E marte, 23.04.2024, 02:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjenovefa Ferrari: Balada e nënës së vdekur

E marte, 06.03.2018, 07:24 PM


Gjenovefa Myrtaj (Ferrari)

BALADA E NËNËS SË VDEKUR

Tregim

Ulur kokën poshtë…nuk ishte e lodhur, edhe pse kodrës iu ngjit në këmbe. U ul në një stol që  gjëndej poshtë një selvije dhe shikonte lulet që mbante në dorë. Trupi i saj i dobët mbuluar nga robat e zeza, e bënin të tregonte më shumë moshën e saj. Sharpi mbi fytyre dukej se i mbulonte mendimet e trishta.

Nuk kishte lot atë ditë. E zhytur në heshtjen e saj, priti edhe ca para se të shkonte tek varri i të dashurve të saj.

“Nuk di as vetë përse jam jashtë këtij varri. Unë jetoj me ta?”

Vinte nga largë, por varrin e mbante mend, selvija në anë të rrugës e bënte të orientohei. Të kishte marrë më mirë ombrellën e diellit, me vete, por kishte frikë se njerezit do ta shikonin ndryshe. Ombrella e diellit, nuk ishte punë qejfi, por i trembej gjykimit të tyre, mentaliteti i tyre nuk kishte ndryshuar.

Në vorreza me obrellë, do qeshnin do ta përflisinin.

“Do ta duroj këtë diell mendonte.”

Rrobat e zeza digjnin edhe poshtë selvisë. E humbur në mendimet e saj ndjeu  guitjen  e një pëllumbi aty afër saj.

Buzëqeshi lehtë, donte ta prekte ta ledhatonte, por zogu nuk i dha mundësinë.

“-Përse më erdhe pranë, i foli?

Askush nuk e dëgjonte përveç selvisë.

-Çdo të më thuash, mos ndoshta do më besh vërrejtje për mungesat e mia?  -Afrohu të lutem, ngjyrat e puplave të tua, me kujtojnë jetën e tim biri, ishte i ri, nuk kishte njohur ende jetën. Nuk di nëse ishte fatalitet o ndoshta mjekët nuk u treguan të zotët ta shpëtonin? Këto shkoj në mendje shpesh herë. Im bir është varrosur atje tej, tek ajo selvija në anë të rrugës. Më duket sikur kam një jetë pa ardhur këtu, panvarsishtë se jetoj bashkë me të. Nuk do ta duroja dot këtë vend me njerëz  shumë, ndaj kam ardhur sot që është mesjave. Nuk dua ta dëgjoi njeri vajin tim.

- I shikon këto lule, janë të  freskëta. Nuk i bleva tek rruga, por shkova tek një ndërrmarje lulesh, ku në serat e tyre gjen çdo loj lulesh,. Kështu bëj përhere, i zgjedh sa më të freskëta, panvarsishtë se mbi varr nuk gjen një vazo  me ujë ku ti vendos. E di që thahen shpejtë, por di që profumi i tyre shpërndahet kudo. Edhe nën tokën e mbarsur nga lagështija. Ne ndiejmë gjithçka.”

Buzëqeshi me fjalët që i drejtonte zogut.

“Nuk jam marrosur mendonte, por me kë të flasë. Mermeri i ftohtë, ta ligështon  edhe më shumë shpirtin. “

Heshtja e saj nuk ishte më heshtje, ky zog po  jepte mundësinë të shprehej.

“-Kupton o nuk kupton, por unë sot po të hap zemrën“ -I fliste.

Pëllumbi, sikur kërkonte të gjente diçka për të ngrënë mes barishteve dhe zhavorrit të hollë hedhur poshtë stolit. Mori një lule nga tufa e saj dhe ja hodhi zogut. Ai nuk priti shumë e rrëmbeu dhe fluturoi. Sa hap e mbyll sytë ishte ulur mbi varrin që gruaja i tregoi.

Iu errën syte, nuk donte ta besonte.

“Kishte uri ky zog, o çfarë po kërkon?”

Me përtesë u ngrit dhe vazhdoi rrugën që i kishte mbetur deri tek varri i të birit dhe i sajit sëbashku.

Mbi mermerin e ftohtë, qëndronte lulevjollca që zogu mori nga vendi ku ajo e hodhi.

“-Ta dhashë se mendova se kishe uri, por ti e solle këtu.”

“-Kush je ti që me erdhe pranë, që me bëre shoqëri tek ai stol nën selvi?”

Duhei të niste vajin sipas zakonit, por u harrua nga prania e zogut. Rrudha e ballit që me diellin sikur i bëhej edhe më e thelle, ju largua krejtë. Ç’po ndodhte?

Zëri i saj i butë sikur dridhej mes degëve të kësaj selvije që bënte hije mbi këtë varr. Pëllumbi u largua pak më tutje, sikur ti thoshte gruas,

“-Qaj, tani është rradha jote. Thuaja ata fjalë që i thua sa herë vjenë këtu!”

Po ëndërroj, o zogu po fletë vërtetë?

Nuk qau atë ditë. Një emocion i ëmbël ja mbështolli shpirtin. Sharpi i zi i ra mbi qafë duke i zbuluar kështu flokët e saj të argjendë.

Dukej e qetë. Vendosi të ikte, kur zogu, diku nga ndonjë varr tjetër kishte rrëmbyer një trëndafil dhe e la mbi varr.

Ju ndrodh trupi, por nuk e dha veten. Rregulloi sharpin e zi dhe mori rrugën e kthimit.

“-Eh, bëra mirë që “dola jashtë”, foli me veten e saj, -ky pullumbë është bëre si i “shtëpisë”.”

Vjollcat e saj të shumngjyrshme, iu dukën të zbeta, para trëndafilit që solli pëllumbi.

“-Nuk jemi vetëm mor bir, edhe këtu ku jemi kemi “krijuar” familjen tonë. Pëllumbi është familja e jonë”.

“Çtë kem kështu, i fliste vetes?

-Na mungojnë të dashurit tanë, por ne jemi bashkë mor bir. Jeta e jonë vazhdon këtu.. .

Zot, bëj, te jemi të”lumtur” në këtë botë të “heshtur”.”

Mes diellit që digjte, mori rrugën e kthimit, e heshtur, në paqe.

U largua me shpirtin si pupël, u ndje e qetë e çliruar nga trishtimi që i jepte “ardhja” në vorreza.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora