E merkure, 24.04.2024, 05:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Pritat e pabesisë

E diele, 04.03.2018, 11:33 AM


Neki Lulaj

 

PRITAT E PABESISË

 

Ka mbi një shekull

Që pritat e pabesisë na zunë rrugën e kalvarit

Na i plandosën  shpresat

E na i prangosën duart, këmbët, ëndrrën

Me kamxhik e çelik,

Gjymtyrët na i copëtuan  dhe na hodhën  hallkë litari

por mendjen s`na e robëruan

As dashurinë, guximin,  dhe dëshirën, as këngën.

 

Torturat

thellë na i rënduan qepallën e syrit të lodhur

As mendjen

as qëllimin s`na e  gozhduan në trarin e lartë

Edhe

Nëpër qelitë e burgut  fitimtarë të prangosur.

ishim ne

që nuk shkulëm rrënjët e s’u ndalëm nga asnjë tufan

 

 

E SOT

 

Nga trojet çame Joni më sjell erëra të ngrohta

E me tëmtha  zemre përkëdhel mure guri pa pushim

E kalldrëmet  i puth  me buzët e thara, si korja

Aromën e dheut të atësisë i mbush me mushkëri

Unë, biri i saj edhe i vdekur i dal zot parajsës Çamëri.

 

E sot mbi varret e heshtjes një harabel  ngadalë thërret

Mos t`i vardiset harresa kullave e  varrëve të të parëve

Po ju lutem, mos i lini shkretë, mos i lini me ferrë …

Mos i lini jetimë pllakat si fletët e hedhur të kalendarëve

 

E sot

si pa dashtë jemi degdisur  largësive në të katër anët

Me marramendje thellë  jemi arratisur nga burgu i vetvetes

E lamë djerrë token, lamë  nënën bjeshkën e Jonin e kaltër

E lamë kuajt pa dasma, lamë në rrënoja shegët e djepet

 

E sot

E sot ëndërrojmë  grykat,  lugjet e krojet me mall

Se atje dje na mbeti  fëmijëria, loja, dashuria, rinia

E oborri lëndina me  lulesh njomet nga  vesë e mëngjesit të bardhë

Do lindin nuset, do shkruajnë shqipen e  do të rritet fëmija…

 

 

VA LUMI

 

Trup i ram ati vau lumi të rrept e të cektuar

Hym bashkë ne të dy me mendje të drojtur ne ujin e turbulluar

Se dinim se si do t`gjendemi në bregun tjetër

Rrenëz ati pyelli të gjelberuar

Në thellësinë e ati pyelli të vjetër

 

Lumi gurgullonte mbi rrashta rrasash krejt kristalorë

E në krahët tonë degë të njoma jete

Me buzagazin në fytërë terrin e reve e largonim

Nga mbante ngrohët një shpresë në pyellin e blertë

Kur me afsh dashurie aromën e djersës e shijonim

 

Po dashuria është si një lulishtë si një qiell i qeshur me hënë e yje

Edhe dëborën madhe mbi stepat e Sharrit e vesh me blerim

Mbi shpirterat e te dashurve te dlirë qelin lule shqerrat

Jeta përtrinë endërrat ……..e

Zogjët gazmor kurrë se ndalin këngën rritën n`fluturim

 

Va lumi është jeta

Kur në djepat prej druri çelin lule kuqe e lule bora

Rritën me nina nanat e fjalët Engjellore

Qe burojnë si gurrat e bejshkesh për tanusha e drangoja

Qe burojnë si gurra bjeshkesh bekimet prinderore

 

 

KJO

 

Gjithë

Me pikonte lëngu i embël i shegës së çarë

Kur rrëzohëshin buzët e tuaja si një shalqin i harlisur

Det Mes perlave te kaltërta plote dallgë e valë

Dritarët e shpirtit si oqea mbi qiellin e stolisur

 

Unë i stepur

Si mur kalaja ne mes trenafillave i gërvishur

Dua ta këndoi veç një këngë çame

Pa ndegjojenjë ori mendje ndritur

Zërin tim ne pellg vetmije prej një Kanarine të braktisur

 

Dallget e Jonit mi tundin krrelat

Nen dritë hijen e gjysmës te henës së parë

Eja ti mori labja Dea ime bukur

Terri kur kalon me nderskemca rrugës mbi trotuar

Se te pret me lule zemre pranë lumbardhit një kosovar

 

Me djersët e ngrohta të dashurisë qe si mdafsh me rrëshqasin trupit

Ma nep fjalën e zemrës prush i valë qe rreneth trupin

Do shkojmë bashkë atje buzë Jonit flakëar

Ta përtrim miqësinë e vjetër ju me krushk e me daulle

Gocën e Kaçanikut keni nuse me e marrë



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora