E premte, 29.03.2024, 03:38 PM (GMT)

Kulturë

Lush Palokaj: Në luftë me dy sulltanët

E marte, 27.02.2018, 09:24 PM


NE LUFTE ME DY SULLTANET

(vazhdim i shkrimit të maparshem)

Nga Lush Palokaj

Kur Turqit keq u thyen nga Hungarezët Gjergji e shfrytezoi  rastin, e mori Krujen, vuri  flamurin me shiponjë në cdo cep të kështjellës. Brenda pak kohë bashkoi  gjithë shtetin prindor dhe u ba Princ i Shqipnisë. Bashkoi 15 mijë ushtarë që i sherbenin nën urdhnin e tij. Dhe ajo  ma e mira, asht së gjithmonë para se të hynin në luftë, me një ushtri  ma të madhe u ka folë, dhe i ka këshillue. Orator aq i madh sa që ka pushtue zemrat dhe shpirtat e cdo ushtari, i ka ushqye me nje guxim e trimni të jashtzakonshme - ma e randesishmja për një Princ. Por 3000 ushtarët, gardë e tij, kanë qenë trimat me cilësi ma të afta luftarake.

Dhe Tani sulm pas sulmi, Pashë pas Pashe, Sulltan pas Sulltani, plot 25 vite Shpetimtari, Hyjnori,  Epirotasi i pa thyeshem për lirinë e vendit,  deri sa vdekja ja ndali turrin.

Ali Pasha, Feriz Pasha, Mustafa Pasha, prap Mustafa Pasha, të gjithe keq u thyen dhe ma në fund vet Sulltan Murati i II u nis për Shqipri me 160 mijë ushtarë për një betejë të fuqishme kunder Princit  të Epiroteve. Qysh ma parë Sulltani i kishte dynde një numër të madh ushtarësh që e pritnin në kufi dhe bashk me ta, Murati  hyni në Shqipni. Së pari kështjellën e Sfetigradit e sulmoi ku komandant ishte  Pjeter Perlati, fetar dhe Abat me origjinë nga Mati. Për shkak të një tradhtie kështjella ra në duer të Sulltanit. I masakroi ata që i rezistuen, gratë dhe femijet i bani skllave. Pra asht fjala për dibrane. Këtu shifet egersia e Sulltanit turk, që jo vetem nuk kursen burra as gra, femi e pleq, si mos të ishin krijesa njerëzore. Dhe pastaj Sulltani  vendosët në Krujë. Plot ma teper se kater muej rrethim të Krujës. Vështirë që të pushtohej sepse qyteti ishte shumë i fortë dhe i paisun mirë në cdo pikpamje.

Dhe Hyjnori, që në fillim i bindur në fitore. E dinte se me ato forca të paketa nuk mund të arrinte ta hiqte rrethimin. Shkatrronte  ushtrinë kundershtare në prapavi me një trimni të papare ndonjëherë nga një trim tjeter. Nuk lejon bartjën e ushqimit dhe municionit. U kisht hy tmerri dhe turqi ma shumë per ta marrë iken. Dhe për këtë disfatë Sulltanin e pushtoi ankthi, deshprimi, trishtimi e shterngesa në zemër dhe brenda pak ditesh e lëshoi shpirti. Dhe tani frika e pashallareve, të ligshtuem të turpnuem dhe të çrregulluem, me një pjesë të vogel ushtaresh memzi shpetuen. Murati i u sëmue dhe vdiq rranze mureve të Krujës në muajin e pestë të rrethimit

Ishte një Zotni, hyjnor i artit luftarak në kuptimin e plotë të fjalës. Dirigjen i një simfonijë luftarake ende të pa degjueme ndonjeherë. Në cdo pikpapje ma i mirë se Betoveni, Mocarti e shumë kompozitor tjerë.  Mjeshter i kavallit epirotas, që e dinte se cila vrimë e jep tingullit ma të mirë. Në beteja, në luftime të ndryshme kurrë nuk ja kaloi një tjetër, aq ishte i përgaditun në artin ushtarak. Në pozicione dhe jasht tyne  me anmikun, ku të shkaktohej ndonjë rast luftimi, nuk i hiqte kurrë armët nga trupi, rrinte gjithmonë në gadishmeri për cdo të papritun. E mbi të gjitha shumë aktiv dhe anmik i dembelisë sa që i mjaftontonin katër ose pesë orë gjume, kur të tjerëve u duheshin tetë ose dhjetë ore. Gjithmonë i pastër dhe me rroba te mira veshun. Plaqkat e fitorëve gjithmonë ua ipte kapitenëve dhe ushtarëve të tij. Kah do shkonte aq i dashtun nga populli me dhurata të cmueshme, kuaj, armë dhe veshje shumë të kushtueshme i dhuronin.

E dinte së për një kohë nuk do të ketë trazira dhe shfrytezoi rastin për një deshirë, për të  lanë pas trashegimtarë. E bija e Arianit Komnenit Donika, ishte një vajzë shumë e bukur e ngjashme me Helenën e Eridës, e pelqyer nga Princi. Darsëm madheshtore i nderuem nga të gjithë princat dhe Guvernatori i Shkodrës në emen të Venedikut. Menjëherë  pas atyne festimeve i erdh lajmi se Mehmeti  kishte marrë fronin dhe kërcnohej tue mos tolerue që Gjergji ta mban Krujën. Bashk me nusën i ra rreth e rrotull shtetit të tij. Dihej se vertetë ishte në shpirtin dhe zemrat e popullatës dhe clirimtar i tyne. I drejt, i ndershëm, i mëshirshëm e zemergjanë. Dhe aq i drejt sa që të gjithë e donin, e respektonin dhe e nderonin. Mund të shkonte në cdo vend i sigurtë ku i ipeshin dhrata të cmueshme.

I biri i tij Mehmeti i II e trashegoi  Perandorinë. Ai që kishte lindun nga Hierina ose Katakuzina, e bija e Gjergjit, Dhespotit të Serbisë, akoma i pa pervojë. Si e mori vesh për damët dhe shkatrrimët që kishte ba Gjergji, e thirri pashe pas pashe me radhe. Si Hamza Pashen, Debrem Pashen,Sebali Pasha, Mojsi Golemi, Sinan Pasha, Isa Pasha i Rumelise, Hamza Pasha, Isa Pasha ,Hasan Pasha, Jusuf Pasha, Karaza Pasha, Seremb Pasha, dhe një tjetër pashë u zu rob,prap Ballaban Pasha bashk me Jakup Arnautin (Jak Shqiptarin) e Ballaban Pasha. Dhe ma ne fund humbi shpresa e fitorës me luftë, dhe një tjetër grackë e sulltani shumë e poshter e çnjerzore. Dy turq i kishte dergue të Gjergji gjaja se donin për tu kthye të krishtenë. Kur don fati, fjalosën në mes veti dhe gjatë bisedes zbulohën së kishin ardhe për ta helmue Princin. I qesin në gjyq dhe ua gjejnë dy kama të helmueme - edhe kjo pashpirtësi e sulltanit. Këta dy kriminel nuk falën por pushkatohën kur dalin në gjyq e sipas meje denim me plot meritë. Dhe ja,Princi doli fitues kunder te gjithe ketyre, dhe vet sulltanit i hyri bindja se nuk thehët kurrë, me të vertetë asht hyjnor, asht një vullnet i hyut thoshte Sulltani, por dobësi per mua nese nuk  hakmerrem.

Dhe me 200 mije ushtarë Mehmeti arrinë në Krujë. Dergoi Ambasador të takonin qytetarë dhe premtohej shume dhurata që të pranonin të dorezoheshin. Përndryshe i priste rrenimi , shkretimi dhe vdekja, por qytetarët besnik nuk ipeshin. I pergjigjeshin së për kete vendos Gjergj Kastrioti  Zotnia i tyne i natyrshem. Në dorzohemi vetëm te vdekun. Në tjerën anë ndodhej Trimi, shpetimtari i tyne. Gjithmonë jasht qytetit, me ushtarët e tij nëper skuta, herë andej e herë kendej pa pushue, ditë e natë rrenonte.  Arrinte deri të çadrat e tyne. Dhe tani shqtesohët Sulltani. Nuk kishte tjeter zgjidhe perveq një rrethimi të gjatë. Qyteti ishte i pa pathyeshem . Dhe Sulltani i pashpresë me shumë të vrame e të plagosun, turp për kunorën e tij, vendosë të tehiqet por duke e lanë Ballabanin në rrethim te qytetit.

Shkumja e tij në Romë të Papa Poli i II -të pak ndihma i solli. Nuk bani skandal as nuk u shqetsue , heshti dhe i zhgenjeym u kthye në Epir. Së pari në Shkodër qytet i Venedikut, ku gjeti përfaqesuesin e asaj Republike, Josafat Barbaron i cili i dha një ndhmë bukur të mire ne ushtarë edhe para. Kruja në lidhje me ta. Menjiherë të Lekë Dukagjini dhe vellau i tij Nikolla. I ndihmuen me një numer  të madhe kalorsish e kambësoresh, njerëz shumë të aftë dhe me pervojë luftarake. Plus 500 kambesor italian iu bashkangjitën.Me një ushtri  mirë të përgaditun  e shkatrroi ushtrinë e Ballabanit që e kishte qytetin në rethim. Ballabani u shqetesue dhe doli haptas në luftim. Gjergj Lleshi, i kampit të Princ Skenderbeut që e shihte  kah shkonte, iu afrue dhe e gjuejti me arkibugj në bark dhe e plagosi për vdekje. Vdekja e tij e pa shpresë per turqit. Së ndali i pari të mbramin, i braktisën çadrat dhe cdo gja që kishin dhe u bashkuen në fushën eTiranës por ishin në rrethim. Arrinë Gjergji dhe brohoritje zerash mahnitese shumë larg të degjueme. Rrnoftë Princi shpetimtari i jonë, Rnoftë Mbreti Jonë!

Kundër të gjithe princave dhe Lekë Dukagjinit, Gjrgji ishte i mendimit së të gjithe të zanunit rob duhët lirue. Zotni, humanizmi dhe meshira e krishtenë, nuk ushtron egersi  kunder anmiqeve të mundun, as nuk u mohon mëshirën atyne që e kërkojnë thoshte Princi i Madh, dhe të zununit rob u liruen.

Shume i madh deshprimi kur Sulltani mori lajmin për vdekjën e Ballabanit. Pa pritë pa kujtue edhe një sulm tjetër i Sulltanit me 200 mije ushtare, ku së pari shkon në Durrës për një te pa pritur. S'i shpetonte asgje pa e e marrë vesh Skenderbeu, me e spiuneve  që e kishte. E kote kërkesa e ambasadorëve për dorëzim, nuk ipej populli, liri ose vdekje. Pastaj Sulltani u vendos në Krujë. Pak i shqetsuem ishe Princi , sepse ushtria e anmikut ishte tepër e madhe. Por nuk brengosej dhe i porosiste të vetët ta ndiqnin në çdo rrethanë të fatit. Vendosi të shkonte e ta ngacmonte vazhdimisht anmikun, aq shume sa të merzitej të lodhej e të detyrohej të braktiste. O,o,o,o,o,o, shqiptarë sa i madh e i menqur Princi epirotas. Pas një kohe të shkurtë morën iken turqit. Të kota ishin boritë për ti bashkue ushtaret turq nga tmerri . Sa andej sa kendej, majtas djathtas hidheshin naltë kokat e anmikut nga shpata Gjrgj Kastrioti. Ik Sulltan se kjo trevë asht e nipit të  Pirros e  Aleksandrit të Madh. Dhe istoriani i shquem danez , profesori Ludvig Holberg shkruente me 1739 se "Skenderbeu ishte një nder  gjeneralët me të medhej, që të kishte jetue ndonjeherë".

Edhe sot vajtoni  shqiptarë,

Në Lezhë ndodhej për disa probleme me Venedikun por papritmas nuk ndihej mirë. Një palë ethe të këqija  e kishin kaplue. Parandjenjë, tue mendue së do ti ndodhte ma e keqja. Thirri rreth vetës të gjithë Kolonelët e Kapitenët dhe njerëzit ma të randesishëm të ushtrisë së tij dhe ua mbajti nji fjalim. Fjalim me peshë e urtësi dhe të gjithë kush ishin nuk i permbanin dot lotët. Pastaj në prani te të gjithve thirri Donikën, gruen e tij dhe Gjonin, të birin dhe u tha së Pal Enngjelli do të jetë këshilltar i tyne. E kështu pasi e rahatoi shpirtin me punët e Zotit dhe me kapitenët e tij i dha shpirtin Krijusit të tij dhe kaloi në atë botë me 1468 Trimi ma i madh i të gjitha kohëve i racës arbnore. Por sipas mendimit tim vdekja aq shpejtë nga ethet e pa mundëshme, por vetem helmimi dhe asgje tjetër. E këtë mendim e kanë dhanë edhe shumë hitorian tjerë.

Me vdekjën e tij  vajtime dhe shenja ma të medha trishtimi kurrë nuk ishin ba ma parë në Shqiperi. I gjithë shteti dhe të gjithë shtetasit thellë në shpirt të shqetsuem. Mbi të gjitha ishte e pa masë dhimbja e bashkeshortës Donika, në shikimin e së cilës nuk dukej ma asnjë ndjenjë kenaqesije. Sytë e saj kurrë  të thatë nga lotët që i rridhnin dhe u kerkue  Pal Engjellit për ta qetsue. Të gjithë princat e tjerë të perlotun e të trishtuem, shkonin tue thanë "Princ Gjergji, Zotnia, Mbreti e Princi i ynë i drejt, at' i yni, mbrojtësi  ynë,  pse na ke lanë aq të merzitun e të deshpruem, porsi  grigja pa bari, ku do të përplasemi na tasht për nevojat tona? Kush do të na mbronë nga duert e anmiqeve. ...Mjerë ti Shqipni, mjerë ne popujt të mjerë, mjerë të medhej e mjerë të vegjelit, mjerë gjithë krahinat e Krishtena të braktisuna nga i tillë mbrojtes". Dhe princat e shteteve fqinje bashk me shtetasit e tyre spse ai kishte qenë Kalaja e shpetimit për ta.

Me 25-02-2018 Bronx



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora