E enjte, 25.04.2024, 08:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Nik Leshai: Koleksion i Epikës në Universitetin e Harvardit

E merkure, 10.09.2008, 05:38 PM


 

(The Milman Parry Collection)


EPIKA Shqiptare ne Harvard tash 72 vjet, por shume nuk e dine kete


Disa nga linguistët mâ influencues te shekullit 20të kanë tregue interes per Eposin Ballkanik i cili gjindet në Shqipninë Veriore, Mal të Zi, Serbi, Bosnje, dhe Kroaci. Âsht interesante me ndjekë linjen e këtyne figurave të shqueme sepse ato lidhen me linguistin e famshëm Ferdinand de Saussure, i cili sëbashku me Charles Sanders Peirce konsiderohen themeluesit e linguistikës moderne.


Ferdinand de Saussure ishte nji linguist Zviceran (nga pjesa Franceze) i cili, në Europe, dhe veçanarisht në Francë, njihet si Ati i linguistikës moderne.


Termat linguistike shenjë dhe shenjues perdoren sot simbas përspektives Saussureane.



Nji nga studentët e Saussure ishte edhe Antoine Meillet, i cili simbas Enciklopedisë Britanica njihet si nji nga linguistët mâ influencues to kohës se tij. Nepermjet Metodës Krahasuese ai spjegoi sistemin e hershem linguistik Indo-European dhe gjurmoi historinë e tij.


Antoine Meillet theksonte vazhdimisht se çdo përpjekje me ndryshue gjuhën duhet të marri parasysh faktorët shoqnor—nji kshillë që linguistët shqiptarë duket se nuk e kanë marrë parasysh.


Në Sorbonne të Francës Antoine Meillet pati nji student nga Kalifornia e Shteteve të Bashkueme të Amerikës të quajtun Milman Parry i cili pati studjue traditën gojore të Jugosllavisë ne vitet 1933 dhe 1934.



Në nji nga udhtimet e tij në Novi Pazar ai pat regjistrue disa lahutarë shqiptarë të cilt këndonin shkjenisht dhe shqip.

Në vitin 1937, pasi msoi pak shqip në Dubrovnik, ai udhtoi nëpër katundet Bogë te Malcisë, Theth të Dukagjinit, Tropojë, e deri në Kukës, ku ai mblodhi rrethi 100 kangë, disa të shkurtra, por disa 500 deri 1000 rreshta.


Ai vuni re se kângët e Gjeto Basho Mujit dhe Gjergj Elez Alisë këndohen ne Shqipni, Serbi dhe Kroaci. Në udhtimet e tij të mavonëshme, Milman Parry u pat shoqnue nga Albert Lord, i cili asokohe studjonte në Harvard.



Etnologjisti Arnold van Gennep, i biri i nji Hollandezi dhe i nji Francezje, pat sugjerue se kangtarët Ballkanas perdorin nji set të kufizuem shprehjesh të cilat ata i pëziejnë në kombinime të ndryshme për të krijue kângët e tyne.

Parry dhe Gennep ishin të dy preskriptivistë, që do me thânë se ata e shikonin traditën gojore të ballkanit si “gjeli nga mâja e plehut”.


Albert Lord, ishte mâ i avancuem ne shkencën relativisht të re të linguistikës, prandaj në traditën gojore të Ballkanit, ai gjeti shumë mâ tepër sesa linguistikë. Për shumë fmijë Ballkanas që jetonin në nji vend të uzurpuem nga injoranca anadollake, Kângët e Kalorësve ishin morali, argëtimi, historia, dhe civilizimi përtej anadollakizmit. Për ata fmijë, standardet shoqnore e kulturore të imponueme nga janiçerët turq shprisheshin e shkatrroheshin vetëm nën tingujt e lahutës. Këtu ata gjenin prehje duke përjetue atë botë që deshironin me jetue, por që u ishte mohue nga anadollakët. Jutbina dhe Lugjet e Verdha në imagjinatën e tyne mbijetuen realitetin e kohëve të errta të Ballkanit të imponuem nga injorance turke.

Mbijetesa e ksajë kulture para-janiçiere u pat bâ objekti i studimeve intensive të françeskânve dhe jezuitve shqiptarë, të studjuesit të huaj profesionistë të përmendun në kët faqe, deri edhe të hobistve të tillë si Edith Durham e Robert Elsie.


Antropologjistët Shqiptarë


( Ne foto studjuesi Nik Leshaj )


Ndër antropologjistët shqiptarë mund të veçohen Bernardin Palaj, Donat Kurti, Shtjefen Gjeçovi, dhe Aleksander Sirdani. Cilsia e kontributit të tyne asht e pastudjueme për arsye që dihen. Fatkeqsisht puna e tyne i âsht nënshtrue vjedhjes, perdhunimit, e keqinterpretimit nga studjues shqiptarë dhe të huaj këto 60 vitet e fundit.


Epika ne Krijimtarinë Shqiptare

Fishta e pat “shfrytzue” Epikën mâ shum se cilido shkrimtar shqiptar para dhe mbas tij. Por edhe Ernest Koliqi, Martin Camaj, Azem Shkreli, Ismail Kadare, etj, kanë tregue gjurmë të frymës epike në krijimtarinë e tyne.


Epika dhe Standardi Gjuhsor

Në nji bisedë private, Dr. Prof. David Luka më tha se linguisti Justin Rrota dhe disa pasues të tij patën hjedhë idenë e vënjes së dialektit të Malcisë në bazë të gjuhës shqipe ngase ai ishte ma i pastri dhe ma autentiku. Por politika ndryshoi dhe në vënd të Malcishtes u vu Laberitja, e cila si e folmja mâ a varfën ne Shqipni, ka vetëm rreth 2.500 fjalë origjinale. Kjo Mângsi leksike dhe strukturore e bâni mâ të lehtë punën e linguistëve shqiptarë—kjo mund të jetë arsyeja pse ata vazhdojnë me ngulm me i muhue arsenalit linguistik shqiptar gegnishten.

Standardi i Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, e bâni Epikën Shqiptare pothuaj të paligjëshme nepërmjet shenjimit të shprehjeve, frazeologjisë, dhe të folmeve tipike gege si arkaike, dialektale, dhe anakronike.


Diskursi dhe Tradita Shqiptare

Palaj, Kurti, Gjeçovi dhe A. Sirdani patën mbledhë atë kulturë të hershme shqiptare e cila mbijetoi errsinën turke. Fishta, Koliqi, Camaj, Shkreli dhe Kadare, ushqyen imagjinatën e tyne në lumin e Epikës Shqiptare. Por, ndoshta në nji shkallë mâ të nâltë, qëndrojnë Harapi e M. Sirdani, të cilt themeluen filozifinë e të qenunit shqiptar dhe diskursin historik shqiptar mbi bazat e moralit, ligjit, dhe traditës shqiptare (të pasunueme me traditën e mendimit europjan, sidomos atij gjerman ku ata patën krye studimet). Në nji farë mënyre, Harapi dhe Sirdani rehabilituen konshiencen e shqiptarit intelektual si europjan, në të njajtën mënyrë si Fishta dhe shkrimtarë të tjerë rehabilituen konshiencen e poetit shqiptar nga bejtexhi ne kângtarë epik.


Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë

Studime mbi Epikën janë bâ edhe në Shqipni, por siç vërehet nga emni i Institutit (Kulturë Popullore) shprehje e cila gjatë regjimit Obskurantist te Enver Hoxhës konotonte mungesë sofistikimi, amarotizëm, dhe injorancë, puna nuk ka qenë serioze dhe studimet janë bâ nga njerëz jo kompetent, për mos me thânë amatorë, të cilët i shikonin aventurat e Çetave te Jutbinës ashtu si fëmijët shikojnë filmat vizatimorë—vetëm si aventura, pa kuptue domethanjen e tyne morale, historike, ligjore, dhe identifikuese to prototipit shqiptar.


Instituti Albanologjik në Prishtinë

Emni i këtij instituti konoton kujdes, respekt, dhe pergjegjsi. Puna e bâme kohët e fundit ne Institutin Albanologjik të Prishtinës i hijezon të gjitha institucionet tjera me larminë, cilsinë, the sasinë e kângve të mbledhuna.


Perktheu dhe pregatiti per http://kosova.albemigrant.com/ studjuesi Nik Leshaj - USA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora