E enjte, 18.04.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Mendime

Jola Dibrani: Pas pesë shekujsh robëri

E diele, 11.03.2018, 06:12 PM


Pas pesë shekujsh robëri nga  perandoria osmane u shënua dita  e parë e mësuesit nga patrioti Pandeli Sotiri!

Shkruan Jola Doçi-Dibrani 

Edhe se populli shqiptar ishte me territor  dhe  me popullatë më i madh se  shumë popuj tjerë  ballkanik, atij iu mohua ta fliste shkruante dhe kultivonte  gjuhën  e vet nga pushtuesit osman.  Ata na  e varrosen shqipen dhe kulturën e ketij  populli  për  pese shekuj! Regjimi osman   ndoqi dhe përdori  dhunë ,terror dhe  mjete ma primitive kundër shqiptarëve  si  argument  është  statistika e vitit  1887, në Shqipëri apo me mire me thënë në trojet shqiptare kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!  Është ironike dhe  skandaloze nga një regjim i egër  qe gjithmonë ,nga ajo kohë  që bëri Skënderbeu emër kundër osmanëve “gjithmonë  trungu i dijes dhe si strategët  ushtarak i kishte shqiptarët dhe janë deri në ditët e sotme”. Në saje të kësaj rezulton , se shqiptarëve me të pa drejt iu ndaluar shkollimi apo përdorimi i gjuhës së vet!!!  “Asnjë gjuhë e popujve tjerë  në Evropë nuk kanë pësuar më shumë se e shqiptarët?

Duke  e pa një nevojë  te arsimimit në gjuhën  e vet  patrioti Pandeli Sotiri hapi  mësonjëtoren  e parë!. Është shkolla e parë shqipe kombëtare  dhe laike.,qe e hapi më 7 mars  të vitit 1887 në Korçë ,në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga atdhetari   Diamant  Terpo.

Ajo shkollë nuk ishte jetëgjatë!?. Pushtuesi ishte   i trembur edhe nga  ajo shkollë kështu qe e futi ne shënjestër Pandeli Sotirin dhe e vrau pas se katër vite zhvillim mësimi. Shkolla

shqipe u mbyll fare!

Edukimi  dhe arsimimi i brezave është mision i shenjtë dhe kërkoj sakrificate deri tanishme qe mësimi të shqiptaret akoma është i ndaluar në Maqedoni ,Serbi,Mall te Zi  dhe Greqi. Këtë e dëshmuan mësuesit tanë nëpër vite e dekada qe u vranë dhe ishin te përndjekur gjithmonë. Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe është një datë e shënuar dhe na obligon që të lartësojmë kujtimin për gjithë mësuesit e kombit tonë që nga shkolla e parë shqipe e deri më sot prandaj, edukimi  i brezave mbetet  mision i shenjtë  për shqiptarë kudo qe janë. Të vazhdojmë me angazhime të shtuara për arritje të reja e për ngritje së vazhdueshme të cilësisë e jo  te dëmtohen dhe te krijojmë  anarki  me diploma falce si në (Shqipëri ashtu  në Kosovë se katër vite e gjetiu )!.Bile këto ditë  Kosova morri një  goditje  të rënd,edhe largim nga misioni  i arsimit në shkalle evropiane.

Duke kujtuar 7 marsin –“Ditën e Mësuesit” nuk mund të lëmë në heshtje e të mos nderojmë edhe rolin e kontributin e mësuesve të palodhur dhe prindërve të urtë shqiptarë që me vet kontribut nëpër flakët e barotit hapën shkolla neper shtëpitë  dhe objektet  private siç ishte rasti  i para luftës së Kosovës nga regjimi serb!. Sot me vet kontribut janë hapur shkollat shqipe të mësimit plotësues në shumë vende te botes nga emigracioni  shqiptar  qe me shume prinë Kosova edhe në mënyra institucionale se sa Shqipëria

Për fund  përmes ketij shkrimi  t’ju   drejtohem të gjithë mësuesve, ju engjëj të dijes e të zhvillimit njerëzor dua tu uroj me gjithë zemër gëzuar festen e 7 marsit. Perëndia i fale jetën njeriut, kurse ju i falni dijen, komunikimin, mirësinë, e shpirtin njerëzore. Edukata është arma më e fuqishme të cilën ne mund ta përdorim për të ndryshuar botën rreth nesh dhe tjerët ndaj nesh. Investimi në dituri paguan interesin më të mirë,drejt tempullit të mençurisë dhe njohja së  injorancës sonë?. Pavetëdija po avancon edhe në politikë, shkencë,teknologji dhe në kulturën shqiptare!!! Sa më shumë rritet dituria jonë, aq më shumë shpaloset injoranca jonë prandaj populli ynë mos duro injorancën  që të vjen dhe  ndihmohet edhe nga ish pushtuesit!. Si sugjerim i imi është qe (Shërbeni  arsimimit që nga djepi e deri në ditën e varrit) edhe për se vdekuri do  ngushëllohesh   si “I ditur”...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora