Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Çamëri, edhe unë jam çam

| E enjte, 22.02.2018, 08:00 PM |


ÇAMËRI, EDHE UNË JAM ÇAM

Motër e gjakut, motër e shpirtit, motër e zemrës, dhimbjen tënde e ndjej, e kam në gji. Kraharori i tëri më digjet. Motra ime, shpirti im,  edhe unë jam çam. Yllneshë e Epirit, e Zeusit dhe e Homerit, e Pirro Burrit, dhe Aristidh Kolias, mbahu ! E di s´e këmisha në trup të kullon gjak, por, mos u jep. Je në vendlindjen tënde, në tokën stërgjyshore shqiptare, në tokën e prindërve tu. Çamëri, pemë e gjuhës shqipe, qytetërim shumë i lashtë. Falë njerëzve tu të zgjuar, dhe mendjeve krijuese, mjeshtërit  çamë    Epirit, ngritën  Akropolin, Dodonën, dhe Faraonëve të Egjiptit, ( arkitektët çamë ) ia dhanë dorën dhe mendjen, të bëjnë piramida, për vdekjen e tyre poetike. Çamëri, e bukura e Atdheut, të kam bimë në zemër. Në çertifikatën tënde të lindjes ti ke 23 mijë kilometra katrorë sipërfaqe të trashëguar dhe mbi 130 shekuj ekzistencë shqiptare. Jo kot, ti je himn i shkruar i gurit të pjekur mbi argjilë. Çamëri, Je populli krijues i qytetërimit të lashtë. Je lavdia e gjithë neve.Të gjitha krijimet në Epirin Pellazgjik kanë firmën e mendjes dhe të gjakut tënd. Arvanit, thirri mendjes, je vëlla me çamin, një ADN-ë e keni çamët dhe arvanitët. Andaj, koha s´pret, duhet filluar nga e para. Rrëmbeni abetaret shqipe, mësojeni së bashku gjuhën amtare, Bizantishtja s´është gjuha juaj. Vëllai im çam dhe arvanit, lexo Alfabetin e Lemnosit, shqipen tënde të lashtë!...

Atdheu ynë në Çamëri shtrihet deri në More. Çamëri, jehonë e Ribashkimit të atdheut, a je gati. Ora e kryengritjes dhe lirisë po

troket. Çamëri, ti je gjuha në luftë!...

 

Rrustem Geci - Dortmund, 2018

___________________

 

FJALA NË SHESH

 

Kur fjala në kurorë  e  ndien plagën

nga dhimbjet  e  të qenit e shtypur

dhe nga kërcënimet që të mos jetë

dëshmitare e krimeve të pushtuesit....

 

Pjesëmarrja e fjalës për  Çamërinë

në tryeza  bisedimesh    fshehura

për fatet e  kombit  dhe të atdheut

fjalën ma bën që të vet kryengritet

 

Sa herë fjala rrëfen të mundshmen

Sa herë  fjala  shprehë  të vërtetën

Atë e vënë në  pranga  dhe  izolim

Për kryefjalën dhe kallxuesin e saj

 

Jo rrallë  biem  në zbrazëti çastesh

e nëpër dyer të trembura të shtetit

vetëm atëherë fjala ngrihet  e tëra

për të treguar atdheun  e paçliruar!...

 

Fjala, - Atdheu s´më përket vetëm

mua, Atdheu  është  i    gjithëve,

ju    po  sundoni  me  korrupcion

edhe lirinë e fituar po na e trembni!...

 

Rrustem Geci - Prishtinë, Shkurt, 2018