E premte, 29.03.2024, 08:56 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Filozofia e Edi Ramës

E marte, 27.02.2018, 08:00 PM


FILOZOFIA KOZMOPOLITE E EDI RAMËS

Nga Dedë Preqi

Dy shtete, ashtu sikur u krijuan, Shqipëria me 1912, Kosova me 2008, dhe për të cilat jemi përpjekur më herët, për në një shtet të përbashkët, u pajtuam, apo nuk u pajtuam,  ajo që lindi nga rrethanat historike dhe fuqitë e mëdha të kohës, në një lloj procesi kozmiko-historik, u krijuan në këtë mënyrë si dy binjake të ndara e të cunguara. Një krijim i tillë nuk do të ndodhte nga reflektimi dhe përcaktimi i vullnetshëm i popullit shqiptarë, por nga ajo që buroj nga fuqitë e mëdha vepruese, të cilat edhe sot e kanë një imazh të botës, që mund të vendosin në epokën e ardhshme.

Nuk duhet ti lëmë menjanë njerëzit optimistë, falë një vitaliteti e vullneti të tyre, edhe pse, do mund  të hasim kudo në shqetësime të ndryshme, por ky shqetësim ka të bëjë me mundësitë konkrete historike dhe politike, por edhe diçka themelore, se a jemi në të vërtetë të gatshëm në realizimin e kësaj vepre ?!!!

Së pari duhet ta pyesim vetën me qetësi, a thua se jemi në gjendje që të përballojmë pa rrezikuar identitetin tonë, duke qenë frytëdhënës në këtë mënyrë dhe duke jetuar të lumtur në një shtet. Shqetësimi nuk duhet të zëjë vend, por efektet dhe veprat të mos na paraqitën si djallëzore në vend të asaj vëllezërore,  të cilat do të kërkojnë kohë për ti kthyer në njerëzore.

Nuk mund të mohohet se një ndjenjë e tillë është pjesërishme, për të cilën shumica janë pro, por duhet t’ia shtrojmë vetës disa pyetje me rëndësi, sidomos problematikat e organizimit të shtetit dhe punës, si dhe menyrën e jetës, që mos të dorëzohemi ndjenjës së të qenunit shqiptarë, apo vëlla për njëri-tjetrin, sikur do të ndodhte më e keqja në dështimin e kësaj vepre, atëherë të tjerët,  do të na quajnë humbësa të mëdhenj dhe pa mëshirë do të na qojnë përtej një hapësire të një bote tjetër jetësore…

Dhe kjo nuk është e tëra, sepse këtu del në pah diçka që shkon përtej fatit të një breznie të ardhshme dhe zhvillimi i këtij objektivizmi, tregon se shqiptaret kanë të drejtë sikur popujt tjerë në historinë e tyre për vetëvendosje, dhe zhvillimi i pushtetit të tyre, tregon se kanë pushuar së qenuri si një subjekt në histori dhe tani janë thjeshtë një ndërmjetës procesësh historike, që shkojnë vetë përtej sferës së tyre të veprimit dhe zhvillimit për vendosjen në një shtet të përbashkët.

Ky qëndrim ka diçka absolute, për arsye se shkon edhe nga lidhja e gjakut si edhe e elementëve tjera të përbashkëta, që bëhët e qartë për një popull të një trungu dhe rrënje të përbashkët që nga gjëneza e tij. Dhe kur ndodh kjo, do të tregojnë kushtet, ato të cilat janë arterje, që qojnë një ditë  këtë popull drejtë kësaj finale historike.

Duhet të cekim edhe një element të kësaj finale dhe qëndrimi të popullit shqiptarë. Nëse mundësia e realizimit të kësaj ëndërre përceptohet në atë platformë që ne dëshirojmë, atëherë do të lindte edhe një vullnet tjetër veprimi e zotërimi, i cili do ta hidhte poshtë si pengesë çdo lloj metafizike që ndanë rrugën e kësaj madhështie.

Pa dyshim se ky përvijim nuk është i mjaftueshëm, nëse për atë që bëhët fjalë do ta marrim vetëm si një utopi, sepse, duke u nisur nga realiteti të cilin e kemi bazë të gjendjes dhe ekzistencës në dy vendet tona, nuk është fare e mjaftueshme dhe inkurajuese, që në këto rrethana do të lindte një diçka e pa dëshiruar, e cila do na jepte energjinë e duhur dhe të natyrshme për jetësimin e kësaj vepre.

Apo, sikur thotë kryeministri shqiptar Edi Rama, Shqipëria dhe Kosova, në të ardhmën e afërt ta kenë vetëm një president, kjo nuk është gjë tjetër, vetëm një filozofi kozmopolite, që buron nga njerëzit e tillë mendjelehtë, të cilët nuk e konsiderojnë shtetin si Institucion ligjor dhe shoqëror , por pushtetin, si fuqi absolute…

Prandaj, nuk është e mundur që historia të ecën përpara vetëvetiu pa e nxitur dhe pa investuar në të, sepse kjo mund edhe të devijohet, apo edhe të gabohet struktura e saj, e cila e mbanë botën e përgjegjësisë në vete për një popull dhe vendi. Për këtë arsye, përgjigja e pyetjes së Edi Ramës, kërkon përgjegjën e vet, por për ta bërë këtë gjë, ai duhet të krijojë marrëdhënie të drejta dhe të frytshme me Kosovën, dhe anasjelltas, për të realizuar atë që thotë, përndryshe, autori i këtyre fjalëve, po bie pre e fjalëve të veta filozofike dhe kozmopolite.

E gjithë kjo do të thotë se, sa herë po vjen Edi Rama në Kosovë, po e fut nga një « kungj », që duhet ta mprehë në të dyja anët, për ta kuptuar ma mirë llojin e tillë. Duhet ta kuptojmë se, për shdërrimin e drejtimëve  historike kërkohet  përkushtim dhe vendosmëri e sinqertë, por jo vetëm teori dhe opinione të neveritshme, që i ngjajnë « p…..të gomarit » kur lodhet, duke u ngjitë brigjëve të thata.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora