E marte, 19.03.2024, 03:15 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Pra, ç’është flamuri(?)

E hene, 19.02.2018, 09:00 PM


Pra, ç’është  flamuri(?)

(Këtë shkrim për flamurin -simbolin tonë kombëtar dhe shtetror po e ribotoj  me disa ndërhyrje për lexuesin dhe për opinionin e gjerë ,si një përpjekje për ta sqaruar dhe kuptuar më mirë se flamuri dhe simbolet  kombëtare dhe shtetrore kanë rëndësi të madhe dhe me respekt dhe dashuri duhet të ruhen dhe të respektohen ,. Në këtë drejtim ka pasur ,ka edhe tani mendime të ndryshme rreth kujdesit, njohjes, përdorimit dhe vendit të flamurit…)

Nga Hilmi Saraçi

…Pra ç’është  flamuri , ç ’rëndësi ka për identitetin kombëtar  dhe shtetror? Sa jemi të kujdeshëm ta ruajmë , ta përdorim me vend dhe ta jetësojmë në vepër simbolin e identitetit tonë kombëtar?  Me rastin e statusit të Kosovë shtet të pavarur dhe sovran nga shumë probleme të tjera  që janë  reflektuar dhe po reflektohen, pa dyshim është edhe çështja e simboleve kombëtare- flamurit, stemës, himnit.Çdo shtet ka flamurin, stemën dhe himnin  e vet kombëtar me të cilët identifikohet dhe prezendohet në bashkësinë ndërkombëtare si shtet, prandaj edhe shteti i Kosovës ka flamurin , stemën , himnin dhe simbolet të tjera kombëtare të veçanta  , mirëpo sa jemi angazhuar me kohë në këtë drejtim  për përcaktimin  dhe jetësimin e këtyre simboleve në mënyrë të drejtë,  me një çasje të mirëfilltë profesionale, histotike, shkëncore dhe kombëtare? Është e njohur se dy shtete nuk mund ta kenë një flamur, një stemë dhe një himn të përbashkët (shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë),  prandaj përpjekja për zgjedhjen e këtij problemi ishte brengosëse dhe ende na brengos dhe të na preokupojë të gjithve. Këtë problem me rëndësi të veçantë kombëtar,i ndjeri dr. Ibrahim Rugova  e kishte shtruar duke propozuar Flamurin e Dardanisë dhe himnin “Kur kushtrimi ra në Kosovë” . Për këto propozime të dr. Ibrahim Rugovës pati reagime të ashpra, sidomos ndaj flamurit të Dardanisë të cilin para kamerave televizive e doxhen kundërshtarët e dr. Rugoves  dhe askush nuk mori masa ndaj vepres së tyre të ligë… Tani edhe në këto ditë,me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës pati mjaft  reagime dhe mospajtime … Mëndoj se në këtë drejtim nuk kemi qenë mjaft të angazhuar dhe të kujdeshëm sa duhet dhe nuk kemi punuar seriozisht, ..

Në këtë rrafsh duhe të angazhohemi dhe të marim masa edhe në komunat me shumicë serbe të cilat nuk e përdorin ( nuk e njohin) flamurin shtetror të Kosovës. Në vend të flamurit shtetror të Kosovës  përdorin atë të Serbisë… Pastaj mbishkrimet  në gjuhën shqipe kurkund nuk egzistojnë nëpër komunat me shumicë serbe, vetëm në gjuhen serbe (qirilic), ndërsa në komunat  me shumicë shqiptare mbishkimet nëpër shkolla kuvende komunale dhe institucione tjera përdoren në të dy gjuhet . Për të gjitha këto institucionet tona (Qeveria) sikur nuk kanë guxim për të marrë masa …



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora