E enjte, 18.04.2024, 05:56 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet (IX)

E enjte, 11.09.2008, 07:24 PM


Cymë Rexhaj - Meta
PUSHIMET   - IX-

 FAMILJA  DHE RELACIONI NË FAMILJE

Nga Xhevat Rexhaj
 
Mundësit e krijuara, hapësirat e ofruara nga njerëz të fortë, të mirë orientuar dhe të mendësisë kombëtare, duhet edhe shfrytëzuar, ama në atë që e bënë edhe faqen e një mediumi apo interneti ndoshta më të veçantë dhe më të afërt me ne, pra me shqiptarët. Thënë të drejtën mundësin e ofruar nga faqja e jonë , Zemra Shqiptare, e mbajtur me përkujdesje fenomenale nga i respektuari, Z. Administrator, dhe të respektuarit bashkëpunëtor, po më ngacmojnë që ta ndiej veten se jam dikund, se jam i gjallë dhe se vërtet ekzistoi në këtë përditshmëri tepër dinamike. Pra po mundohem që të ofroi diçka të cilën unë po e mendoi si të dëshiruar, sidomos për ne mërgimtarët, apo thënë më mirë disi të humburit në kohë dhe hapësirë, por me frymëmarrje dhe me ballafaqim ditor me realitetin e sotshëm. Sa jam në rregull, po e lë të shihet në të ardhmen, prandaj edhe do të jem në këtë faqe prezent, edhe nëse nuk jam në nivel, por ia vlenë, të jesh me ata që dinë të shkruajnë mirë, kështu që edhe unë po frymëzohem dhe po marr dallgë për të thënë diç.

I thash këto për të u arsyetuar për shkrimin radhës rreth pushimeve vërtet të mira dhe të përjetuara mirë në trojet shqiptare, jo vetëm në Kosovë. Të vizitosh atdheun, është kënaqësi, kur sheh ndryshime është mrekulli, dhe kur takon dikënd që vërtet të donë është edhe emocion dhe ligësi e shpirtit. Ne të moshuarit kur jemi në Atdhe, mundohemi që të takojmë të gjithë farefisin, të jemi te të gjithë që i duam dhe mendojmë se na duan, ne jemi vërtet të sinqertë, dhe shpesh po zhgënjehemi nga disa raste, momente apo edhe indiferentizëm që tregohen ndaj nesh, pra edhe nga farefisi se nga shteti po se po. Prapëseprapë disi neve po jemi me atë nostalgjinë, me atë mungesën e të qenit disa muaj afër tyre më të ndjeshëm dhe më të dashur, ndërsa ata vërtet vetëm po shikojnë se a kemi Euro apo Franga të ju japim, pra siç ishin të përdhelur dhe të mësuar me vite. Ndonjë dhuratë apo ndonjë çerosje nuk futet në rend për falënderim , disi nuk po kuptojnë farefisi dhe familja e ngushtë se shqiptarët sot në perëndim ballafaqohen edhe me pasojat e dërgimit dhe futjes së parasë vend e pavend e tani janë në hall me fëmijët e tyre, me vetveten, dhe me shtetin apo bankat kredituese ku ata jetojnë. Këtu vërtet duhet një shkëputje e dhimbshme me atë se duhet mbajtur me para tërë familjen apo të afërmit, ahere disi po krijohet ajo psikologjisa e të bërit parazitë vetë Ata të cilët duhet të kujdesen për vete dhe familjen e ngushtë. Ka raste konkrete, ku edhe unë jam në dijeni, nga rrethi, shoqëria dhe të njohur të shumtë nga perëndimi të cilët sot edhe vuajnë kur shkojnë në pushime sepse, vëllai, motra, besa dikund edhe nëna apo baba nuk flasin në mes vete se kinse djali nuk po sjell ma para në shtëpi. Në këso rastesh fatkeqësisht po krijohen edhe probleme brenda familjes së ngushtë sepse po thuhet se ja tani gruaja e djalit, vëllait apo tjetër nuk po e lejon më atë që ta mbaj prindin, v¨3ellaun apo këdo tjetër. Sinqerisht kishte raste të tilla, dhe nganjëherë mendoja se ndoshta këto shprehi të dëmshme duhet të largohen gradualisht nga mendjet e të afërm,eve tanë në atdhe. Ata duhet të kuptojnë se ne i duam dhe do u ndihmojmë, ama gjithherë duke pasur parasysh se së pari duhet krijuar mirëqenie për vete aty ku jetohe4t se dihet që shumë shqiptarë jetojnë 3ende në kushte mizerable në perëndim dhe ndërtojnë vila në Kosovë apo gjetkë. Ka edhe nga mërgimtarët që vërtet ia prijnë një keqkuptimi ndër të afërmit e vetë, disa mërgimtarë shkojnë me automjete luksoze, xhipa të ndryshëm, e gjëra të tjera të tepruara, e që disa prej tyre vërtet nuk janë as kapitalistë e as biznesmen nga aty ku vijnë, janë me kredi dhe me një atmosferë jo të duhur jetësore në vendin ku jetojnë dhe punojnë, por thjeshtë shkojnë të shesin mend në një vend ende të pa stabilizuar në shumë aspekte. Disa vizita i bëra edhe unë te të afërmit e mi, dhe te disa shokë të shkollës e edhe studimeve. Atmosfera e ndejës dhe e bisedës është shumë më relaksuese kur je te kolegët apo shokët e shkollës sesa kur je me ata të familjes, po dihet pse?¨

Një vizitë të posaçme e bëra aty ku shkoi gjithmonë, te një grua ende e fortë, shkurtë te një zonjë me veshje Dukagjinase, një grua që me punën dhe trurin e saj të aftë si një burrë ka ngritur dhe ka mbajtur një familje të madhe në vitet e 70-80 ta. Kjo grua sot më e vjetra në rrethinë të Istogut, është Cymë Zekë Rexhaj- Metaj, afër 100 vjeçare. Takimi me të është shumë interesant, dhe në momente më bënë të lëshoi lot nga sytë e mi. Cyma ka përjetuar shumë, por ishte dhe është e lumtur që sot ka një rreth familjarë të ngushtë me afër 100 njerëz. Kënaqësi për të është se vërtet përkujdesja është në nivel dhe ajo thuaja se nuk ka pasur nevoi ende të shkoi te mjeku, ajo në një moment thotë? e more djali i jem, unë jam e fortë dhe e shëndoshë se jam rritur me gjana natyrale, kam menduar mirë dhe Zoti ma ka pru mirë?. Më vonë rrëfen edhe rastin kur ajo ishte në moshën 9 vjeçare kur në vitin 1920 shkau me shkit nga Lubozhda i kishte qëlluar me pushkë në këmbë atë dhe vëllain e saj Tali, dhe Tali ia kishte shpuar këmben plumbi e kësaj plumbi i kishte mbete në mish. Kisha dhimbje por edhe ahere ishim me atë mendjen se duhet me kanë të fortë para shkuat dhe tregon se as një lot nuk e kam lëshuar edhe pse kisha dhimbje. Tani, thoshte ajo, jam e lumtur se shkit ikën,se na kanë bë dëme gjithherë, e ne vetëm me përparime mundem me i plasë shkit, de ju duhet të jeni të dashur me njani tjetrin thoshte Cyma se jeni ma të fortë, sa i kisha djemtë bashkë i kemi blerë më se 10 hektarë tokë dhe kemi pas përparuar shumë, andaj tani të gjithë i kanë punët mbarë në familje, pra edhe kur shqiptarët të jenë bashkë dhe ta dëgjojnë Zotin e shpisë punët shkojnë mbarë. Unë jam e lumtur që e prita ditën e bekueme, por diqysh nuk po bana rehat se pse nuk e priti këtë ditë Ibrahim Rugova, e moj loke, ai e thirri Amerikën dhe i njeku shkit nga Kosova, mos e harroni kurrë Brahimin e Ukës, po e ka pas edhe nënën si vetë tha Cyma duke shfryrë, eh ma mirë të ishim shkua shumë prej ne pleqve e ai ta kish pritë këtë dite, po Zoti ja ruajte familjen gjithherë, tha nder të tjera Cyma.

E përqafova shumë e ajo më tha, besa po i përngjan pak nsyret,  mua më u mbushen sytë lot, dhe thashë eh moj hallë, edhe unë e kam dashtë dhe do ta dua gjithherë.

 E lash hallën me mendimin e mirë, sa e kthjellët është, dhe sa mirë që e din këndë e donë populli...

Xhevat Rexhaj
Cerrcë- Schaffhausen



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora