Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nijazi Ramadani: Sabit Rrustemi - 40 vjet krijimtari

| E hene, 12.02.2018, 09:00 PM |


  40 vjetorin e krijimtarisë së Sabit Rrustemi, shkrimit dhe botimit të këtij autori

VEPRA NË MES TË TRADITËS DHE MODERNITETIT

Shkruan: Nijazi RAMADANI

PAK TË DHËNA - Poezi e parë e botuar e Sabit Rrustemit, daton  më 5 shkurt 1977 në revistën “Zëri i rinisë”. Ky publikim i asaj kohe i hapi udhë poetit që nga vargu i parë i poezisë “Punëtori ”, për të mos u ndalur së shkruari.

 Pas asaj poezie, vjen më pas edhe cikli poetik në ‘Zëri rinisë”, me një për kushtim të mërgimtarit, babait të tij me titull simbolik letrar ”Letër nga Vjena”.

 Në gushtin e të njëjtit vit, në të e përditshmja “Rilindje” i botohet dhe një cikël tjetër i poezive,  me titullin ”Ndodhi e një kohe” , cikël që i dha edhe më tepër hov krijimtarisë së tij letrare.

Në vitin 1979, poeti Sabit Rrustemi depërtoi edhe më fuqishëm në botën letrare, duke fituar në një konkurs letrar të revistës letrare “Jeta e re”, me poezinë “Sëmundja e dhëmbit” ( vendi i dytë ). Po, edhe me një tregim (“ Matësi i verbër “ ) në të përditshmen “Flaka e vëllazërimit” që botohej në Shkup, zuri vendin e dytë.   

Krijimet letrare ia hapen mundësinë që si student i vitit të parë në Katedrën e letërsisë dhe gjuhës shqipe ( Fakulteti Filozofik, atë kohë) , pas një kohe bashkëpunimi me gazetën studentore “Bota e re”, të pranohet si gazetar i rregullt, ku punoi deri më 8 maj 1981, ditë edhe kur arrestohet, shkaku i një  tregimi të botuar në revistën « Fjala », më 1 prill 1091, me titull, “Nën maskën e mysafirëve”.

 Me një vendim gjyqësor, pushteti i kohës proovoi për ta tërhequr nga qarkullimi numrin  e revistës Fjala,  por nuk e gjeti as edhe një numër të vetëm, ngase ishte shitur .  Autori i tregimit “ armiqësor”, Sabit Rrustemi u dënua me katër vjet burg, sikur dhe kryeredaktori i revistës Sabedin Haliti,  me tri vjet burg, dënime këto, të cilat u ankimuan me të drejtë dhe pas tri shoshitjeve gjyqësore u përmbyll tek në vitin 1988, me vuajtjen e dënimit prej pesë muajsh burg , të njërit dhe të tjetrit.

 Vlenë të përmendet këtu, meqë kemi të bëjmë me një krijimtari letrare prej dyzet vitesh të Sabit Rrustemit, se, pikërisht në vitin 1981, do duhej të dilnin në qarkullim dy libra tëtij, njëri me poezi e, tjetri me tregime. Por, masat e ndërmarra të sistemit monist, që ishin shumë drrastike dhe tërësisht të paargumentuara, e shtyn publikimin e tyre der në vitin 1990, përkatësisht 1993 e 1997 . Vonë, shumë vonë, vetëm pas botimit të veprave të para të tij, kemi pasur rastin të lexojmë kryesisht disa poezi të pakta me albanologë  tjerë, pa të cilët nuk mund të shkruhet historia e letersisë shqipe.

Në këtë mënyrë përmes këtyre krijimeve, ai i është qasur për t’i lënë kontributet ej letrarëve, të cilët ishin të burgosur apo e kishin të ndaluar shkrimin dhe publikimin në botimet e kohës. Me po kaq vonesë, ata janë njohur me kontributet e ndaluara të tre prej studiuesve më të mëdhenj të gjuhësisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX: Rexhep Elmazi, Hydajet Hyseni( Kaloshi), Agim Gjakova, Alush Canaj e ndonjë tjetër. prandaj, kjo ishte arsyeja pse ata do t’ia lëndojnë rëndë dorën e djathtë, duke ia kujtuar gjith-monë atij se ‘ kurrë më nuk do të mund t’i nënshkruaj dhe botoi krijimet e tij me emerin e vetë dhe, vazhdon të përcillet nga sigurimi shtetëror dhe i ndalohet puna prej krijuesi, por ai me ngulmim vijon punën e tij.

Pas një dekade,  me shembjen e monizmit, pa dritën e botimit vëllimin poetik, “Korzo e lirë” që doli tek në vitin 1990, me titull tjeter, “Ku i la lisat era”, përmes Botimeve të Redaksisë “Rilindja “ e nën përkujdesjen e poetit të mirënjohur, Ali Podrimja.

Ndërsa tregimet, që atë kohë ( 1981) ishte paraparë të botoheshin përmes revistës “Zëri  rinisë” të Prishtinës, nën titullin “Më fliste një zë”, nën përkujdesjen e redaktorit Shaip Beqiri si dhe recensentëve, Anton Pashku e Ali Aliu,do të botohen   pjesërisht në vitin 1993, në vëllimin me tregime “Pika e Zezë”, i botuar në Shkup nga “Flaka e Vëllazërimit”, si dhe më 1997, në vëllimin e dytë me tregime, “Maska e mysafirëve”, përmes Shtëpisë Botuese “ Buzuku” nga Prishtina.

Sabit Rrustemi e ka pasuruar  opusin letrar  prej vitit 1977 e këndej, edhe me shumë tituj e vëllime, si në poezi e në prozë. Poashtu është shpërblyer nëpër një sere konkursesh letrare nga periudha 1979 – 2015, sin ë Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Dy libra të tij poetikë, “Në fytyrën e një gjethi”, i botuar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” përzgjidhet si libri më i mirë në Mitingun e 49 ndërkombëtar të poezisë në Gjakovë ( 11 maj 2013 ),  kurse libri tjetër poetik, i botuar në vitin 2013 nga Shtëpia botuese “Rozafa” zgjidhet si libri më i mire i vitit nga MKRS-ja, më 17 shkurt 2014.

Autori, gjatë kësaj periudhe është përfshirë në disa antologji prestigjioze letrare si dhe është përkthyer edhe në rumanisht e, poezi të tij janë përkthyer edhe në gjuhën frënge .

Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të kësaj krijimtarie të bujshme të shkrimtarit Sabit rrustemi, e cila u realizua në fundin e vitit 2017, në Bibliotekën e re të Gjilanit, po e risjell një vështrim timin për një nga librat etij poetikë, botuar para dhjetë vitesh. Sabit Rrustemi jeton dhe krijon në Zhegër. Është i martuar, baba i pesë fëmijëve. Aktualisht drejton Ars Clubin “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ i shrimtarëve në Kosovë, me seli në Gjilan, brenda të cilit asociacion është dhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” si dhe revistën letrare – kulturore AGMIA.

… Recension :

COPËZIM KOHOR NË MES TË TRADITËS DHE MODERNITETIN

 

(Persiatje rreth vëllimit poetik "PAQJA E BRISHTË" të Sabit Rrustemit, botuar nga Shtëpia botuese “Rozafa”, 2007  )

 

Gjatë leximit të përmbledhjes poetike “ Paqja e brishtë” të autorit Sabit Rrutemi kemi hetuar se pas përjetimit e rileximit merrnim detyrimisht në shpirt edhe barrën, që para lexuesve ta shpalosim malin e mbresave e të perceptimeve që nxit me një vërshim organik me tërë fuqinë mitike prej lashtësisë Palazge Dardane të shumë shtresuar në udhëkryqin ndërmjet traditës dhe modernitetit, kur dheut ende po i vjen era llom burgu, djersë bujku, plëng blegtori e barot luftëtari të lirisë. Prandaj autori Rrustemi shtrihet në madhështi mitike prej traditës e deri në krijimin e një identiteti të ri që përmbahet në bërthamën e veprës, duke e 19 ravijëzuar me copëzimin kohor në mes të traditës dhe mo- dernitetin e tejshkuar nëpër gjiun indoevropian të pellaz- gëve. Kështu, më shumë për botën poetike, për integritetin lirik dhe për autonominë e drithërimave poetike që me mjaft kërshëri i pret lexuesi, të cilit ia ofroi me aromën e luleve, të cilave duhet shijuar, duke na lënë të përmbushur përplot impresion të fuqishme nga ndërtimi kreativ i fig- urshmërive poetike, pjesëve të integruara fabulative që ngërthejnë në vete me tërë botën motivin, kuptimësinë im- agjinatave krijuese brenda qarkut të thurur dhe çthurur tematike që zhvillon ky autor që arriti të bëjë emër në plejadën e krijuesve të letërsisë së sotme shqipe në përgjith- ësi, edhe atë në mesin e krijueseve të gjeneratës së mesme të letërsisë . Librin e nis me poezitë përkushtuese të anga- zhuara për njeriun e tokës së tij te “Atdheu i rilindur”që ka ruajtur "Nën qeleshen e bardhë të kokës/nën një cep shalli/ për një mal vitesh e kam fshehur.... mbet arrë e vogël po e fortë/ Në këtë botë/ U rilind për të satën herë/ . Kështu, du- ke na dhënë nja tablo të meditimeve empirike që vazhdi- misht i ka ruajtur e ngritur që nga fëmijëria, dheu dhe et- apat në rilindje për t’u ngjitur në majën e Olimpit dhe herë -herë duke e satirizuar deri në skajshmëri mentalitetin mitik për të ndërtuar një kuptim të ri aktual:"Shkallët për në Olimp",/Dilni prej birucash/ E kërkoni shkallë/ Ndë- rtoni Provoni.. Zeusi u çmend prej vetmie. Në poezinë e Rrustemit pleshmëria dhe morti janë në baraspeshë ekologjike që shprehen përmes kërkimeve antropologjike të tij, / prej para Krishtit...mos ia shikoni trungjet me varrë/ Degët me barrë/ mos u mashtroni nga leximi i parë/ Ajo është vetëm fars/ Kurorat prush me piptha i kanë/, poeti lexuesin e zgjon nëpërmes vargut të çiltër dhe në fund e përmbyll me mesazh integrues kombëtar që përmbyllet me revoltën e tillë:"Portret që s'kornizohet/ Janë shqiptarët/ 20 Dhe vetës nuk i thonë dikush/ Nëse bota rreth tyre nuk sillet. Përmes kësaj ia plason mes letrave ndërtekstuale për t'ia kaluar pastaj mesazhin autentik breznive me ikonën e tyre që rrinë me veprën dhe janë ngjizur nëpër damarët e gjakut të fisit. Megjithatë lashtësi, përherë i ka dalë vargu i freskët e vitale, sepse përthith mbi sfondin e epokave, të periudhave, të shekujve, dekadave e të viteve qofshin të mbarë apo të mbrapshtë, dhe kështu përherë lirika del nëp- ër fërkimet e copëzuar nëpër atë kohë mjaftë vargnim mo- derne. Ai, fare nuk ia vari vetës dyshimin se këtu ka diçka tjetër për pos asaj gjetjes gjenetike dhe empirike që i për- ket atij dhe të tjerëve më tepër se vargonim, aty struken, ... e pastaj edhe jehon e zërave të ushqyera e të rritura me qumështin e fjalës së ndrydhur, fjalë kjo e cila me dhjetëra vite kërkonte për t’u zgjuar prej gjumit edhe në “kohën kur më ishte ndalu”, kohë e nizamit, xhandarit,policit pushtues të stërvitur me logjikën e të sunduarit vrasës dhe mbijetimt të qëndresë së robit të trishtë, pra ai ka vendosur atëherë kur "plisi e shalli" ishin ruajtur si identitet i atdheut të rilindur, por kurrë të mbushur e përgjunjëzuar,nga është dalë vargimi mjaftë reflekse i kohës së ruajtur në fundin e ark- ave të pajës së nusërisë kryqi e nusja i është hedhur në det për tu rikthyer në ishullin e maleve të Karadaket për atë kohë morti, në kohën kur na qe ndaluar shkolla, besimi, bindja dhe shprehja e lirë, duke nxjerr rrëfimin narrativ poetik dhe përgjërimin si pëshpëritje shpirtërore-ofshamë ndaj së kaluarës sonë. Poeti krijon shumë bukur këtë lloj të poezisë. Merr motive nga baladat popullore ose detaje nga veprimtaria e figurave të ndryshme, emra të njohur, ose fare të panjohur, personazhe që ai i zgjedh për trajtim në poezinë e tij dhe me sukses të madh i formësoni, duke i krijuar kështu poezi me vlera të larta artistike. Të tilla janë: Paqja e brishtë/ Ne këtu ishim kur erdhe si zot.. Ti 21 erdhe si zot a zotin tonë e harrove/ Ne i besojmë. Rrustemi ka krijuar poezi që kanë polemizuar poetikisht (po edhe publikisht) me kohën, situatën, grupe njerëzish e njerëz simbolikisht të karaktereve të ndryshme. Poezitë e këtilla nëse mund t'i quajmë kushtimisht polemiste të lakuar nëp- ër vete dhe të shkrehura në revoltën e hapur përmes vargut poetik. Dhe për shkakun e thjeshtë se ato vërtetë janë krijuar në kohën e ndodhjes së ngjarjeve e rrethanave të cakt- uara që lidhen kryesisht me gjendjen e pushtuar të popullit shqiptar. Këtu dua ta theksoj poezinë Mbrapshtë / Kryet e vendit nuk ishte te bishti/Këmbët të shpiejnë kah erdhe. Njëra ndër poezitë më të theksuara të kohës, me vlerë të qëndrueshme në ndërtimin, temën dhe vlerën e saj artisti- ke: Zvarritësit dhe Oxhaku, ku ato janë të shprehura gjith- monë në formën e revoltës dhe protesës së hapur:Gjuhët i zgjatën/Për fushë i lëshuan/ Po vapa e rëndë/ Dogji barin. Në mënyrë që gjësaj lëvizje eliptike virtuale ët arrijë mbi Pegazin e imagjinuar, të na i nxjerr nga një det i trazuar nëpër histori që bënë një jetë të tërë njeriu i tokës, ku autorit i vijnë si imazhi i trishtë Kandilat e Dokës, ku autori ka bërë një përshkrim të thellë të karaktereve të këtyre perso- nazheve dhe ndryshojnë thellësisht nga koha në kohë por, mbetën përjetësisht pas gjithë atyre ecjakjeve si një Odise përmes tokës së shkelur në lindjes të Trojës së lashtë e deri te një mini-poemë që mbërthen sërish për Dokën, heroin e Itakës së poetit, i cili e ruajti me motivimin dhe tematikën e një subjekti lirikepikë që ngërthen në vete mitiken dhe të pathyeshmen e ditëve tona. Këto vargime poetike të një tufe që u ngjan fijeve të mëndafshtë të kandilave të Naimit dhe të zanave të Fishtës dhe të Mjedës, e që lexuesit i vij- në si një lajtmotiv i një identiteti të kryqëzuar përmes ka vështirë për t’i kapur si/ Një mal për dimër dhe një verë me diell/ Dhembjen e zezë flakë në qiell/ e për t’i bërë si 22 gërshërë që prek e pret në poezinë "I Zoti i shtëpisë dhe qeni/ Ai kërkon këlysh/ për t'ia prerë veshët/ dhe te vargu /Po gaboi në të lehur/ Ndë-shkimi ka për ta kthjellur/.Sabit Rrustemi, vargun poetik e ndërton duke u krijuar me vetë jetën, situatën e shpërfaqur përmes heroit të tij, njeriut në kërkim të shtigjeve të dritës dhe lirisë si dhe përherë duke të qartësuar formën e kompozicionin e tij, vetit dhe synimin e tij, poezitë përkushtuese personale për M.Gashin, Qytetin e Beqës, Ali Podrimja është fajtor, për të përgjëruar për të shenjtin e tij/ Ibrahim Rugova/ që ia varë Kosovës me shenjtin e tij. Pastaj për të përvijuar në rrathë-rrathë Udha e Dokës që më shumë simbolizon orbitën e tmerrit nëpër të cilën kalon qenia e tij, e shkrirë për dheun dhe më në fund, as dheu nuk e tretë, duke liruar sulfatin nga eshtr- at që i derdhen në varrin e Dokës, mbijnë dritat si te poezia "Kandilat e Dokës".Prapëseprapë, ai, nga ajo që pjellë imagjinata njerëzore për jetën pas vdekjes. Përkujton rin- gjalljen, për të parë vendlindjen e tij. Pra, në radhë të parë vendosen katrahurat e përjetuara që njeriu normal nuk mu- nd t’i shkulë as nga zemra e lënduar e as nga kujtesa e ndrydhur, sepse të gjitha katrahurat e ndjekin si hije. Këto krijime s’ ka se si të mos dalin akuza kundër kanibalëve, korbave të mortit, valleve të vdekjes, ofshamave, dhembj- eve, pikëllimeve, çmendurive, ngatërrimeve, etheve, gëlltitjeve dhe përgjakjeve që stimulojnë imazhet e tmerrit, të frikës e të trishtimit përballë optimizmit që shtrihet deri në përjetësi. Vargjet e Rrustemit zbërthejnë dhe ngërthejnë fanitet, zërat dhe drithërimat lirike epike të atdhedashurisë ndaj ksenofobisë, të pushtimit të lirisë ndaj frikës, të dijës ndaj mosdijes, fitores ndaj humbjes, të ngrohtësisë ndaj egërsisë, të qëndresës ndaj trishtimit, të humanizmit ndaj vrasjes, të pritjes ndaj shkatërrimit, të dritës ndaj errësirës e të jetës ndaj mortit, t’ua përballur vetëm me një flakadan 23 në shpirtin më të ndritshme të frymës At Pëllub Zefit "Rrno me tregue" apo atë gurakuqiane “Mjer ai që nuk qëndron”. Në sprovë para sfidës dhe të formësimit të mes- azhit për pasardhësit, por edhe për dëshmitarët e këtyre kohërave të zeza imazhet e të cilave i sendërton poeti me subjektin poetikë, duke i lexuar këto përmbledhje, veçanë- risht kur jemi në vetmi dhe para kërkesave për shijimin e vjershës lirike, krijohet një përshtypje se operon mirë dhe bukur në të gjitha kaptinat gjatë dhënies të formës për imazhin e vjershës moderne lirike në harmoni me kohën dhe vendin. Rrustemi e përmbyll për mes qasjes në internet, duke bërë kërkim më të avancuar të lojës në Google për Kodin e fshehtë të atdheut, por përmes kërkimit të ADN-së, pra pa ia falë palcën e gjakun palcës së dheut që vetëm atëherë krijohet kodi i fshehtë i atdheut përmes këtyre vargjeve poetike mitike po krihohet kuptimi i jetës së lirë në dheun për të cilën ranë. Libri ka 76 fq. Botuar më 2007 nga Shtëpia botuese “Rozafa” Prishtinë.(Zëri, Prishtinë, 2007)

--------------------------------------------------------------------------------------------------------..

SHËNIME PËR JETËN DHE VEPRIMTARINË LETRARE TË SABIT RRUSTEMIT

 

Sabit Rrustemi u lind më 3 Prill 1959 në Terzijaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kreu në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet

në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.

Me 5 shkurt 1977 boton poezinë e parë në revistën “Zëri i rinisë”, Prishtinë. Sabit Rrustemi jeton dhe krijon në Zhegër. Është i martuar, baba i pesë fëmijëve.

Aktualisht drejton Ars Clubin “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ i shkrimtarëve në Kosovë, me seli në Gjilan, si dhe revistën letrare – kulturore AGMIA 

VEPRAT

KU I LA LISAT ERA, (poezi), “Rilindja”, 1990, Prishtinë, ( libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, u ruajt dhe u redaktua nga poeti i mirënjohur, Ali Podrimja.

BESOJ NË NJË DIELL, (poezi), “Fjala” 1992, Prishtinë. PIKA E ZEZË, përmbledhje tregimesh, “Flaka e vëllazërimit”, 1993, Shkup.

NATYRË ME VAJ, (album poetik), Shtëpia Botuese “Plejada”, 1994, Prishtinë, me parathënie të Beqir Musliut. JETËSHKRIMI I SYLË KOPERNICËS, prozë

dokumentare, Shtëpia Botuese “Plejada” 1994, Prishtinë, redaktor Beqir Musliu.

VARIACIONE PËR LIRINË, “Rilindja”, 1997, Prishtinë.

MASKA E MYSAFIRËVE, përmbledhje tregimesh, Shtëpia Botuese , “Buzuku”, 1997, Prishtinë.

ËNDRRA QË PUTHET, (poezi), Shtëpia Botuese “Rozafa”, 2001, Prishtinë.

PAQJA E BRISHTË, (poezi), Shtëpia botuese “Rozafa”, 2007, Prishtinë.

SHIU I BUZËVE TUA, Shtëpia botuese “Rozafa”, 2009, Prishtinë.

ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), 2009, Bukuresht.

NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009 “ZJARRMI E KTHJELLTË, Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2011, Gjilan.

NË FYTYRËN E NJË GJETHI, poezi, Shtëpia Botuese  “Beqir Musliu”, 2012, Gjilan.

MURALE SHPIRTI, poezi, Shtëpia Botuese Rozafa, 2013, Prishtinë.

STINA E MESELEVE – I, (rrëfime të shkurtra popullore), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2014, Gjilan. GRAFITE NËNLËKURORE, poezi, Shtëpia Botuese

“Beqir Musliu”, 2015, Prishtinë. NDEZJE YJESH NË ZEMËR” (poezi të zgjedhura të

dashurisë), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2015, Gjilan. PA NJË VDEKJE MBES”, (poezi), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2016, Gjilan. STINA E MESELEVE – II, (rrëfime të shkurtra popullore), QRTK, 2016, Gjilan. MËKATI Që (S)E BËMË, (tregime të zgjedhura), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2016, Gjilan.

HIRI I PRITJEVE TË DJEGURA, (tregime), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2016, Gjilan. PËR DASHURI KURRË S’ËSHTË VONË”, (poezi), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2017, Gjilan. 

I prezantuar:

Në vëllimin me tregime nga Kosova, “Djepi i lashtë” , Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1982, Tiranë.

Në “Antologji e poezisë moderne shqipe”, përzgjedhur nga Ferdinand Laholli, 2003, Gjermani.

Në antologjinë poetike për Kosovën, “Një gur i çarë”, nga Ali Podrimja, 2005, Prishtinë.

Në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, 2009, Bukuresht.

Në Antologjinë poetike, “Muza e mëmëdheut”, nga prof dr. Agim Vinca, Shtëpia Botuese EUGEN (Tiranë) dhe ARTINI (2012, Prishtinë).


Çmimet letrare 1979

Vendi i dytë për poezinë Sëmundja e dhëmbit, revista letrare “Jeta e Re”, Prishtinë.

Vendi i dytë për tregimin Matësi i verbër, gazeta “Flaka e vëllazërimit”, Shkup. 1980 Vendi i parë për poezinë Pylli i Brinjës, revista “Zëri i rinisë”, Prishtinë.

Vendi i dytë për tregimin Një ndodhi e vjetër dhe vendi i tretë për tregimin Fletëza të shkepura, revista “Zëri i rinisë”, Prishtinë. 1984

Vendi i dytë për poezinë Fotografia e nënës, revista letrare “Pionieri”, Prishtinë.

 1984

Vendi i tretë për poezinë Pasojat e fëmijërisë, revista letrare “Pionieri”, Prishtinë.

1987

Vendi i parë për tregimin Pesha e dheut, gazeta studentore “Bota e re”, Prishtinë.

1989

Vendi i parë për tregimin Deti që nuk e shoh, gazeta studentore “Bota e re”, Prishtinë. Vendi i dytë për poezinë Këpucët në menopauzë, revista “Zëri i rinisë”, Prishtinë.

1993

Vendi i parë për poezinë Arnimi i shtëpisë, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë.

Vendi i dytë për tregimin Imazhi i shtëpisë së vjetër, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë.

Vendi i parë ( i ndarë) për poezinë Lotina, në Manifestimin letrar “Maratona poetike”, Prishtinë.

1994

Vendi i tretë për poezinë Leximi i lules së ballit, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.

1995

Çmimi për poezinë më të mirë Adami lirohet nga autocenzura, Ora e madhe letrare e Manifestimit kombëtar, “Flaka e Janarit”, Gjilan.

Vendi i dytë për poezinë Çka i thashë Demë Kadrisë, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan. 

2006

Çmimi për poezinë më të mirë, Të nisesh me agim. Ora e madhe letrare e Manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit”, Gjilan

Vendi dytë për poezinë Baladë e re për një urtësi të vjetër dhe vendi i tretë për poezinë Në dimrin e zjarrmisë, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.

Vendi i dytë për tregimin Mbaroi lufta pa e shkrepur asnjë plumb, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.

2008

Vendi i dytë për tregimin Vasha me shtëpinë buzë lumit dhe një mal, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.

Vendi i tretë për poezinë Pakja para pakos së pritur, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.

2009

Vendi i parë për poezinë Dita kur e çliruam Shkupin, konkursi letrar i Manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit”, Gjilan.

Vendi i dytë për poezinë Kodi mbrojtës i atdheut, në Manifestimin letrar “Flakadani i Karadakut”, Viti.

2010

Vendi i dytë për tregimin Mëngjesi me sy gruaje, konkursi letrar i Manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit”, Gjilan.  

2011

Vendi i dytë për tregimin Dita që pritej e vonohej për të hyrë në shehër, konkursi letrar i Manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit”, Gjilan.

2012

Vendi i parë (i ndarë) për poezitë përkushtuese për poetin Tahir Desku, në Manifestimin letrar “Ora letrare e Tahir Deskut”, Klinë.

Vendi i dytë për poezinë Xun Çeliku e pyet Vlorën, në Manifestimin kulturor “Takimet e Don Mikelit”, Stubëll.

2013

Çmimi i Parë i Mitingut të 49 ndërkombëtar të poezisë, për Librin më të mirë të botuar mes dy mitingjeve, “Në fytyrën e një gjethi”, mbajtur në Gjakovë, më 11 maj2013.

2013

Çmimi i tretë për poezinë, Ç’kodimi i Zonës X, Festivali i poezisë, “Pranvera poetike durrësake”, 18 maj 2013, në Durrës

2014

Çmimi vjetor për letërsi për veprën më të mirë letrare të botuar gjatë vitit 2013 në poezi, «Murale shpirti», dhënë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së

Kosovës.

2015

Çmimi i parë për poezinë, Paralajmërimi i stinës së pritur, “Takimet Poetike të Karadakut”, mbajtur në Kumanovë, më 11 mars 2015.

2015

Çmimi i dytë për poezinë, S’jam përmalluar aq për ty, Festivali i poezisë, “Pranvera poetike durrësake”, më 30 prill 2015, në Durrës.

***

Autori, gjatë veprimtarisë së tij 40 vjeçare në fushën e krijimtarisë letrare, është nderuar edhe me një varg mirënjohjesh si dhe medaljesh, brenda e jashtë Kosovës, ku veçohen, Medalja e bronztë për poezi e vitit 2007 dhe 2008 si dhe Medalja e argjendtë e vitit 2010, nga Akademia Europiane e Arteve, me seli në Bruksel dhe Mirënjohja si krijuesi më i mirë për vitin 2016 nga Komuna e Gjilanit, me rastin e Ditës së Çlirimit.