E premte, 29.03.2024, 09:19 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra e Lubotenit

E marte, 06.03.2018, 11:42 AM


MASAKRA E LUBOTENIT

 

12 Gusht  2001 –

N’ Luboten ndodhë tmerr i zi !

N’ Luboten  kjo datë e dhembshme –

Përkujton masakrën e tmerrshme !

 

Atë ditë forcat e sigurisë ,

Të gjakpirësve t’ Maqedonisë ,

Aksion kishin ndërmarrë –

Na i vranë 10 civil shqiptarë !

 

Më 12 Gusht 2001 –

N’ mëngjes herët forcat kanë hy !

Polici e  ushtarak –

Mbi shqiptarë të derdhin gjak !

 

Hynë në fshatin Luboten –

Banë masakër si n’ asnjë vend !

Banë masakër të paparë –

I vranë dhjetë civil shqiptarë !

 

U tmerrua  gjithë bota mbarë –

E vranë fëmijën 6 – vjeçar !

6 – vjeçar u vra fëmiju ,

Që quhej Erxhan Aliu !

 

N’ këtë masakër taksirati –

Na është vrarë Dalip Murati !

Nam të madh bëri dushmani –

Na është vra Muharrem Ramadani !

 

Në familje e n’ fshat të vetin –

Na e vranë Memet Memetin !

Kriminelët nuk njohin turpin –

Na e vranë Rami Jusufin !

 

Kriminelët na e banë namin –

Vranë Xhelal e Sulejman Bajramin !

 

Kriminelët s’ ngihen gjak shqiptari –

U vra  Kadri e Bajram Jashari !

Për mëkat nuk dinë  katili –

Na u vra Atullah Qaili !

 

Në këtë fshat  armiqtë e  zi –

Dogjën 14 shtëpi !

100 banorë u arrestuan –

Nëpër burgje u keqtrajtuan !

 

Këtë masakër sllavët e pa besë –

E ndërmorën ndaj UÇK-së ,

Që dyshonin ditë e natë ,

Se ata janë  në këtë fshat !

 

Vebi Bajrami çka ka thanë –

Para syve vëllain ma vranë !

Vdekjes s’ vëllait për t’ iu bindë –

E shtypën me autoblindë !

 

Për Vebiun  e familjes s’ ndershme –

Kjo masakër  është  më e tmerrshme ,

Që ka ndodhur ndonjëherë

Dhe s’ harrohet kurrë njëherë !

 

Atë ditë t’ zezë , në atë masakër –

Vebi Bajramit  iu vranë dy vëllezër !

Babën plak ia kanë  plagosur ,

Atë ,  me dy vëllezër  i kanë burgosur !

 

Rrëfen Vebiu , tregon  dhimbjen –

Sa vështirë t’ shohësh familjen ,

Që po t’ shuhet para syve ,

S’ ke mundësinë të bësh ndërhyrjen !

 

Gjilan, më 14. 12. 2017.       Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora