1918 ) konvertimi i muranës si kishëz serbe më 1926, rindërtimi më 1960 dhe evidentimi si monument historik nën mbrojtjen e shtetit serb më 1990

 

Si e thamë më sipër çështja e varrmuranës  u hesht  përkohësisht, por pas luftave okupuese pa u pyetur as fshati as pronri më 1926, në kohë të diktaturës së  Kralevinës Jugosllave. disa mure të vjetra të Muranës iu adaptuan dhe kështu mori formën e një kishëze, ndërkaq, vetëm pas LDB në vitin 1960 në Jugosllavinë  e tito-rankoviçizmit, kompletohet si kishë, e cila, në serbisht merr emrin: “Crkvica Sveti Gjorgje” /Kishëza Gjergji i Shenjtë.

Kështu në Mala Enciklopedija Prosveta 3, Beograd 1978, f. 59, lexojmë:

Re?ani - Selo na putu Priština – Prizren, kod Suve Reke, ima crkvica sv. Djordje,

koju u XIV veku podigao nepoznati srpski vlastelin, i u kojoj ima o?uvanih fresaka.

/Reçani -Fshat në rrugën Prishtinë –Prizren, te Suhareka, është kishëza Shën Gjergji,

të cilën në shek XIV e ka ngritur një bujar i panjohur serb, në të cilën ka freska të ruajtura.

 

Ndërkaq në Vokopedija të ditëve tona në serbisht, veç tjerash, lexojmë:

Crkva Svetog Djordja u selo Re?ane kod Suve Reke, severno-istoçno od Prizrena, je zadužbina nepoznatog srpskog vojvode…

/Kisha Shën Gjergji në fshatin Reçan te Suhareka, në veri-lindje të Prizrenit, është vepër përshpirtnie e një fisniku (vojvode) të panjohur serb…/

Siç po shihet janë dy variante me ndryshime të vogla stili: kishëza u bë kishë dhe vlastelini u bë vojvodë, po kryesore aktori mbetet gjithsesi serb i panjohur në të dyja variantet. Për ne del indikativ emërtiumi vojvodë serb(!), atribut ky që me të drejtë del i diskutueshëm, për disa arsye që do të ceken më poshtë, po sidoqoftë, ky tempull sivarrosh u serbizua me emrin kishëz pas LPB në vitin 1926, madje u ngrit si tempull i ri kishë në vitin 1960, kur iu bë gjoja konzervimi i  freskave vizatimeve e pikturave murale të brendshme të ikonografisë të shek. XIV që duhet t’i ketë pasur dhe si e tillë e kompletuar si kishë u vu nën përkujdesje të shtetit serb, vetëm në vitin 1990, kur u pa se filluan me i luejtë themelet atij shteti kolonialist në Kosovë, apo jo?! E gjithë kjo punë rreth muranës  shihet si përvetësim i një tempulli të vjetë, që lë pas vetes shumë dyshime të ligjshme, apo jo?!

Pa marrë parasysh përvetësimin, pa të drejtë, si monument kishtar serb (!), shprehim keqardhje që gjatë luftës së fundit (1999) nuk ka mundur të mbetet i paprishur ky shenjë i vjetër kulti i fshatit tonë dhe përgjithësisht.

ç) Si ndërlidhet vendi dhe vet kishëza apo kulti i saj

me familjen tonë të ngushtë?

Meqë, historia e këtij sitempulli ndërlidhet së fundi, me familjen tonë dhe se unë mbeta si më i moshuari familjes së Ukë Mehmetit (1851 -1923) edhe pse kam qenë krejtësisht i painteresuar, e ndjej obligim të shpreh disa mbamendje mbase tash në dukje të guximshme, lidhur me këtë çështje, ashtu siç i kam dëgjuar, madje edhe përjetuar:

Së pari, siç tregonte im atë, në kohë të Tuqisë, kur Uka djali i madh i gjallë i Mehmetit, i cili kishte pasur ajllëk (rrogë) si suhari (kalorës-postier) i mbretit (sulltanit) Shkup-Shkodër, u nda nga shtëpia e madhe e Babaplakut (Mehmet Reçanit) dhe doli pa hise, pas ca ecejakesh, ai i ndihmuar nga djali Muharrem (komita), dhe paratë e veta, në marrëveshje me një zotni, Ahmet Agën, qenka vendosur në kullën e tij, njëherë si çifçi, duke zëvendësuar çifçiun e mëparshëm ortodoks, i cili paska kaluar në fshatin tjetër Sallagrazhdë dhe Uka me të bijtë Mustafën e Muharremin ndërkohë ia blen krejt hisen e Ahmet Agës, ku asaj hise i paska pasë takuar dhe Livadhi me Plepa të mëdhenj si edhe pylli me Lisa të mëdhenj (ku ndodhej Vorr-Murana), me kompleksin: lendinën, zabelin per-rreth, pra tërë sipërfaqja Nënudhë e Mbiudhë. Me që edhe më tej, si më përpara, siç tregonte baba, vizitohej ky Sivarrosh-Muranë nga besimtarë të ndryshëm, sidomos granimi nga fshatrat për-rreth, ku vënin “nejzra“(“përshpirtje“), si: ushqime e veshëmbathje, deri edhe vezë e ndonjë pulë (që e prenin aty) etj., të cilat më përpara i kishte shfrytëzuar ai farë çifqiu, baba tani është përkujdesur që të gjitha ato “të falne” t‘ua shpërndante të varfërve të fshatit, kryesisht rajës (ortodokse).

Së dyti, sidoqoftë, siç e dinë familjet tona dhe katundi, kur janë nda baba Muharrem me mixhën Mustafë, meqë ai si hoxhë, nuk ka dashur t’i përzihej emri assesi as me kultin (!) pagan të Vorr-Muranës, as kristian të Kishës së diskutueshme, këshu tërë Mbiudhën,  d.m.th., ledinën me zabelin dhe malin me lisa të mëdhenj ku gjendej vendmurana ia ndan hise babës, ndërsa për vete kishte ndalë Nënudhën me Livadhin me Plepa të mëdhenj që sipërfaqësisht ishte pak më e vogël, ngase dëmtohej nga vërshimi i lumit, andaj ka marrë plus një parcelë në Rrezina. Thuhet, që mbase edhe tapia qoftë në emër të Ahmet Agës ose të Ukë Mehmetit, mund të gjendet në Shkup, atëherë qendër vilajeti, po ashtu edhe qendër banovine në Jugosllavinë e Kralit, por atmosfera e derisotme politike ndaj familjes sonë ka qenë e tillë që nuk ka lejuar një ecejake të tillë interesimi rreth asaj pronësie, ngase në Jugësllavinë e Krali, isht e hapur kanosja për shpërngulje, ku nuk ishte në pyetje vetëm kjo, por  humbja e tërë pasurisë.

Së treti, si tregonte mixha Nazif, atëherë djalosh, pak pa u vra prifti i Zymit (Atë Shtjefën Gjeçovi), paska pasë ardhur me kalë të bardhë në katundin tonë. Së pari, ka hulumtuar te Vorret e Llatinëve përmbi fshat, në rrugën kah Krushica dhe diçka paska futur në duçi nga ato vorre. Kah ashtë kthyer, është takuar edhe me Bacin Hoxhë (Mulla Mustafën, axhën tonë), kanë folë diçka. Nuk dinte që  Prifti i Zymit vetëm apo edhe me Mulla Mustafën ka shkue te kisha? Së këtejmi, shtrohet pyetja: Çfarë ka ndodhur me ata shenja  që i ka marrë Atë Shtjefën Gjeçovi, ngase në atë kohë vetëm ai ka pasë njohuri dhe ka mundur të dijë diçka edhe për këtë termpull, uzurpimin e tij, apo jo?! Mos, vallë  u vra edhe për shkak të kundërshtimit të tij lidhur me përvetësimin e këtij monumenti pagan ose katolik gjithsesi shqiptar nga kisha e shteti serb,  kush e di?!

Së katërti, ndërlidhur me pronësinë e asaj parcele si pronë e Ukë Mehmeti, as që e ka vënë kush në dyshim ndershmërinë e familje sonë, sepse kjo familje nuk ka pasur as lakmi as nevojë me uzurpue pasururinë e huaj, aq më tepër pronë kulti fetar, pagan apo kristian, sepse atë vërtet e kishin blerë nga Ahmet Aga. Madje, pas okupimit më 1912-ës e 1918 nuk është shqyrtuar fare kjo çështje as nga kisha e Prizrenit as nga shteti serb as nga ai bullgar, vetëm më 1926, tri vjet pasi vdes Uka, bëhet meremtimi i tempullit në përmasë të vogël, kur sanohen disa mure dhe merr formën si një kishëz, Në të vërtetë asnjë herë më parë çështja e pronësisë  së këtij vendi nuk është kontestuar, madje as lokali i vet tempullit. Por mesa di manipulimin dhe përkujdesjen ndaj kishës në periudhën e Kralevinës baba ia ka pasë lënë Kolës së Simës.

Së pesti, ndërlidhur po me pikën e mësipërme, gjatë periudhës së Luftës, në të ashtuaquajtën kohë të Shqipnisë 1941-1944, përsëri njëfarë përkujsejeje e patë marrë baba. Edhe në këtë kohë kishëza kishte më pak vizitorë, Baba përkujdesej për shpërndarjen e të falneve nga përshpirtjet (nejzrat) dhe pak a shumë edhe ne si fëmijë përkujdeseshëm rreth pastrimit të asaj kishëze, sidomos kur linin ose prenin ndonjë pulë që vendi mbushej buburreca dhe qen laskuca. Kjo kishëz, mësa më kujtohet në ballinë ka pasur disa shenja si yllëza, por në brendi ka pasur dy-tri fotografi që më frikësonin me sy(!).

Së gjashti, që vendi i Kishës, nuk ka qenë i përdhosur e i shfrytëzuar as në kohë të Shqipnisë (gjatë luftës) nga tjetërkush, dëshmoj se unë i kam mrizuar dhentë nën krekëz jashtë kompleksit të kishës, më afër rrugës, ndërsa Dosa i Mitrajve pak më në brendi, po jo afër kishës e varreve ortodokse, të cilat, ashtu si edhe varret e muslimanëve aso kohë nuk mirëmbaheshin fare.

Së shtati, pas LDB, për familjet tona u rikthye gjendje edhe me keqe politike se përpara.  Tashti, siç flitej edhe u bë. Tërë pasuria jonë e paluajtshme si edhe të tjerëve u kolektivizua me formimin e Kooperativës fshatare.  Ndërkohë Mulla Mustafa më 1948, ndërsa im atë Muharremi më 1951. Madje edhe edhe kur u prish  “kolektivizimi”, ngase kishim aq tokë pune, saqë nuk mund ta shfrytëzonim në tërësi, edhe pse kurrkush nuk e ka kontestuar pronësinë e  familjeve tona mbeti djerrin toka rreth kishës,

Së teti, sa i përket kishës në kohë partizanie përkujdesjen e ka pasë marrë djali i Kolës Zllatani, i cili, edhe si partiash, ka shfryzuar gjithçka rreth kishës, sidomos pjesën Nënudhë te Plepat e mëdhenj, e ka pasë bërë arë, por me familjen tonë ai edhe serbët e tjerë nuk janë sjellë keq.

Së nënti, po shtoj edhe këtë se me ledinën e zabelin jashtë lisave që ka qenë e pashfrytëzuar edhe në kohë të Partizanisë e më vonë, me të, para e pas kolektivizimit,  ka manipuluar në njëfarëdore vëllai ynë i madh Smajli që ishte zot shtëpie. E di edhe këtë që në Ledinën e sipërcekur është vendosur në marrëveshje me vëllain tonë një familje shqiptare Sali Papazi, pastaj Ahmeti i Fejzës, e më vonë aty ka jetuar një familje serbe Vasil Sellagrazhda dhe momentalisht, me sa kam parë, tani  aty gjendet një shtëpi-gërmadhë.

Së dhjeti, e di edhe këtë se Baci Ramë, vëlla më i madh, nëpunës, jurist i njohur, ka pasë reaguar më fort në vete e me ne, pse njëfarë Trajku i Simës, i shpërngulur (mesa di në Vojvodinë) pa na pyetur fare, e pati ngritur një sikalibë-varrosh, në Lëdinën afër Kishës, mirëpo, për të gjitha këto pa kënaqësi, tre vëllezërit e mi më të mëdhenj që banonin në Reçan, moskënaqësinë e mbanin në vete, pa e bërë të madhe, sepse e dinin se pushteti nuk ishte në anën tonë dhe nuk e shihnin të arsyeshme me rrezikue sadokudo mirëqenien e familjes për këtë pasuri, për të cilën nuk ishin në zor aspak.

Së fundi, po shtoj edhe këtë siç e ceka më herët se Nënudha (Livadhi i Plepave) që i takonte familjes së Mixhës Hoxhë, para se të ndërtohej shkolla shfrytëzohej nga Zllatan Simiqi, pushtetar absolut i fshatit, kryetar i Partisë etj., i cili ka sjellë aty edhe sebepë nga fshatra të tjerë (edhe gjatë viteve të ’70-a), madje thuhet që ishte përpjekur që atë pronë ta regjistronte si pronë të veten, por s’ka pasur sukses, sepse në vitin 1988, shteti në bazë të propozimit të popit Pavle nga Prizreni paska kërkuar që kjo pasuri  (nuk di se në çfarë përmase) të shënohet si pronë e kishës, e cila, mesa dimë, nuk ka qenë e kadastruar si e tillë më përpara, as si pronë e fshatit, as si vakëf xhamie (siç e cek i përndershmi pop Pavle!), po as pronë e kishës, ngase siç e thamë ishte pronë e Ukë Mehmetit, por, si duket e paevidentuar dokumentisht nga pasardhësit, për arsyet që i cekëm më sipër. Nuk dimë se çfarë manipulimesh lidhur me këtë pronë mund të jenë bërë dje ose po bëhen sot nga shteti e kisha pravosllave?!.

Sidoqoftë, kur është ndërtuar shkolla e fshatit, askush nuk ka kundërshtuar, as Kisha, as Zllatani, madje askush as nga familjet tona, përkundrazi e kemi përshëndetur. Gjithashtu edhe pas Çlirimit 1999 në vend të shkollës së vjetër të dëmtuar, e kemi inauguruar vetë me shumë vullnet Shkollën e re të fshatit.

 

d) Disa çështje të paqarta rreth këtij sitempulli dhe

konverstimit të tij në kishëz serbe

Sidoqoftë, pa e riaktualizuar çështjen e pronës, siç u tha më sipër tash për tash, ringritja e këtij monumenti mbetet çështje që duhet bërë patjetër institucionalisht, por para se të ringritet ose të sanohet ky sivarrosh”vend-kulti fetar”, ekspertët e zyrtarët përgjegjës, së paku duhet t’i kenë në konsederatë përgjigjet e mundsh me të pyetjeve tona të mëposhtme, të cilat assesi nuk shtrohen për ndonjë interes të ngushtë familjar, por gjithsesi për interes shoqëror të përgjitshëm të karakterit historik kombëtar e shkencor:

E para, pasi më 1346, me rastin kur mbreti S. Dushani (ende nuk ishte shpallur car - perandor), këtë fshat të dalluar ia dhuron Manastirit (të vet) Sveti Arhangela të Prizrenit, nuk ceket fare kjo kishë, por cekën qartë sinorat (mexhat) e fshatit, atëherë si duket vërtet nuk paska ekzistuar fare ky monument si kult monoteist,edhje pse në shkrimet e vonshme serbisht përmendet se mbase edhe atëherë ka ekzistuar kishë, por ne  e themi, jo kishë, por gjithsesi nuk mund të përjashtohet murana sivarrosh e karakterit pagan, ndoshta jo aq i rënë në sy nga pushtetarët sa ta përvetësonin, ngase ishte fshehur(!) mes lisash të mëdhenj, për të cilët ekspertët thonë se sipas moshës së tyre ata ia kalonin me shekuj lashtësisht periudhës së dinastisë së Nemanjiqve, dhe kjo jep për të sugjeruar se ky ishte një shenjëzimj i vjetër iliro dardan, parakristian, siç shënohet në historikun  e fshatit nga Komuna e Suharekës sot. gjë që shumë gjëra mund të dalin në dritë, nëse bëhen gërmime në shpatin mbi të ose për-rreth varroshit gjithandej, apo jo?

E dyta ky dyshim shtohet, jo vetëm pse nuk përmendet fare si kishe as nga Manastiri i Prizrenit i ripërtërirë më vonë nga serbët, të cilit  dikur i ishte dhuruar fshati, por edhe për faktin se nga wikipedia e sotme (serbisht) kushtuar kësaj teme, thuhet qartë se të dhëna të sakta lidhur me dedikuesin e përshpirtnisë mungojnë, atëherë shtrohet pyetja si ka ndodhur paradoksi, që në një shkrim tjetër po në burimet serbe ngulmohet se aty ai i panjohuri, që domosdo do të ketë qenë vojvodë serb(!) qenka varrosur më, 23.12.1370(!).

E treta, në kohë të Dushanit dhe sidomos pas tij në kohë të Turqisë e më parë, vojvodë në kisha ortodokse kanë shërbyer eksluzivisht fisnikët e dalluar shqiptarë, të cilët i kanë mbrojtur me besë këto thesare fetare, ngase siç dihet shqiptarët vendas autoktonë qindra vjet përpara ardhjes së sllavëve këndej kanë qenë të kristianizuar, fakt ky që duhet pasur parasysh  me rastin e vlerësimit të atributit serb që del fort i diskutueshëm, edhe për arsye të tjera që do të ceken edhe prej nesh në pikat vijuese.

E katërta, për varrin bosh më ka treguar edhe bashkëfshatari im Ali Ramadani (Hasanaj), i cili më 1960 ka qenë punëtot fizik në ekipin që e rindërtonte kishën. Sipas tij, pikërisht ai nga varroshi bosh e ka nxjerrrë një pllakë të shtrirë, të cilën e ka pastruar dhe ka vërejtur që ajo ishte thyer në një cep të saj, madje afër pjesës së hequr ka vërejtur se ka pasur diçka të shkruar. Pas kësaj pllaka është kthyer në vend në atë sivarrvarr, ku nuk ka as kryq, as eshtna.

E pesta, lidhur me pikën e sapocekur, lind pyetja pse është thyer ajo pjesë e pllakës dhe kur?! Mos është bërë ky dëmtim më herët ose më 1926, kur edhe është përvetësua sivarroshi, vetëm për arsye pse të dhënat nuk kanë qenë të përshtatshme për frymën e politikën shtetërore pansllaviste të dites, apo jo?! Pastaj, ku ruhet ajo copëz e thyer, sepse në burimet serbe, siç u cek më sipër ndeshim  datën 23.12.1370, të lexuar nga ajo pllakë, datë kjo që shpjegohet tri mënyrash: 1) si dita e varrimit të fisnikut të panjohur, 2) si dita kur fisniku e ka hapur (shënuar) varroshin për vete sa ishte e gjallë? dhe 3) datë kur këtë përshpirtje fisniku ia paska kushtuar shenjtit kristian Sveti Gjorgje, Që të tria këto konstatime vërtet dalin shumë të diskutueshme, ngase asnjërin supozim as arsyeja më e thjeshtë nuk mund t’i pranojë, si plotësisht të saktë, apo jo?!

E gjashta, ndërlidhur me pikën e mëparshme, sidomos konstastimi i tretë: kushtimi shenjtorit Sveti Gjorgje, ngase dita e shënuar 23.12.1370 nuk përputhet as me lindjen as me vdekjen e  supozuar të shenjtit Gjorgje, pra as me shenjtin serb të emërtuar Gjurgjiq që përkujtohet më 16 nëntor dhe as me Gjurdjevdan-in që kremtohet me 6 maj, përkatësisht si festë ortodokse më 23 prill?

E shtata, gjithkush e di se Shëngjegji, si festë e fillimit të pranverës, si festë pagane e bujqësisë dhe e gjelbrimit (Krahaso: greqisht georgios (bujk) ndërsa, arab. për të njëjtin koncept hid(h)ri (gjelbrim), pas  lindjes  dhe sforcimit të feve monoteiste kjo festë pagane u përvetësua duke u ngritur fjala përkatëse në emër personal dhe me shenjtërimin e Gjergjit martir ose luftëtar (!!!) .

Krahaso:  gr. H/agios  Georgios, lat Sanctus Geogius, serb.  Sveti Gjorgje, shq, Shën Gjergji, arab-turq. Hazreti  Hid(h)ri(!) etj.

Kështu në gjuhën tonë popullore festa del me emërtimin Shëngjergji, Dita e Shëngjergjit, ndërsa emri personal shumë i njohur Gjergji, ndërsa në stilin fetar shenjtori del në trajtën  Shën Gjergji ose edhe më qartë Gjergji i Shenjtë, ku vihet re në shqipe qëndrueshmëria e trajtë-rrënjorit gjergji, edhe si festë e datë kalendarike, si emër shenjtori edhe si emër vetjak, që në gjuhë të tjera si në serbisht b.f. del në disa variante Gjorgje, Gjurgje etj. Kështu në serbisht si festë del me rrënjor Gjurgje në të dyja festat: Gjurgjiq më 16.11. të viti përkatës, ndërsa Gjurgjevdan më 23.O4, përkatësisht më 06.05, të vitit përkatës, si festë popullore. Së këtejmi ngulmimi se dedikuesi gjithsesi, kishte qenë bujar serb për rastin konkret del jo vetëm i diskutueshëm, për edhe i paqëndrueshëm, edhe nga faktet e sapocekura, por edhe për faktin  se për Reçanin dhe rrethinës si emër parësor del Gjergji nga festa Shëngjergji  e shqipes, e cila del e rrënjosur, kurse në serbishte festat dalin me rrënjorin Gjurgj- : Gjurgjevdan, dhe Gjurgjiq, ndërsa shenjtë del Gjorgje me gjasë përkthim ose nën ndikimin e  emërtimit shqip i fjalës Gjergji  Shën  Gjergji, përkatësisht Shëngjergji, apo jo?! Le të vlersohet.

E teta, vetvetiu, i panjohuri me emrin Gjergji, sugjeron shumë a pak se mos kemi të bëjmë me një kult të ritit fetar katolik, sepse kur i panjohur qenka varrosur ose kur e paska bërë dedikimin më 1370(!), historikisht vërtetohet se Prizreni me rrethinë, pra edhe ky fshat, ishte nën sundimin e Balshajve të Shkodrës, të cilët fill pas vdekjes së Dushanit (1355) veç ishin të kthyer në fenë e të parëve, në ritin katolik, kurse varri qenka hapur  ose dedikuar 15 vjet pas rikthimit të tyre në fenë e të parëve katolike, apo jo?! Së këtejmi, mbase dilte edhe interesimi i Atë Shtjefën Gjeçovit për shenjat katolike në fshatin tonë dhe të kishës, siç u cek më sipër si pikë e veçantë.

E nënta, lidhur me katolikizmin e këtij fshati nuk e dëshmon edhe sot vetëm toponimi Vorret e Latinëve, e disa emra të tjerë toponimesh, por që dëshmohet edhe sipas priftit Shtjefën Gaspari (relacioni i Gergor Mazrekut), i cili në vitin 1671, konstatonte që në Reçan paska hasur ende katolikë, ku i janë paraqitur si të tillë 8 vetë, por në njëfarë mënyre gjurmën e prejardhjen katolike përgjithësisht e dëshmon paksa, jo vetëm emri i vajzës Llatinka Tinka, nga familja Mitri, emër ky, i cili del i ripërtërirë në vazhdimësi, madje shenja të katolikizmit në njëfarë mënyre dëshmohet edhe nga e dhëna e vetë Milojeviçit, kur konstaton 12 familje arnaute, prej nga  jep me kuptue se ato familje ishin me prejardhje katolike shqiptare, apo jo?

E dhjeta,, dihet se pas vdekjes së Gjergj Ballshës, Prizreni dhe ky fshat bie nën sundimin e V/Ulk Brankoviçit, skizmatik ortodoks, tempulli i tillë i një bujari të panjohur, duke qenë i frymës pagane ose mbase i frymës katolike apo i nënritit rival rumeije, gjithsesi jo i frymës pravosllave, lihet pa përkujdesje zyrtare pravosllave, sepse ndoshta konsiderohej i huaj, andaj edhe nuk shënohet gjëkundi, shkak ky që do të quhet më vonë, në kohën e zgjimit kombëtar pansllavist varr i një bujari të panjohur, apo jo?!

E njëmbëdhjeta, mesa u tha në pikën e mësipërme që sforcohet edhe nga udhëpërshkruesi Aubeu-s më 1837, i cili konstaton që të gjithë ortodoksët (serbë po edhe shqiptarë!) të Prizrenit i përkisnin ritit greko-bizantin, gjë që është konstatuar edhe nga të tjerë, madje edhe nga vetë ekspertët serbë, të cilët kanë konstatuar që themeli i kishës së Reçanit qenka ngritur jo sipas stilit rashkjan pravosllav, po sipas  stilit vardar me hapësirë të vogël, d.m.th., rit ky që e kishte nën përkujdesje drejtpërdrejt kisha greko-bizantine, me imunitet zyrtar të fituar që nga fillimi i shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan në shek. XIV. Lidhur me këtë mund të shtrohet edhe një çështje tjetër, me që sipas një legjende që u përmend pak më sipër, varri do të jetë hapur para shkizmës, gjithsesi para pravosllavës së Sveti Savës, mbase edhe më herët, kur muri qënka bërë me gurë të palatuar, ndërsa kati në vitin 1370, është vazhduar me gurë të latuar me suvatim, mbase pikërisht atëherë kur qenka tentuar të përvetësohet nga monoteisti i panjohur jopravosllav(!). Gjithsesi edhe ky  fakt-sugjerim duhet pasur në konsideratë rreth përcaktimit të ritit dhe kohës së ndërtimit, gjithsesi jo nën autoritetin pravosllav serb, apo jo?!.

E dymbëdhjeta, gjithashtu, po i cek edhe dy të dhëna të dyshimta kundërthënëse që i ndeshëm në shkrimet serbisht që mbase lypset korrigjuar nga vetë autorët, lidhur me mirëmbajten e këtij sitempulli:

e para, gjoja kjo ndërtesë paska qenë shfrytëzuar si njëfarë bujtine zori për shtegtarë të rastit, për çka me të drejtë dyshojmë dhe

e dyta, në anën tjetër ndërkohë paska shërbyer deri edhe si ahër dhish(!) etj.

Ne për vërtetësinë e këtyre dy konstatimeve shprehin rezervë të ligjshme, sepse siç pranohet në burime të tjera po serbe, ai ndërtim-kulti, një pjesë e murit dhe kulmi assesi nuk qenka prishur nga vandalizmi i dikujt, po nga dhëmbi i kohës, bile mjaft vonë kah mesi i shekullit 19, por për shkak të themelit të dobët, gjë që nuk kontestohet aq. Ndërkaq për të dhënat rreth shfrytëzimit si bujtinës ose ahur, duke u pasur parasysh madhësia tejet të vogël të objektit, qoftë për bujtinë, e aq më tepër si ahur dhishë e ku ta dimë, e vërteta e tillë nuk qëndron aspak, aq më tepër, kur dihet fakti se deri në fëmijninë time e më vonë objekti konsiderohej vend shenjëtërimi, vetë njerëzit e asaj periudhe të çdo feje nuk do të lejonin përdhosjen e një kulti të tillë. apo jo?! Fundja po shtojmë edhe këtë ngase në shek. XIX ai mirëmbahej së paku edhe për interes të përshpirtjeve nga çifqiu i Ahmet Agës qi ishte me fe ortodokse, keqpërdorimi si ahur nuk mund të qëndrojë, fundja sepse ahur larg shtëpisë nuk ka pasur asnjëherë.

E trembëdhjeta, sido që të ketë qenë, pasi ai vend konsiderohej vend i shenjtë, ku liheshin“nejzra” përshpirtje dhe për këtë shkak ai asnjëherë nuk qenka prishur nga dora njeriut, po paska qenë i lënë pasdore sikurse vetë Manastiri Sveti Arhangela, pyesim, pse ndonjë faktor autoritativ fetar ortodoks pasi fshati figuronte si pronë e atij manastiri, nuk u interesua për këtë kishë, mbase paska qenë tempull kishë e shqiptarëve iliro-dardanë ashtu si edhe vetë manastiri (!), apo jo?! Në të vërtetë sipas studiuesit të mirënjohur i kësaj problematike, Dr. Rexhep Doçi, Kisha e Arhangjelit dhe Mëhillit të Prizrenit, e cila sipas tij ceket më 1348, të cilën turqit e kishin rrënuar, sepse ajo nuk është marrë nën mbrojtje nga Qendra Kishtare Ortodokse e Stambollit, sepse si duket nuk kishte qenë as manastir ose kishë pravosllave dhe as grekobizantine, po kishte qenë kishë iliro –arbnore, e përvetësuar nga mbreti Stefan Dushan, i cili edhe nuk është shikuar me simpati as nga Fanari grek i Konstantinopojës, andaj edhe manastir-kisha në fjalë u përvetësuan më vonë nga serbët pas LPB, përkatësisht pas LDB, për qëllime thjesht politike. (Bota sot 04.01.2018 f. 21.)

E katërmbëdhjeta, Milosh Milojeviçi, i cili kishte për mision të ringjallte kishat, manastiret ose kultet e kahershme të ortodoksisë pravosllave serbe, dhjetë vjet para Lidhjes së Prizrenit, këtë shenjë kulti të lashtë afro 500 vjeçar (1370), nuk e shën7on fare, ndërsa në këtë fshat më 1866 shënon 30 familje poture ekzistuese, vallë nuk e  konsideronte monument kristian (!), pikërisht atëherë kur zgjimi kombëtar serb ishte në lulëzim e sipër, kur sitempulli i tillë vërtet ekzistonte dhe ishte në funksion pelegrinazhi, gjithsesi i njohur masivisht si vend nejzrash, përshpirtjesh nga ish ortodoksët (gjysmëpoturë) ose besimtarët adhurues të  tyrbës el hiddri, apo jo?!!

E pesëmbëdhjeta, pyesim, ekziston apo jo, ndonjë fakt i fundviteteve të shek. XIX dhe fillim viteve të shek XX nga organet kishtare të Prizrenit që të jetë i shënuar historiku i këtij monumenti si edhe incidenti me fshatin, lidhur me tentimin e përvetësimit pa sukses i tij si kishë serbe, përkatësisht ekziston, apo jo akt-dokumenti i përvetësimit të pronës nga kisha më 1987/88 ose arsyetimi i përvetësimi si thesar serb në vitin 1990, kur vihet nën përkujdesjen e shtetit ky sitempull (??!), edhe pse dihet se adminstrata zyrtare serbe tek ne ka akzistuar afro 80 vjet më parë, që nga viti 1912, pse kjo mbrojtje u bë në prag të  luftës, ku shihej se po i lëkunden themelet e shtetit kolonialist serb, apo jo?!

E gjashtëmbëdhjeta, me sa lexova, nga shkrimet përcjellëse nga interneti, më vjen mirë që objekti  momentalisht i rrënuar paska pasur disa vlera të mëdha artistike ikonashkruese, por më duket se vlera historike e stili letraro-artistik piktoral vlerësues është gjithsesi ekzagjerues, kur dihet fakti se ato vlera pikturale  nuk ishin më të vjetra se viti 1960 e më të vonshme, apo jo?

 

Sidoqoftë duhet të konsultohen dokumenta rreth së vërtetës si është përvetësuar kjo sipërfaqe si pronë e Kishës dhe në çfarë përmasash, përkatësisht të shihet mundësia ligjore që kjo pasuri, qoftë tërësisht, qoftë pjesërisht, fundi i fundit edhe me dëshmitarë, pa e cenuar lokacionin e vendmuranës, dhe të shkollës, t’u kthehet pasardhësve të familjes së Ukë Mehmetit.

 

dh) Çfarë ndodhi me këtë tempull viteve të fundit para

dhe gjatë Luftës së UÇK-së

Është e vërtetë, se që nga vitet 1948-1956 (gjatë periudhës së shkollimit, burgut, ushtrisë etj.) dhe kohës së mëtejshme 1956-1966, por edhe më vonë, meqë nga organet e shtetit e atyre partiake isha  i etiketuar si person i papërshtatshëm, si i dënuar politik, i parehabilituar,  për mua ka qenë i ndaluar jo vetëm punësimi në atë rreth, por edhe prania pa paralajmërim qoftë si musafir, qoftë si studiues për gjurmime gjuhësore-historike gjithandej, si dhe qëndrimi në fshatra të tjerë të Kosovës, andaj nuk di shumë hollësira për gjendjen e fshatit e të asaj kishe. Mirëpo, megjithatë e di që më 1956-1960, nga shteti serbo-jugosllav, është ndërtuar kishë e re. Në të vërtetë, ndërkohë, gjatë tensioneve politike-shtetërore të fundit, fundvitet e ’80-a dhe fillimvitet e ’90-a ndërsa e ndërtoja shtëpizën atje pata vërejtur se disa nga lisat e mëdhej rreth kishës nga ana e rrugës i kishin pasë prerë e dëmtuar shumë, jo tjetër kush, po të rinjtë serbë të fshatit, bile rastësisht në kalim e sipër njëherë e ndala veturën dhe intervenova me pyetjen: Pse është shëmtuar kështu vendi i Kishës sonë? Më është mbyllur goja po në gjuhën shqipe: Hec udhës tande! Kisha asht veç jona!

E thamë më sipër po e përsërisim, edhe lufta e fundit e kishte prishur kishën deri në themel, gjithsesi  ai vend kulti duhet të sanohet, të rregullohet patjetër dhe kjo të bëhet me obligim shteti, po fundi i fundit diçka- mund të ndërmerret edhe me vetëniciativë të familjes së pasardhësve të Ukë Mehmetit, së paku të bëhet spastrimi nga shkurret e drizat rreth Varr-Muranës ose Kishëzës së Gjergjit të Shenjtë. Kur them kështu kam parasysh edhe fjalën përshëndetëse të mbajtur prej nesh me rastin e përurimit të Përmendores kushtuar Dëshmorëve të Reçanit (2001), të ngritur jolarg atij vend-kulti, kur edhe pata propozuar që afër kësaj Përmendoreje dhe atij vend-kulti (në Ledinë) duhet me u ngritë një shtëpi-muze me bibliotekë. Së këndejmi, gjithsesi me Varrmuranën e ringritur si vend-kulti, qoftë edhe si  kishëz e stilit rumeas, dhe në anën tjetër me përmendore ekzistuese të dëshmorëve, me shtëpi muze të re me bibliotekë, me hotel a motel, me rregullimin e kronit të uji të thartë (mineral) dhe patjetër edhe me shkollë të re më të madhe te Livadhi i Plepave Reçani do të bëhet vend historik, strategjik e fjalëmir, ashtu si i ka i ka hije me qenë, pra edhe edhe si  vend yll-turistik, apo jo?!

Sidoqoftë, një veprimi i tillë njerëzishmerie rreth spastrimit të terrenit rreth këtij sitempulli do të na nderonte në radhë të parë vetë ne, familjen tonë, fshatin, por në veçanti fqinjtë tanë shekullor ortodoksë, prej të cilëve kurrë nuk kemi pasur asnjë të keqe, por vetëm të mira, disa prej të cilave do t’i kujtoj e rikujtoj  me nostalgji pakëz më poshtë. për mos me u harrue kurrënekurrës.

 

5) Si kanë qenë marrëdhëniet tona fqinjësore me shkitë e fshatit gjatë jetës sime 80 vjeçare, që nga dhjetëvjetëshi i fundit para LDB-së (1935-1941) deri në Luftën e fundit 1996-1999?

 

Përjetimin vetjak si dëshmi nga vendlindja e paksa edhe nga rrethina rreth marrëdhënieve të natyrshme njerëzore ndërfqinjësore mes shqiptaro-muslimanëve(!) nga njëra anë dhe serbo-ortodoksëve(!) ose shkive tanë, nga ana tjetër, do të përpiqem ta shpreh në vijim  në disa pika, por paraprakisht i mëshoj faktit se një shumicë e konsiderueshme e ortodoksëve (shkive tanë) edhe pse të evidentuar si etni serbe, para 80 vjetësh e deri në e ditët luftës së fundit në Kosovë, gjuhësisht nuk kanë qenë të serbizuar, andaj për lehtësi paraqitjeje kujtimet e mia për këtë kohë 80 vjeçare po i ndaj në katër periudha:

1) Ndihmat reciproke konkrete shqiptaro-serbe në fshat në periudhën e Kralevinës Jugosllave .., 1935-1941,

2) Bashkëjetesa shqiptaro-serbe në kohën e LDB, në të ashtuquajtur Koha e Shqipnisë 1941-1944,

3) Bashkëjetesa shqiptaro-serbe në Jugosllavinë federale nën regjimin titist dhe

4) Ndikimi i politikës serbe në periudhën milosheviçiane në ftohjen dhe prishjen e raporteve serbo-shqiptare edhe në këtë fshat.

Sido që të ketë qenë, tani do të përpiqem të përzgjedh diçka–diçka nga kujtimet kryesisht personale nga katër periudhat e sipërcekura.

 

1) Nga bashkëjetesa në vitet e tridhjeta (...1935-1941)

Së pari, po i mëshoj të vërtetë se që nga tredhjetëvjetshat e fundit të shekullit XIX, jo vetëm im atë, por edhe të tjerët para tij e pas tij, meqë mbarë familja shtëpitë i kishin afër familjeve ortodokse të Mitrajve dhe të Simajve po më vonë edhe të Petrajve, ne si fëmijë e ndieshim veten se jetonin si në  një familje të madhe, të përzier, por gjithsesi me veçori që dallon çdo familje e aq më tepër një etnitet, edhe pse kryesisht shqipfolëse. Megjithatë, meqë atëherë në Jugosllavinë e Kralit shkolla dhe administrata praktikoheshin vetëm në gjuhën serbe, nuk do të thotë se nuk bëhej përpjekje nga të dyja palët me mësue serbishten, qoftë nga ortodoksët që ishin më të motivuar, qoftë prej muslimanëve që e kishin më fort si ngarkesë nga halli. Në atë kohë të dyja etnitetet jo vetëm zyrtarisht: serbjanë ortodoksë/muslimanë turq(!), por edhe në stilin bisedor nga ndonjë i mësuem ose i kërkuem si babai im dalloheshin: shkijet tanë si shqiptarë ortodoksë, në njërën anë dhe shqiptarët muslimanë në anën tjetër,  si etnitete të veçanta fetare, por kryesisht me mbizorim njëgjuhësor të shqipes pa tendenca të caktuara nacionaliste.

Së dyti, ç’është e vërteta, ndërlidhur me pikën e parë, ky nacionalizëm nuk vërehej nga as ne barijtë e në përgjithësi, por në këtë moshë 4-8 vjeçare, pa dallim entiteti, përjetonin ngjarje të caktuara, qoftë gëzimet, qoftë edhe shqetësimet i kishim të përbashkëta, edhe pse neve, na quanin turq (elhamdylilah) edhe drzhavni imamët, ndërsa ata, shkiet tanë: pravosllavnisrbi,  siç i quante jo vetëm drzhavna shkolla, por edhe popat, të cilët dukeshin jo aq rrallë këndej, ndërsa ne si barij familjarisht (turq e shkie serbjanë!) po përsëris flisnin e merreshim vesh njëri me tjetrin vetëm shqip.

Së treti, ndër ngjarjet më të rëndësishme që mbaj mend po shkëpus nga mbamendja, edhe pse si fëmijë 4 vjeçar, entuziazmin që mbretëronte në krejt mahallën e katunditn (serbë e shqiptarë) kur Rama Bllaca  (si kren me autoritet zyrtari), erdhi si mik (krushk) me bë përhajr fejesën e bijës së tij (Emines) për një kushuri tonin (Abazin). Ndërkohë, e kam marrë vesh që ai farë Rame (me mustaqe të mëdha) paska qenë person me autoritet për të gjithë, poslanik (deputet) në Skupshtinën Jugosllave, ngase edhe atëherë deputetët zgjidheshin me votën e popullit. Mbaj mend shprehjen popullore muhabetore që më është pjekur kuptimisht më vonë:

Ashtë e  njime’të, që më parë 40 vjet, miku mikut i ng-j/et!

Kështu që si Ramë Bllaca që kishte ndërtuar kullë-shtëpi si akt rezistence si shembull për mosshpërngulje, vepruan edhe të tjerë sipas mundësive, ashtu kishin vepruar edhe në familjen tonën të gjerë: Baci Rizah (miku i ri i Ramës), pati ndërtuar odë të madhe, tejet moderne për kohën që ishte në funksion të tërë mahallës deri kur u dogj nga piromanët milosheviçjanë më 1998. Mixha Hoxhë bëri shpi të re e plantazh mollash në Gjinovishtë, im atë plantazh kumbullash në arën nën shtëpi. Dikush mbillte vneshta të rinj, dikush shtonte bylykun me dhenë, me dhi, me lopë, me buellica etj., por, kur u vra Ramë Bllaca, shqetësimi u përshkallëzua shumë tek të gjithë fshatarët, edhe te ne. Kudo kishte drojë. Kujtoj dajën Sejdë Bajraktari nga Suhareka (me tirqi të galëm), i cili  erdhi te ne dhe jepte zemër për mos me u demoralizue. Ka pasur raste që per mos me u shpërngulë, pleqt i luteshin edhe Zotit për ndihmë, jo vetëm gjatë namazit, por edhe në arë, në livadh, kudo, deri edhe kur i vilnim pemët dhe disa “kokrra” i linin për shpeni e çobani.

Së katërti, më duket se është vendi të rrëfej një sishaka (një barsoletë) të asaj kohe, por që pasqyron sadopak gjendjen reale të marrëdhënieve ndërfqinjësore mes shkive tanë e turqmuslimanëve (!), por që të gjithë flisnin shqip.

Kur mixha Musë (fqiu i parë yni, i Fetajve), i nqefuar nga pija e rakisë, gostitur nga Toma i Mitrajve, shprehet:

-O Tomë shoqi, bre, shkuem prej shkaut!

Toma i cakrron gotën me një –ËËËËH!

Atëherë këtij i kujtohet se edhe Toma është shka, përmirësohet:

-Shkuem prej shkaut të Serbisë!

Kjo sishaka e vërtetë, përsëritej shpesh, prej shakaxhive të fshatit tonë.

Vetë fjala shkuem (mbaruem!) prej shkaut të Serbisë! - jep me kuptue se çfarë marrëdhëniesh kishin bashkëfshatarët tanë në krahasim me politikën shfarosëse shtetërore të Serbisë, e cila me çdo kusht donte t’i hiqte qafet shqiptarët: t’i shpërngulte (si turq) ose t’i asimilonte në serbë, gjithsesi t’i çorientonte duke i quajtur fillimisht edhe si muslimanë serbë ose serbë muhamedanë.

Së pesti, është e vërtetë, siç e përmend në një rast prof. Rexhep Doçi, se pa marrë parasysh kërkesat e Serbisë ne as në deka e dreka, në krushqi e argatshti dhe në festa bajram e velikdan, gjatë Kralevinës Jugosllave, nuk jemi nda (as si turq e si shkie), Po kështu është vazhduar në kohë të Shqipnisë (1941-1944) tash si shqiptar e shkie tanë, deri diku edhe më vonë pas LDB, si shqiptarë e serbjanë. Mbaj mend se në odën tonë, si në atë të Gjekës, ose të bacit Rizah, dhe në kohë të Kralevinës edhe më vonë në pasdarket e netëve të gjata të dimrit, luhej kapuçash, këndohej (shahej!) shqip. Madje edhe në dasma serbe te granimi këndohej me def. Kujtoj dadën Dudë (bijë Mushtishti) shoqja e bacit Bajram (i muhlanas), që dallohej si këngëtare tek të dyja palët, kryesisht këndohej shqip, por edhe ndonjë këngë nashke mushtishtanke.

Së gjashti, mbaj mend kur Stanisllavi thirri jo në darsëm si krushq, si ftoheshin burrat zakonisht, por si tha a ai. Po thërret baba me dalë në “zjarm”... Me këtë kuptohej se po përcillkan nuse një vajzë të tyre. Me fjalë të tjera me fjalën zjarm kuptohej, pritje-përcjellje e darsmorëve, ngase kështu dikur motit gjatë kësaj ceremonie qenka ndezur zjarr simbolik në logun përkatës të pritje-përcjelljes, edhe pse tashti nuk ndizej kurrfarë zjarri.

Së shtati, po e shtoj edhe këtë të vërtetë dhe e konfirmoj me përgjegjësi, se as në kohën e Serbi-Kralevinës (1912-1941, serbishtja nuk ishte dominuese as mbrenda familjeve të tyre. Pra, pohoj se prej se mbaj mend tash 80 vjet e më vonë ata sidomos burrat ndërmjet veti, kanë folur shqip, por ka ndodhur që ndonjë nuse e ardhur nga larg me nashken e saj më fort bullgare-maqedone se serbe, kishte vështirësi me shqipen, por edhe ajo adaptohej shpejt. Me këtë nuk them se në familjet e tyre nuk ka pasur përpjekje me mësue serbishten, sidomos gjuhën e shkollës, por për këtë kishin shumë vështirësi, ashtu siç kishim edhe ne. Lidhur me gjuhën po shtoj edhe këtë që edhe fëmijët e mi, para dhjeta vitesh çuditeshin që Lubini i Petrajve, me shapkë shkau (serbjane), jo pse flisnin shqip me vëlla Qedën, po ai si bari, i truante delet e padisiplinuara shqip: Ku po të rruejnë dreqnit atje! Të humbtë fara e keqe! Të preft uki, të preft! etj.

Së teti, për të dëshmuar etnicitetin e përbashkët me emrat që bartnin para islamizimit të parët tanë malësorë, po i përmend disa emra vetjakë gjatë kësaj periudhe të pleqve të shkive tanë bashkëfshatarë:

Tomë, Ivë, Stankë, Kolë. Simë, Nikollë, Ristë, Jovan, Borë, Gjekë, Gjokë, Nelë, Llazë, Mirk, Mark, Dosë, Savë, Vasë, Todë, Stalë, Tanis etj., pastaj: Tinkë (Llatinkë), Stanë (Stanije), Anë, Marë, Mirë, Lutë etj.,

emra këta pothuaj të ngjashëm me ata të malësorëve shqiptarë të krishtenë, katolikë e ortodoksë, apo jo?! Si me thënë, asgjë serbo-sllave të veçantë nuk ka pasur, por pas vitit 1918 janë praktikuar edhe emra të rij të modës shtetërore serbe, të pagëzuar nën ndikimin e kishës.

Së nënti, flitej se në kohë të Turqisë, kur paska pasë ardhur njëfarë popi shetitës (misionar nga Serbia), dhe paska tentuar të bisedojë me përfaqësuesit e tri familjeve të fshatit tonë, ata i paskan pasë thënë, fol si na në dash me të marrë vesh (!). Mbase është trillim, por edhe këtë e kam pasë dëgjuar prej Kumara Nikollës, babë i Jovanit, bashkëbarij i fëmijnisë, kur ai e Llaza si serbjanë ortodoksë pavosllavë s’e kuptonin Oçe Nash-en, po aq sa unë si turko-arab(!) Elhamin!!!

Së dhjeti, edhe diçka me shumë rëndësi ndërlidhur me atë që u shprehëm deri këtu, po e thjeksoj një të vërtetë të fortë që përgenjeshtron konstatimin e vitit 1866 të shënuar nga M. S. Milojeviçi, jo pse fshati kishte 12 shtëpi arnaute (që supozohet se ishin katolikë të islamizuar) gjoja të sapoardhur nga përtej Alpeve  Shqiptare, por për sugjerimin se gjoja ata në fshat kishin gjetur 30 shtëpi serbe që ndërkohë u poturëzuan, por mbeten  serbishtfolës, të cilët sipas logjikës milojeviçjane etnikisht e gjuhësisht kishin qenë dhe kishin mbetur gjithsesi vetëm serbë(!) që  dinin vetëm serbisht, apo jo?! Atëherë, lind pyetja ardhacakëve arnautë pakicë, kush ua mësoi emërtimet e mikrotoponimeve të fshatit gjithsesi të trashëguara nga lashtësia, me elemente të shqipes së hershme(!), të cilat ndërkohë i trashëguam edhe ne fëmijët si unë Nuhiu i Muharremi, Hasani i Xhemës etj, nga familjet e paturëzuara, por edhe Llaza i Ristës e Nedelku i Kërstës etj. serbë të familjeve  të papaturëzuara,  si të gjithë barijt e tjerë, që atëherë në vitet 1939-1941 (si shtatë-tetë vjeçarë i shqiptonin dhe i dinim se ku ndodheshin vendet e këtyre emërtimeve:

Kiliqishtë (Kili…), Gjinovishtë (Gjini…), Liplak (Ili+ plaku), Shi(n)buti (Budi i Shenjtë!), Barbeshi (Arbneshi), Kozmatok (toka e Kozmit, Buçalla, Qarri e ndonjë tjetër…

Pastaj:

Gurtë e Shpuem, Gryka e Buçallës, Prroni i Kaprrollit, Shpati i Rrezinës, Gryka e Arashit, Lisat e Marinit, Prroni i Fellë, Livadhi i Cungave, Samari i Vezirit, Ledina e Katundit, Bluda e Palit, Vorret e Llatinëve, Bunari i Vasilit, Guri i Ukit etj.

Pastaj:

Ngurina, Zallina, Hudareva, Arat e Gata, Nerjazi, Mullini i Naltë, Bunarishta, Bostanishta, Lisat e Mëdhaj, Rrafshi Madh, Rrafshi i Vogël, Teqershija, Kroni i Biraçit, Uji i Tharbtë, Rrotllaku, Shpati i Hijes, Shpati i Rrezes, Bërryli i Xhades, Te Mrizet etj.

Por edhe mbi bazë përzierjeje me ndonjë fjalë apo ndajshtesa të përbashkëta serbo-shqipe, si p.sh.:

Zhevina, Jaruga, Grebenishta, Jazbina, Trska, Prroni i Kotlinës, Llugat, Rekat, Pojata e Rexhepit, Pojata e Sefës, Starakuça, Agraxhat, Boka, Arrnica e Mixhës Hoxhë, Shpati i Jarugës, Tepojata, Sllatina etj.

Siç mund të shihet mbizotëronin emërtimet në gjuhën ose në trajtën popullore shqipe.

S’do mend që edhe nga ky këndvështrim dëshmohet qartë epërsia e gjuhës shqipe që nga periudhat më të hershme, sigurisht para osmane e deri në ditët e fëminisë sonë e më vonë, kur ne (shkije e turq!) i quanim ashtu pa ua ditur etimologjinë se cilës gjuhë i takonin këto emërtime, apo jo?! Si rrjedhojë, del e vërteta se në fshatin tonë, ashtu si edhe në fshatra te tjerë të Kosovës të shënuar si poturë (serbë të islamizuar) nga Milojeviçi  ata nuk ishin serbë po padyshim ishin shqiptarë. Madje, kjo vërtetohet mjaft qartë në kontinuitet, siç e pamë  më sipër edhe nga mikrotoponimet mbizotëruese në gjuhën shqipe.

Së njëmbëdhjeti, është e vërtetë se te ne, në të gjithë fshatrat e kësaj ane kishte ndërlidhje familjare gjithsesi: farefisnie, vëllamërie e kumbarie e ndërlidhje të tjera përkatëse të rëndomta miqësie mes  muslimano-ortodokse-katolike, të realizuara natyrshëm, mbase edhe nga rasti e halli, në relacionin brenda e jashtë fisnor, fshat me fshat ose fshat/qytet, si: Bukosh e Dvaran, Papaz e Popolan, Mushtisht e Budakovë, Reçan e Muhlan, Buzhal e Prizren (me Gapiqët), madje kishte edhe ndërlidhje krushqie edhe brenda fshatit, si Reçan, Mushtisht etj.- etj., sepse edhe feja nuk ishte aq e fortë, siç rëndon e pandehet sot, sa të ndërpriste këto lidhje që ishin substanciale edhe për mbijetesë gjuhësore. Me thënë të drejtën, ndërlidhjet e tilla ishin imponuar jo si tash ad hoc me bashkim e ndërrim partishë politike për ndonjë interes të ngushtë karrierist, por nga nevoja dhe përvoja shumë shekullore e luftës për ekzistencë, sepse vetëm në këtë mënyrë ka mujtë me u ruejtë gjuhësisht substanca e etniteve ndërfetare e ndërfisnore, si edhe harmonia ndërsociale dhe ndëretnike. Për një bashkëjetesë e qeverisje të tillë e ka ndihmuar për atë kohë sigurisht sistemi fisnor shqifolës disashekullor i trashëguar nga brezi në brez, që nga lashtënia.

Së dymbëdhjeti, meqë në vitin 1940-1941 kisha arritur në moshën për shkollë kisha brengën më të madhe se si duhet të paraqitesha në serbisht mësuesit. Thuhej që atëherë në shkollën serbe në Suharekë punonin një daskall dhe një daskallicë. Daskallica ishte më e butë, ndërsa daskalli më i egër. Daskalli, siç është shënuar edhe nga Naxhije Doçi në gazetën Bota sot (06.12.2016, f. 26), ishte militant ekstrem, ai praktikonte si detyrim që mengjes për mengjes, nxënësit shqiptarë pothuaj ushtarakisht të raportonin, sipas kësaj fraze që duhej mësuar përmendësh:

Ja (N.N-o/viç), serbin muslimanske vere, dobro jutro, gospodine!

/Unë (N.N,) jam serb i besimit musliman, mirëmengjesi, zotni!).

Me thënë të drejtën unë e ushtroja këtë me ndihmën e bacit Ramë, i cili e kishte kryer atë shkollë me sukses, por në vend Ramadan Uka, mësuesit i kishte raportuar:

Ja sam, V/Ukovic Ramo, serbin muslimanske vere...,

Ndërsa mua sipas konsultimit me Milen e Mitrajve më duhej që në vend Nuhi të ushtroja Nuvo:

Ja sam Nuvo V/Ukovic,.../ jo NuHi ose NuHo, po  NuVo sepse serbishtja nashke (siç e fliste Nana e Llazës), nuk paska -h-! Krahaso: Suva-Reka, Suha-Reka.

Sidoqoftë, fundja unë pata fatin e bardhë që të shkoja po në atë shkollë, po tani nxënës i shkollës shqipe, e cila për ne, tash jo si turq e as si srpski musimani, po si shqiptarë në Kosovën e Lirueme të bashkueme me Shqipninë Nanë, ishte shkrepje e një dritësie hyjnore brenda shpirtrave tanë, ishte një rilindje e vërtetë kombëtare, ishte vërtet një mrekulli që as sot s’mund të shprehet dot me fjalë?!

Së trembëdhjeti, nuk mund ta kaloj pa e përmendur faktin që edhe më parë familja e Mitrajve i ka dhënë ndihma të shumanshme e të shumëfishtë familjes sonë të ngushtë, por unë do ta spikas  ndihmën e dhënë në të korra të të lashtave (sidomos grurit). Me që ne kishim disa ara të mbjella me grurë, po argat pak, andaj të korrat zgjatnin shumë, sepse atëherë korrej me drapër, ajo familje që nga koha e Jugosllavisë së Kralit dhe në vazhdimësi, prej se e mbaj mend, deri edhe në kohë të partizanisë e pas prishjes së kolektivizimit  (kooperativës fshatare), pa i kërkuar ndihmë fare, duke njohur punë, dhe pasi kishte argatë më shumë, veç kur e shihnim të korrur ndonjërën nga arat e caktuara ose ka ndodhur, ndërsa ne ishim duke korrur në njërën anë, papandehur veç kur shihnim në anë tjetër të arës vargun e korrësve të shkive tanë! Vërtet, mrekulli! Ku ka sot një solidaritet të tillë ndërfqinjësor të etniteve të ndryshme kombëtare, që në vapën e verës me ta korrë arën, pa kurrfarë kompenzimi?!?!

Këta ishin shkiet tanë që kurrë kurkuj nuk kanë ditë me i ba keq, por gjithkuj, e sidomos ne vetëm mirë!

 

2) Nga bashkjetesa shqiptaromuslimane /shqiptaroortodokse

në vitete 1941 - 1944

Periudha, duke filluar nga pranvera e vitit 1941 deri në dimrin e hershëm të vitit 1944, ka qenë periudha më fatbardhë për ne të ashtuquajturit turqit ose muslimanët serbë  që tashmë u bëmë siç kishim qenë dem baba dem  shqiptarë, por ishte edhe një periudhë anarkie, që për serbët kolonizues që nuk ishin sjellë mirë me shqiptarët ishte vërtetë atmosferë shqetësuese, disa prej tyre u shpërngulën në Serbi, por edhe për serbjanët, shkiet tanë gjithandej fshatrave të tjera nuk ka qenë aq lehtë, sidomos për ata që nuk i kishin ruajtur ndërlidhjet miqësore ndërnjerëzore të mëparshme me fqinjtë shqiptarët, si kumarinë, vëllamërinë, ndihmën reciproke etj.  Por në fshatin tonë, të ashtuaquajturit serbë ose shkitë tanë as që u ka shkuar mendja pë shpërngulje, ngase nuk e kishin bërë veten për një verpim të tillë.  Atëherë flitej, se pas ikjes shteve pushtuese vendasit ndjenin kthjellësi, ashtuj ishte si furtuna trazon përkohësisht ujnat të lumejve por edhe të prrojeve, por pas tallazave shkëmbijt e zalli  mbesin më të paqtë... Por megjithatë, dhe pse bashkëfshatarët tanë ishin të paqtë, situata nuk ishte pa shqetësim edhe për shkitë tanë ngase vetë emri i Serbisë, duke i quajtur serbë të gjithë ortodoksët, edhe ata shqipfolës kishte krijuar mëllef nga shqiptarët e shtypur gjithandej prej Serbisë kolonialiste. Madje propagandat e zeza mllefosnin naivët që atë të shprehnin hakmarrje ndaj serbëve vendës.  Pikërisht këtë situatë mllefosëse e njihnin edhe prindët tanë, prandaj rreth mbrojtjes  së fqinjve katundisht  mahallisht e familjarisht, pas organizimit të Babës morën masat e duhura që një punë e tillë të kalojë sa më me pa telashe. Pikërisht këtë situatë, po e kujtoj në disa pika, ashtu siç i mbaj mend:

Së pari, kujtoj, që në fshatin tonë ato ditë deri edhe me pushkë në dorë jo vetëm im atë, por të gjithë fqinjtë shqiptarë e katundësit mbronin sidomos natën bashkëfshatarët tanë ortodoksë, që atyre mos t’u ndodhte ndonjë e keqe nga kushdoqoftë në atë kohë hallakamash.

Së dyti, lidhur me këtë situatë hallakatjesh, kujtoj vetëm nja katër veprime konkrete të babës ndërlidhur me mbrojtjen e fqinjve  ortodoksë:

E para, ato ditë pas çlirimit nga forcat kolonialisate serbe më kujtohet se nga fshati Vraniq kishin pasë ardhur dy njerëz te familja e Simajve dhe ditë më drekë kishin kërkuar hak, sepse Gjoka i familjes së tyre deri sa paska shërbyer në kabinetin e naçelnikut në Suharekës i paska maltretuar me xhandarë, andaj kërkonin dëmshpërblim ose do të përdornin vetëgjyqësi. Baba sapo u informua, të dy i ftoi në odën tonë. Pasi isha i pranishëm, u jepja gacë për cigare, mbaj mend, që baba pasi i ndëgjoi ankesat, e kuptoi se ata kërkonin dëmshpërmblim në të holla për diçka që e ekzagjeronin. Baba, ua shpjegoi të vërtetën se Gjoka tashmë kishte vdekur dhe këta të gjallët s’kishin kurrfarë faji, madje kishin rënë keq nga pasuria, sepse zotnitë nga Prizreni automatikisht kishin rifituan pronësinë e tokave dhe u kishin marrë përqindjen e hakut. Kështu ata momentalisht kanë vështirësi ekzistence, andaj kërkoj prej tyre të hiqnin dorë nga kërkesa, përndryshe do të armiqësoheshim me ne e katundin, pasi katundi i kish marrë mendore me besë. Po nëse vërtet kanë ndonjë hak borgj, le të vijë dikush nga krenët e fshatit të tyre, të cilët i njihte mirë im atë dhe këtë punë e bëjmë pleqni si burrat. Ata ikën e nuk u duken më.

E dyta, po ato ditë një harambash i bajraktarëve të Budakovës, u kishte mbetur në derë, po ashtu ditë më drekë, familjes së Mitrajve, duke inskenuar diçka të paqenë, kërkonte dëmshpërmblim deri veshë e mbathë. Baba e mori vesh se kush ishte, në marrëveshje me Bajraktarin e vërtetë e largoi kapadiun, madje edhe me të shtyme e kërrcënim. Pas kësaj nuk pati kërrcnues të tjerë.

E treta, kujtoj një mbrëmje vonë, u dëgjuan klithma e vaje nga familja e varfër e Ristës së Petrajve, shtëpia e të cilit nuk ishte fort larg shtëpisë sonë. Dikush i tregoi babës që dhunuesit donin t’ia merrnin lopën e ku ta di, Baba mori pushkën dhe pasi zuri një pozicion stomë reke, afër shtëpisë së Ristës, filloi me gjuejtë në drejtim të tyre. Ata kthenin të shtënat. U alarmua fshati dhe Baci Rizah në anë tjetër, si kryeplak i fshatit, duke shtënë herë pas herë i afrohej vendngjarjes nga ana tjetër. Kështu dhunuesit morën ikën malit e nuk u dukën më. Në këtë mënyrë u shpëtua edhe shtëpia e Ristës dhe e të gjithë të tjerëve, pasi pas kësaj nuk ka pasur incidente të kësaj natyre, megjithatë, baba me fqinj ka qenë përherë vigjilent. Kështu im atë me fqinj e katundas duke rrezikuar deri edhe jetën i patën mbrojtur me sukses shkitë tanë gjatë kësaj periudhe, nga njerëz të pandërgjegjshëm.

E katërta,  mbase duket e parëndësishme, por për kohën kishte peshë dhe kjo që im vëlla Aliu, si bari i pati marr nën mbrojtje barijtë e shkive tanë, gjatë tërë kësaj periudhe, për mos me i ngucë jo vetëm dikush nga barijtë e mahallave të tjera, po as të katundeve fqinje.

Së treti, ç’është e vërteta kujtoj ndërkohë edhe hapjen e shkollës shqipe në Suharekë, entuziazmin lidhur me këtë. Në shkollën e sapohapur tani me mësim në gjuhën shqipe së bashku me ne, ndiqnin mësimet edhe serbët (shkijet tanë), sigurisht pa vështirësi gjuhe dhe ata gjatë rrugës e në shkollë ishin nën mbrojtje të shokëve shqiptarë të fshatit. Këtë rast po e përmend faktin se shkollimi i përbashkët ishte lejuare e organizuar  nga shteti i atëhershëm shqiptar. Së këndejmi Ali Harshova, kryeinspektor, më 9 shtator 1941 e njoftonte ministrin Ernest Koliqi që në Kosovë janë hapur 202 shkolla me 30.000 nxënës, me 491 mësues dhe pikërisht për serbët autoktonë (*shkitë tanë n.v.) në përgjithsësi shprehej kështu:

“Serbët e vendit nuk janë veçse shqiptarë e vllahë të semisllavizuar nga shkaku i fesë së përbashkët me serbët. Shumë syresh, sidomos në katundet e përziera… ata që e quanin veten serbë flasin shqipen fare mire si edhe ne”.

E vërtetë kjo që, pa kurrfarë rezerve mund të dëshmohej nga gjithkush atëbotë e në vazhdimësi, fakt ky që do sforcohet edhe prej nesh, madje duke e cekur edhe ndonjë shembull konkret të parrëzueshëm.

Së katërti, është e vërtetë, se disa serbjanë edhe të fshatit tonë në vend të shapkave kthyen plisat e bardhë në këtë kohë (1941-1944). që i kishin përdorur si veshë të veten edhe në kohën e Turqisë deri në vitin 1912, përkatësisht deri në vitin 1918. Mendoj se këtu është vendi të theksoj se dukuria e veshës nuk ishte aspak artificiale, po krejt e natyrshme, siç e kishte vërejtur edhe udhëpërshkruesi Ami Boue më 1835, d.m.th. 20 vjet para Milojeviçit  duke konstatuar:

“Në fshatin shqiptar dhe serb Rapotovë serbët ishin veshur me veshë shqiptare, qysh ka ndodhur edhe me serbët përgjatë gjithë Rashkës antike”. (Shih Koha ditore, 13.01.2018.)

Lidhur me konstatimin: që në në Rapotovë (fshatin e përzier) serbët (lexo e kupto ortodoksët) të veshur si shqiptarët fqinj (lexo e kupto shqiptarët muslimanë ose katolikë) dhe sidomos për gjatë Rashkës antike,  ku masa ortodokse, të cilët autori i quan serbë me veshë shqiptare, dëshmon të vërtetën jo vetëm simbiozën e kulturës së v eshjes shqiptaro-serbe, por edhe simbiozën gjuhësore atbotë,  fakt ky që shkenca e re pa tendenca nacional shiviniste ta  duhet ta thotë të vërtetën,  apo jo?  Edhe kjo çështje do përgjigje, ngase në atë kohë  si edhe më vonë  edhe te ne të gjithë ortodoksët shqipfolës (shqiptarë) quheshin serbë edhe  në burimet e shkruara në gjuhën  shqipe, siç e kemi vërtetuar katërçipërisht në nënkreun e mëparshëm të këtij punimi. Sido që të ketë qenë gjithandej nuk di, por e di se te ne në jetën e rëndomtë, si për nga vesha ashtu edhe për nga gjuha sidomos burrat, nga ndonjë i huaj, nuk mund të dalloheshin serbët nga shqiptarët. Megjithatë, unë po shtoj, se te vesha e grave në fshatit tonë kishte dallime, Sepse te gratë muslimane të fshatit e më gjerë, sidomos gjatë akupimit serb  kishte ndërruar vesha.

Së pesti, lidhur me sapo u cek, gratë ortodokse bartnin pshtellakë, ngjashëm sikurse edhe disa gra e vajza muslimane në fshatrat anësore bjeshkatare. Sëkëtejmi, edhe pse gratë e shkive tanë vërtet ishin të lira, ngase siç dihet nga tradita ishte në ndrin e shqiptarit nderi ndaj gruas, çfarëdo feje qoftë,  por në një rast do gra të Mitrajve, për pak e me pësue rëndë(!)... Këtë e kam me të dëgjuar. Ato një ditë në të kthyer nga një e pame te Lenka në Suharekë, të cilës i kishte vdekur djali Tanisi, sapo dalin në rrugë për Reçan, me veshën e tyre i bien në sy edhe një konvoji gjerman që ishte në kalim e sipër.  Dikush u sugjeron gjermanëve se këto nuk ishin shqiptare-muslimane, po ishin jevreje(!), gjermanët tentojnë me forcë me i futë në një kamion, Baci Rizah, kryeplaku i fshatit, fatbardhësisht qëllon aty afër interevenon me shpejtësi, i pranon se ishin të familjes së tij (gjë që në njëfarë mënyre edhe ishte e vërtetë),  dhe kështu i shpëton nga më e keqja.

Besoj se vetëm këto që u shprehen ad hoc nga mbamendja ime mjaftojnë sa për të pasqyruar paksa të mirat dhe të pamirat që familjet tona shqiptaremuslimane  në raport me  ato  serbjaneortodokse i kanë përjetuar aso kohe lufte, robërie për të dyja palët, por, mund të them me plotgojë se ne kishim më shumë të drejta si shqiptarë  në krahasim me regjimin e mëparshëm kolonialist serbo-jugosllav shqiptarofob.

 

3) Nga bashkëjeta në Jugosllavinë e pas LDB

Edhe nga periudha e mbas LDB, kur në Juosllavinë federale erdhi në fuqi Partia ose diktatura  komuniste me në krye Josip Broz Titon, deri te regjimi i MiIosheviqit po i shpalos disa kujtime që më duken më me peshë për temën tonë lidhur me raportet ndërfqinjësore shqiptaro serbo-ortodokse të fshatit tonë:

Së pari, kujtoj se edhe shkijet tanë ose serbjanët e fshatit tonë me rastin e rikthimit të qeverisë serbo-partizane 1944/45, gjatë hallakamave të para, mesa di, asgjë nuk kanë shpifur kundër fqinjve të vet shqiptarë (tani jo turq), apo jo?! Përkundrazi kur i patën burgosur prindët tanë babën, mixhën e të tjerë, serbët e Reçanit paten intervenuar për lirimin e tyre.

Së dyti, sa për rikthimin e kolonistëve, edhe pse në fshatin tone nuk ka pasur kolonistë, po e përmend faktin  që  ne si familje kemi qenë të detyruar me ndërtue në Sopi një shtëpi për serbë kolonistë të rikthyer.

Së treti, edhe pse parullat komuniste ishin në dobi të bashkëjetesës, politika serboçetnike jo edhe aq nën rogoz si edhe ajo titiste nënrogoz, kundër shqiptarëve vepronte si në kohën e Kralevinës, megjithatë për shkitë tanë mund të them se si serbë nuk di se do të kenë qenë të privilegjuar, prandaj do të më lejohet të shpreh si prova që në raportin serbjanë/shqiptarë të fshatit tonë në çastet e para të regjimit komunist edhe më vonë, nuk janë bërë dallime të caktuara shqiptaro-serbe dhe këtë e dëshmojnë edhe këto fakte:

E para, më 1944 sapo erdhën partizanët,  në Brigadën V Sulmuese Shqiptare u mobilizuan vullnetarisht katër bashkëfshatatarë, vëllai im Smajli, Bajram Bajrami (i cili ra dëshmor në Bosnje), Bllagoja i Dosës si dhe Gjorgji i Vasilit (miq e fqinj). Po ashtu pas një kohe, edhe vëllain tjetër Ramën e patën mobilizuar bashkë me Lubinin e Simës, të cilët i fusin në Eshalonin e të pësuarve (!) në rrugën Prizren-Kukës-Shkodër drejt në kasaphanën Tivar. Me fjalë të tjera, të gjithë serbët e shqiptarët e Suharekës nuk i kanë pasë ndarë fare sipas etnive.

/Shakaxhitë e fshatit tonë thoshin: Mos, vallë, pushteti partizano-çetniko-komunist nuk i ka konsideruar serbë, shkitë e anës sonë, pasi ata nuk munden me mësue serbishten gjatë Jugosllavisë së Kralevinës, apo jo?!/

E dyta, në vitet fill pas LDB, si nxënës, gjatë rrugës për në shkollë, Reçan-Suharekë, iu afrova dy bashkudhëtarëve që i njihja, Stales së Simës dhe Stefan Muhlanit (nip Reçani), të cilëve si zgjatosha, u kanë pasur hijeshi plisat por që tash i kishin vënë shapka, edhe pse bisedonin shqip, po sipas gjestikulacionit kishin të bënin për gjëra shumë serioze, andaj Stefani, më tha; Ik, djali i mirë, çka po i hap sytë, nuk jemi tue hangër pite? S’shkoj shumë kohë, Stefanin si të arratisur e vranë forcat partizane-komuniste, po ashtu si armiq i vranë pa shenj pa dukë, dy simixhët e burgosur të familjes sonë: Bacin Aziz dhe Bacin Qazim, si dhe nipin Haki Hajra.

E treta, që muhlanasit, reçanasit e sallagrazhdasit me emra serbë ortodoksë si dhe në disa fshatra të tjerë, flisnin e kuptonin kryesisht ose vetëm shqip, ngase serbishten ende nuk e kishin përvetësuar, e dëshmon edhe kjo e vërtetë, sepse për këtë arsye në vitin 1945, një pushtetar i lartë, Spasoje Djakoviq, aktivistëve të rinj serbjanë nga Reçani e Muhlani u jep detyrë partije që ta mësonin serbishten dhe ta përdornin edhe në takime me fshatarët shqiptarë, por mesa dimë kjo detyrë ka qenë e pamundur të zbatohej, jo vetëm me masën e gjerë shqiptare, por varësisht nga rrethanat që u imponoheshin, as edhe brendapërbrenda familjeve të tyre. Kështu si Bllagojë Mitroviqi, nëpunës komune si dhe Zllatan Simiçi, udhëheqës partiak i pazëvendësueshëm i fshatit tonë, edhe pse të lindur e të shkolluar në kohë të Kralevinës serbe, gjatë gjithë kësaj periudhe pas Çlirimit (1945), asnjëherë, me palë ose në tubime e oda nuk e kanë provuar ta përdornin serbishten (!), por vetëm shqipen e vendit, madje merrnin pjesë dhe në pajtime mosmarrëveshjesh kryesisht mes palëve shqiptare.

E katërta, më 1952, si mësues në fshatin Mushtisht vura re se shqiptarë e serbortodoksë në një lagje kishin mbiemrin e përbashkët Bytyçi (Bitiqi), emërtim i një fisi të njohur shqiptar. Me këtë dua të them, pa u futur në përimtime, që vetvetiu kuptohet që këta bashkëfshatarë i lidhte etnia e përbashkët fisnore, por i ndante vetëm përkatësia fetare dhe mësimi në shkollë, edhe pse momentalisht ortodoksët flisnin me nashkesllave, ndërsa muslimanët “shyp”, po kuptoheshin qartë me njeri tjetrin në të dyja gjuhët.

E pesta, po në Mushtisht një lagje quhej me mbiemrin Budakova, d,m.th. kishin prejrardhje nga ai fshat, në të cilin tani nuk kishte as ortodoksë as katolikë. Këtë fakt po e ndërlidh me konstatimin e Milojeviçit, e cili këtë fshat Budakovën e shënon pa asnjë serb (ortodoks) që na jep me kuptue se shpërngulja e tyre si ortodoksë në Mushtisht mund të ketë ngjarë më herët se 10 vite para Lidhjes së Prizrenit. Së këtejmi merret vesh se një pjesë e familjes nga Budakova, për ndonjë interes qenka ndarë fetarisht në dysh, të muslimanizuarit mbesin në Budakovë dhe e kanë ruajtur shqipen, ndërsa ortodoksët e shpërngulur në Mushtisht e kanë ruajtur fenë, por e kanë anashkaluar gjuhën, Raste të tilla kur vëllezërit e së njëjtës familje përqafonin fe të ndryshme që dihen edhe sot nuk ishin të rralla që dihen edhe sot, si: Bukos-Dvaran, Reçan–Sopi etj. , por ata që e pranonin fesë muslimane (paturizoheshin) ruanin shqipen, ndërsa ata që mbetnin në fenë e të parëve ortodokse e pranonin emrin serb dhe ndërkohë përvetësonin gjuhën nashke, ngase e kishin si gjuhë feje, sigurisht të ndikuar nga gjuha e vjetër kishtare sllave.

E gjashta, përveç ndihmës në kontinuitet rreth të korrave nga familja Mitri e të tjerë, po vazhdoi ta përmend si mrekulli të pabesueshme se edhe vitet 1952 -1954, kur mua dhe im vëlla na patën burgosur të akuzuar si nacionalistë për veprimtari kundër pushtetit serbosllav!, ajo ndihmë me fuqi punëtore e të tjera ndaj familjes sonë nuk është ndërprerë, madje ka vazhduar edhe pas aksionit famkeq të dimirit 1955/1956, aksion ky i intrumentuar nga lart, sidomos ndaj familjeve më me autoritet me synim që të prinin për shpërngulje, ku pësoi rëndë edhe familja jonë, ku, d jali i mixhës dhe  dy vëllezër të mi, për jetë morën deformim këmbësh, por e dinin se pësuan pa fajin e shkive tanë, të cilët edhe pas asaj ngjarjeje u treguan solidarë me ne. Konkretisht, Bllagojë Mitroviqi, sa ishte nëpunës komune, si edhe Zllatan Simiqi funksionar partiak, kur pas burgut, sapo u ktheva nga shërbimi ushtarak patën nënshkruar deklaratë në dobi të biografisë sime, e vlefshme kjo sadokudo në të mirë të punësimit tim, edhe pse vetëm jashtë rrethinës dukagjinase.

E shtata, ishte një ngjarje shumë emocionale te ne kur në vitet e’70-a të shekullit të kaluar, na u lejua flamuri kuq e zi, edhe pse me një shenjë jugosllave, e drejtë kjo që në fshatin tone u jetësua në darsmën e djalit të Osman  Sylës (Veselaj). Si zakonisht në dasëm si krushkë dasmorë ishin ftuar edhe familjet e serbëve. Ishte ftuar edhe Zllatani, serkretari i Partisë së LKJ-së ë fshatit. Ky mesa mësova heziton me ardhë, ngase ishte hidhëruar se ditë më pare disa të rinj të prirë nga im vëlla Baftiu, nipi Kadriu si dhe plaku pleqnar Qamil Hasanaj, nisur nga shtëpia jonë duke brohoritur për Flamurin KUQEZI, Liri, Bashkim! dhe ndonjë parullë tjetër të palejueshme për kohën,.. me flamur në dorë, nuk ecin rrugës, por u mëshojnë drejt arave pa rrugë e hyjnë mes shtëpive të familjes së gjerë të Simajve dhe pak a shumë ndalen mbase me qëllim provokimi  para  dyerve të shtëpisë së Zllatanit, Mbase dikush nuk e ka pritur mirë këtë manifestim, por siç më kanë treguar po thuaj të gjitha familjet e serbëve i përshëndesin manifestuesit dhe flamurin shqiptar, të lejuar shtetërisht. Zllatani paska pasë hezituar me dalë. Por në  ato çaste gruaja e Stales (bijë e Muhlanit) shkon e qorton duke i thënë:

Njëqind vjet fqinjtë tanë shqiptarë e kanë nderuar flamurin tonë e ti nuk po ua nderon sot

flamurin e tyre.  Çohu del përshëndeti, mos u korit.

Kështu edhe Zllatini disi del sa për të përshëndetur, por mbajti inatin, krushk në darsën ku do të printe flamuri shqiptar nuk erdhi, por në vend të tij e dërgoi djalin. Kështu në atë dasëm, ku mora pjesë edhe unë, si kushq së bashku me përfaqësuesit e shkive tanë nga Reçani deri në Vraniq në të shkuar e në të kthyer jemi gëzuar duke hedhur valle e duke kënduar këngë me flamur e për flamurin tonë.

E teta, po në vazhdim të viteve të ’70-a në Gjimnazin e Suharekës, hartimin më të mirë në shqipen letrare, sipas rrëfimit të drejtorit të gjimnazit, profesor i gjuhës shqipe, e kishte shkruar Mirkë Krstiqi (i Simajve), djali i Stalës, vallë, kah e mësoi aq mirë ai gjuhën e huaj, apo ndoshta e kishte gjuhë nane, siç është e vërteta, apo jo?! Ishte nip Muhlani. Muhlanasit ortodoksë si edhe e ama e tij flisnin vetëm shqip, madje ajo mbante edhe veshë pothuaj shqiptare.

E nënta, ngjashëm ka ndodhur po ato vite me një vajzë adoleshente shkollare të Brank Dushanit, prindët e së cilës edhe nana edhe baba si selagrazhdas, mesa di, si tërë ai fshat ku kishte edhe katolikë, si më parë, flisnin vetëm shqip, e cila më pati takuar në rrugë dhe më pyeti se cilët ishin ata kombëtarisht? Unë i tregova se edhe ata janë shqiptarë sikurse edhe na, sikurse shkrimtarët  Anton Z. Çajupi, Fan S. Noli, Mihal Grameno, Aleksanër S. Drenova, Aleksandër Xhuvani, Milosh Gjergj Nikolla etj., veprat e të cilëve mësohen në shkollën shqipe, por që ata e shumë të tjerë si ata ishin me fe ortodokse, fe kjo, siç e ka edhe familja e saj, ashtu, e ka pasur me gjasë edhe familja ime para islamizimit...

...Mirëpo, fatkeqësisht, edhe nga shkaku i keqkuptimit të sivëllezërve bashkëfshatarë muslimanë të prirë edhe nga disa të ashquajtur profesorë partiashë të asaj kohe (!), të cilët nuk donin ta qasnin dot farën e tyre shkavelle(!) në paralele shqipe, andaj edhe kishin intervenuar për shkollimin e tyre në serbishte, ashtu siç kërkonte edhe Beogradi. Kështu  shkive tanë ua “pamundësuan” ndjekjen e mësimit në gjuhën shqipe, duke ua siguruar shkollimin gjoja  në gjuhën e tyre amtare, që në të vërtetë dikush prej tyre nuk e kishte “gjuhë të qumështit të nënës”, apo jo?!

E dhjeta, për dike mbase duket tejet e pabesueshme, por është e vërtetë se edhe gjatë turbullirave të fundit edhe pse mbi 100 vjet serbishtja në këto troje, ka dominuar, ngase ishte gjuhë shteti, gjuhë feje dhe gjuhë shkolle dhe ishte obligativisht e motivuar, sidomos për ortodoksët, janë dëgjuar serbë muhlanas e reçanas e të tjerë duke qajtur hallet në mes tyre në gjuhën shqipe?! Kush i detyronte të shpreheshin tash në gjuhën armike?! Vallë, e kishin shqipen të ngulitur me dhunë apo e kishin të trashëguar brez mbas brezi si gjuhë komunikuese amtare të veten të rrënjosur me shekuj, apo jo?! E vërteta  sigurisht kuptohet, por ka pasur e ka nevojë  të esëllohen edhe disa nga shqiptarët, të cilët mbase ende nuk e njohin si duhet nocionin rreth identitetit të shqiptarit, të cilët ende mbase i përziejnë shqipfolësin autokton me nocionin fetar: turko-arab, latino-italian apo  greko-serboortodoks(!).

Si përfundim mund të them edhe nëse kanë ndodhur ndryshime ose acarime politike në Federatën juvosllave ose në relaconin Serbi-Kosovë, nga sa u shpreha deri këtu mund të konstatoj se në fshatin tonë raporti shqiptaro-serb  në periudhën gjatë sundimit të Titos kryesisht ka qenë në raporte normale.

 

6. Politika shtetërore albanofobe milosheviqiane me pasoja fatale për bashkëjetesën

e mëtejshme ndërfqinjësore shqiptaro-serbe edhe në fshatin tonë

Në këtë nënpjesë në raportin fqinjësor shqiptaro-serb të fshatit tonë në periudhën e acarimit politiko-shoqëror pastitoist në Jugosllavi, sidomos kur milosheviqët morën masa gjoja për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, duke i kufizuar edhe më shumë të drejtat institucionale e njerëzore të shqiptarëve, do të permendim vetëm disa masa e ngjarje të sprovuara, gjithsesi të përjetuara edhe personalisht lidhur me fshatin e vetveten, të cilat po i shpreh në tri aspekte:

Së pari, disa hallka të pakëputura njerëzishmërie në të mirë të respektit të ndërsjellë të trashëguar ndërfqinjësisht, përkundër politikës zyrtare shtetërore përçarëse.

Së dyti, disa nga masat intriguese shtetërore të imponuara ndaj shkive tanë në dëm të bashkëjetesës fqinjësore shqiptaro-serbe në fshatin tonë e më gjerë, dhe

Së treti, pasojat e vazhdimit të një politike të tillë të vjetër dhe të re në ntrashjen me lloj-lloj diskriminimi dhe  hegjemonizimi kolonialist nga shteti i Serbisë në njërën anë dhe kërkesat në rritje të lëvizjes shqiptare për çlirim nga ai kolonializim, në anën tjetër, që sollën Luftën, lufta solli viktima dhe si rrjedhojë edhe dramatizimin fatal të shpërnguljeve.

 

1)  Disa nga të mirat e përjetuara prej nesh nga shkijet tanë fqinj edhe gjatë periudhës

të fundit që kujtohen me respekt dhe që nuk mund të harrohen dot

Me që gjatë kësaj periudhe unë nuk kam jetuar në fshat, do të përmend vetëm disa nga të mirat e përjetuara personalisht që nuk mund t’i largoj nga kujtesa gjatë periudhës së fundit:

Së pari, kur fillova me ndërtue një shtëpizë në Reçan, në truallin e trashëguar, Zllatani, i cili ende mbahej si i pari i fshatit më takoi ma bëri përhajr, duke theksuar faktin që edhe pse ka humbur ai solidariteti fqinjësor që kemi pasur përpara në raste të tilla, ai më ofroi ndihmë bile si argat: djalin me traktor. Në të vërtetë, nuk pati nevojë me kërkue fare ndihmë nga askush, edhe pse pothuaj të gjithë pa dallim e sidomos vëllezërit e katundësit pa dallim mëzi pritnin me më ndihmue në çdo rast, derisa shtëpizëses dykatëshe i vuna çatinë.

Së dyti, kur në Kosovë kishin filluar acarimet shqiptaro-serbe të nxitura dhe të orkestruara kryesisht nga politika shtetërore milosheviçiane edhe në fshatin tonë ishin dërguar gjoja për siguri të popullatës serbe disa policë nga Serbia etj., pata rast të dëgjoja mendimin e bashkëfshatarëve ortodoksë të moshuar nga të tria familjet: të Zllatanit të Simajve, Stanomirit të Mitrajve dhe Jovanit të Petrajve, të cilët pothuaj ishin të një goje që ndihmat e tilla ishin me sherr dhe shumë të dëmshme për vetë serbët, ngase policët e huaj të pamoralshëm po futeshin në shpitë e tyre të ndershme pa nevojë, sepse në rast trazirash, sipas tyre, kush mundet, pos  fqinjve të vet shqiptarë, me i ruajtë një grusht serbësh, 30 familje ndaj 200 e sa shqiptare vetëm të fshatit, pa e llogaritur rrethinën, pothuaj krejt shqiptare!? Vërtet gjykime me vend që ia vlente atëherë dhe ia vlen e sot të mbahet mend e të respektohet nga të gjithë edhe nga krentë e Beogradit. Po si duket disa të rinj edhe të fshatit tonë atëherë ishin infektuar nga propaganda politike kolonialiste serbomadhe.

Së treti, pikërisht në këtë kohë pati ndodhur një aksident shumë i pamirë mes shtëpisë sonë dhe familjes së Mitrajve. Një djalë i asaj familje vishet si për ditë feste dhe niset me shkue të halla Tinka që ishte e martuar me Nisën e Todës (të Petrajve) në anën tjetër të fshatit. Rruga binte rreth lumit, jo larg shtëpisë sonë. Fatkeqësisht, një djalë i djalit të vëllait adoleshent  ndodhej te lumi dhe gjuan atë me gur ashtu kot dhe për fat të keq guri ia përgjak fytyrën. Djali kthehet në shtëpi. Çështja alarmohet keqas. Familjen tonë e kaplon ankthi. Çka do të ndodhë?! Pritej që milicia, e cila veç qëndronte në fshat, të ndërmerrte masat e duhura. Pritej propagandë kunbdër shqiptare pçrmes masmedias, si pasojë priteshin edhe marrje në pyetje, arrestime etj. Aq më keq druhej që babës së dorasit t’i merrej pasaporta dhe do të humbte punën në  Gjermani, etj.- etj.  Mirëpo,... mos me zgjatë, familja Mitri, përkundër dëshirës së nxitësve të konflikteve vendosin ndryshe. Aksidentin e klasifikojnë si punë fëmijësh. Nuk vonojnë, Zllatani, Bllagoja, babai çunit e të tjerë vijnë në odën tonë dhe si burrat e falin fajin e fëmijës axhami. Vërtet, nuk ishte ky vetëm gjest bujar në ato situata, po ishte vepër tejet madhore njerëzore që nuk mund të harrohet dot për jetë e mot.

Së katërti, pas fushatës së parë të djegieve nga ushtria serbe edhe pse pak e dëmtuar kishte shpëtuar pa u djegur vetëm shtëpiza ime pjesërisht e meremtuar, por e pabanuar, e cila u gjet ndërkohë si një strehë e domosdoshme gjatë kthimit të familjes së vëllezërve pas fushatës së parë, por njëherazi na shërbeu si vend tubimi ku u krye ceremonia e varrimit të një bijes sonë, vajzës së vëllait, e cila kishte humbur jetën në një aksident komunuikacioni në Gjermani. Droja ishte e madhe, pasi dikush nga fqinjtë serbë kishte njerëz të humbur dhe kishte mundësi të zgjidhte një kënd dhe pa u vënë re me tejkëqyrë të survejonte terrenin rreth shtëpisë sime, meqë pritej që disa e sidomos vëllai i së ndjerës, i cili ishte njëfarë eprori në UÇK, mund të vinte për takimin e fundit me motrën e ndjerë... Por në saje të burrnisë e njerëzishmërisë së tyre (serbëve të fshatit) nuk ndodhi kurrfarë spiunimi. Madje edhe e pamja përfundoi pa kurrfarë incidenti. Së këndejmi edhe ky rast tejet burrnor i shkive tanë fqinj, meriton falenderim e respekt të veçantë njerëzor, apo jo?!

Së pesti, po aso kohe, duke shkuar në fshat pata aksident me veturë në Grykë të Carralevës, dhe m’u desht sipas rregullit qytetar rastin me paraqitë në Stacionin e Policisë në Suharekë, ku Stacioni ato ditë ishte vënë nën kontrollin e forcave të shumta policore të ardhur nga Serbia. Në ato momente kur më ka parë dikush duke hyrë në Stanicë, lajmërohet Mirku i Simajve, i cili vrik e vrik erdhi me më shpëtue, dhe kur e mori vesh të vërtetën më përshëndeti përzemërsisht dhe dolëm së bashku prej andej, secili në punë të vet. Vërtet gjest bujar që për jetë të jetëve nuk harrohet dot?!

Së gjashti, po ashtu në ato situata të turbullta, m’u desh patjetër me i nxjerrë disa dokumenta në Suharekë, për vete e për fëmijë që ishin jashtë.Të gjithë nëpunësit shqiptarë ishin përjashtuar. Disa nëpunës serbë të mbetur mezi pritnin të bojkotonin, sidomos të kacagjeloheshin ndaj ndonjë intelektuali me emër nacionalist-iredentist shqiptar nga Prishtina, mirëpo përkundër vërejtjeve interne nga bosët sheshelistë, më thanë se punën në Komunë po ta kryen një yti, një i familjes Mitri ose Sima që unë nuk e njihja, ndërsa në postë të Suharekës, edhe pse dikush më parë më refuzoi, Sava i Angjellkit tonë, nga familja e Petrajve, madje duke u fjalosur me të tjerë, m’i rregulloi dokumentat. Së këtejmi, assesi nuk mund të harrohen edhe këto të mira, andaj edhe i shënova në shenjë respekti të veçantë për mirëbërësin e panjohur dhe Savën.

Së shtati, po në ato situata i dërgova disa dokumenta e dorëshkrime e libra në shtëpizën time në fshat, duke menduar se ajo shtëpizë nuk do të digjej, pasi për shtëpinë në Prishtinë nuk isha i sigurt. Sapo kreva punë, me që isha pa veturë, me t’u kthyer në qendër të fshatit, dy vajza të familjes Mitri, më treguan se meqë nuk kishte kurrfarë mjeti udhëtim të pritja një minutë se tani vjen një autobus punëtorësh dhe unë mund të udhëtoja me të. Vërtet, autobusi erdhi, po pasi ai ishte i destinuar vetëm për punëtorë serbë të Uzinës së shiritave në Suharekë, hezitova me hypë. Të dyja vajzat, duke respektuar përparësinë, pothuaj më detyruan të hipja në autobus. Pati reagime nga dikush, Mirko Simiqi që kishte qenë aty i qetësoi, duke më afruar pranë vetes dhe e ndali autobusin te Stacioni, ku duhej të zbritja. Edhe ky gjest i dy vajzave Mitri dhe i Mirkos, kur kemi parasysh situatën, ishte vepër e veçantë që assesi nuk do harruar, apo jo?!

Së teti, po e përmend si pikë të fundi edhe një vepër madhështore të jashtëzakonshme të Stanomirit të Lubinit të Petrajve, që tash së voni e kam dëgjuar nga bashkëfshatarët e mi. Stanamiri i Lubinit, edhe pse ato ditë e kishte pasur një djalë shkollar të humbur, në vend që të shprehte mllef, ky, burrë, njeri, në fushatën e fundit të dëbimit të shqiptarëve i shpëtoi nga më e keqja, pa ra në dorë të militarëve serbë, dy të rinj djelmosha të fqinjve, nipin e Durmishit dhe djalin e Muhametit, të cilët i strehoi në familjen  e tij, duke rrezikuar kështu veten e familjen, ngase atëherë kishte urdhëri që kush ndihmon shqiptarët dënohet dhe me pushkatim.

Ndërkaq Stanamiri aq më tepër, këta dy të rinj ndërkohë shëndosh e mirë i ka përcjell sipas kanaleve të sigurta që të bashkohen me familjet e tyre në Shqipëri.

 

Sigurisht kanë mbetur edhe shumë e shumë të mira të tjera pa u përmendur të shkive tanë, përkatësisht të bashkëfshatarëve tanë ortodoksë që u kanë bërë fqinjve të vet shqiptarë, por ne po përfundojmë me kaq.

 

 

2) Disa nga të këqijat e imponuara nga qeveria serbe,

plagë për të dyja palët që nuk harrohen dot

Këtu do të përmend disa nga të këqijat që nuk duhen harruar, të cilat nuk ishin sajim i fqinjve tanë otodoksë, por ishin masa të planifikuara nga lart, nga shteti kolonialist antishqiptar i Serbisë, siç ishin:

Së pari, nxitja e të rinjve dhe anëtarësimi i tyre në partitë nacionaliste ekstreme serbo-pravosllave dhe mosshoqërimi me shiptarë.

Së dyti, ndërprerja e të pameve dhe të darsmave në fshat, si dhe injorimiu i shqipes dhe i  ceremonive dhe të ndërmarrjeve të përbashkëta në fshat.

Së treti, sjellja e policëve serbë nga Serbia, gjoja për ruajtjen e tyre, por qëllimi ishte inskenimi i konflikteve ndërfqinjësore me shqiptarë.

Së katërti, veprimi propagandues me muzikë serbe provokuese, duke lëshuar këngë e marshe çetnike

përmjet altoparlantesh me zmadhimin enorm zëri  etj,

Së pesti, vendosja e parullave shesheliste  anë e mbanë mbi rrugë përballë kishës e në dalë të fshatit me qëllim iritimi, jo vetëm bashkëfshatarëve shqiptarë, por edhe udhëtarëve të fshatrave të tjerë gjithandej.

Së gjashti, aq më keq disa të rinj pranuan të armatoseshim edhe kacagjeloheshim dhe me armë të llojllojshme ndaj moshatarëve fqinj shqiptarë.

Së shtati ndërkohë aktivizimi e uniformëzimi i të rinjve në milici dhe bashkëpunimi me policinë e ushtrinë serbe që shërbenin edhe si uniformatorë, ku shihej qartë distancimi me bashkëfshatarët shqiptarë.

Së teti, aq më keq me inskenime dhe me të shtëna armësh njëherë në formë ahengjesh e pastaj edhe kundër shtëpive të shqiptarëve, gjoja me pahir pa këkuar falje.

Së nënti, pjesëmarrja aktive si të mobilizuar në dëbimin  e fqinjve shqiptarë, (pleqve, grave e fëmijëve)  nga shtëpitë dhe djegia e tyre, pa harruar sidomos ato me karakter historik (odave) të shqiptarëve gjatë fushatës së parë etj.

Së dhjeti, mosofrimi i asnjë ndihmë, së paku ngushëlluese, me rastin e kthimit të fqinjve në shtëpitë e djegura të fqinjve pas afensivës së parë të ushtrisë serbe kundër popullatës së pambrojtur.

Së njëmbëdhjeti, aktivizimi provokativ i tyre në rafalimin e shtëpive të fqinjve shqiptarë që përpiqeshi për sanimin e shtëpi-gërmadhave të tyre, para e gjatë përgatitjes së fushatës së dytë.

Së dymbëdhjeti, refuzimi i propozimit nga shqiptarët për aleancën mbrojtëse reciproke të familjeve (grave, fëmijëve, pleqve etj.), qoftë nga UÇK-ja, qoftë nga Ushtria e Milicija serbe.

Së trembëdhjeti, pjesëmarrja aktive në fushatë-ofensiven e dytë të dëbimit të shqiptarëve, zbrazje rafalash të panndërprera kundër masës shqiptare në ikje.

Së katërmbëdhjeti, pjesëmarrja në plaçkitjen dhe djegien e shtëpive edhe atyre gjysmë të djegura si dhe dëmtimit të të shkollës dhe të xhamisë së fshatit.

Së pesëmbëdhjeti, pjesëmarrja në maltretime ndaj familjeve të dorëzuar ose të zëna robë maleve e rrugëve të parrugë.

Së gjashtëmbëdhjeti, pjesëmarrje në vrasje tek tuk dhe prekja në moral (dhunimi i grave, nuseve e vajzave shqiptare) gjatë kohës së Luftës, para depërtimit të tyre jashtë vendit etj.

Së shtatëbëdhjeti, maltretim e plaçkitje të kolonave shqiptare në ikje e sipër për Shqipri e Maqedoni etj.

Për të gjitha këto nuk duhet fajsuar masën ortodokse, por vetëm individët e caktuar të përlyer tedhe pse ishin të nxitur nga regjimi kolonialist antishqiptar i Serbisë milosheviçiane.

 

3) Pasojat fatale në raportin etnik të fshatit si rrjedhojë e politikës shqiptarofobe  milosheviqiane

dhe e luftës së papastër gjenocidale të ushtrisë, militarëve e të milicisë serbe, por edhe

nga ndonjë veprim i papërmbajtur si reaksion nga ata të malit

Nga pasojat e vazhdimit të një politike të tillë shqiptaro-fobe të vjetër dhe të re gjithnjë diskriminuese e hegjemoniste ndërfqinjësore nga shteti kolonialist i Serbisë ndaj Kosovës e shqiptarëve në njërën anë dhe kërkesat në rritje të Lëvizjes shqiptare për çlirim nga kolonializmi serbjan, në anën tjetër, sidomos në vitet e ’80-a u krijuan probleme të mëdha të ndërlikuara në raportin Serbi-Kosovë që nuk mund të mbetnin të panëpërdukshme, edhe për syrin e logjikës të disa shteteve të mëdha, të cilat në bazë të etikës të së drejtavw të njeriut dhe paksa dhe për interesa të ruajtjes së paqes në rajon, ngase paqja ruhet kur të gjithë i gëzojnë të drejtat që u takojnë, u përzien për të mirë rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje që kishte rrënjë kolonialiste që nga koha e shpartallimit të Perandorës Osmane në Ballkan, më parë dhe sidomos në fillim të shekullit XX. Në të vërtetë ndonjëra prej atyre fuqive të mëdha në njëfarë mënyre drejtpërdrejt e kishte mundësuar atë kolonializim në dobi të Serbisë, andaj edhe filluan të survejonin situatën, e cila gjithnjë e më tepër përshkallëzohej me acarime që jepnim shenja parakonfliktuoze serioze, së pari u organizuan demonstrata, u shfaq dukuria e formimit i partive politike demokratrike mbi bazë nacionale, lindën edhe organe e organizma ilegalë e gjysmëilegalë, madje edhe gjysmështetëror dhe shtetëror nën hije, u orgnaizuan edhe zgjedhje pa leje të regjimit zyrtar, u zgjodh presidenti (popullor) i Kosovës, madje u formua edhe qeveri paralele e Kosovës (në ekzil). Ndërkohë u shfaq tek-tuk edhe guerila dhe në fund plasën beteja guerile si dhe më në fund u legalizua UÇK-ja, e eila si ushtri forcërisht aspak nuk mund të ishte e balancuar me Armatën e rregullt ushtarake të Serbisë. Në këtë atmosferë lufte Shteti i Serbisë, duke angazhuar forca paramilitare, policore dhe ushtarake bëri krime gjenocidale fatale ndaj popullsisë së pambrojtur civile shqiptare dhe si oponencë ngjau edhe animi i disa shteteve të mëdha demokratike në dobi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më në fund ndodhi edhe konfrontimi politik ndërkombëtar i hapur kundër qëndrimit arrogant të shtetit serb që nuk pçanonte tme zgjidhë çështjen  me marrëveshkje, në mënytë paqësore,. Sidoqoftë, lufta si lufta solli viktima dhe si rrjedhojë ndodhën krime tejet monstruoze nga ana e Serbisë ndër to edhe ofensiva e parë (1988)  kundër banorëve të pambrojtur shqiptarë të disa fshtarave anembanë Kosovës, pra edhe të banorëve të fshatit tonë, të cilëve u dogjën shtëpitë, por përsësi u kthyen në shtëpi-gërmadha të veta, duke bërë përpjekje adaptimi sa për për ekzistencë, mirëpo shteti serb nuk ndalet me kaq. Ndërkohë, nga ai shtet u vazhdua me masakra edhe më të pamëshirshme, më  makabre kundër popullsisë civile dhe njëherazi paraqitej gjitnjë e më arrogant ndaj kërkesave paqësore nga ndërkombëtarët, andaj u bë edhe konfrontimi që solli edhe bombardimin e forcave serbe nga NATO. Pikërisht në këtë kohë Ushtria serbe në fshatra e qytete të Kosovës përdori afensivën e dytë, duke përësitur djegien e shtëpive dhe njëhazi duke e bërë dëbin masiv të shqiptarëve jashtë. Kështu pësuan edhe b anorët shqiptarë të fshatit tim, të cilët u detyruan të kërkojë shpëtim në male dhe më fund, shumica e të cilëve gjetën ekzisl në Shqipni, por edhe në Maqedoni dhe gjthandej në Europë, Amerikë e anembanë botës. Mos me zgjatë ndërkohë si kusht i Marrëveshjes së paqes, përkatësisht i armëpushimit që u detyrua ta pronojë Serbia ishte që para se të ktheheshin shqiptarët e dëbuar nga ekzili Ushtria akupuese serbe patjetër duhej me u trheqë nga Kosova. Ashtu dhe ndodhi. Mirëpo ajo ushtri tërhoqi me vete në Serbi edhe shkitë tanë edhe ata nga fshati ynë. Në të vërtetë, këtë shpërngulje të serbëve si edhe atë muaj më parë të shqiptarëve i kam ndjerë si dhëmbje dhe humbje e pariparueshme tragjike për vetë shkitë fqinjtë tanë, por edhe për ne si fqinj shekullor të tyre. Po përsëris, një tragjedi e tillë ka ndodhur si “pasojë e politikës së hershme e të re kolonialiste serbomadhe të Kishës e të Qeverisë serbe, e cila  vetëm e vetëm për interesa të veta kolonialiste, duke shfrytëzuar krishtërimin si fe të përqaf uar nga shqiptarët me qindae qinda vjet para ardhjes së sllavë këndej dhe duke  injoruan njëherazi gjuhën  shqipe dhe ortodoksinë shiptare si kriter i së vërtetës si dhe me luftën tejet të  papapastër shnjerëzore që zhvilloi për të ruajtur Kosovën si koloni, arriti që edhe shkitë tanë me i përbaltë dhe me ua gjakosë duart e shpirtin, duke i keqpëdorur si vegla qorre kundër fqinjve të vet, pa pasur dhimbje që në këtë mënyrë vetë atyre po ua humbë pasurinë më të madhe që kishin: autoktoninë dhe bashkëjetesën me shqiptarët në këto troje, me të cilët e kishin të përbashkët historinë, gjakun, madje edhe gjuhën e zemrës e të mendjes, apo jo?!

Ç’është e vërteta, personalisht më duhet të rrëfehem rreth këtyre ngjarjeve. Deklaroj, me përgjegjësi morale e të tjera se prej se jam bërë me dijtë, unë kam qenë me mish e shpirt që me çdo kusht e masë gjithsesi edhe me luftë për Çlirimin e Kosovës dhe të shqiptarëve nga kolonializmi serb dhe për bashkimin  e trojve shqiptare të ndara padrejtësisht, për çka edhe kam vepruar me të gjitha fuqitë e mia, ilegalisht e gjysmë- ilegalisht, por edhe drejtpërdrejt  e guximtarisht me punë e shkrime, kur më është dhënë mundësia, madje e kam pasur të formuar bindjen se për një kauzë të tillë ia vlente me flijua edhe jetën time dhe të fëmijëve të mi,  Kjo është arsyeja që i kam duruar stoikisht pasojat e burgut, të izolimeve e të arrestimeve të herëpas-hershme, të përjashtimeve 7 herë nga puna në arsim, i kam duruar përndjekjet, poshtrimet, bojkotimet e botimit të  krijimeve letrare e shkencore të mia, madje për këtë kauzë gjatë luftës nga zona e lirë jam kthyer në Prishtinë, në shtëpinë time të rafaluar e të granatuar pasi djalin e kam udhëzuar drejt mobilizimit në UÇK që fundi i fundit që veç veç tjerash ta kishte për motiv edhe çlirimin e vendlindjes, kur i presin prindërit ose së paku varret e tyre. Pas  këtij amanmeti, me gruan dhe vëllain jam kthyer Prishtinë, ku kam vepruar sipas kaçikut tim  dhe vërtet jam tejet i lumtur që ndodhi Çlirimi e Pavarësia e Kosovës. Por kurrë nuk më ka shkuar mendja që në këtë luftë do të pësonin e përjetonin siç kanë pësuar e përjetuar bashkëfshatarët e mi paqësor nga të dyja palët krejtësisht të pafajshëm. Pra, jo vetëm vuajtje të papara morale e materiale, por edhe humbje më të dashurish (fëmijëve të tyre). Kurrë nuk më ka shkuar mendja që politika shtetërore serbe do jetë aq e paskrupullt antihumane sa të helmojë aq shumë marrëdhëniet ndërfqinjësore të shkive tanë me shqiptarët e të njëjtit gjak e gjuhë kombëtare në fshatin tim të lindjes. Këtë ajo e arriti, së fundi jo aq propagandisht, por me zjarr e hekur, duke i... detyruar në njëfarë mënyre që edhe shkitë tanë të jenë pjesëmarrës në dy fushatat e egra e në vazhdimësi kundër fqinjve të tyre shqiptarë, duke ua djegur shtëpitë dhe njëherazi pas lloj-lloj presionesh e maltretimesh i bëri pjesëmarrës në dëbimin e fqinjve jashtë vendit. Me që unë, siç e thashë, më mirë e kam pranuar vdekjen se shpënguljen me dhunë,  sipas devizës:

...dhe në vuaj, le të vuaj, të mos tretem në dhe të huaj...!

vërtet kam shprehur kënaqësinë, zemra më është bërë mal, kur u shpall paqja dhe filloi kthimi i bashkëfshatarve nga ekzili, por njëherazi kam ndjerë dhembje në shpirt kur arrita në fshat pothuaj një ditë pas shpërnguljes  së Ushtrisë Serbe që i kishte marrë me vete në rrugën e vet pa kthjim, edhe shkitë tanë (ordoksë) gjithandej, pa fajin e tyre e as të fqinjve shqiptarë, por për fajet e grumbulluara me qinda vite të kolonialistëve të pashpirt serb të Beogradit zyrtar të ndihmuar edhe nga kisha pravosllave serbe, apo jo?!

Përkundër të gjithë kësaj tragjedie të ndërsjellë që u ka ndodhur të dy palëve të bashkëfshatarëve të mi, sot e ndjej njëfarë krenarie, sepser  siç do ta shpreh më poshtë asnjëra palë nuk shpreh mllef e urrejtje ndaj palës tjetër:

Së pari, e kam me të dëgjuar drejtpërdrejt, është intresant edhe pse shqiptarët (muslimanë të fshatit tim gjatë kësaj katrahure patën aq shumë vuajtje morale shpirtërore e materiale, por edhe viktima në njerëz (një të huimbur e  4 dëshmorë të kësaj lufte dhe me dhjeta të plagosur që ende dikush plumbat nga lufta i mban në shtat) prej askujt e nuk kam dëgjuar fjalë që fajësojnë konkretisht shkiet tanë bashkëfshtarë, për këto vuajtje, edhe pse, me sa pamë nga 17 pikat e mësipërme, edhe ata nuk ishin krejtësisht të anashkaluar në vuajtjet e fqinjve të vet shqiptarë dhe

Së dytë, po në anën tjetër, e kam me të lexuar nga masmedia, edhe shkitë tanë (ortodoksë) edhe pse tashmë si serbë të shpërngulur në Serbi, në intervistat e dhëna nuk kanë shprehur ndonjë ankesë në sjelljen e fqinjve të tyre shqiptarë, përkundrazi vetë Tanisi e Slobodanka e Simajve, që i paskan dy djem të humbur, nuk kanë folur keq për fqinjtë, përkundrazi, te fqinjtë shqiptarë kanë gjetur ngushëllim e keqardhje, me të cilët përherë kanë kaluar mirë, madje edhe në atë kohë lufte kanë vizituar në fshatra të tjerë miqtë familjarë pothuaj me lidhje sivëllamërie. Madje as familja e Stanamirit të Petrajve që ka humbur birin shkollar, jo vetëm nuk fajëson fqinjtë, po ai i shpëtori dy dëgjuar fjalë të këqija për fqinjtë e vet, ashtu si dhe nga të gjithë  shkitë tan ë të hapëdarë gjithanej nëpër Serbi.

Kështu, nga mendjet e shëndosha të dy palëve si më përpara dhe tashembastashti, përkundër fatkeqësive te katrrahurave të përjetuara kanë fytyrë, jo vetëm të takohen, por ata mund dhe duhet të bashkëpunojnë e gëzojnë fqinjërisht.

 

Përmbyllje e kreut II

Meqë edhe në kreun vazhdues (të tretë) do të vijohet me sjellje argumentash: drejt të të shuarit të çdo shible të urrejtjes ndëretnike shqiptaro-serbe, ngase e keqja në marrëdhëniet shqiptare-serbe e ka zanafillen më të dukshme që nga fillimi i shekullit XIX, vazhduar edhe në fillim të shekullit XX e në vazhdimësi që ka zgjatur deri në ditët e sotme, si rrjedhojë jo nga mosdurimi fqinjësor i dy palëve, por për shkak të injorimit të shqipes dhe të etnisë shqiptare nga faktorët serbë qeveritarë e fetarë edhe më përpara, por sidomos me rastin e formimit dhe të zgjerimit të shtetit serb, injorim ky i shkaktuar për orekse kolonialiste dhe i arsyetuar me mjete makiavliste, andaj në këtë përmbyllj e të këtij kreu (të II-tit) nuk do të zgjatem shumë, madje do të mjaftohem duke i shënuar titujt e tre nënkrerëve me ndonjë sqarim fare të vockël, vetëm sa për t’ia kujtuar lexuesit të pasionuar të veçantat  kryesore të shprehura në këtë krye:

1) Nga nënkreu i parë, “Injorimi po edhe dëshmimi me pahir i bashkëjetësës së shqiptarëve me serbët të së njëjtës fe dhe të atyre muslimanë katolikë e ortodoksë shqiptarë”, fillimisht u konstatua që kjo ndërlidhje ishte e njohur që në mesjetë nga ndërkrushqia serbo shqiptare që nënkupton edhe përzierjen ndërgjuhësore shqipe e serbishte mes familjesh fisnike: Dushani/ Prodoni me qëndër Krujë, Llazari /Milosh Kopiliqi  me qendër Drenicë, Vuk Brankoviqi / Gjergj Topia me qendër Durrës, ku në të gjithë këta shembuj vajza ta quajmë serbe është martuar për fisnikun përkatës shqiptar, sigurisht në familje shqipfolëse, ngase shqipja nuk piku nga qielli, ajo pa mëdyshje ekzistonte,pa përmendur pellazgët, sigurisht që nga iliro-dardano-arbnorët, siç ekziston edhe sot, e shtrirë në këto treva, edhe pse shumë e reduktuar, apo jo? Pastaj më vonë këtë ndërlidhje gjuhësore familjare e vërtetojnë me dëshmitë e dhëna me pahir dy nga makiavelistët më të njohur të romantizmit (preporodit) serb: Milosh Milojeviçi dhe Vuk Kraxhiçi, të cilët përmendin praninë e shqiptarëve ortodoksë atëbotë, në familje të veçanta, por edhe si familje laramane: poture/jopoture, përkatësisht ortodokse/muslimane që ekzistonin në Serbinë Jugore të sotme e më gjerë. Së këtejmi del sheshit e vërteta që ajo etni shqiptare ortodokse e pashpërngulur edhe pse me kohë gjuhësisht mund të jetë asimiluar, assesi nuk e ka humbur substancën e gjenieve të veta iliro-shqiptare, çka po dëshmon sot shkencërisht edhe ADN-ja. Ne po e cekim këtë fakt me qëllim që pikërisht edhe kjo evërtetë të ndihmojë e ndikojë për zhdukjen e ndjejnjës së mllefit e të urrejtjes ndëretnike sidomos tek serbët, tek të cilët nuk duhet me mbetë asnjë shibël urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas dhe kështu paqetimi ndëretnik shqiptaro-serbë të arrihet me bindje e ndërgjegjësim të plotë, natyrisht duke demaskuar fajtorin a fajtorët, apo jo?!

2) Nga nënkreu i dytë “Injorimi i shqipes dhe reflektimi kontaminues i koncepteve të fjalëtermave s(k)llavë (si etni) dhe s(h)kizmë (si dukuri) në krahasim me trajtat përkatëse të gjuhës shqipe shkja/shkie/ shkieni ndaj arbër arbni ose shqiptar/Shqipni”, ku mësa dimë për të parën herë në mënyrë mjaft të hollësishme dhe me argumenta bindës bëhet fjalë rreth etimologjisë e kuptimësisë së kaluar e aktuale të fjalë-trajtave të tillë në gjuhën shqipe. Ndër të tjera zgjon interes kuptimësia në shqipe e fjalës shka shkie, e cila vjen si kontaminim i fjalës s/h/kllav si dhe nga ajo shkizmë që në shqipe kuptimisht ka marrë ngjyrim fetar të komunitetit ortodoks mjaft kompleks. Gjithashtu zgjon interes edhe trajtimi i kuptimësisë dhe i etimologjisë së fjalës shqiptar (zëvendësim i fjalëtermave të mëparshëm arbër, epirot etj.), ku lidhur me këtë si mbështetje dalin të rindërtuara (konstatuara) foljet strukturisht të natyrshme: shqip me shqipë dhe shqipoj me shqipue. Gjithsesi në punim janë shprehur edhe mendime e ide në dukje të guximshme, të cilat gjithsesi mund të shfrytëzohen si sfidë edhe përpjekje në të mirë të zgjidhjes shkencore të problemeve të caktuara që ende konsiderohen të diskutueshme në gjuhësinë shqiptare, por që ndikojnë edhe në të mirë të mikrëkuptimit në raportin prejardhjesor etnik, jo atij fetar që mjerisht ndan, por në pikëpamje njerëzshmërie të doktrinës humaniste që bashkon, ngase për shqiptarin: Zot - hyll drite, janë tri fetë monoteiste: islame, ortodokse, katolike.

3) Në nënkrein e tretë “Rreth injorimit të gjuhës shqipe si kriter për shkak të fesë ortodokse në përcaktimin e kombësisë të shkive tanë në përgjithësi dhe të atyre të fshatit Reçan në veçanti”, ndër të tjera është konkretizuar e vërteta e mohuar nga pala serbe, po e pamohueshme nga e vërteta e sotme dhe historike, ngase sipas ndërlidhjes etnike e gjuhësore shqiptaro-serbe vërtetohet që nga mesjeta simbioza shqiptaro-serbe, siç pohohet pa mëdyshje në dy nënkrerët e mëparshëm, po në këtë pjesë del edhe më konkretisht në fshatra e qytete anembanë Kosovës e më gjerë e në veçanti në fshatin e lindjes së autorit Reçan të Suharekës, fshat ky, i cili në bazë të disa mikrotoponimeve në përdorim, pasqyron realitetin historik që nga lashtësia, ku gjuha shqipe del parësore, por pa përjashtuar edhe edhe e lemente të gjuhës së vjetër sllave si diglosi, emërtime këto që janë në të vërtetë më të hershme se shekulli XIV, kur përmendet ky fshat në një kartë të Stefan Dushanit. Veç tjerash në këtë nënkrye u manipulua për të mirë edhe me termin perifrastik popullor shkitë tanë me kuptimin ortodoksë shqipfolës të popullatës së Kosovës dhe si shembull u morën shkitë e katundit Reçan e të disa fshatrave të tjerë si Muhlan, Sallagrazhdë etj., po të asaj ane, por që nuk përjashtohen dhe shumë e shumë fshatra të tjerë e familje qytetare në mbarë Kosovën, në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni.

 

Sidoqoftë, meqë qëllimi kryesor i kësaj vepre është që opinioni i gjerë jo vetëm serb e shqiptar por edhe ai europian e më gjerë, të njihet me të vërtetën, për shkakun se ku qëndron faji kryesor në prishjen e atyre marrëdhënieve që shkaktoi luftën, ngase që nga koha e Turqisë osmane ka filluar prishja e raporteve të tilla, kur Turqija sunduese, për qëllime pushtetore, ka shfrytëzuar fenë islame ashtu edhe Serbia fenë ortodokse si mjet përçarës vëllavrasës, e para me ruajtë pushtimin, ndërsa e dyta për synim robërimi, kolonializimi. Së këtejmi ne duke zbardhur këtë të vërtetë duam të ndihmojmë në arritjen e një paqëtimi të sinqertë e të plotë pa intriga e ndërskamca mes etnive serbo-shqiptarer, pa lënë asnjë shibël urrejtjeje mes tyre, bile edhe me kërkimfalje për vuajtjet e popujve për shkak të politikës kolonialiste serbomadhe të deritashme, ashtu siç e kërkon njerëzishmëria dhe bashkësia demokratike europiane e amerikane, andaj ne këtu po e mbyllim, këtë paraqitje, duke bërë me dije lexuesin që edhe në kreun vijues (III) do të paraqiten fakte plotësuese të vjetra e të reja në dobi të këtij synim paqetimi.

Së këtejmi kërkojmë të esëllohen të gjithë të frustruarit, por edhe të manipuluarit e sidomos të vijnë  në vete edhe krerët e Shtetit dhe të Kishës Serbe, në njërën anë dhe të shqiptarëve pa ndonjë krenari  e mendësi folklorike euforike hakmarrëse me ngjyresë fetare, në anën tjetër, në mënyrë që të arrihet një paqe e vërtetë me ndërgjegjësim të plotë mes dy popujve serbë e shqiptarë, deri në atë fazë mirëkuptimi saqë edhe shqiptarët mund t’i kërkojnë paqesisht kushërijtë e vet Gërgurë, Gashiq etj, etj deri në Nish e përtej, ashtu edhe shkitë, kushëri të moçëm serbë nga Nishi e përtej Nishi, e sidomos shkitë tanë të saposhpërngulur, shqipfolës ose jo, edhe nëse i kanë shitur pasuritë e tyre, ata fytyrë njerëzishmerie, të kthehen së paku si musafirë te fqinjtë e miqtë vet shqiptarë, te varret e të parëve, ngase ata nuk ishin aspak fajtorë për fatkeqësitë e shkaktuara mes dy palëve, fatkeqësi e përbashkët për të dyja palët tash 200 e sa vjet, sidomos në ngjarjet e fundit, por fajtore kryesore ka qenë dhe mbetet politika hegjemoniste ekspansioniste kolonialiste serbomadhe e ndihmuar nga Kisha Pravosllave, e cila mbase pavetëdijshëm ka mbjellë urrejtje serbo-shqiptare, duke injoruar gjuhën shqipe deri edhe të bashkëfetarëve të vet ortodoksë, duke mashtruar shumëkënd dhe veveten që Kosova me kishat e manastiret ortodokse ka qenë vetëm trualli i të parëve serbë, duke injoruar deri tani shumicën e përhershme autoktone shqiptare, madje edhe ata të fesë ortodokse.

Themi kështuj, ngase mjerisht etniteti që prej nesh u quajt shkitë tanë në Kosovë e më gjerë, del i  injoruar jo vetëm nga Shteti e Kisha pravosllave serbe, por edhe nga sivëllezërit e tyre muslimano-katolikë shqiptarë, madje edhe nga vetvetja për mungesë koncepti dhe për shkak të kushteve që pamundësojnë një ndërgjegjësim të tillë, po për këtë me shumë e më qartë në kreun vijues.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora