E shtune, 20.04.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Llojdia: Gojëdhëna dhe këngë për kohën e Skënderbeut

E merkure, 28.02.2018, 09:00 PM


Gojëdhëna dhe këngë për kohën e Skënderbeut

Nga Gëzim Llojdia

Duke filluar këtë hulumtim  për epokën e Skënderbeut në 500 vjetorin e ti,j diku nga viti 68,  Qemal Haxhihasani, shkruante te gazeta gazeta’’ Drita” e diel, 14 janar 1968

” Lavdia e luftërave te mëdha popu¬llore te kohës se Skënderbeut u ruajt jo vetëm në burimet historike,  por edhe në zërin e gjallë të traditës. Populli diti të na sjelle jehonën e ngjarjeve të asaj kohe të shkëlqyer, të historisë sonë, kur Shqipëria u bë e vetmja barrikadë e rëndësishme e vërshimit osman nëpër botë, me tregimet e tij të mrekullueshme. Shekujt e rëndë të  robërisë nuk munden t'i vrasin me hanxharët e tyre të përgjakur këto tregime. Ato ishin strukur thellë në zemrën e popullit tonë, rronin në shpirtin dhe gjakun e tij. Pleqtë në  mbrëmje rreth vatrave i tregonin ato. me dashuri. Të rriturit, kur kalonin nëpër trojet ku ishin zhvilluar skenat e betejave legjendare a nëpër shkëmbinj të nga lëshoheshin shigjetat vdekjeprurëse të  shqiptarëve që shponin, sipas vete kronistëve osmane, edhe gurin, u flitnin bijve dhe nipërve për lavdinë që pushonte në këto vise.  Dhe të  rinjve u ndritnin sytë, u qeshte zemra nga këto gjeste heroike të të parëve, që rritnin krenarinë e tyre kombëtare,dashurinë për atdhe e liri.Duke vijuar më tej Haxhihasani thotë:Fantazia popullore, e frymëzuar nga gjestet luftarake të kryetrimit, e idealizoi me përpjesëtime gjigante forcën e krahut dhe të shpatës së tij. «Kur del ven' e rakeja (ylberi) në qiell», pleqtë e Matit thonë se «ka dale shpata e Skenderbegjut, me kta luftonte Skanderbegju. Forca e mreku¬llueshme e shpatës se heroit shprehet me legjendat e prerjes së shkëmbit të Varoshit, me hapjen e Shkalles së Rrajcës në Librazhd, me shpërthimin e ujërave të kroit të Altarit në Milot, të  Gurrës së Trodhmes në malin e Bajzës etj. Tradita gojore për Skënderbenë ka në shtratin e saj ngjarjet e kohës, të cilat i ka pasqyruar sipas mënyrës ' tradicionale te konceptimit artistik  popullor. Kështu të dhënat e traditës kanë një interes të  veçantë. Krahas dokumenteve historike ato përbejnë një tjetër burim shumë të rëndësishëm, që ndihmon në mënyrën e tij, për të nxjerrë në pah madhështitë e kësaj periudhe epike të historisë sonë dhe për të hedhur dritë në,problemet e ndryshme të saj. Ato i jetuan nëpër shekuj si një cfaqje e gjallë e shpirtit epik të  masave tona  popullore, e vullnetit të  tyre për liri, si një flamur i madh lavdie qe frymëzonte për beteja te vazhdueshme  çlirimtare.

1.

Skanderbegju ka ba luftë të  madhe në Varosh. Atje e patën rretheku e kan e kan turqit e s'kish ka i vinte buka kurrkun. Po e nimoi Lura. Kta ç'batën? Kualt e parë  i mushën me brame farke e çakiga; kualt tjerë  me drithë e ushqime. Asqeri i Turkut, kur panë bramen e farkes thanë:

-Mo i gani kta se qankan xhip, farkaxhij.Edhe i lanë  të hishin ne Varosh. Skanderbegju   u gzu   shume nga nima e lurasve ene tha:

-Ju jeni besnikt e mij, ku rafshi ne lufte, ju fitofshi.

Per çekta lurasit kurdohere çi ka¬ne ra në lufte, kanë fitue.

Fushëlurë-Dibër

2.

Skanderbegu ka pete Koke Malcin:

-Kur zehet ma kollaj asqeri i Turkise?

Koka i tha:

-N'zhek, n'mesdite, kur t'dalin me u la n'uje.

N'zhek asqeri   po lahesh n'Mat e kishte lane armet turra-turra. I ra Skanderbegu e fitoi luften.

Pllane-Lezhe

3.

Kur ra Kruja nanedheteë goca dulën në Grykë    Vajes dhe u gremisen dorë me dorë ne Dro, për mos me ranë në dorë teë turqve. Edhe sot ky vend quhet Gryka e Vajes.

Krujë.

4.

Skanderbegju shpatën prej alltani, fren'e kalit prej alltani, shalën e kalit prej alltani e rrobët prej alltani, yëft të xhitha, i ka lanë në  Cafe te   Buellit, ma nja shpelle, që merr trama-trama, manej teposhte-teposhte, apet trama-trama njer m'ate shpellen e mrame. Po s'u'n vej kush me i marre  se Skanderbegju ja ka ba amanet tokës.

I tha Skanderbegju tokes:

-Ta kam dhane amanet ket xha me ja dhane xhinsit, tem.

E.s'un e ka marre kush athere.

Urxalle-Mat

5.

Ky Murani i pare ne Kruve, n'Fushe te Kosoves fjale ka çue:

-Sulltan Murati rn'u ka afrue, nat'e dite jam tu liftue!

Skanderbegu, sa mur xhevapin, menihere c'e njeshi shpaten; ushtrise vet s'i ka kallxuve, si rrufeja ka mrri n'Kruve, bashkë  me Uranin u ka bashkuve.

Skanderbegu me ushtrin e vete ka dale malit kep me kepe; kep me kep e prru me prruve, të  gjithe Krasten c'e ka rrethuve, me Sulltan Muratin u ka takuve; na janë  vra, na janë dermave. Sulltan Murati paska qaje:

-Gjithë ushtrija qenka vraje. Qenka vra, u ka maruve,ka dhane urdhnin me dredhuve, për Stamboll-o për me shkuve:

-S'asht e mundun me hy n'Kruve! E mor po, mor jo!

Krujë.

6.

Sontenith, me dy ore nat'e,

atje lart, nga Muskovate,

ndihej gjemë' e topave.

Nga kjo gjemë 'e topave gjithë

bota me gjëmonte;

nga tym i dyfeqeve

gjithë malet mjegullonin;

nga shkëlqimi i shpatave

gjithë fushat me shkëlqenin;

nga gjaku ushtareve

nkuqesh ujët e lumenjve;

nga copat e shtizave

ura bëheshin mbi ujë!

Arbëreshet e Italisë

7.

Kam pase t'parin shpate mizore, amanet aj na ka lanë:

«Armet e mushme mos me i dhane!»

e m'qillue për nget martina, kje tu bine Shkodra e letina.

Por thuej Pashes e Allaj Begut: S'lidhen t'bijt e Skënderbegut!»

Kërset pushka, Saraji dridhet, qaj Gjin Leka nuk po lidhet!...

Gomsiqe-Mirdite



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora