E marte, 27.09.2022, 03:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Sali Ramadani - Kërçova

E diele, 18.02.2018, 11:02 AM


SALI RAMADANI – KËRÇOVA

 

Der’ sa  shqip t’ frymohet ,

Mbi  këtë tokë Dardani –

Jo, kurrë nuk harrohet

Sali Ramadani !

Sali Ramadani –

Trimi i  Greshnicës !

Lum që t’ pat vatani ,

Biri i nënë  kreshnikes !

 

Ai , një ditë vendosi ,

Që flamurin kuqezi –

Trimërisht ta shpalosi ,

N’ Parlament t’ Maqedonisë !

Sali Ramadani –

Trimi i Uskanës !

Tregoi se s’ kanë vdekur ,

Vëllezërit e Sulltanës !

 

Më datë t’ 8 Korrikut ,

T’ vitit ‘97 –të –

Një vepër Sali kreshnikut ,

Iu kishte përshtatë !

Në foltore t’ Parlamentit ,

Kishte dalë ky veprimtar ,

Në emër të deputetit –

Shpalosi flamurin kombëtar !

 

Para  deputetëve

Të Maqedonisë –

Tregoi se nuk trembet ,

Biri i shqiptarisë  !

Sali Ramadani ,

N’ rol të deputetit –

Shpalosi flamurin ,

N’ mjedis Parlamentit !

 

N’ mjedis Parlamentit ,

Atje n’ sallë për  brenda –

Shpalosi flamurin ,

Shqipen me dy krena !

Sali Ramadani –

Nuk dinte ç’ është frika !

Sllavo maqedonëve –

Deshi t’ iu bie pika !

N’ luginë të Uskanës

Edhe në  Greshnicë –

T’ gjithë djepat e nanës ,

Rrisin djem kreshnikë !

Sali Ramadani –

Trim e  atdhetar  !

Sali Ramadani –

Patriot shqiptar !

 

Sali Ramadani ,

Ishte zemër gur !

Nuk i dhembej jeta –

T’ flijohej për flamur !

Vitet shënojnë shekullin ,

Edhe  stinët ndërrojnë –

Sali  zemër hekurin ,

Kurrë nuk e harrojmë !

 

N’ emër të shqiptarëve –

E ngriti flamurin !

Armiqve , tradhtarëve –

Seç ua  dridhi trurin !

Flamurin e  shqiptarëve –

E ngriti n’ mjedis Shkupi !

Armiqve , tradhtarëve –

Zemrat seç ua kupi !

 

Flamurin e shqiptarëve

E ngriti n’ Parlament –

Armiqve  , tradhtarëve ,

Seç ua luajti mentë !

Shpeshherë n’ burg e quan

Dhe ia mbyllën  drynin !

Kurrë s’ mund e frikësuan ,

As s’ ia trembën syrin !

 

Më 27 t’ Janarit ,

T’ vitit 2018 –të –

Zemra e Sali Ramadanit ,

Për gjithmonë ka ndërrua jetë !

Lavdi i qoftë për jetë ,

Sali Ramadanit !

Prore i qoftë i lehtë

Dheu i vatanit !

 

Gjilan, më 30.01.2018.       Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora