Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Tarelli: Shpendit pët ditlindje

| E merkure, 14.02.2018, 07:56 PM |


Kadriu uron:

Shpendi Topollaj, më 14 shkurt, në ditën e shenjtë të “Shën Valentinit”, ka ditëlindjen.

Pak vargje për urim!

 

SHPENDIT PËR DITLINDJE

 

Linde ti në dit dashnije,

Porsi zog, në kohë furtune.

Nuk lakmon kurorë lavdie,

Veç aromë e djersë pune.

 

Ti o Shpend, me shokë shumë.

Nuk e di, kur bën pushim.

Se, dhe natën kur fle gjumë,

E braktis për një shkrim.

 

Fjala jote nëpër kuvende

Durrës, Prishtinë e Tiranë,

Si skulptor portrete gdhende,

Hedhur librash, anembanë

 

Tregimtar, me shpirt poeti

Kritik arti, romancier

Krahët ngjyen mbi valë deti

Kripur fjalën, bukur nxjerr.

 

S’shan askënd, nuk mban inat.

Në çdo çast mbetesh njeri.

Shën Valentini pati fat,

Te ty mbolli veç dashuri.

 

Pesëdhjet libra mban në duar,

derdhur shpirtin aty ke.

Fjala jote, zjarr i pashuar,

Për shqiptari, e mëmëdhe.

Durrës më 13. 02. 2018.