E merkure, 24.04.2024, 06:02 PM (GMT+1)

Faleminderit

Adem Berisha: Kadri Osmani, një rreze e shqiptarizmës

E premte, 12.09.2008, 09:59 PM


                                   “HEKURI NË ZJARR KALITET”

-KADRI OSMANI, NJË RREZE E SHQIPTARIZMËS-

 

Nga Adem Berisha

 

Adem Berisha
Mendova disa ditë e netë, të shkruaj apo të mos shkruaj sepse nuk ishte lehtë. Kisha bindjen se para se të shkruaja për figura e personalitete të mëdha siq është edhe zotëri Kadri Osmani, i cili sipas bindjës sime, zën vend të merituar në mesin e elitës kombtare, duhet menduar mirë e mirë dhe se çdo fjalë veç e veç poashtu duhet peshuar mirë e mirë. Por, edhe kur diçka të gërryen në brendi dhe ngacmon vetëdijen tuaj e të mos shkarkohesh nga ajo ndjenjë, formova bindjen se ajo heret apo vonë, në një mënyrë apo një tjetër, ka për të shpërthyer.

Unë nuk jam orator, por flas me shpirtë e me zemër, unë nuk jam i ditur, por të diturit i dua, unë nuk jam as trim, por trimat i dua. Mbi të gjitha, karshi popullit dhe At-Mëmëdheut (kerkoj falje nga zoti Kadri nëse kjo do të merret si shpikje fjalësh), i dua ata/ato të cilët veten e tyre ia kushtojnë këtyre dy të parëve qoftë me penë, qoftë me pushkë si Hasan Prishtina, prof. Ymer Berisha etj. etj, si dhe ata të cilët e dijnë dhe zbatojnë urtinë e të Madhit Sami Frashëri : “Ai i cili gjatë jetës së tij nuk bën asgjë për njerëzimin, (unë do të thoja për popullin e atdheun), është si të jetë, si të mos jetë fare”.

Le të kaloj përshkurtazi tek figura dhe ndjenja e cila më shtyri t’i hyrë  rrezikut qe të shpreh një opinion timin personal të shkurtër mbi jeten, vepren dhe përkushtimin e një figure poliedrike kombtare siq është zotëri Kadri Osmani.

Unë mjerisht, zotëri Osmanin nuk e njoha nga afër dhe personalisht prandaj më dhimbset që nuk e kisha këtë fat. Këtë burr, tash 71 vjeçar, por të pandalshëm në angazhimet e tija për ngritje të mëtejme filozofike, profesionale e kombtare, i cili duket qysh herët e di dhe ka para sysh një urti popullore që thot : “gjithëkushi është diçka, vetëm i padituri nuk është asgjë” por edhe parimin kuranor sipas të cilit : “Njeriu duhet të mësoj prej beshikut e në teneshir”. Analog kësaj, zotëri Osmani ndonse i moshuar, çdo ditë e më tepër me anë të veprave të tij bëhet më i dobishëm dhe kontribues për popullin dhe atdheun e tij, do të uroja  Shqipërinë Etnike për të cilën edhe angazhohet.

Për emrin dhe personalitetin e këtij veterani kisha disa njohuri por të përcipta e të pamjaftueshme qysh nga koha e viteve 80-ta të shekullit të kaluar, koha e të ashtuquajturave “diferencime ideo-politike” dhe proceseve të montuara politike e gjyqësore kundër shqiptarëve me mendje të ndritur e vetëdije të lartë kombtare. Mbresa të veçanta më kishin mbetur në kujtesë nga qëndrimi i tij stoik e burrëror para, gjatë dhe pas vuajtjes së 17 viteve të burgimit të mbajtura anë e kënd burgjeve të Serbo-sllavisë e që para organeve të ndjekjës dhe gjyqtarëve kukulla, nuk u pendua kështu që asnjëherë nuk arriten, siç shpreheshin asokohe, ta risocializonin. Një qëndrim të këtillë atëbotë e kishin edhe shumë atdhetarë tjerë si z. Gani Krasniqi, Hidajet Hyseni e të tjerë karshi disa të tjerëve të cilët, dorën në zemër,  filluan të hanin me dy lugë. Me keqardhje e them por pas asaj kohe, pas viteve të tetëdhjeta, nuk dija edhe shumë për jeten dhe vepren e zotëri Kadri Osmanit.

Për më gjerësisht lidhur me jetën dhe veprën e këtij veterani të çështjes kombëtare u njoha përmes web sit-it zemrashqiptare.net prandaj njëkohësisht do të doja të shfrytëzoj rastin që përmes këtij shkrimi, të falënderoj edhe zotëriun Gëzim Marku i cili me prezantimin e shumë figurave kombtare në këtë web site, ndër të cilat edhe prezantimin e jetës e veprës së Kadri Osmanit, e bëri të mundur që më për së afërmi dhe më në hollësi, lexuesit dhe opinioni më i gjërë kombtar, të njihet me gjithë jeten dhe veprimtarinë krijuese, publicistike dhe atdhetare të këtij burri i cili deri në ditët e sotit mbeti burr burri ndonse thonë :”për të gjallë nuk këndohet kënga”, mirëpo unë do të thosha se:

“këtu ka një përjashtim,

se  ky s’është burrë që i bie prapa

veprës së madhe deri n’amshim”.

 

Kadri Osmani - Mani
Nuk është edhe shumë për t’u habitur pse zotëri Kadri Osmani mbeti i këtillë dhe i paluhtashëm në qëndrimet e tija konstruktive, objektive, të matura e racionale duke iu shmangur animeve primitive të cilat disa pa kurrizorëve shpesh ua turbullojnë mendjet,

sepse e tërë qenia e tij në zjarr është farkuar dhe kalitur.

Atë kurrë nuk e mashtroi sëmundja e lakmisë materiale apo karrieriste e cila fatkeqësisht si më parë, ashtu edhe në ditët e sotit ka verbuar edhe shumë të ashtuquajtur intelektualë duke u bërë rrahagjoksa dhe duke përvetësuar edhe vepra që nuk janë të tyre.

Nga biografia e z. Osmani të cilen këtyre ditëve e lexova tek zemrashqiptare.net por edhe nga një pjesë e veprave të tija të shkruara të cilat arrita të lexoj, gjykoj se ky burr është i stolisur me vetinë hyjnore të engjujve të përendisë, dashurinë, si mjeti më i fiçishëm për të vrarë urrejtjen. Është njeri i cili me saktësi din të dallojë shapin prej sheqerit, të mirën prej të keqës e çka është më kryesorja, mikun prej armikut. Nuk është njeri i cili iu përshtatet politikave ditore e të cilat janë jetëshkurtëra dhe prapa vetës lënë vetëm retrospektivë nostalgjike të asaj që individë të caktuar kanë shijuar privilegjet e këtyre politikave duke mos llogaritur edhe në rëniet e mundshme e të turpshme. Unë këtë do ta ilustroja edhe me një strofë :

“...Pse të ra shorti me hypë në fron

mos u sill si faraon

se vie koha të biesh prap,

s’ka me të folë kush në sokak”.

(...Portreti i një daie).

 

Angazhimet e tija për Shqipërinë etnike, jo për Shqipërinë e Madhe si fabrikim serbomadh për të nënvlerësuar kërkesen shumë të drejtë, bindëse dhe realiste të mendjeve të ndritura shqiptare, janë angazhime serioze, shumë të përgjegjëshme dhe largëpamëse sepse Pavarësia e Kosovës e cila në asnjë mënyrë nuk është për t’u nënçmuar, siç thonte edhe vetë presidenti i jonë historik e Xhorxh Washingtoni i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, është vetëm një zgjidhje optimale për momentin dhe kjo është vetë ai kompromisi për të cilin këtyre ditëve mjaft po flitet, pasiqë ne tash nuk po kerkojmë bashkim kombtar apo....... , prandaj heret apo vonë dhe në një mënyrë apo një tjetër  duhet të korigjohen, jo gabimet, por padrejtësitë historike që i janë bërë këtij populli dhe vendi.

 

“...Qe prej shekujsh të historisë

kurr ky vend dritë nuk ka parë,

si rrjedhojë e pafytyrësisë

në gjashtë shtete e kishin ndarë”.

(... Hidhërimi i shkelqësisë)

 

Ndonse në momente tek veprimtaria e zotëri Osmanit vërehen edhe elemente të një radikalizmi, do të thoja racional, bashkëkombasëve të tij por edhe miqëve e armiqëve prerazi iu bën me dije se ka përenduar koha e spastrimeve të dhunshme etnike përmes metodës së tokës së djegur si në viset e Sanxhakut të Nishit të viteve 1877/78, e cila metodë u provua edhe në Kosovë më 1999 por në mënyrë të turpshme dështoi, kështuqë shqiptarët me mundin, sakrificen sublime, ndihmen e Zotit dhe Zotit të dytë të shqiptarëve, SHBA-së, sot gjënden në vatrat e tyre stërgjyshore të Dardanisë së lashtë, flamurin e së cilës “patrioti” Faik Fazliu me një grusht të verbërish të mbytur në urrejtjen patologjike, mu në qender të Prishtinës e në pikë të ditës e dogjen në mënyren më të turpshme. Ku është sot dhe çka bën ai “brithyem”, e puth flamurin e ri (si zgjidhje alternative dhe e përkohëshme) pa asnjë elemnt kombtar?!

 

Mbase po bëhem edhe monoton por prap do të perdorja si ilustrim edhe një strofë tjetër :

 

“...S’zhdukem kurr nga trolli

ta dini or barbarë,

shumë herë jam farkuar

dhe kalitur në zjarr”.

(...Isha , jam dhe do të jem)

kurse edhe unë duke mos shuar për asnjë çast shpresat, i bashkohem optimizmit dhe besimit të zotëriut  Kadri Osmanit prandaj do të thoja :

 

“S’dënohem më fare pa u gjykuar

e përbindësha nuk do të ketë këtupari,

si vëllezër e motra kanë për të bashkëjetuar

Ibri e Buna dhe Viosa e Vardari”.

(Ndarje që shëmton)

 

dhe poashtu :

“...Ky vend prap do të bëhet ILIRI

e me mua kurr nuk do të abuzohet,

do të jetoj me dinjitet e krenari

në trojet e mia ku lirshëm do të frymohet”.

(... po aty)

 

Unë vetëm do të shtroja një pyetje: çka të flitet për jeten dhe vepren e përkushtimin e Kadri Osmanit, këtij dijetari i cili din të gërshetoj penen dhe pushken në shërbim të popullit dhe atdheut, kur më shumë se çdo orator tjetër që do thonte, flasin vetë veprat dhe mirënjohjet e dekoratat e tija.

Për fund, dua që nga zemra, zotëri Kadri Osmanit t’i uroj shëndet të mirë e së paku të jetojë edhe poaq vite sa edhe ka tani ndonse ai do të jetojë edhe më gjatë se aq sepse siq kam thënë edhe me një rast tjetër : “Njeriu jeton për derisa të jetojë vepra dhe kujtimi për te”. Nuk dua qe të lëshoj rastin qe këtë zotëri të falenderoj edhe për faktin qe më entuziazmin dhe përkushtimin e tij, më dha edhe një motiv shtesë për të shkarkuar edhe një pjesë të emocioneve të mia.

Dhe krejt për fund dua të bëj edhe një mallkim për ata të cilët e meritojnë :

 

“... Mjer kush misionin e shenjtë nuk ndihmon

që penen e pushken tok t’i bashkojë

e At-Mëmëdheut veten nuk i kushton

përjetësisht kjo tokë do të mallkojë”

 

Me shumë rrespekt dhe përzemërsi për ty i nderuari z. Kadri Osmani

Nga Adem Berisha, Rahovec – Republika e Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora