E premte, 29.03.2024, 02:22 AM (GMT)

Kulturë

Kolec Traboini: Poetja e dashuruar me Ketrin

E merkure, 10.09.2008, 12:20 PM


POETJA E DASHURUAR ME KETRIN



POETJA E DASHURUAR ME KETRIN


Shkruar nga KOLEC TRABOINI

Sa here kujtoj poezite e Lindita Agollit, te cilet i kam lexuar jo vetem ne libra por edhe ne doreshkrime, me shfaqet ne imagjinate nje keter ne pishat e Zvernecit, por jo vetem nje keter fantazi, por me shfaqet shpesh here nje keterrr i gjalle e lozonjar ne oborrin e prapem te shtepise sime ne Boston, per te bere ndonje prapsi ne pjergulla e pjeshka. E ne ato cast kur gjendem vetullvrare prej plangprishesit te oborrit tim, me duket se degjoj zerin e poetes ”Mos e tremb ate keter, se me ate keter jam dashuruar une”. E keshtu gjithehere, nisur prej poezive te saj ku vigjelon “nje keter ne pyllin me pisha”.

Lindita eshte nje poete qe nuk ben kompromis as me veten kur vjen fjala per poezine a thene ndryshe per poezine eshte gati te harroje vehten, e kjo sepse ka gen kengetar brenda qenies, brenda tere qelizave te trupit e te shpirtit.

Lindita Agolli eshte nje poete meditative, impresionante, qe flet me zerin e saj te spikatun ne lirizem, por edhe nje analiste per tu admiruar. Skrupoloze ne qendisjen e fjales, koncize, te figurshme e plot ndjesi. Njohese e gjuheve te huaja, studiuese, dhe nje nene qe ka dy femije te talentuar. Lindita eshte mbese e nje poeti te madh prej te cilit trashegon genin familjar krijues, njerez me shpirtin tek kenga. Njerez qe neper breza e kohe u kendonte dheu ne duar, devollinj te punes e te qejfit, njerez qe edhe dashurise i kendojne me zjarrin e shpirtit.

Ne vellimin e saj te dyte poetik “Paso Doble” 2006, Lindita i drejtohet lexuesit, nder te tjera edhe me keto fjale: " Kush merr e lexon kete vellim, do te ndjeje se ne fjalet e mia nuk ka shkelqim e buje, nuk ka fryrje e lufte, nuk ka vrenjtje vetullash dhe keshilla, nuk ka etje per fame e emer. Nese natyrshem do te ndjeni tingujt muzikore mes te vargjeve te mia, nepermjet tyre kam dashur t'ju percjell ate qe njeriu perjeton si kenge e si vajtim si shprese e lengim, si te mire e si te keqe. E sot, kjo, ka emrin mergim, edhe si shkak edhe si pasoje, edhe si arsye edhe si instikt...".

Nje tipar tjeter brendapoetik tek Lindita eshte dhe modestia. Kurre nuk ka trokitur ne nje gazete a reviste te kembengule per te botuar poezite e veta. Ne biseda ajo jo rralle me thoshte ”Pse te ngutem. Pse t’u them se shkruaj. Nese kane ndonje vlere poezite e mia nje dite ato do te zgjojne interesin qe meritojne”.

Kjo eshte e vertete, por jetojme ne nje kohe moderne ku cdo gje marketohet. E kesaj nuk i shpeton dot edhe letersia e shkruar aq me teper poezia e cila eshte lene jo vetem ne harrese, por edhe eshte abandonuar. Sot poetet botojne vete, jane vete autoret qe perpiqen ti shperndajne librat me se shumti duke i bere dhurate. Prandaj ne keto kushte eshte e veshire qe poezia e mire te gjeje lexuesin qe i perket. Ajo mund te harrohet padrejtesisht nese nuk gjendet nje menyre per perhapjen e njohjen e saj. Nderkohe ka nje perhapje te letersise se keqe, te poezise pa vlere, per te cilet autoret mediokerr ne saj te te parave qe derdhin, i bejne nje reklame llustra per t'u patur zili edhe nga autoret e medhej te letersise.

Sot po lakohen si autore te sukseshem shume bishtra letrare, me vepra pa asnje vlere estetike. Si mund te kene vlere ca poezi qe nuk kane asnje figure, asnje mendim filozofik, asnje suspans, asnje teknike vargu, e aq me teper kur nuk kane pike inteligjence apo me tej, ritmi te brendshem si magji shpirti.

Fatlumturisht tek poezite e Lindita Agollit i gjejme ato element qe e perbejne poezine e mire, poezine qe te zgjon mendime, te ngjall nje imazh dhe te mbush me emocione. E megjithate kjo poezi eshte e panjohur, a si te thuash, si shume gjera te mira e te bukura qendrojne ne hije.

Mendoj se misioni i nje krijuesi te perkushtuar nuk eshte vetem te shkruaj vete, por edhe te afirmoje atje ku gjen vlera. Te jete pra nje promotor per nxjerrjen ne drite te diellit te vlerave te verteta, te cilat duke u ballafaquar me antivlerat qe kane zene faqet e gazetave e te Internetit, t'u thone lexuesve ate te vertete qe duhej ta thoshte kritika e cila ne keto dekada thuajse ka vdekur.

Nuk po i hyjme analizave te poezive te vellimit poetik " Paso Dobble”, mjafton ti percjellim lexuesve nje cikel bashke me kete meditin , sepse per poezite me se shumti cdo koment eshte i tepert. Poezia vete duhet te shfaqet. Ndersa per autoren, pershtypja me e mire krijohet prej frymes, mendimit dhe emocionit qe percjell, e mendoj se kjo eshte ansambel plot tinguj shpirti, qe fryjne per te flladitur shpirtera, ne ererat e Devollit te Lindita Agollit.


Boston, shtator 2008


LINDITA AGOLLI

Lirika


NJE KETER NE PYLLIN ME PISHA


Kurioz ky keter i bukur ne pyll,

Turickat i zgjat fet-fet s'di se ku

Si cader, statik bishi i pushte,

Mahnites ne toke,

Mahnites ne dru!

Syckat si rruzuj cuditshem mi ngul,

Me xixa, ngjyraplot si nje oaz,

Romanca veshtrimesh flirtojne sakaq,

Ai mbret ne pyll,

Une skllave ne kafaz!

Mbi degene nje pishe magjik qendron,

Nje ketrri si ky, c'ti duhem une?!

Nuk eshte me kurioz, bishtin perkul,

S'me do as ky keter,

ne pyll un'prish pune!

20 prill 2005


LOJA E FLAKES


Loz me qirinjte ne flake lozonjare

Shkrihet nje mal e behet det

Lufte e tmerrshme per jeta a vdekje

Fitili ne flake i vetem si mbret.

Loz me qirinjte te shuaj flaket

Po flaka gishtrinjte mi ndez

kam kohe qe zerin tend s'e degjoj

Qirinjte te mos shuhen, lutem e pres.

loz me qirinjte ne flake e zjarr

Rrekem me shprese caze drite te marr...


KA ARDHUR KOHA


Ka ardhur koha hardhite te perdridhen

Rreth trungut te pemes ne zgjatje pambarim

Me puthje valezore kercell e gjethe

Luhatje tingujsh ne tundim.

Ka ardhur koha qe nen dhè te shkrifet

Nje sinfoni gjallesash te gelojne ne pyll

Me ngjyra zogjesh e ketra kurioze

Ku dirigjent behet nje yll.

Ka ardhur koha te shkojme edhe ne me ta

Ne pyll, mbeshtjelle pemes e nen dhè

Nen tinguj sinfonish e shtrat gjethesh

Te harrohemi caze atje.

Ka ardhur koha e ringjalljes…

Epilog

E ke degjuar gjethen kur bie si qan,

Dhe klith ne bisht te saj nje kerc i njome?

E ke degjuar lulen si petalet hap

Dhe pershperit plot arome?

Ka ardhur koha e parajses…


JAM VJESHTE E S’JAM NJERI


Ne vjeshte s’ja, me “Baby”,

Jam vjeshta dhe gjethja e trishtuar.

Kur te vish,

Nen kembet e tua kockat do te me kercasin.

Qe jam nje gjethe,

Prej kohesh do te kesh harruar.


ANKTHI I PRITJES


Tendoset casti mes oresh te gjata

Mes diteve pa ty hyn nje korb,

Limanet pergjumen pa ardhur nata

Me guret, dhe zhurmat futen ne morg.

Perfyten damereve zerat e plaget

Beteja e gjumit gjakos syrin tim,

Liqenj deshperimi shuajne vlaget

Hapsira tulatet pa shprese ne kerkim.

Tendoset shkembimi i vales ne breg

Ditet pa ty nuk kane cak e kufi

Ka ngrire gjithcka po akulli djeg

Ka ngrire e pret te dukesh ti.


KISHIM PLOT GJERA TE BUKURA PER TE THENE


Kishim plot gjera te bukura per te thene

Per shembull, e mban mend filxhanin e kafese

Qe ma dhurove ate dite te bukur shtatori

Kur cucurisja”Te dua” ne shtrat nen mbulese ?

Per shembull, kur fjale kembyem ne trotuar

Per ngjyren e flokeve dhe shijet e tua

Kur koken ma afroje, ne vesh me pershperisje

“Po ty mbi te gjitha me shume te dua!”.

Per shembull, pa shkak kur qeshnim cmendur ne shtrat

Per syte kureshtare te fqinjes perbri

Me faqen mbeshteur gjete ne faqen time

Me thoshe « ti je nje mrekulli ! ».

Per shembull, nje pilivese qe ma dhurove

Rreh krahet si vale te bardha ne gjoksin tim,

Thone eshte shenj fati te te ndjek pas

Nje pilivese me gure te shndritshem si nje agim…

Por ndodhi…cfare ndodhi ?! As vete nuk e di.

Gjithcka venitur sikur te mos kete qene,

Nuk cucurisim , dhembjet kane zene prite

Kur kishim plot gjera te bukura per te thene...


NDERRUAN ORET


Ndrruan oret i dashur.

Po oret tona

Ne c’humbetire kalamenden?!

Akrepat shkembehen si rreze prozhektoresh

Ne ecjaken pambarim

Duke shenuar

Ndrrimin e kahjeve tona....

Kahje pa kuptim.


30 tetor 2008



Kthjelltësia është vuajtja që ndodhet më pranë diellit - René Clair  BLOG-PORTA 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora