E marte, 19.03.2024, 09:38 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Ideja për shkëmbimin e teritoreve e paqendrueshme

E merkure, 14.02.2018, 07:17 PM


Ideja për shkëmbimin e teritoreve e paqendrueshme

Nga Hilmi Saraçi

Këto ditë sikur kanë vërshuar idetë për ndarjen e Kosovës, respektivisht për shkëmbim të tëritoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo ide kaherë ka qenë e pranishme në kancelaritë Serbe, propozuar dhe sygjeruar, sidomos nga Dobrica Qosiqi.Për këtë ide të Qosiqit dhe bashkmendimtarëve të tjerë serb nuk duhet habitur,por kur dëgjojmë mendimet nga disa emra të njohur si p.sh. akademik  Rexhep Qosja vështirë është të përmbahemi dhe të mosreagojmë me idenë e tij për shkëmbim të teritoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës. Ideja e Qosjes për një shkëmbim të teritoreve- veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës është sa e dëmshme dhe nxitëse për konflikte me përmasa të paparashikuese.Për këtë ide Qosja ka sqaruar se më mirë është ky shkëmbim teritoresh me Serbinë se sa krijimi i asociacionit. Krijimi i asociacionit  është gjithashtu i dëmshëm,kjo nuk është kontestuese, por nuk mund të krahasohet me shkëmbim të teritoreve.Në këtë kontekst Qosja (por edhe Lutfi Haziri) dhe të tjeret që mendojnë kështu sikur nuk e kanë parasysh krijimin e asociacionit në bazë të mendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka dhënë mendimin duke sqaruar krijimin e asociacionit, por nuk përmban të dhënat e Qosjes. Nëse i referohemi edhe  disa deklaratave të disa politikanëve tanë dhe të atyre serb, është më se e qartë se bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit, mund të trajtojnë edhe mundësinë e ndarjes së Kosovës. Të gjitha këto ide, reflektojnë një papjekuri politike e shoqërore të cilat vizualisht do të mund të shiheshin si dobi-prurëse ,mirëpo strategjikisht do të ishin të dëmshme për Kosovën dhe pozicionin e shqiptarëve.

Pjesa në veri të lumit Ibër është një pjesë topogfrafiko-orografike kompakte e karakterizuar me mjaft pasuri nëntokësore dhe me një infrastrukturë të përdorshme për përpunimin e xeheve. Veriu do të mbetet një burim i çmuar për ekonominë e vendit e cila edhe ashtu do të vazhdoj të lëngoj nga mungesa e investimeve të huaja. Veriu disponon me burime të bollshme ujore siq është Gazivoda -pakësimi i burimeve ujore në Kosovë përbën kërcënim të drejtpërdrejt për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.Gjithashtu është fakt se veriu i vendit, në aspektin ushtarak, ka rëndësi të vecantë,Sulmet eventuale ushtarake serbe do të ishin të kufizuara në bazë të reliefit kodrinoro-malor, ku rezistenca e Kosovës do të konsiderohej hipotetikisht e favorshme. Pra nuk është e njëjtë sikur të ishin forcat e ushtrisë serbe në lumin Ibër, aty ku po pretendohet të ishte kufiri eventual. Në këtë «pazar» serbët mendojnë të na japin vetëm një pjesë të Luginës, përkatësisht të japin disa fshatra përreth kufirit duke mos e rrezikuar autostradën dhe hekurudhën ekzistuese e cila lidh Beogradin me Shkupin.

Në aspektin diplomatike Kosova mbetet e  pafavorshëm . Këtu do të shkaktonim dëme edhe përtej Kosovës sepse me këtë veprim Serbia do të hapte dyert për ndarjen e Bosnjës, respektivisht Republikës Serbe. Implikimet do të ishin shumë më të mëdha se sa disa mund të mendojnë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora