E hene, 28.11.2022, 02:18 AM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Ne kemi vetëm një atdhe

E merkure, 21.02.2018, 09:20 PM


Ne kemi vetëm një atdhe – Kosovën (Dardaninë) europiane

Nga Gjon KEKA

Sa herë e përkujtojm ditën e deklarimit të Pavarësisë ,mendja na shkon në rrugëtimin e atdheut tonë dhe sakrificat e tij për liri ,demokraci dhe pavarësi.Ky përvjetor e gjenë Kosovën në përpjekje të saj për t’u konsoliduar,si në aspektin e jashtëm ashtu edhe të brendshëm.Poashtu ky përvjetor ka treguar se Kosova,mund t’i bashkohet trupit të fuqive europiane dhe botërore në fushat e sigurisë globale dhe luftës kundër terrorizmit,por edhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.Megjithkëtë Kosova e ka rrugën e hapur për ta ndërtuar dhe zhvilluar veten, vetëm duke patur një lidership serioz dhe me identitet të vërtetë europian.

Sigurisht që pavarësia e shtetit është kushti i domosdoshëm i lirisë së saj të brendshme. S’ka dyshim që të gjithë popujt liridashës duhet të përpiqen me gjithë fuqinë e tyre për ta shpallur atë pavarësi kundër kujtdo që kërkon t’i largojë ata prej tyre.Sot ka popuj që kërkojn këtë të drejtë legjitime të tyre dhe janë duke derdhur gjak për ta fitura këtë liri dhe pavarësi që Kosova tani gëzon,prandaj vullnetin e popujve për liri dhe pavarësi askush nuk mund ta shkatërroj në asnjë rrethan dhe në asnjë kohë.Liria dhe Pavarësia janë dy krahët që ia lëvizin shpirtin popujve për t’i arritur ato në rrugën me plotë sfida ,sakrifica dhe gjak e përpjekje të parreshtura.Kështu ndodhi edhe me Kosovën,ajo tani falë sakrificës së popullit për liri dhe ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare gëzon të drejtën e saj, dhe tani feston përvjetorin e saj duke shikuar kah e ardhmja e saj.

Askush nuk ka mundur më parë as nuk mund tani ta bëjë apo të tentoj ta bëjë Pavarësinë e një populli-shteti të pavlefshme ,sepse nuk ka ligj që mund ta shemb vullentin dhe sakrificën e popullit në të kaluarën.Pavarësia e Kosovës është akt i vlefshëm dhe i natyrshëm ,është vulë e përpjekjeve të atyre që luftuan dhe punuan për të në mënyra të ndryshme,por me një qëllim të përbashkët.Kosovën duhet ruajtur nga shigjeta e armiqëve të brendshëm dhe të jashtëm,Kosovën duhet ruajtur nga dhelpëria turke që është futur në cdo fushë. Kosovën duhet ruajtur nga tendenca sllave për ta gllabëruar me diplomaci hipokrite dhe gënjeshtare.Kosovën duhet ruajtur nga mbetjet turko-sllave që kanë për qëllim zhdukjen e elementit shqiptar europian. Kështu Kosovën duhet ruajtur gjithnjë ,sepse rreziku i një sulmi të mundshëm nuk pushon kurrë, për sa kohë që ajo vazhdon të ecën në udhën e saj vazhdonë sëbashku me aleatët e saj ta ndërtoj veten dhe të forcohet për t’u integruar në familjen europiane.Kosova duhet ruajtur veten,shteti i Kosovës nuk e shkatërron qëllimin e vet,sepse ai ka një histori dhe të kaluar plotë vuajtje.

Rrjedhimisht detyra e shtetit të Kosovës tani është të zhvillohet,të krijoj mirëqenjen e qytetarëve, të forcoj fushat e sigurisë ,të rendit dhe ligjit dhe të përgatitet për të trokitur në derën e hyrjes së plotë në familjen europiane,por kjo kërkon përkushtim dhe një betejë të dyfishtë.

Por,Kosova ka kapacitet të mjaftueshme,në njërën anë ajo ka mjetet e drejpërdrejta të fuqisë së gjallë qytetare dhe tjetrën në përdorimin e kompetencave të saj të natyrës institucionale për t’i forcuar ato si kudo në vendet tjera dhe praktikat e shteteve tjera tanim të integruar në bashkimin europian.

Duke ditur se shteti është i domosdoshëm për qëllimin e jetës së një populli,për të realizuar edukimin,qytetërimin kulturën dhe vlerat e përbashkët si dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.Sepse si kudo njeriu ka vetëm një atdhe ,dhe ky atdhe është Kosova për qytetarët e saj ,për dardanët e lashtë ,prandaj Kosova duhet të punoj për ta ruajtur emrin e saj, vlerat e saj kulturore historike dhe identitetin e saj rrënjësor europian.Kosova nuk e meriton të jetoj si nëj shtet pa dinjitet, si një vend pa nderim e respekt, ajo duhet të punoj për ta merituar respektin, dinjitetin dhe famën.Kosova t’i hap vetes portat e zhvillimit të shpirtit, kulturës,artit shkencës dhe humanes në vetëvete,ajo pasurohet duke dhënë dhe duke marrë nga vlerat e përbashkët me popujt europian.

Dhe krejt në fund Kosova duhet të punoj për të krijuar bazën e kulturës së përgjithshme të saj, për t’iu bashkuar pastaj kulturës së përgjithshme të Bashkimit Europian.

Gezuar përvjetorin e Pavarësisë

Zoti e bekoftë Kosovën

Zoti i bëkoftë miqtë tanë besnikë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora