Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kolë Tahiri: 'Gjama' e padëgjuar

| E merkure, 28.02.2018, 09:21 PM |


Elegji, ekskluzive per ZSh-në

“GJAMA” E PADEGJUAR

-“GjAME” BURRASH PER GJON JAHE PJETERNIKAJN, arsimtari i shquar i Malesise Gjakoves- «Gjamë» e pa dëgjuar, në hapsirë e kohë  per shokun e femijerisë, mikun e jetës, kolegun e arsimtarin e perkushtuar dhe prindin shembullor Gjon Jaha-

- Kur mora lajmin e humbjes tende nuk mund të vija, aq urgjentisht në varrim. Po, Ti,  me tolerancen tende që të ka karakterizuar gjithmonë, e di, se paburrerinë time do t’a kalosh me buzeqeshjen tende të embel. Prej kendej, sinqerisht të kerkoj falje. Mosha e largesia e bekan punen e vet-

Nga Prof Dr Kolë Tahiri, Bruksel

Të nderuar pjesmarres në këtë ceremoni varrimit, të dashura motra të Gjonit, bashkeshortja Dukate, djem e të tjere! Pranoni ngushllimet tona nga larg ! Te rroni e t’a kujtoni! Gjonit i qofte i lehte dheu i Nenes Shqiperi! Shpirti i tij paste drite e dielli! Shkofte në Parajse..!  Amin !

Do të mirrem vetem me Gjonin. Ai e meriton kete gjamë timen, kete leter miqesore nga mijera kilomentra larg, e kjo per shume arsye!

I paharruar Gjon!

Me duket e pabesueshme! Po, si na le kaq shpejte, si na “trathetove”, or, burri i dheut!? Pervec te afermve ku na le mua dhe shokun tone Ndoc Markun, qe takoheshim aq shpesh?! Si u bere kaq i pabese ne kete moshe?! Kurre s’ke qene i tille. Tere jeten ke qene dhe te kemi njohur per besnik te fjales se dhene e sinqeritet brilant. Pse u dorezove, qysh ne pushket e para?! Dera Juaj eshte e shquar per trimeri e bujari.Tata (baba yt, Jaha) ndjese pate i pat kaluar ’90-tat!

Cili do t’a mbaje kumbonen e Oxhakut tuaj!?” Per t’i takuar, i takon Ndout, por ne jete gjerat vleresohen, jo vetem me moshen, po edhe mundesite reale etj. Kumbonen e madhe, Gjoni e mbajti me burrreri mjaft vite. Kumbona eshte detyrim e pergjegjesi familjare e shoqeror. Deres tuaj, kurre nuk i kane munguar burrat!

Me dhimbje te thelle ne zemer dhe kujtimet me te ngrohta ne mendje do te  sjell disa mo-mente te jetes sone te kaluar se bashku, ato deshmojne per shpirtin tend fisnik e bujar per karakterin tend, i paharruari Gjon!

Ne pa mundesi per te hedhur nje grusht dhe’ mbi arkivolin tend, po te shkruaj kete leter, jo si letrat e tjera, qe shkembenim me njeri-tjetrin, por fatkeqesisht, krejt ndryshej, madje, do t’a quaj elegji, a po gjamë burrarash, merreni si te doni…! Mjafton, qe une te shfrej dhimbjen time, te derdhi lot e te lehtesohem! Me duket, sikur po bisedojme se bashku, ulur ne soben tende dhe Dukatja, bujarllesha shaljane, me perzemersi na pergatite mezet e rakisë.

- Kjo leter eshte ngushllim per te afermit. Le ta lexojne, ate ne kujtim te Gjonin! Ne shqiptaret e kemi per zakon (te keq), qe ti vleresojme njerezit mbasi ti humbasim. Ne i njohim te gjithe politikanet e vendit e te globit. Po, nuk i njohim ata qe «kemi fare prane», ata me te cilet na lidh gjaku, jeta. Per ata nuk kujtohemi, qe te ua themi nje fjale te mire ne te gjalle, te shprehim mirenjohje njerezore. Duhet te godase VDEKJA, e pameshire qe grabite njerezit. E ne percjellim per ne amshim te afermin, shkojme ne varreza, derdhim lot, po a nxjerrim mesime, a mendojme qe te behemi sa me njerezor, sepse jeta eshte e shkurter dhe jipet vetem nje here. Vajmedet!,- do te thonin te Parte tane !

- Kerkoj ndjese, por, po «dertoj» me Gjonin. Ne raste te tilla, biseda eshte qetesues, lehtesuese, si per ate qe flet, ashtu edhe per degjuesit. Kete e ka vertetuar praktika, si dhe shkenca e shpirtit.

- I paharruar Gjon!

- Po nisi kuvendin me femijerine tone te kahereshme, me ate kohe te bukur, kur tere diten e gjate e kalonim se bashku duke vrapuar tek njeri-tjetri, luajtur bashke, apo bere ndonje “pra-pesi” te vogel, per te cilat nenat tona, aq te mira, me se shpeshti na  «denonin» me ndonje cope buke misri me djathe qe na kenaqte se tepermi. Dy nenat tona, ndjese pacin, kushurira nga Kodershkalla (Curraj Poshtem), krahas porosise, “Mosni, ju paste nana…!”, kane qene te permendura per bujari e mikpritje, me shpirte e me vepra. Oh !  Ti, Gjon ! Shoku im i paharruar, u pate ngjare, si dy pika uji dy prinderve tu, nanes Zoje edhe Tates !!? Ata, me ane te porosive, por, sidomos me ane te veprimeve konkrete e sjelljes fisnike ta mekuan (in-jektuan) ne gjak vitytin e mikpritjes dhe bujarise shqiptare. Herepahere, buzembremje Jaha me ate zerin e tij te ktjellte i theriste miku te vet Ndue Pjetres ne Kodershkalle dhe e lajmeronet: hajde piqu m’njeri tu shpija jeme. Dhe ai vinte pa pertes. Kur baba e pyeri jahen se kush ke ai njeriu pergjigj: motra e tij a nuk asht njeri a!? Kur Tata nisej per Bukove e porosiste bshkeshorten ti fuste buke per dy vete sese kur te ulej me hanger mbasqafe, Jaha s‘mund te rrinte pa e ftuar u-dhetarin e panjohur qe kalonte per te ndare kafshaten me kalimtarin! Edhe ti ke qene po aq  bujare ne shpirte e ne vepra si ata.

- Gjon !A te kujtohet, se si ne te dy, me inisiativen tende, mbanin per kembesh bardhoken tenden, cicemadhe dhe na shtrudhje, direkt ne goje qumshtin e shijshem, hanim dreken pa merak, sepse nena jote e mire, kurre nuk ankohej per kete veprim.

- Ti, Gjon! Me dinjitet e Faqe bardhe u bere trashegimtar i denje dhe  ua mbajte amanetin qe te paten lene. Ne krenohemi, me Ty dhe me ata!.

- A ka mundesi, qe mos te te kujtohen vitet e hereshme te femjierise sone te pare ? ! Gjithesesi ! Jo e Jo !

- Tere diten e kalonim se bashku, ne ato oborret tona te vogla, tere dushkla, tek pusi dhe Kroni i Zmalit. Po, sa mire kombinonim kur ruanim tufte e dhive tona se bashku! Si nuk te kujtohet, kur luanim magalla, po me qene se ishim tre (Ti, Prendi dhe une) ndaheshim, here une e ti, ku-nder Prendit dhe here Ti e Prendi, kunder meje. Me thene te drejten, ne kete loje i kam pase ngja babes tim e tregohesha kundershtar i forte. Mos qesh, po aprovo !

- I pa harruar ka mbetur rasti, kur kemi qene vetem ne te dy dhe po luanim ne Rrah i Kolend-reut, pak siper shtepive tona. Mua, duke vrapuar me hyri thelle nje rrase guri ne pjesen e poshtme te kembes. Derdhej gjaku dhe dhimbja ishte e forte. Shtepite i kishim larg e nuk priste koha. Aq me teper nuk kishin qejf, qe t’u tregonim prinderve, se kushedi çfare do te na thonin. Ne kete situate ‘”kritike” operove, me mjete rrethanore, morem masa urgjente.

- Ty Gjon !, Asnje, here nuk te ka  mungua inisiativa, kurrajoja civile, ndjenje pergjegje-sise, Te ishe, disa muaj me i madh se une. Me kujtohet, se me shpejtesi shkeve (grise) kemben e tlindave te gjata (mbathjeve), shkepute, prej andej nje cope beze, te mjaftueshme per lidhjen e kembes sime, ma fashove mire e bukur kemben. Se, si e ndalem gjakun nuk me bie ne mend. Me qene, se nuk kishim duhan te grire, sic vepronin prinderit tane, ne raste te tilla, me sa kuptohet  do te kemi perdorur myshkun e trungjeve te lisit. Komentoni, si te doni, po kushuriri im i dashur, me qetesi e shkathetesi ma lidhi plagen, relativishte e madhe, dhe deri me sot nuk kam perdorur mjekim tjeter. Dhe ajo qe meriton te kujtohet eshte, se qofte edhe nje here te vetme ne jete nuk ma ka kujtuar kete rast. Miresia prej teje rithte natyrshem, pa mburreje. Ka te tjere qe krekosen fort, madje pa merita, ndesa Ti kurre nuk shkelje me kete derrase. Nuk eshte i vogel numri i atyre qe mendojne vetem per vehte, nuk sakrifikojne asgje per te tjerte, per shoqerine. Njerez si keta jetojne te mbyllur ne vetevete. Harrojne se edhe buburrecat ecin per toke e mbijetojne.Vlera e njeriut matete me ate qe ben per dite, me punet e vogla, marredheniet e perditeshme. E ne ndonje rast, kur u drejtohesh personave te tille per te bere dicka te perbashket, per te te hequr qafe pergigjen:«Po kqyrim, obuu!» E kjo “obuja” e tyre e perkthyer shqip do te thote kurre ! Po ti nuk i ngjisje aspak asaj kategorie njerezish me-skin.

- Ja keshtu dora-dores u rritem dhe u brumosem, se vllezer te vertete. Vellezerit ti jep natyra, apo dikush tjeter…Po, shokun, mikun e zgjedh vete, e tille eshte jeta. E une e Ti Gjon, zgjodhem njeri-tjetrin. E tille ka qene koha dhe kushtet ne malesine tone te larget, te harruar nga bota dhe njerezit e saj.

- Faleminderit, Mirenjohje kushuri! per ndihmen e pare mjeksore qe me dhe. A mund te harrohet kjo?!

- Po kaq e guximshme, sipas nesh, ishte, kur mesonim notin ne Pusin e Zmalit nen hijen e verrit shekullor e me vone ne Pus te Ures Merturit. A e mban mend, se si Ti dhe Prendi e keputet (kaluat) pusin e lumit Merturit, disa dite perpara meje. Ju hidheshit me guxim, ndersa une tregohesha me «frikacak”, apo me i kujdeshem, pata ngurruar per disa kohe. Nje dite, me preket, aq fort ne seder, sa qe u kthyem, mbasi kishim ngjitur nje pjese te maloles dhe shkuam tek lumi. Kemi qene vetem ne tre «trimoshat» e vegjel dhe une u hodha ne Pus te Ures, madje notova mire dhe e kaperceva lumin me sukses.Te gezuar vazhduam ngjitjen malore neper shpatinat, por dhite kembeshpejta ishin futur ne are te Hamzes. Peripeci tjeter kjo…

- Ne femijte e lagjes, me mjeshteri zinim trofta ne lume dhe «hiset» qe do te mirrte secili «peshkatar» ndaheshin, me drejtesine me te madhe, duke nisur nga me te vegjelit. Ne zhvillonim  lojera, te ndare ne dy grupe, sipas tufeve te bagetive: a) Te dhenve dhe b) Te dhive. Gjithçka e sajonim vete dhe zbatoheshin  mrekullisht rregullat e lojerave. Sic duket, ruhej nje fare tradite e mire. Prinderit tane ishin te zene me luften.

- Keshtu, i kaluam ato vite, u rritem e u kalitem se bashku duke perballuar me sukses jeten e kryer detyrat tona qytetare. Ti Gjon ! Gjate tere jetes qendrove, me dinjitet krahas bashkemo-shatarve te brezit tone!

- Gjon , i shtrejte ! Te lumte ! Ti e mbylle, nje jete te gjate me ndere e faqe te bardhe! Per vite me radhe ia dole me sukses te mbaje lart prestigjin e Deres se Bardhecajve te Merturit ! E mbajte me ndere, ate flamur ne kohen kur kosa e diktatures pate bere kerdine ne Dyert e Medha, edhe ne Deren prej nga rridhje ti? Sipas mendesise komuniste shqiptare, historia nis me ardhjen e tyre ne pushtet. Ti nuk ishe i asj mendjeje, po te kishte mbetur vetem te heshtje e te buzeqeshje.

- Gjon ! E, si mos të kujtohen ditet kur zhvilloheshin luftimet në fshatin tone!

- Te dy kemi qene rreth moshes 8-vjeçare dhe mbahen mend fort mirë mjaft episode. Ato ka-ne qene ngjarje tragjike e mbrese lenese ne shpirtin tone te njome. Per ne, femijte ato perbenin risi, ndonse atehere nuk i kuptonim Ato kane lene gjurme ne kujtesen tone, madje te pashlyera tere jeten. Naten e nentorit 1944 qe vershuan partizanet ne fshatin tone te gjitha dyert e shengjergjesve i gjeten hapur. Parizante u priten, madje me bujari, i pritem me bujari edhe ne shtepite tona njekateshe, ne te cilen banonte nena ime me dy te moshuara me femijte. Tek ne  erdhi nje skuader vajzash partizane. Ato u priten, me ato qe kishim. U pelqenin shume geshtenjat e pjekura. Ato vajza te veshura me rroba ushtarake qendruan ne vatren tone, gjate afro 10 diteve qe u  zhvilluan luftime ne krahine.

- Ne te dy, qe nuk ndaheshim strukeshim pas gardhit te oborrit tim e ndiqnim krismat e pushkeve e topave duke menduar, se gardhi me thupra na mbronte nga plumbat. Ti, me tregoje, se ja, prej andej, nga Currajt e Poshtem e dalloje krizmen e mitralozit te Tates (babes). Na terhiqnin, vemendjen krismat  e medha qe gjemonin,  ne anen tone, e me veshet ngritur prisnim qe te degjonim «pergjigjen» shperthimin, ne anen tjeter te lumit. Me vone, mesuam, se ato kishin qene shperthimet e gjyleve te murtatajave, qe villnin vrere grykat e mortajave te drejtuara nga skuadralilja e ushtarve italian te zene rob. Keto, i kemi mesuar shume kohe me vone.

- Besoj, se mban mend kur zhvilloheshin luftimet vella-vrasese tek Udha e Gjane, siper katundit tone dhe nje i infiltruar (futur) midis forcave nacionaliste te rezistences (spiun), nga pozicioni ku  qendronte, me tere forcen e zerit beriste : «O o o prite! Arifi R.!” Une e ti, qe e kemi degjuar zerin nga largesia, si deshmitar direkt flisnim per trimerine tij. R. i infiltruar, sipas “porosive” te dhena nga zbulimi patrizan u zbulonte  ushtar ve te mbrojtjes pozicionin e vet luftarak. Dhe sa u çuditem, vite me vone, kur R. gjate zhvillimit te luftimeve i thoshte  Mark Sadikut te Btoshes, se ai rrinte prane tij, me «justifikimin : “Mark ! Po  rri mbas teje, se ty nuk te kapin plumbat!”. Nuk besoj, se e ke harruare rastin e atyre luftimeve, kur nje partizan i plagosur therrist fort: “Para, partizan ! Para Parizan!” e pra. Sic mesuam me vone, i plagosur lajmeronte vend-ndodhjen e vet, ku kishte mbetur i plagosur, ndersa R, spiunonte bashkefshatarte e vet. Per maskim, focat e ndjekjes, po ate dite ia bene shkrumb e hi shtepine ne qender te fshatit dhe nenen e shkrete e derguan ne internim, ne kalane e Beratit prej nga nuk u kthye kurre me ne shtepine e vet ne Shengjergj.

- Nuk ka, se si t’i keshe harruar luftimet te Thepat e Listramit, afer qafes se Kolcit, kur mbe-ti i vrare Fran Ukshini, kushuriri  yt i afert. Per cudi, forcat e ndjekjes lejuan qe t’a varroste Jaha sepse njerezit e tij ishin te internuar. Gjate kohes kur kushurunjet e vet po lanin kufomen e Franit, pas koshit te drithit ne oborr, ne te dy, kurrshtare ndiqnim ate skenet tragjike. Lathi-(Hyseni) e Kotlanin kontollonin plagen e kufomes dhe bisedonin per menyren e vdekjes. Eh! i  dashtun Gjon! Sa shume sekrte te atyre viteve jane zhdukur, pa u dale ne driten e vertete!?

- Ne te dy, kemi qene, ende te vegjel kur u ndame: Une ne Shkoder e ti, me vone, ne Tirane. Po lidhjet nuk i shkeputem asnjehere dhe miqesine e ruajtem. Largesia nuk e dobeson miqesine e sinqerte.

- A mund te harrohet udhetimin yne mespermes Alpeve te mbuluara nga bora e tufani ne pushimet shkollore…. ? Ato pushime dimerore une vendosa qe mos te udhetoja per Tro-poje, sepse e kisha  henger nje here ate “kokerr ulliri.” Po, a mund t’a linja vetem kushurin tim, i cili erdhi nga Tirana me shprese qe te udhetonim se bashku per ne Shengjergjin e larget. Nuk mbaj mend, se si udhetuam ne kembe per ne shtepite tona. Me siguri te kujtohet, sidomos nje nate ne nje shtepi, krejtesisht te panjohur, ne nje fshat ne Shosh te Dukagjinit. Menyra, se si e kaluam ate nate, midis atyre malesoresh mikprites e bujare, eshte e denje per skene filmi holliwudian. A ke harruar, se si, vone pas darke i zoti i shtepise hapi soben (dhomen e pritjes) dhe na rregulloi fjetejen e rehatshme?! Kur e pyetem, se perse soben e burrave-(dhomen e pritjes) e kishte kthyer ne magazine  dhe gjithe familja vuanin ne paradhome, ne qender te shtepise, vetem me kater muret, na u pergjigj, se «Nuk i ndane robte! Ata do te rrinin te gjithe se bashku!». Solidaritet i vertete njerezor i malesorve tane !

- Sidoqofte, ate nate te eger dimri, Gjoni dhe une, te mbeshtjellur ne nje plaf te dhinet te cilin e kam kujtuar gjate jetes e kaluam naten mire dhe te nesemen, pasi kaluam gjigandin e famshem te Gurit Kuq arritem ne Shkoder, si ne nje bote tjeter. Kurresesi nuk ka, se si te kesh harruar ate udhetim !

- Ne pushimet shollore te veres na prisnin punet e bujqesise, hapja e kanaleve, prashitja, vada ne ara etj. Ne dinim mire, se pasrtrimi i pusit te madh te Zmalit dhe qitja e vijes se Gurragurrit na lihej ne te dyve dhe madje per shume vite me radhe, ne vapen e korrikut. Dhe, ndonse fare te njome, me sukses e patem kryer edhe ate detyre. Eh ! Sa kujtime ruaj une per ty, i dashur Gjon !

- Pasi u diplomuam, te dy  u beme mesues! A mund te mos sjellesh ne mendje piknikun ne Fushendermaje dhe udhetimin tone per ne Bjeshken e bukur te «Gropemizes», afer Qafe T’thores se Boges ne theth, ku zbulove edhe Dukaten, e cila me vone t’a mbushi jeten ne «dukat» duke te dhuruar dy djem e dy vajzat per t’u pire ne kupe?!  -

- Te paharruara kane mbetur perkujesjet Tua te vazhdueshme per njerezit, si p.sh., per, ve-llain e madh, Pjetren te smure, Lathin (Hysenin), te cilin e deshe dhe respektoje aq shume, per Marashin, pa permendur te tjerte. Ty te pat rene barra qe te interesoheshe per te gjithe e per-gjithcka. Detyrat e pergjegjesit tua i kreve me se miri. Te gjithe te kujtojne me mirenjohje!

- Besoj se e mban mend mire kur shkuam ne sanatorium ne Tirane dhe vizituan Lathin e operuar….!? Ai kishte kaluar nje opercion te rende ne mushkeri. Kirurgu, na tha: «Merr-eni e dergojeni shpejt ne shtepi, se i ka ditet e numruara!» Fatmirsisht, «parashikimi» i kiru-rgut nuk u vertetua. Hyseni jetoi e punoi edhe disa vite te tjera ne kooperative ne LLugaj.

-  Gjon ! Nuk i kam harruar, asnjehere dy surprizat e kendeshm qe me pate bere:

-  a) Histori e gjate…, po une isha shtruar ne spital, ne Berat. E, Ti, i dashuri kushuri erdhe per te me vizituar ne spital. E pra, dy dite kohe kerkonte, vetem njeri krah i udhetimit. Me kete gjest miqesor shprehe humanizem e konsiderate. Kur e more vesh, se operacioni me kishte perfunduar me sukses (nuk kisha ndonje gje serioze) u gezove pa mase, ndonse ke qene, i per-mbajtur ne shprehjen se jashtmi te emocioneve. Aty me tregove, se ne Tropoje ishte perhapur fjala se Kola ishte me kancer.Vetem Ti dhe baba im erdhet nga Tropoja.Te them te drejten, asnjehere nuk ma ke  permendur kete sjellje tenden fisnike. Po une e kam ruajtur si kujtim tendin te cmuar si, mirenjohje ndaj teje ?!

- b) Rasti i dyte. Kur me transferuan, qarkullim ne Tropoje isha mjaft i stresuar. Ne ishstu-denteve, qe kishim kryer studimet ne ish-Bashkimin Sovjetik na degdisen neper rrethe. Mua me derguan ne Tropojen e larget. Mund te pritej gjithcka…! Kurtha ishte ngrehur. Me diktaturen nuk behej shaka, autocensura ishte mprehur sa s’ben. Bllokun e shenimeve me kujtimet e luftes qe i kisha marre Beqir Ndout nuk pranuan t’a merrnin ne ruajtje te afermit e tij, se mos u nxirrte problem.

- Ne albumin familjar ruheshin shume fotografi, nga vitet e shkolles se larte. Me vinte keq t’i zhdukja. Ia qava hallin kushurit dhe Gjoni, pa ngurruar e mori albumin ne shtepi te vet. Kaluan, aq vite, sa qe une i kisha harruar fare ato fotografi. Por, papritmas, kur nje nate u shtruan, sic e kalonim shpesh ne shtepine e tij mikpritese ne Bukove, mbasi kishim ardhur ne qejf, Gjoni u lagua nga dhoma, pas pak solli turren e fotografive te mija te bera gjate viteve ne Leningrad e Moske. Per mua qe nje e papritur e kendeshm e pa harruar.

A kisha te drejte te mos isha mirenjohes, i paharruari im?!

- Ti, kushuri im me habisje edhe me tipare te tjera fisnkerie: nuk dije te ankoheshe per pa-drejtesit qe ndeshen ne jeten private e shoqerore. Ti, asnje here nuk ankoheshe, nuk mirrje askend ne goje per keq, nuk percillje llafe nga njeri vesh tek tjetri. Nuk me ka qelluar te te degjoj te peshperisesh, madje as barcoleta politike ne qarkullim.

- Me kujtohet, mbase i vetmi rast kur me pate shkruar, se “Me librin per Tahirin kisha zene shume armiq!” Nuk u krijuan rrethant per ta diskutuar kete teme. Une tani shtoj se  ata, vetem kane qene te maskuar e tani gjeten pretekstin te shprehenin prapakrahesh, inatin dhe egoizmin e tyre. Gjon, me kete rast sjell,  ne mendje nje shprehje qe thote : «Mos na lente Zoti, kurre, pa miq, por as pa armiq!»

- Kur mora lajmin e humbjes tende nuk mund te vija, aq urgjentisht ne varrim. Po, Ti,  me tolerancen tende, qe te ka karakterizuar gjithmone, e di, se paburrerin time do t’a kalosh me buzeqeshjen tende te embel. Prej kendej, sinqerisht kerkoj falje. Mosha e largesia e bene punen e vet.

- Me rastin e humbejs tende, te cilen nuk e prisja  shoket e koleget tane me kane shprehur ng-ushllime per ty. Keshtu, Pal Necaj, nga Nju Jorku, me shprehte dhimbejen e konsidertat e ve-ta. Me vone mora prej tij nje poezi mjaft te ndjere e te bukur. Zeqir Lushaj, nga Shengjini, me dergonte kujtime dhe fotografine e dale ne shkollen e Gegehysenit. Ne Brukseli, Ibrahim Diz-dari kujtonte per shoqerimin qe i ke bere per ne Curraj e Eper. Rukie Rama me tregonte, me me respekt per Gjonin, ish-drejtor i shkolles 8-vjecare te Pacit, kur sigurimi per terror nxorri perpara kolektivit te nxenesve e mesuesve nje «reaksionare» te akuzuar dhe i detyruan te gji-the qe t’a poshteronin te lidhurin(viktimen) duke e peshtyre ne fytyre. E gjendur shume ng-asht, - vazhdon mesuese Rukija i them Gjonit, se ate e kisha bashkefshatar e nuk mund ta bej nje veprim te tille. Gjoni i vendosur me tha: “Une nuk te them, eshte e drejta jote te vendo-sesh!” Me perkrahjen e tij veprova sipas bindjes perdonale. Ne librin e vet ish shefi i arsimit z,S. Matoshi shkruante per figuren tende: “Gjon Jaha ka karrire te gjate ne arsim. Drejtor ne shkollat 8-vjecare ne Pac e Llugaj. Eshte karakterizuar nga nje pune sistematike dhe e kujde-shme ne marredhenie me nxenesite popull, gjakftofte dhe i arsyeshem edhe ne momente aca-ruese pune. Mbetet nje nder mesuesit me vlera te medha shkencore e padgogjke.» E keto nuk jane pak. Ato vleresime na bejne krenar per Ty.

- Kur e mesoi kete lajm te hidhur, Dalina Papleka, vajza e Kole Nikes Shengjergjit. emigrante ne Kanadane e larget me shkroi: “Kole ! Po me vjen keq per Gjon Jahen. Qofshi vete dhe ai paste drite e diell ne jeten e pasosur. Kam shume pak njohje per te, por me te degjuar ka qene vertete i nderuar ne pune dhe i respektuar ne shoqeri!» Keshtu, vajtonte motra jone e mire, “shtate male kaptuar… !» dhe detrat e oqeanin qe na ndajne.

- Tranzicioni yne dhe koha na kane shpendare si zogjt e korbit, neper hapsirat e globit, po ne nuk e harrojme njeri-tjetrin.

- I dashtun Gjon! Keto qe te shkrova jane mrekulli, qe nuk takohet shpesh ne jeten tone. Le ti mesojne keto te afermit tu e te krenohen me ty. Ti, me modesti, asnjehere nuk flisje per vehte e meritat tua.

 

- A mund te harroj qe, qe sa po te njoftoja per arritjen ne Tirane, braktisje cdo pune dhe urgjentisht lajmeroje Ndocin e takoheshim te tre, ne Laprake tek Zef Tahiri, apo diku tjeter per te trokitur gotat e rikujtuar femijerin dhe vitet e jetes? Kurresesi Jo! Nuk me harrohet se ne nje rast me trgove duart tua me kallo. Me erdhi keq, por edhe mendova, se puna fizike vetem mire te ben.

- Kujtimet s’paskan te mbaruar ! Edhe nje liber nuk do te mjaftonte.

- Kujtova… e  cfare nuk kujtova… !. Po, a ruhet midis nesh, ndonje «sharje» femijerore, grindje, zenie inatcore, qarteqejf, sado i vogel qe mund te kete ndodhur midis nesh?

E them, pa medyshje, se asnjehere nuk ka patur,  nuk mbahen mend gjera te kesaj natyre ne jeten tone. A nuk eshte nje e vertete e ralle ne jeten e njerzve ?!

- Po, kerkesave te mia, pa fund  nga  «Brukselit» per te me derguar te dhena per Deren e Bardhecajve, kusha mund t’u pergjigjej, me aq korrektese, si Gjon?! Veshtire te gjendej nje i dyte.

- Fale informacioneve te derguara nga Ti, mund te pergatitet nje liber i vogel per Deren e te Bardhecajve te Merturit. Nje pune e mire qe zor se mund te perseritet me ne jete. Ajo deshmon edhe per marrdheniet tona shoqerore per t’u patur zili. Te lumte! Kjo eshte pune qe do te mbetet per te ardhmen.

- Po une a kam te drejte per te bere Ty, ndonje surprize, qofte edhe me vones ?! Po rendis dicka :

- Premtime, te sinqerta nga Brukseli i larget !

- 1. Do te perfundoj librin “Bardhecajt», ose te Paret e «Djelmenise Merturit», me dy bashkeautor: Kole Tahiri dhe Gjon Jaha. Afatin e kane ne dore edhe sponsorizuesit.

- 2. Do te pergatis e hedh ne internet nje «Nekrologji te shkurter» te jetes tende qe te lexohet nga sa me shume te njohur e te panjohut te Gjonit, nga do ku jane shperndare anekand globit. Z. Zeqir Lushaj ka hedhur ne internet kujtime dhe fotografi nga shkolla e Gegehysenit.

- 3. Po ia dergoj kete leter familjes, vajzave, djemve te te ndjerit Gjon, me qellim qe ta rua-jne, si kujtim per njeriun e tyre shume te dashur e te shtrenjte dhe si ngushllim timin.

Per keto premtim do te jap llogari ne kete jete dhe në amsim, ku Ti prehesh!

- Perfytyrim (fantazi), andej per «Jeten e Pasosur».

Sa here bie fjala per fshatin tone, Shengjergjin e paharruar, per njerezit e asaj krahine, “motorri” i  kujtes sime punon me ngarkese te plote, madje shkakton “shperthime” te fuqishme, figurat shfaqen te “gjalla”, perfytyrime bardh e zi, por te shoqeruara me ngjyrime emocionuese. Ato jane kujtime te ngrohta dhe emocionet e ndjejat qe lidhen me to me dritherojne shpirtin. Me kete rast, duke iu referuar riteve tona ilire te varrimit, po sjell dicka, te natyres etno-psikologjike.

Brezit te ri, keto mentalitete e mendesi te tejkaluara i duken marrezira, po ja qe brezat e kaluar, madje edhe brezi yne (i imi e Gjonit) kemi qene gatuar me mentalitetete pagane e kristiane. Pra, nuk eshte vetem faji yne. Fantazia eshte pjese e shpirtit e mendjes se njeriut. Ju keni te drejten tuaj… !

- Me fantazine time te ndezur perfytyroj pritjen e engjellor qe te kane bere Ty atje, ne boten e amshimit, ku gjithcka eshte ndryshej. Vend-bashkimin le t’a zgjedhin vete, qoftë ne Tirane, apo te Kisha e Shengjergjit, ne varrezat tradicionale te Pareve Tane. Ne leter do te perdori emrat e shprehjet, qe perdoreshin nga brezi i prinderve tane. Kuptohet, me aq sa me kujtohen.

- Keshtu, Tata (Jaha), pasi, me zerin e tij tingallime ka qite haberin, se pari ne Kodershkalle, dajes Gjonit, Ndue Pjetra, ne Curraj te Eper tek Gjelosh Sejdia, por edhe tek shtepija e nipit te vet, Shan Zenuni, i cili kendohej ne kenge, mandej ne Shale, ne Puke etj. ka pergatite gjith-cka, sic dinte ai me bashkeshorten e vet (Zojen), e cila nuk mbahet nga gezimi. Pjetra me nusen e vet, Dukate Gjeloshen, ne kembe, te gatshem per te bere cdo sherbim, Salihi (Gjyshi) eshte futur ne te thella me Ukshin Marashin, Hamzen e Franin, Hyseni pret e percjell,Tahiri-(Baba im) ulur afer Qerimit i cili papushim thithe kamishin dhe degjon, perrallat e komshiut per per Kotlanin etj. Jaha nuk ka harruar te therriste edhe Tunxhin i cili eshte ulur ne krye te vendit e udheheq kuvendin, ne karh i qendrojne Marash Bardheci e Dede Trimi, burra te permendur. Nuk ka munguar, as kushurir i tyre Deli Marku e plot katundes, miqe e kumbare, nga te gjitha krahinat. Ndoci e Prendi qesin duhan e bejne sherbime, Pjetra ne kembe ndjek cdo gje qe gjithecka te shkoje ne rregull. Zoje Pjetren (Nenen e Madhe) e kane rrethuar motrat, si dhe Sose Hajdarja e Kaje Mirja, Sose Shytanja e Zoje Gjeloshja, madje edhe kushurira Cubë Alieja. Ato i rrine prane, dhe e urojne, po nena ankohet: «Gjoni ! I miri i nanes, na gezoi boll, po, sikur te kishte ndeje edhe pak kohe me femijte, vajzat e Dukaten!” Marashi nuk mbahet nga gezimi. Ai qet duhan me qesen e duhanit te Jahes, te mirenjohur, ne tane malesi, Dukagjin e deri ne Puke. E keshtu me radhe…A ka burre, qe i mbahen mend te gjithe !?

- Ja ! Ngrejne kryet dhe shofin, se po vjen ngadale Murreci, me qyrkun kraheve dhe shtagen ne dore. Presin, ai do ta ndez muhabetin me Tunxhin etj. Terheqin vemendjen me hijeshin e vet djemt e rinje Isuf Deda, Mark Sheremeti, Sadik Zogu, Fran Ukshini, por edhe vellezerit Mark e Zef Qerimi, Nikoll Hamza e Kole Demushi e sa e sa te tjere, djem e vajza, nuse te reja e femije te cilet jane mbledhur me kurreshtje per te pare e degjuar te vetmin kuader me arsim te lare, mesues e drejtor shkolle Gjonin.

Mbasi u mblodhen, pjesa me e madhe e atyre qe duhej te mblidheshin, po i le ne qetesine e tyre, te kenaqen, gezojne e kujtojne hitorira te ndryshme me menyren e vet, ne «Qetesine qiellore», pa harruar as NE, te kendejshmit qe presim trenin e radhes.. !

Historite nga e kaluara nuk kane te sosur... !

Pjesemarresit, pasi jane pershendetur midis tyre degjojne arsimtarin  Gjon Jah Pjeternikaj i ardhur nga larg. Gjoni i veshur si dhender i pershendet, ashtu sic di vete, por edhe si e ka mesuar Tata nis e tregon me stilin zyrtare:  Po e nisi, - thote Ai,- me Luften e Qafes Kolçit, te nentorit 1944, ne te cilen, nje pjese prej jush keni marre pjese me arme ne dore.Une,do te zbuloj vetem ato, qe kane mbetur ne kenge e ne histori te krahines. Ato i ka treguar mire rapsodi nga Salca, Gjon Bala (Progni) i cili ka qene pjesemarres direkt ne keto luftime pra, deshmitar okular. Pas largimit ne emigracion ai ka jetuar ne Belgjike e i ka hedhur kujtimet ne leter. Ato ia ka lene amanet, shokut te vet bashkemigranitt ne Bruksel Pjeter Mark Kukes nga Raja.

Pas permbyesjes se diktatures ne Shqiperi emigruan ne Belgjike, plot persona nga Shqiperia. Midis tyre edhe profesori i Universitetrit te Tiranes Kole Tahiri Pjeternikaj te cilit ia dhane keto materiale. Ai, si historian i arsimit dhe shkolles shqiptare i perpunoi dhe, dicka prej tyre po ua lexoj sot. Te tjerat po i leme per me vone, se me sa po kuptoj koha do te na mjaftoj.

Nga historia e L2B (Luftes dyte Boterore) eshte e njohur, se brigadat parizane, sipas direk-tivave te komunisteve te Beogradit vershuan edhe ne rrethin e Tropojes, Dukagjin e ne Malesine Madhe te Mbishkodres. Paten lene pershtypje te hidhur vargjet e nje kenge qe kendohej dhe kercehej valle nga parizante. Ata, me kembet e veta duke rrahur token berusnin:

- «Kjo Xhemilja luejti kemben…!/ / Tane Gegnise ua q.. nanen !» etj. etj. Sidomos, ne keto dy vargje perplaseshin fort kembet mbi toke. Nuk mund te gjendeshin shprehje me fyese per malesorte e Veriut. Ne kete atmosfere lufte, po edhe “hareje” vazhdonte lufta ne Shqiperine Veriore.

Ne priten e Qafes Kolcit kunder Brigades se VI-te parizane te Ushterise shqiptare te L2B kane marre pjese  shume vete, po permend, disa shengjergjes te cilet u gjenden ne vijen e pare te zjarrit (ne prite) si, Isuf Sejdia-Mulaj, Fran Ukshin Pjeternkaj, Mehill Nura-Vukaj, Mark Zenun Kadria-Malaj, Jah Salih Pjeternikaj etj.

Me 20 nentor 1944, duke thyer marreveshjen e bere midis dy perfaqesive ne takimin ne Lamnicë, Brigada VI-te partizane ka sulmua, Qafen e Kolcit, ne te cilen ishte lene vetem nje roje, me pak burra malesor.Vajza ushtare, antare e shtabit, hipur ne kale te bardhe u printe forcave partizane. Prita e nacionalisteve ishte me gishtin ne kembez. Kujtoj nje skene nga perplasja luftarake.

“ Mark Zenuni c’po pisket ! / /Mark Alise fort po i therret: / / Qindro Mark te bajme gajret !/ /nje me nje qind jem ne ket kep. / /  Krisi pushka njaty batare! / /mitroliz, bume, granata./ /drite prej flake u ba qafa./ /C’po pisket Xemilja n’ kale!/ / para! Para!, partizane !/

/ Hasan Tahiri i holle e i gate ;/ / Ndal Xhemile te thafshin krahet !/…/Ne Dukagjin s’asht kane zanat !/ /Me ba lufte burrat me grate!/ /Dam s’po me vjen po ç’me ba marren. / / Si ban lufte motra me vllazen!?……./…/ Jah Salihi djal i ri./ /mitrolozin e kish per sy. / /Ndal Xhemile, thot ma kadale! / /Rruge e ngushte me dale me kale! / /Sa shpejt gishtin ia ka ndale! / /Mire e gjuejti kalin e bardhe./ /Kame perpjet e leshon n’ livadh./ / Edhe Xhemilja vdes nen kale! / / S’mujti tjeter me u gervalle!/ / Me u gervalle, para ushtrise./ / Tuj sha burrat e malesise!.

Qendresa anti-komuniste ne krahinen e Nikaj-Merturit me mbeshtetjen e vullnetarve te Dukagjinit ka zgjatur, afro 10 dite. Pas thyerjes se forcava nacionaliste, te lena ne balte nga aleatet Perendimor brigadat partizane, pa luftime kaluan neper Dukagjin dhe arriten ne Shkoder.

Historine e kesaj qendrese me pjesemarresit e saj kryesor do t’a vazhdojme nje here tjeter. 

I dashtun Gjon!

Pas gjithe kesaj kohe, me lejo te te drejtohem Vella ! E meriton plotesisht se-pse i tille ke qene per mua.

Nga historia dime, se Rilindesit e Medhenje shkruanin e flisnin per shqiptarin, jo aq per ate qe ishte realisht, po per shqiptarin, se si duhej te ishte. Me mua ndodhi e kunderta, fola me merite per karakterin burreror te kushurit tim, jo ne fillim te jetes se tij, por vetem mbasi, per me se 81 viteve qe  i kishte kaluar e misheruar ato tipare e virtyte ne sjelljen dhe qendrimin e vet. Aferim !

Kusheriri yt Kola, i cili nuk te harron sa të jetë gjallë. 

-Per ZemraShqiptare, nga Brukseli, fund-shkurti, 2018-