E enjte, 18.04.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Shkodrani Gjon Kamsi nuk vjen kurrma

E diele, 04.03.2018, 12:44 PM


GJON KAMSI (30 Prill 1894 – 7 Mars 1992)

Nga Fritz RADOVANI:

SHKODRANI GJON KAMSI NUK VJEN KURRMA!

“KOHA KALON E BASHKË ME TE KALOJMË EDHE NA !” Thonte një Dijetar.

Ndersa sot, edhe pse e pashkrueme Historia e Lavdishme e Shkodres mbetet e daltueme nder gurt e Mureve të Rozafës, ku aty do të gjeni edhe Emnin e Atdhetarit Gjon Kamsi!

Gjon KAMSI ishte Burri Shkodranë, moshatarë me Varrezat e Rrëmajit, Monumentin e Perjetshëm të Shkodres, ku prehen Emnat ma të njohun të Historisë së daltueme me shkronja t’ arta, mbrenda e jashta Atyne Mureve të lame me gjak gjatë gjithë shekullit XX.., pikrisht, aty ku rrezet e para të diellit pershëndesin çinarët e Zef Zorbës.

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, sot Ata Kryqa do t’ ishin të rrafshuem me tokën...

Ishe vetem Ti o Gjon KAMSI, që i the diktatorit tiran: “Këtu, mos prek!”...

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastres se Kostumet Kombtare të Veriut janë ndrye nder arkat e grave Shkodrane, edhe sot ne nuk do të njihshim bukurinë e Motres Tone, e se kujt i perket veshja e Saj!

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodres nuk do të dinin si vishen ato vlera të pakrahasueshme kombtare e të vjetra sa vetë Emni i Teutës...

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI... Kush do ta thonte të vertetën...Akademikët ?!

Apo “historianët” që kanë harrue me kohë Dedë Gjo’ Lulin e Don Nikoll Kaçorrin...

As nuk e dijnë të shkretët se në 1913 ishte një At Gjergj Fishtë, që pranë unazës së Atij Flamuri të vendosun në Kompanjelin e Fretenve, vazhdonte vargu i kandilave të lidhun me Xhaminë e Fushës së Çelës, që malazezët nuk e harrojnë as sot mbas 115 vjetësh...

E po, mos t’ ishe Ti o Atdhetari Trim Gjon KAMSI, Vrasja e Shqiptarit Demokrat ma të madh të Shekullit XX,  Luigj Gurakuqi, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo “maozoleumet” e tradhëtarëve vrasës në sherbim të Pashiqit, Titos e Rankoviqit...

?E po, mos t’ ishe Ti o Shkodrani Gjon KAMSI, me na sjellë këmishen e Luigjit të lame me gjak dhe dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhëtarë t’ Atdheut...

?Jam i sigurtë si do të shkruhej Historia e vertetë o Atdhetari Gjon KAMSI ?!..

Ti o Gjon KAMSI je i pavdekshem per aq kohë që do të vazhdojnë me jetue Çinarët!

Ti i ruejte Ata dhe Ata... Do të ruejn Ty...

Vazhdon edhe SOT... “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, i kerkon “mbrojtje”...

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!...

Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Çatin Saraçi Hotel de la Ville...”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani Atdhetar Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora