E shtune, 20.04.2024, 12:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Osmani: Romani në këndvështrimin e kritikut Muça

E diele, 18.02.2018, 01:48 PM


Romani shqiptar në këndvështrimin e kritikut Vladimir Muça

Nga Prof.dr. Resmi Osmani

Kritiku, poeti dhe prozatori i njohur Vladimir Muça, në pritje të shtatdhjet vjetorit të lindjes së tij, i bëri vetes, por edhe botës letrare, një dhuratë: Përmblodhi në një libër  voluminoz, krijimtarinë e tij studimore , fryt i punës afro tridhjetë vjeçare. Libri titullohet”Unë mendoj….” Me nëntitullin”Vëzhgime të një tranzicioni letrar”. Titulli është një zgjedhje inteligjente: unë mendoj,i le të kuptojë  lëxuesit,se ai mund të ketë edhe mendime alternative. Libri ka pesëqind faqe dhe është botim i ada. Është i ndarë në katër pjesë:

A. Përqasja e romanit të sotëm shqiptar drejt risive moderne,

B. Prozat tregimtare me dukuri moderne bio shqiptare,

C. Paradigma   të poezisë moderne në poezinë shqiptare,

D. Sprovë vlerësuese.

Në trajtesën time do të ndalem në pjesën e parë, atë të romanit. Vetë kjo pjesë e librit është befasi. Në mungesë të buletineve informative nga shtëpitë botuese dhe Biblioteka Kombëtare për botimet, është krijuar subjektivisht mendimi se romani është në krizë dhe se botimet e tij janë të pakta.Nga shqyrtimi i analizave të autorit, të mbi pesëmbëdhjetë romaneve, që janë vetëm një pjesë e botimeve të pas viteve 90-të bindemi për të kundërtën, që romani shqiptar ka patur dhe vazhdon të ketë mbrothësi,jo vetëm sasiore por edhe cilsore brenda dhe jashtë kufijve në Kosovë dhe krijuesit e mërgatës.

Edhe pse të shtrira në kohë, analiza dhe shqyrtimi kritik i romaneve të pesëmbëdhjetë autorëve, krahas novelave dhe prozave të shkurtëra dhe vëllimeve me poezi, që nuk kanë dashur thjesht një lexim, rrëfen për vullnet, disiplinë, punë sistematike krijuese dhe veçanërisht përkushtim dhe dashamirësi për letërsinë kombëtare dhe krijuesit e saj, që janë pjesë kosistente e kulturës bashkëkohore. E tëra kjo, ka ndodhur kur kritika dhe kritikët e njohur, pothuajse janë në gjumë. Vladimiri, me punë sistematike, thuajse i heshtur, modest, pa rrahur gjoksin dhe pa dashur të duket, ka vijuar punën krijuese që na e paraqet në këtë libër. Për këtë Vladimir Muça meriton mirënjohje dhe përgëzim të veçantë.

Autorët e marrë në shqyrtim, më së pakti u takojnë shkrimtarëve që kanë shkruar edhe para viteve 90-të :Faik Ballanca, Skënder Drini,Gjergj Vlashi, Bashkim Hoxha e ndonjë tjetër, autorët e tjerë i takojnë brezit të shkrimtarëve që janë afirmuar si të tillë pas viteve 90-të,por që sjellin risi dhe spikatin për individualitetin e yre krijues. Autori, i ka vënë si qëllim vetes, të evidentojë prirjet dhe zhvillimet e reja në romanet e autorëve të marrë në studim, me veçantitë,prirjet dhe veçoritë individuale, metodën e tyre krijuese, stilistikën dhe problematikën e rrokur dhe mesazhin që përcjellin te lexuesi. Dhe këtë ai e arrin me metodën analitike, krahasuese, ballafaquese dhe referencave të shpeshta nga autoritete të kaësaj fushe.

Në të gjitha rastet,qofshin këto studime, esse, apo refleksione, pohohet se tashmë letërsia romaneske,është shkëputur nga dogmat dhe normat soc-realiste, autorët janë shkëputur nga shtampat e tutela dhe secili prej tyre, në lirinë e vet krijuese, të çliruar nga çensura, sipas prirjeve formimit dhe parapëlqimit vetjak , në sfondin social ekonomik dhe zhvillimeve të tranzicionit, bëhen zëdhënës të këtij realiteti me mjetet e artit, duke u përpjekur të japin më të mirën e tyre. Autori, duke lexuar atë që është shkruar në rreshta e nën rreshta, në pjesën nënujore të ajzbergut, në subkoshiencën e autorëve dhe personazheve, evidenton dhe nxjerr në reliv vlerat e vërteta, të qënësishme ,duke u marrë me kryesoren, atë që përbëjnë të veçantën, të dallueshmen, thelbësoren, ato hulli që shpien te modernia dhe moderniteti, jo vetëm nga forma por edhe nga shtjellimi i përmbajtjes, mendimi, me përdorimin e elementëve të psiko-analizës frojdjane, filozofisë ekzistenciale, humorit të hidhur dhe groteskut, në pajtin dhe harmoni me subjektin e zgjedhur.

Duke e trajtuar dhe ushtruar kritikën si shkencë analitike, që lejon të bëhen sinteza e të nxirren përfundime, autori, duke shqyrtuar risitë e romanit “Nomeja e Largët” të Faik ballancës, ai e konsideron këtë autor si paraprirës të modernitetit të para viteve 90-të; në romanin”Gruaja e shiut” të Bashkim Hoxhës, evidenton si parësore lejtmotivin e mbijetesës; psikanalizën dhe déjà vu-në letrare në romanin “Eklipsi i hënës” të Skënder Drinit; kumtet jetësore në  kaleidoskopin e shkrimtares Vilhelme Vranari-Haxhiraj; diktaturën demokratike dhe substancën shoqërore në romanin “Edlira” të (Hamdi) Erjon Muçës dhe filozofinë e egzistencializmit në kuadrin e një absurdi total në romanin “Iluzion optik” të po këtij autori; deheroizmin letrar dhe kujtesat historike në romanin historik “Teuta e Ilirise”; dramacitetin lirik dhe natyralitetin ekzistencial, si dukuri e re e romanit të ri shqiptar, në romanin ”Të dashurosh me ferrin e ëndrrave” të autorit Ylli Toska etj.

Studimet, refleksionet dhe essetë e përfshira në kreun”Përqasja e romanit të sotëm shqiptar drejt risive moderne”, mbushin një boshllëk dhe janë  prurje me vlerë për lexuesit, studentët e letërsisë, dhe studjuesit e letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Tiranë, më 15.02.2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora