E premte, 29.03.2024, 02:01 PM (GMT)

Faleminderit

Shaban Cakolli: Të Përkujtojmë veteranin e këngës shqiptare; Qamili i Vogël

E premte, 12.09.2008, 05:06 PM


Qamili i Vogël
TË PËRKUJTOJMË VETERANIN E KËNGËS SHQIPE; QAMILI I VOGËL

Shkruan: Shaban Cakolli

Pavarësisht situatave të disfavorshme politike dhe ekonomike, kur pushtuesi po bënte krejt çka arrinte të shëmtonte përbajtëjen kombëtare   kulturoretë diturisë tonë, Qamili i vogël po rezistonte me dinjitet,për të ruajtur frymën kombëtare të kulturës sonë,pa përfillur pasojat që mund të binin mbi te.Ai e deshi  atdheun,këngën dhe diturinë kombëtare dhe në moshën e tij njomake krijoi,kompozoi dhe këndoj shtatëdhjetë e tri këngë motivesh të ndryshme,suksesi i të cilave më pas i zgjoi ëndërren e zjarrtë,për të u bërë këngëtar i dashur i kohës,këngëtar i qëndrueshëm i kohërave,i cili përherë e më shumë e përvetësoi mjeshtrinë e  këtij arti të dashur popullor dhe nga artëdashësit e kombit u stolis me shumë epitete,si:Bilbili i  Kosovës,Babai i këngës shqipe veteran dhe doajen i këngës,epitete këto që kanë arritur pak personalitete të kulturës dhe këngës sonë kombëtare.Qamili i  Vogël u gjind gjithëhere në stërvitje ,nuk pushoi së vepruari,fitoj simpati te dashamirët e artit,bashkoj rreth vetës grupe këngëtarësh e këngëtare dhe u bë inicues i shumë shoqërive kulturore,jo vetëm në  Kosovë por edhe në treva tjera shqiptare.Në situatën jo të favorshme politike por edhe ekonomike nxori mbi tetëdhjetë audiokaseta,tridhjetë videokaseta dhe afro pesëqind këngë të vetat me motive të ndryshme.Atë botë Qamili i Vogël para masave artëdashëse u bë i dashur dhe këngëtar i pa zëvendësueshëm.Qamili i Vogël atë kohë ishte ndër këngëtarët më të ngrohët,që artëdashësit më së shumëti kanë vjelur nga shpirti i tij artistik.I lindur në Gjakovë,Qamili i  Vogël,pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Prishtinë.Ai ka punuar në" Rilindje" deri në pension,kurse ka kontribuar dhe pasuruar TVP,tani RTK,ku ka lënë shumë gjurmë nga veprimtaria e tij kulturore,të cilat lëre që nuk i prezantojnë para artdashësve,por quditërisht nuk janë në gjendje së paku një herë në vit të e përkujtojnë me një emision,këtë personalitet të madh të kulturës sonë kombëtare!Qamili i Vogël!Përse u quante i vogël nuk e di,por ai ishte shtatëgjatë dhe personalitet i madh.Ai ishte kultivues i kulturës tonë kombëtare duke ishpallur  tërë jetën e tij luftë të pakompromis antivlerës,nga se donte një kulturë kombëtare të pasur dhe unike.A duhet të lihet në harresë ky personalitet i madh i kulturës sonë kombëtare?Ndoshta të hutuarit pas shundit dhe kiçit,mendojnë se kjo ikonë e kulturës sonë do të mbulohet me pluhurin e harresës,por jo ne nuk do të lejojmë pluhërosjembi personalitetet kapitale të historisë dhe kulturës sonë kombëtare.Vlerat më të themelta të së kaluarës që kanë mbajtur gjallë popullin tonë janë:Historia,kultura dhe tradita kombëtare,  të cilat do të i hulumtojmë,ndriçojmë dhe do i bëjmë të njohur e të dashur për çdo dashamir të kulturës dhe kombit.Ata që e njohën Qamilin e  Vogël si dhe e deshën kulturën kombëtare nuk do të e harrojnë kurrë këtë veteran të këngës,por edhe ata që nuk e njohën do të e mësojnë dhe do të mbjellin simpati shpirtërore për te.Pse?Sepse ai u mor me karakteristikat simbolike të këngës, i këndoi Rilindjes Kombëtare dhe figurave të etapës së saj,vlerave më të rezistueshme kombëtare,që do të nxitin kureshtjen e të rinjëve të e njohin verën e tij,dedikuar së kaluarës sonë historike.Veprimtaria e tij dedikuar shtigjeve të historisë sonë kombëtare,ka vlerë reale -historike për të kaluarën tonë.Padyshim tani mbi 17 vjet të vdekjes së tij,ka gjurmë se ai ka lënë këngë dhe krijimtari poetike,me të cilat nuk është marrë asnjë studjues intelektual,për të hedhur ndriçim mbi to,e që mundësitë më të mëdha për kët dhe përkujtimin e figurës së tij kanë pasur"Rilindja" ku punoi ai,dhe RTK,ku ai derdhi kontributin e tij.Nga ky borxh nuk mund të lirohen as disa intelektual të Gjakovës artëdashëse ,në gjirin e së cilës lindi dhe hapëroi  Qamili i vogël,të cilës i këndoi tërë një jetë.Gjeneratat e tij dhe gjeneratat tona në vazhdim,duhet të jemi ballëlartë që nga gjiri i popullit tonë doli ky personalitet që e deshi atë dhe i këndoi tërë jetën.Të rinjët tanë duhet të e njohin dhe kanë nevojë për të e njohur këtë veprimtari të kulturës sonë kombëtare dhe historike..Ata duhet të e msojnë,mes mësimeve të e njohin,të e përkujtojnë me shënime kulturore tranzicionale dhe të pagëzojnë institucione kulturore  në emër të tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora