E premte, 19.04.2024, 04:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Koni: E bukura Monaliza ime!

E enjte, 08.03.2018, 08:47 PM


E BUKURA, MONALIZA IME!

 

Nga Vjollca Koni-Ajasllari

 

Nëse do kishe lindur në këtë kohë moderne,

e bindur jam, do shkëlqeje mbi çdo bukuri!

S‘të mbaj mend flokët kaçurrela mbi supe,

veç mbi vetullat e bukura, si gjysmë hëne, e bardha shami.

 

E bukur dukeshe, si një sirenë deti,

të hijeshonte dhe një fustan me arna;

sa dëshirë kisha të shikoja atë trupin tënd,

jo me opinga, por mbi këpucë me taka.

 

Kur flokët lëshoje mbi shpatulla,

nuk doja që ti lidhje si litarë gërshet,

sa gjeta një të kuq, për buzët e tua të ëmbla,

ta mbuloi ballin ajo shamia e zezë!

 

Çfarë të shkruaj për ty, e dashur nënoke,

që jeta të shkoi: punë, mundim e lëndime?

Këtu sjell bukurinë tënde, për kohën që të ka ikur!

E bukura, Monaliza ime!

 

Austri, 3 mars 2018

 

 

LARG E AFER,

GJYSMA IME!

 

Sa larg ike pa thënë lamtumir!

Në ç‘cep të botës ke zënë vënd?

Në horizont shikoj përhumbur

s,bëhem dot re mbi qiellin tënd!

 

Një rrebesh shiu freski mbi shpatulla,

të shkund nga gjumi i thellë!

në sytë e qiellit ylber ngjyrash,

shuhem e ndizem si meteor?

 

Kur t‘më kujtosh mos u trembë,

lotin që i vjedh dhimbjes mos e fshi!

Si me magji do ta rrëmbej,

binjakë të rritet n? sytë e mi.

 

Të rriten bashkë si dy  psherëtima,

syri yt vetëm të shkëlqej,

lotin tënd do e ruaj mbi dafina,

timin, në oaz' pritje  ta kthej!

 

PENG I MBETUR!

 

I gjatë shumë ky gjumë letargjik!

në vija pentagramesh një i lodhur lot,

venat si kurrize të thara gjethesh,

mbetur peng mes vetmisë sot!

 

Pres ta dëgjoj belbëzimin e buzëve tua?

Të shuaj këtë mall zjarri në gji,

më kot e prita një notë të ëmbël,

ngeli shurdh-memece kjo simfoni!

 

çdo fjalë e shkruar

tingull në vete

endet rrugëve pa kthim!

puhi mimozash u bë kjo fryma ime,

të qaj a  të qeshi ky malli im?

 

Me pikën e lotit  penën ngjyej,

lodhur nis të shkruaj mbi letër,

kujtesën gërryej, përmallueshëm të gjej veç Ty, n'kujtim të ri e  të vjeter!

 

 

NESE KE MALL...!

 

Përtej shikimit arrin mendimi,

në retinë syri më shfaqesh Ti.

Puhizë me valën e dashuruar

aromë vendlindje për freski.

 

Të vij bregut mjellme e bardhë,

jo për të trembur , por të të shoh,

mbi gurë të lë një gravurë,

Nëse ke mall eja më tako!

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora