E marte, 19.03.2024, 09:44 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Dialog i vështirë, por i domosdoshëm

E diele, 04.03.2018, 11:22 AM


Dialog i vështirë, por i domosdoshëm

Nga Hilmi Saraçi

Ka kaluar një kohë disavjecare nga iniciativa për dialog  me Serbinë,e shtruar në tavolinën për bisedime  në Bruksel, duke u përpjekur të gjenden zgjidhjet për çështjet “teknike” në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Themi “teknike “ sepse këto bisedime janë edhe politike . Në këtë fushë pas shumë mendimeve dhe sygjerimeve nga Bashkësia Ndërkombëtare  (BE-ja , SHBA-ja, sidomos) u arrit që të zhvillohen këto bisedime, nën udhëheqjen e BE .Qeveria e Kosovës , mendoj se nuk ishte sa duhet e përgatitur dhe e vetdijshme se këto bisedime janë të vështira dhe pa një perspektivë ,por të domosdoshme, prandaj është dashur të mendohet dhe të punohet me kujdes dhe njohuri, duke harmonizuar qëndrimet edhe me partitë të tjera opozitare,sepse me Serbinë është vështirë të pajtohesh me disa kerkesa dhe sjellje (ndërhyrje) të paarsyeshme të saj gjatë bisedimeve.Në këto bisedime Serbia nuk e mbanë fjalën dhe nuk I zbaton vendimet e mara Prandaj në këtë fushë pati mjaft paqartësi dhe kundërshtime nga opozita, sidomos nga VV të cilët fajsojnë qeveritë e kaluara dhe të tashmen për deshtime dhe  ecurinë e këtyre bisedimeve . “Vetvendosja , si zakonisht kundërshton me të madhe dialogun me Serbinë edhe më tutje, por tani jo me mjete të dhunshme si më parë…

Tani në dialogun me Serbinë  udëheqës i delegacionit është zgjedhur Avni Arifi i cili mendoj se nuk është  i përgatitur sa duhet  për këtë detyrë me rëndësi të vecantë. Në këtë rrafsh duhet caktuar ekspertë dhe njohës të mirë të temave ( situatave)- për të dialoguar me Serbinë. Kryeministri Haradinaj është mjaft i prirur për ta ruajtur pozitën si kryeministër, prandaj në këtë drejtim kam frikë se për hir të ruajtjes (mbajtjes) së pushtetit do të bëjë lëshime në kushtet që parashtron Serbia, respektivisht “Lista srpska” në dëm të Kosovës. “Lista serpska në vazhdimësi është duke vepruar sipas urdhave të Beogradit, prandaj kjo qeveri vështirë e ka për të marrë vendime të duhura për Kosovën pa Listën serpska, siq po ndodhë edhe tani.

Serbia nuk është e fjalës dhe as e mendimit të drejt për zgjidhjen  problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë, qofshin ato edhe “teknike “. Ajo pretendon që këto bisedime të marrin kahe tjetër, në dëm të Kosovës , rreth statusit të Kosovës, respektivisht të flitet (të bisedohet) për gjendje në veriun  e Mitrovicës, ndarjen e veriut (shkëmbim të teritorëve), statusin për një autonomi të zgjeruar që do të thotë Plani i Ahtisarit- plus . Këto bisedime përvec lëvizjes së lirë, energjisw dhe Urës së Ibrit që u bisedua këto ditë , por ishte Asociacioni për komunat me shumicë serbe me rwndwsi tw vecantw. Serbia në vazhdimësi kërkon   të formohet asociacioni në komunat me shumicë serbe siq ishte nënshkruar në  Bruksel.Gjykata Kushtetuese në këtë vendim siq dihet ka gjetur shkelje të kushtetushmerisw, prandaj ka dhënë  mendimet se si  të formohet asociacioni, në komunat me shumicë serbe. Serbia nuk pajtohet me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës,prandaj nese aprovohet në këtë mënyrë  siq mendon Serbia do të jetë një dëm i madhë për shtetësinë e Kosovës.Tani kur kanë filluar bisedimet përseri pas ndërprerjes për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit Serbia si gjithëherë do të përpicet të punojë kundër mendimevë të Kosovës. Mirëpo  ajo (Serbia) do të “çpurdhë” deri në fund  dhe  nuk do të  pajtohet me mendimet e Gjykates Kushtetuese të Kosovës.Në këtë drejtim duhet të kemi kujdes dhe mos të lëshohet pe karshi kërkesave të Serbisë për asociacionin dhe temave të tjera që shkojnë në dëm të shtetit të Kosovës, Prandaj dialogu  me Serbinë  është i vështir dhe i papërspektivë, por i domosdoshëm. Mendoj se me Serbinë  nuk duhet të  bisedohet siq është biseduar dhe  kështu siq ka filluar. Ajo (Serbia) nxitë trazira  barikadon rrugët , siq është Ura e Ibrit,pastaj pengon lëvizjen e lirë të qytetarët , cenon sigurinë territoriale, organizon protesta masive radikale dhe të dhunshme kundër pavarësisë së Kosovës- nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës.. Në komunat me shumicë serbe flamuri shtetror i Kosovës nuk është i pranishëm në KK dhe në institucionet tjera as mbishkrimet edhe në gjuhen shqipe- vetëm në gjuhëm serbe (cirilicë) .Ndersa në komunat me shumicë shqiptare mbishkrimet janë në të dy gjuhet , prandaj për këto dhe shumë të tjera duhet të bisedohet dhe të merren masa komfor rregullave dhe ligjeve të Kosovës…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora