E premte, 29.03.2024, 12:22 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Ëndërr e trishtë

E shtune, 24.02.2018, 04:16 PM


Neki LULAJ

 

ËNDËRR E TRISHTË

 

Është e vështirë ta festojmë këtë dhjetëvjetor lirie

Në një magje e në një sofër me kriminelet barbarë

Si prushnajë na digjet zallishta e shpirit nga provokime

Plagët i kemi të hapura që nga shekulli i gjatë.

 

Na kullojnë trupit e zemrës  helmi e urrejtja  e pambaruar

Akoma ...akoma plagët në këto vite nuk treten

Po shihni sa i shenjtë është atdheu ynë i bekuar

E dhembsur çka përjetuam nëpër historinë me derte.

 

Nga gjakpirësit e hijenat që do t’i urrejmë në kohë.

A do të ketë në gjithësi diell për tokën shqiptare?

Ëndrra të trishta e pështjellime në këtë dhjetëvjetor

Diçka që shpirtin në kryq po na lidh  si kulari në ugare

 

Pse nuk afrohet besa me besë e dora me dorë.

E botës njëzëri t’i themi se ne jemi zot shtëpie

Në Kosovën tonë kemi heronj e sa e sa dëshmorë.

Në Kosovën tonë kemi përherë zemrat si gaca lirie.

…..

Këmishën e krmi te rrudhur të shkyer copë,copë

Më kështu as liria nuk ndien ngazëllim

Nuk japim pëllëmbë shpirti dhe toke me vrundullimë

E duam tokën e  atdheut me ëndrrën lirietur

 

Çdo pëllëmbë e atdheut është njomur me gjak

E mbjellë me ohe eshtra, e sot e kah mot

Kjo tokë për të këndoj e vajtoj gjërë e gjatë.

Më të ngrohtë e më të bukur s’ka vend në botë.

 

Sonte  një piskamë dëshmorësh sokëllin nga thellësia

Është kushtrimi i tyre shekullor që hapet ne horizont

Dëgjoni ore ju te shurdhër që rrini mes dritave të forta

Asnjë pëllëmbë shpirt asnjë pëllëmbë varr asnjë pëllëmbë tokë...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora