| E shtune, 24.02.2018, 05:11 PM |
NEBI DRAGOTI
HËNA DHE QENI
Baladë në tre variante
1-
E, ç’t’i bësh qenit qen
dhe njeriu kot s’e shan (…)
Qeni leh e leh, e leh
dhe me hall, e pa hall.
Kur pa hënën në qiell,
u ndez keq duke lehur.
Vazhdon hëna punën e vet
shumë e qetë, shumë e qeshur.
2-
Dhe e nxiti qenin që të leh
krijuesi pa pikë talenti.
Fare kot leh ky qen
sa me të qesh mileti.
Po s’ke ç’i bën qenit legen,
stani i tij s’ka tjetër bylmet:
bylmezit mediokër i shërben
me tringiling e ten-ten-ten.
3-
Tha qeni:- Do ta rrëzoj,
-s’e meriton hëna lart,
- do ta mbys tek përroi,
-s’do t’ia bëj më të gjatë.
E pa në ujë, në një pellg
e vërsulet qeni me inat.
dallga e përpiu këtë qen.
Hëna si ngaherë qeshet lart.