E enjte, 25.04.2024, 10:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kosova në zemrën e Bill Klintonit

E diele, 25.02.2018, 11:47 AM


KOSOVA NË ZEMRËN E BILL KLINTONIT

 

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

 

Moj Kosovë, Kosova trime –

Nga çdo anë po t’ vinë urime !

N’ 10 – vjetor të Pavarësisë –

T’ vijnë urime të fatbardhësisë !

 

Moj Kosovë , kala kreshnike –

Prit urime nga vendet mike !

Të urojnë e t’ përgëzojnë ,

Çdo të mirë të dëshirojnë !

 

Urimi i parë nga vendet mike –

Ty , të vjen prej Amerike !

Ish presidenti Bill Klintoni –

Ta dërgon prej Vashingtoni !

 

Bill Klintoni – një burrë me emër ,

Thotë :” Kosovën e mbajë në zemër !

Kudo t’ rri e kudo t’ shkoj –

Kurrë Kosovën nuk e harroj !”

 

Bill Klintoni , thotë  n’ formë intime :

“Për Kosovë ruaj shumë kujtime !...

Vend t’ veçantë ka n’ zemrën time –

Me respekt dhe shumë nderime !...

 

Për Kosovë kam shumë respekt ,

Jam  mirënjohës si President

I Shteteve t’ Bashkuara të Amerikës –

Që i ndihmova  Kosovë –  mikës ! ...

 

Për një të ardhme  n’ prosperitet –

Që kërkohen për një shtet !

Të rrugëtojë  drejt aleancës ,

Të lirisë dhe tolerancës !...

 

Gjatë dekadës në pavarësi ,

Janë dashtë hapa me rëndësi –

Për ta kuptuar ardhmërinë

Dhe për ta gëzuar lirinë !...

 

Këtë  mundësi duhet ta shfrytëzoni –

Drejt përpara që të shikoni  ,

N’ rrugë të mbara që të  kaloni ,

T’ gjitha sfidat t’i tejkaloni !...

 

Unë vazhdoj për të besuar –

Se Kosova ka merituar ,

T’ jetë anëtare e plotë me plan ,

Në Bashkimin Evropian !...

 

Kosova   pa pikë t’ inatos –

Do të jetë anëtare e NATO-s !

Do t’ jetë n’ hap përparimtarë –

N’ Komunitetin Ndërkombëtarë !”...

 

Kështu na këshillon Klintoni :

“Miqtë tuaj n’ botë  t’i nderoni !

  vazhdoni e të punoni –

Konfliktet e së kaluarës t’i  harroni !”...

 

Bill Klintoni , fjalë ka qua :

“Me juve dua me u bashkua ,

10 – vjetorin  me e festua ,

Pavarësinë me e gëzua !”...

 

N’ fund t’ urimit , Klintoni thotë :

“Jam i lumtur për jetë e mot !...

Gjithmonë do t’ jem i nderuar –

Që pata shansin për t’ ju ndihmuar !...

 

Punës mbarë për t’ ia filluar –

N’ rrugë të mbarë për t’u  drejtuar !

Shpresoj t’ jem gjallë edhe një kohë –

N’ shtëpinë tuaj , t’ lumtur t’ ju shohë !...

 

M’ uron zemra ditë e natë –

Që të keni jetë të gjatë ,

Si n’ qytet , ashtu në fshat ,

N’ punë të mbara paçi fat ! “



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora