Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mhill Marku: Mbeta 'Admiral' i mendimit të lirë

| E shtune, 10.02.2018, 04:55 PM |


MBETA "ADMIRAL" I MENDIMIT TË LIRË!

 

Nga Mhill Marku, Shengjin

 

Tek shihja një ditë albumin e fotove

Që ahere kur unë isha djalë i ri

Jo, ahere nuk ishte kohë e gradave

Admiral kisha dalë në një fotografi.

 

Kujtesa më çoj ahere larg, larg

Pse jo,dhe role luajtem në teater

I riu dëshirat i ka varg e varg

Jeta shpesh na mban me hatër.

 

Vinim në skenë dramen "Sinjali i kuq"

(Më vonë u bë filmi "Ballë për ballë")

Jo ai rol s'më shkoj kurrë huq

Të pakten një herë u gradova "Admiral".

 

E kujtoj atë kohë me nostalgji

Ua them ju, ta ndaj pa frikë

Admiral janë bërë shokët e mi

Unë luajta Admiralin sovjetik.

 

Tek shpesh e vishja atë  uniformë

(S'e fsheh më kishte shumë lezet)

Thoja me vehte do vijë ajo kohë

Shqipja të kishte Admiralet e vet!?

 

Dhe ëndrra më ndoqi detit gjithë jeten

(Ushtria ka uniformë, grada e detyrë)

Jo kurrë nuk i ëndrrova për vehten

Shoh shokët,më gëzon zemer e fytyrë.

 

S'më vjen keq që s'u bëra Admiral 

I shoh koleget ndjehem shumë mirë

Gëzoj, një vëlla e kam dhe unë gjeneral

Unë mbeta "Admiral" i mëndimit të lirë.!

 

-Per ZemraShqiptare ne Londer, nga Shengjini, Shkurt 2018-