E premte, 29.03.2024, 09:20 AM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Oaz poezish në kërkim

E diele, 04.03.2018, 11:08 AM


OAZ POEZISH NË KËRKIM

NGA NEBI DRAGOTI

1-SEKRETI I SEKRETIT TË POEZISË

Titulli nuk është aspak lojë fjalësh. E, kjo do të thotë se hartimi i poezisë ka shumë sekrete, pra, në intimitet sekreti i sekretit të poezisë duhet gjetur dhe kjo kërkesë duhet parë në shumë drejtime. Jo kushdo e gjen me lehtësi këtë sekret. Poeti i vërtetë gjithë jetës është në kërkim. Them kështu se shumë po shkruajnë, aq shumë, sa nuk di çfarë të lexosh më pare, ose lexon kot shkrime vargjesh litar, ose e bën lexuesin të largohet siç është larguar. Pra, objektivi i poetit është: të shkruajmë bukur, bukur dhe sa më bukur. Mirëpo fjala bukur është një concept i përgjithshëm saqë nuk ke nga t’ia nisësh për ta komentuar.. Mirëpo e keqja e madhe, është se ka dhe një kategori që ka rënë në eufori, i bën qejfin vetes dhe nuk e ka si kërkesë që të rroki sekretin e sekretit të bukurisë. Anë tjetër e rëndësishme është edhe rrokja e tematikave parësore. Nëpër mikrokritikat komentuese që kam dhënë për poetët pjesëmarrës në facebook kam dhënë vlera në këtë prizëm, veç këto duhen parë me kujdes. Pra, u duhet gjetur sekreti përse i kam shkruar, ku autori, para se të vjershërojë, duhet ta pyesi veten, pse po e merr penën dhe pse hedh mendimet në letër. Edhe kritikat e mia, pasqyruar gjithandej, realisht, në këtë drejtim, kanë vlera të padiskutueshme dhe kanë për mbështertje analize poezinë e sotme. Ne nuk kemi shkolla letrare dhe njohuritë për letërsinë në shkollë jipen të cunguara. Ky është defekti i mënyrës sesi shkruajnë poezinë sot, kur mungon edhe studimi individual i atyre që shkruajnë. Atëherë, shikoj konkretisht, që një poezi, në mënyrë evezive, dominohet nga përshkrimi, që nuk është në funksion ideor të trajtimit që bën poeti, e, kjo ul vlerën e krijimit.Ka që shtohen strofa kot; ka që poezia e vërtetë fillon te strofa e dytë ose e tretë; e, këto teprica duhen tëharrur. Ka krijime , kur konstaton se poezia e vërtetë fillon nga fundi etj.etj. Ka dukuri që nuk shkojnë tek vargu, edhe te fjala. Ka që mirren me tema vocrrake, vetiake, kalimtare, pa interes për lexuesin, zhvillimi i të cilave është i kotë.Sekreti i sekretit të poezisë do shumë intelekt për ta zbuluar, do shumë punë e djersë. Ka që me mendimet e tyre gërmojnë, por, sa dhashë në këtë shkrim, nuk e gjejnë atë mineral për të zhvilluar krijimin.Shoh, lexoj dhe konstatoj dobësi. Për të bërë art duhet të bësh edhe proçesin e seleksionimit të asaj që ul vlerën e krijimit. Përfundoj me pyetjen: Vreshtari pse e krasit vreshtin dhe e bën këtë punë në kohën e duhur?

2-FSHATARI, MULLARËT, POETI

Vu e vu frynte era e dhjetorit gjithë natën e mullarët që ngrinte fshatari ditën ia platiste përtokë. Njëherë, dy po i njëjti avaz. – Pse nuk më qëndrojnë mullaret në këmbë si të tjerëve? Pse? Pse? Pyeste e çuditej me vete.. E ndali kritikun në rrugë dhe ia tregoi hallin, Kritiku e ndëgjoi dhe duke i bërë disa pyetje të shpejta kuptoi gjithçka, ku i pikonte çatia. I hodhi dorën mbi supe dhe vazhdoi leksionin:- Si ti ka edhe krijues letrar. Shkruajnë sot dhe të nesërmen u vete dëm puna, se askush nuk ua lexon. Atëherë, ti dhe krijues në halle keni nevojë të dini. Mullarët i ke ngritur në këmbë pa strumbullarë. Strumbullari vendoset drejt, ngulet fort në tokë dhe bari pale-palë vendoset rreth tij. Shtërngohet e krihet me radhë e me radhë, që të duket bukur gjer në majën e strumbullarit. Po kështu duhet të bëjë edhe krijuesi. Strumbullari i krijimit është bosht-ideja, lënda e mendimit gërshetuar bukur dhe pale-palë me figurat artistike bën që krijimi, si një i tërë të ketë jetëgjatësi dhe mos ta marri era siç të mirrte ty mullarët, hajen e nevojshme për bagëtitë e trasha e të imta.Si mullarët, si krijimi nuk kanë formulë të njëjtë për ngritjen, por rëndësi ka jetëgjatësia e tyre dhe objektiviteti i ngritje. i ndëtimit të tyre sa më bukur, sa më qartë, sa më ekzistent.

3-MOTIVET E KOPSHTIT TË POEZISË

Vazhdoja arsimin 7-vjeçar të kohës ( tre orë rrugë në këmbë në ditë: shi, breshër, bore, erë , baltë) në Shtërrmen të Elbasanit, ku një kopësht frutor më ka bërë përshtypje të madhe. Pronari,fisi Baku,kishte mbjellë gjithë varietetet e pemëve frutore që kishte flora shqiptare.Prodhim merrej çdo stinë.Kishe qejf të shikoje këtë pemtore të sistemuar me punë për bukuri. M’u kujtua kjo duke i bërë vetes pyetjen: pse mos të jetë kështu, plot larmi motivesh e begati temash edhe kopështi i poezisë së sotme, kur liria, në këtë drejtim, ka qënë e plotë dhe nuk mungon? Këtë pyetje e bëj për krijuesët, sidomos për disa që kanë varfëri temash dhe që lëvrojnë të njëjtin motiv si të marrosur p.sh. në motivin erotik, gjersa bëhen bajat edhe për faktin se nuk japin risi mendimesh apo bukuri vargu e figuracioni për të thyer monotoninë apo proliksitetin që dëmdon këtë art. “Hajt të shkruajmë”, por se çfarë shkruhet nuk po e dimë.Fenomeni i proliksitetit shikohet të persëritet edhe ndermjet disa krijuesëve si në mendim të njëjtë vargjesh etj.. Ky fenomen konstatohet dukshëm tek krijueset femra, që, si të ndjeshme ndaj motivit erotik japin krijime të dobëta.Ka ndonjë krijuese që nuk mat që në krijim të ketë të konstrukturuar një linjë të degëzuar mendimesh, por orvatet vetëm mbas “një peme mendimi”, kur edhe kjo nuk ka “kokrra”. Ky lloj krijimi quhet i vakët ose i varfër. Ndodh kjo se ka dhe autor jo të arsimuar mirë e mundohen, se, kështu, dhe pa bërë studim individual bëhen poetë, kur nuk kanë njohuri për artin e poezisë, kur edhe rregullat e drejtshkrimit gjuhësor nuk i dinë. Ndodh kjo se edhe ndihma për zhvillimin e talentit të tyre mungon. Dhe, e gjitha kjo, dhe mangësi të tjera, sjellin këtë gjendje. Kjo gjendje dëmton edhe problemin e gjuhës shqipe për zhvillim e konsolidim. Kështu në facebook shikojmë nivele të dobëta nga më të ndryshmet në vjershërim. Ky stad në të cilën është poezia që shkruhet sot, vetëm me punë dhe studim ndryshohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora