E premte, 19.04.2024, 09:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Skënder Hoxha: Në kujtim të janarëve të akullt

E enjte, 22.02.2018, 08:24 PM


Në kujtim të janarëve të akullt …

ATDHETAR E POET I MALLIT PËR VENDLINDJEN

(Jusuf Gërvallës – në vend të Përkujtimit)

Nga Mr. Skënder R. HOXHA

1.

Studiuesi Tim Judah, në librin e tij “Kosova: Lufta dhe hakmarrja”, në një vend kishte thënë: “Jusuf Gërvalla ishte prej njerëzve kryesorë në historinë e grupeve të vogla ilegale që frymëzuan nacionalizmin shqiptar në Kosovë”, ndërsa studiuesi tjetër, Robert Elsie, jetën dhe veprën e Jusuf Gërvallës e përmbledh me: “Jusuf Gërvalla (1943 – 1982), poet dhe veprimtar politik i vrarë në Gjermani, i cili me vdekjen e tij është bërë figure sym-bol”.

Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, nuk shkuan në Gjermani veç sa të bë-hen mërgimtarë, as për t’u pasuruar, as për të parë prej së largu sesi digjej atdheu dhe po-pulli i tyre, por të shtrënguar, të detyruar, të arratisur, për të qenë: më mirë atje sesa pas grilave të kazamateve serbe, më mirë atje sesa të likuidohen nga hienat namzeza, por … me idealin e tyre të palëkunshëm se atje do të vazhdojnë veprimtarinë patriotike, t’i dalin zot atdheut me zërin e tyre të fuqishëm që do ta dëgjonte botë e përgjumur, sikundër edhe bënë derisa dorë kriminale ua preu rrugën, …se (citoj vargje të Ali Pordimes:

Të jesh shqiptar e një qen mos të ndjek

Gjatë gjithë jetës

E pamundur është.

Të jesh shqiptar e vdekja të mos të gjejë

Edhe në skaj të botës

E pamundur është.)

2.

“Muzat e poezisë këndej nga ne janë rritur shpesh mes oshëtimash e krismash, ato nuk tremben e nuk heshten edhe lehtë”. (Azem Shkreli)

Kur atdheu është i robëruar e i nëpërkëmbur, atëherë poetët tanë më të mirë muzë të krijimtarisë së tyre zgjodhën vendlindjen duke ia kushtuar ndjenjat më të forta të dashuri-së dhe mallit për të.

Në këtë rreth poetësh do ta kërkojmë dhe do ta gjejmë Jusuf Gërvallën, në frymëzimet e të cilit kemi përjetimin e thellë poetik të vendlindjes, duke e ngritur atë në lajtmotiv të krijimtarisë së tij poetike.

Vargjet e poezive të Jusuf Gërvallës, me motive të vendlindjes dhe të mallit për të, ja-në ligjërime të përflakura që bredhin si drithërime shpirtërore nëpër kujtimet ë fëmijërisë, ku fëmijëria e Jusufit do kuptuar si fëmijëri gjithëshqiptare, e vendlindja e tij do kuptuar si gjeografi trojesh gjithëshqiptare…

3.

Vjershat e Jusufit, ato të mallit për atdheun, sikur përafrohen me krijime të këtij moti-vi të rilindësve tanë. Lirika të tilla të këtij autori artikulohen sidomos në përmbledhjen e parë “Fluturojnë e bien” dhe në atë të dytën “Kanjushë e verdhë”, në veçanti poezitë që mbajnë titujt: Rruga që shkela dikur, Fluturojnë e ben, Rruga që shpie në livadh, e ndonjë tjetër, ku vendlindja spikatet si ngjizje e mallit dhe e preokupimit si kategori poe-tike, të thurura me gjuhën dhe diskursin e parandjenjës së të jetuarit larg vendlindjes, si: “EDHE UNA E FUNDIT A KALLË NË VOTËR

PO KANGËN ENDE S’E KAM MBARUAR

PËR TY VENDLINDJE”

Vargëzime të këtij frymëzimi, herë – herë, sikur marrin konturat e motiveve e standarde-ve të kurbetit, ku thellësia emocionale e vargut tingëllon si ndjenjë e përjetim i fortë, për-brenda mozaikut të preokupimeve të asaj faze të pjekurisë poetike të tij. Largimin nga vendlindja Jusufi e kishte parandjerë shumë më herët se të largohej nga atdheu. Ajo ima-gjinatë, ku nuk mungon as intonimi meditativ, ndonjëherë do të këndohet edhe si preoku-pim. Ndërsa, ai preokupim kacafytet me skepsën rreth dëshirës së flaktë të poetit e patrio-tit, se a do të kthehet më në vendlindje, ku thotë:

“KUJTIMET JANË TË ZJARRTA, SI GRUNOJAT

NË DIELLIN E KORRIKUT QË KALLË…

ATHUA DO T’I SHOH MA? … etj. …

4.

Në poezitë e përmbledhjes “Fluturojnë e bien” të Jusuf Gërvallës, po të lexohen me kujdes, mund të qartësohet se aty shkrihen disa rrafshe ngjyrash, ndonjë prej të cilave ja-në reflekse të brendshme imagjinative të poetit të ri, atëherë, e do të tjera imponohen si reflekse të një bote vërtet të pasur të krijuesit ambicioz, me ngacmime të brendshme, të dukshme e të padukshme. Të gjitha këto, në vargje, manifestohen me sensibilitet të ndje-shëm e të nuancuar poetik.

Bredhjet dhe shqetësimet si preokupime e shpërthime poetike shpesh i vendos në kolo-ritin ambiental të vendlindjes, si:

NË SHTËPINË TIME KA DRITË, KA DRUNJ, KA EDHE ENË,

KA DUAR QË ARNOJNË, KA DUAR QË GATUAJNË ËMBËLSIRË,

NË SHTËPINË TIME KA AVUJ DHE GJELLË ERËMIRË, apo:

KA EDHE GJËSENDE QË VJETËROHEN ATY KA EDHE ZËRA TË RINJ, e shumë e shumë vargje të tjera, ndaj Jusufit i ka hije edhe atributi poet i vendlindjes edhe poet i mallit për vendlindjen. Duke e ndjerë si mall e si borxh, pothuajse të gjithë krijuesit e mëdhenj bënë dhe bëjnë për vendlindjet e tyre.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora