E marte, 19.03.2024, 06:02 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Pasdite artistike në Treviso

E hene, 12.02.2018, 05:09 PM


Nxënëset e Shkolles shqipe të Quintos (TV)

NJË PASDITE LETRARO-ARTISTIKE NË TREVISO

ORA E MADHE LETRARE në Quinto

Nga Beqir Cikaqi

Të dielën me 4 shkurt, ashtu edhe sikur ishte paralajmëruar u zhvillua një veprimtari  letrare artistike e përmbledhur në Orën e Madhe letrare.

Ishte edicioni i 3-të i ORËS LETRARE, që mbahet në 10-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 550 vjetorin e vdekjes së krye heroit tonë gjithëkombëtar Gjergj Kastriotit - Skënderbeu.

Të pranishëm ishin personalitete të njohura të letërsisë shqiptare këtu në Italia, që kanë botuar libra duke publikuar edhe krijimtari letrare, si Vitore Stefa Leka, Ndue Lazri, Vangjelia Verori, Tonin Nikolli,  Vojsava Zagali, Avdi Beqiri, Gëzim Muçolli, Selim Musaj, Lumturije Fortuzi, Bari Dervishllari, Etleva Petriti, Beqir Cikaqi,  etj. Nga Shkodra kishte ardhur  fituesja e disa çmimeve letrare kombëtare e ndërkombëtare zonjusha Elida Rusta. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe krijueset që akoma nuk kanë botuar, por që shkruajnë dhe prezantuan poezitë e tyre, si : Tevide Bislimi, Shkurte Zogaj, etj. Kishte nga ata që përkundër dëshirës të jen prezent edhe fizikisht, i dërguan poezit e tyre përmes postës elektronike, si: Demir Reshiti(me: “Dita e madhe po afrohet”) nga Prishtina, Ramadan Reshitaj( me:“Buzëqeshja në bronz”) nga Malmo, Merita Bërdica (me:“Gongjia”) nga Shkodra, Sabit Rustemi (me poezin:”Atdheu i njëmendtë”) nga Gjilani, etj.

Këtë pasdite artistike e bënë ma madhështore grupi i nxënësve të Shkollës Shqipe të Quintos të drejtuar nga mësuesi Bajram Desku, mandej Grupi i valleve Shqiponja të  drejtuar nga e mirënjohura Drita Gega(ardhur nga Leco) me Stella Çoka e Arif Musaj. Si dhe këngëtari i mirënjohur Gjin Shani,  që jeton e punon në Krahinën e Trevisos. I pranishë ishte edhe z. Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës “Ilieia” në Kopër të Sllovenisë,mandej autoritete italiane vendore, sikur Alessandro Valenti - gazetar, etj.

Këtë veprimtari, pas intonimit të himnit kombëtar e hapi z. Avdi Beqiri, i cili përveç që  është kryetar i Shoqatës “Bashkimi Kombëtar” në Bassano del Grappa dhe anëtar i këshillit organizativ të ORËS LETRARE, është edhe autor i librit”Kujtimet e një mërgimtari”. Mandej e gjithë veprimtaria u drejtua bashkarisht nga panelistët e këtij aktiviteti.

Një përshëndetje dhe mirëseardhje të pranishmëve iu drejtua mësuesi Bajram Desku, duke iu uruar  çaste të këndshmen këtë pasdite letrare. Poezinë “Flaka e Janarit” recitoi nxënësja Altina Gashi. Për aktivitetin “Flaka  e janarit” u paraqit me një opinion Gëzim Muçolli. Ndërsa për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, foli z. Ragip Thaqi, mësues i shkollës shqipe në Bassano del Grappa. Në shenjë të 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës dyshja e nxënësve të Shkollës Shqipe në Quinto, Elida Ahmetaj dhe Hanumshahe  Bytyqi, u paraqiten me recitalin KOSOVA ATDHEU YNË, shoqëruar nga grupi i djemve të shkollës të veshur me bluzat e shtetit të Kosovës dhe shkronjat që jepnin emrat Atdheu dhe Kosova. Në shenjë nderimi për dëshmorët, me një monolog  për Tahir Sinanin, u paraqit i riu Asllan Gashi, shoqëruar nga grupi i vajzave të Shkollës shqipe në Quinto. Me këngë për Kosovën këngëtari Gjin Shani e mbylli pjesën e parë të kësaj pasdite letrare artistike.

Pjesa e dytë ishte rezervuar promovimin e librave: IL MIO AMORE INFINITO, dhe NË OBBORR TË SHIUT . Ishte planifikuar të promovohej edhe libri  O NËNOKE e poetes Lumturi Plaku, por për asye të gripit me temperatur, nuk kishte mundësi të jetë  prezent autorja, andaj i është drejtuar me një letër përshëndetëse  dhe falenderimi për organizatorët dhe pjesëmarrsit e pranishëm.

IL MIO AMORE INFINITO, është libri i pestë dhe i pari në gjuhen italiane i autorit Beqir Cikaqi, që vjen nga Suhareka dhe jeton në Treviso të Italisë.

- Prezantimi i promovimit të librit IL MIO AMORE INFINITO e paraqiti z. Ragip Thaqi. Për këtë promovim kontribuan edhe: Hedie Xhyheri, Avdi Beqiri, Vitore Stefa Leka, Vangjeli Verori, Xhelal Shaqiri, Blerina Gollopeni, Gëzim Muçolli,Vojsava Zagali, Adelina Desku, Armend Gollopeni, etj.

Gjithësesi nuk duhet harruar kontributin e prof. Vittorio Andolfato( redaktor & recensor), si dhe prof. Ndue Shabaku (me opinionin e tij për librin), të cilët munguan për shkaqe shëndetësore.

NË OBORR TË SHIUT,është libri i fundit me poezi nga autori Tonin Nikolli, i cili vjen nga Lezha dhe jeton në Verona të Ialisë.

- Prezantimin e promovimit të librit NË OBORR TË SHIUT, e bëri gazetari i njohur Ndue Lazri, i cili është edhe kryetar i FNAI-t, qu bëri edhe një përshëndetje në emër të federatës që drejton. Përndryshe zoti Lazri kishte zgjedhur formën e dialogut me autorin e librit që promovohej y. Tonin Nikolli, duke shtjelluar në detaje  poezit e librit, zgjoi interesimin dhe kurreshtjen te të pranishmit…

Pas prezantimit të librave, u bë debat për të dy librat e promovuar. Në këtë debat u inkuadruan: Vitore Stefa Leka, Vojsava Zagali, Vangjelia Verori, Ndue Çoka,  Avdi Beqiri, Bari Dervishllari, etj. Përfundim të promovimëve  përmbylli “Vallja e Tropojës” të interpretuar nga grupi i valleve  që kishin ardhur nga Leco, ku e reja Stella Çoka dha një perfomacë të shkelqyer.

. Në një formë të veqant iu bë një publicitet librit BINAK ALIJA DHE BREZAT PAS TIJ, ku i pranishëm ishte pas ardhësi i tij, Agim Mulosmani. Këngë për Adem Jasharin” u këndua nga këngëtari i pranishëm që vazhdimisht kujdesej edhe për teknikën e zërimit.

Madhështinë e kësaj veprimtarie ia ngriti prezenca e poetes, krijuese, humanistes, veprimtares,… të shquar, të madhes Vitore Stefa Leka, që ndryshe njihet edhe si NËNËLOKJA E TRIESTES, pasi ka një rezidencë në Trieste të Italisë. NËNËLOKJA – Vitor Stefa Leka, është edhe një krijuese e mirë, autore e disa librave. Krijimtaria e sajë ka zenë vend edhe në plan programet e shkollës... Ndër krijimet e saja është poezia PRANVER, që është përfshi në librin LETËRSI SHQIPTARE për Nivelin e Tretë, dedikuar Mësimit Plotësues për Diasporë. Këtë poezi e lexoi nxënësja Eliza Begaj- vijuese te Shkolla Shqipe e Quintos, në shenjë respekti e nderimi për poeten prezente. Përndryshe,Vitore Stefa Leka, me 4 shkurt kishte edhe ditëlindjen e 73-të, andaj nuk u kursyen urimet për datëlindjen e sajë. Madje u këndua këngë dhe iu nda MIRËNJOHJE e  merituar nga Këshilli Organizativ i ORËS LETRARE.

Përveq krijuesve e poetëve, këngëtarit e valltarëve, këtë pasdite letrare artistike e bënë të veçanët edhe prania e dy fituesve të çmimëve nga konkursi “Fjalët e shpirtit”, zonjusha Edona Thaqi nga Bassano(fituese e çmimit të parë nga konkursi i parë -2015), dhe nxënësja e Shkollës Shqipe të Quintos, Shpresa Gashi( fituese e çmimit të dytë nga konkursi i dytë -2017). Nxënësja Shpresa Gashi emocionoi të gjithë  të pranishmit në interpretim të poezisë së At Viçencë Prenushit “Nënë e bijë”, duke treguar edhe një herë vlerë të vërtetë artistike.

Poetja  Vangjeli Verori për Shkollën Shqipe të Quintos dhuroi disa ekzemplar të librave autorial, për çka u falenderua nga drejtuesit e shkollës.

Organizatorët e Orës Letrare ndan disa MIRËNJOHJE për ata që kan kontribuar në veqanti për Orën Letrare edhe në edicionet e kaluara, por edhe për këtë të fundit. Ndërsa nxënësve të dalluar në paraqitje iu nda LËVDATA të merituara.

Me një valle të bukur, që përfundojë në vallëzim të lirë, u mbyllë kjo Orë e Madhe Letrare,duke pasuar edhe  fotografi të përbashkëta.  U vazhdua  me koktejin e përgaditur nga prindërit e Shkollës, e kontribut të veçantë dhanë vëllëzërit Murat e Gazmend Bytyqi dhe Gëzim Desku. Gjatë koktejit u shkëmbyen mendime, ide, fotografi, të përcjellë vazhdimisht me zërin e e bukur e melankolikë të këngëtarit Gjin Shani. Gjithë këtë veprimtari, fotografja Melita Kurtaj e kapi me aparatin e vet.

Përshndetje Këshillit Organizativ  për këtë veprimtari i dërguan z. Nuhi Gashi(zyrtar i MASHT-it) nga Prishtina, Ramadan Reshitaj( zëdhënës i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi) nga Malmo, Konzulata e Kosovës në Milano. Ndërsa për çdo kritikë është mos prania e LSHASHI, të cilët nuk e pan të arsyeshme që as me dy rreshta ta përshëndesin një veprimtari të tillë, që më së shumti i përshtatet si aktivitet për të cilen thirret.


Pjesëmarrës të aktivitetit


Foto e përbashkët


Vitore Stefa Leka


Librat që u promovuan


Panelistët e Orës Letrare me 4 shkurt 2018


Paraqitja e nxënësve të shkollës


Pjesë artistike e orës...


Një fotografi e përbashkët



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora