E marte, 19.03.2024, 05:05 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Toponimet latine në Martanesh

E shtune, 10.02.2018, 08:28 PM


TOPONIMET LATINE NË TREVËN E MARTANESHIT

Nga Lutfi ALIA

Me pushtimin romak në vitin 167 p.e.s, Iliria përjetoi situata të rënda, si i përshkruan Polibi, historiani grek bashkëkohës i ngjarjeve, të cilit i referohen historiani romak Tit Livi dhe historiani grek Straboni. Krahas pasojave të luftave me romakët, një tjetër dramë iu shtua ilirëve gjatë luftës romako-maqedone. Tit Livi shkruan, se pletori romak Paul Emili (Paulus Lucius Aemilius), kur mori vesh lidhjet e ilirëve dhe të epirotëve me Perseun e Maqedonisë, organizoi dy fushata ndëshkimore, njërën kundër ilirëve, që e udhëhoqi i birit i tij Maksimi, ndërsa vetë u drejtua e shkretoi Epirin e Vjetër, ku rrafshoi 70 qytete dhe mori njëqind mijë robër - skllevër, që i dërgoi në Romë.

Gjatë pushtimit shtatë shekullor, administrata e rreptë romake, krahas repressionit dhe taksave të rënda, iu imponoi ilireve përdorimin e latinishtes si gjuhë zyrtare, çka ndikoi, që ilirishtja të huazoi  shumë terma latine, madje i perdorën dhe në toponominë vendase.

Në shekujt I – VI e. s, me përhapjen e krishtërimit në Iliri, popullata vendase përvehtësoi dhe përshtati shumë fjalë nga gjuha latine e kishës, ashtu si u krijuan edhe toponome në gjuhë latine me prejardhje fetare.

Ndikimi i gjuhës latine në toponomine e shumë trevave shqiptare është i dukshem, por nuk duhet nënvlehtësuar fakti, se shumë nga toponimet, janë përkthime në latinisht të emërave të lashtë ilire.

Dëshmi e ndikimit të kulturës romake në popullatën e Martaneshi, janë toponimet me origjinë nga gjuha latine, të pranishme në këto troje, ndër të cilët më tipike janë:

Toponimet              Origjina latine e emrit

Kunavia         - Emëri i treves i formuar nga bashkimi i dy emërave latine: Cuna + via = Cunavia :

rruga e djepit, emër që ia dhanë romakët, pasi e pushtuan në shekullin II para erës

sonë. Emëri latin Cuna do të thotë djepi. Ky emërtim, përkon me historinë e kaherëshme të kësaj treve, që ishte djepi i lashtë i  Ilirisë, si me të drejtë e cilësojne N. Ceka dhe . Papajani. [Neritan Ceka, Lazer Papajani: Rruga në luginën e Shkumbinit në kohën antike, Monumentet 1971, 1, f. 43].

Nga shekulli I p.e.s e në vazhdim, Kunavia – ????????, përmendet në vepra historike,

në kronika, në letra dhe dokumentat e administratës të Republikës dhe të Perandorisë Romake. [Zosimus: Historia Nova, Libri II, p. 33. A cura di Fabrizio Conca, Bibliote-ca Universale Rizzoli, Milano 2007]

Në shekullin II erës sonë, Perandori Traiano (98 – 117 e.s), i organizoi trojet ilire në

Provincë Autonome dhe Kunavia rezulton principatë. [Cassio Dione: Historia Roma-

na. Traiano. Libri LXIX - LXXIII, Harvard University Press. 1978]

Farlato dhe Koleti në veprën madhore “Illyricum sacrum” theksojnë se emëri Kunavia

është në gjuhë latine dhe jo përkthim i emërit të lashtë Kandavia [Daniele Farlato et

Jacopo Coleti. Illyrici sacrii: Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrhachiensis et

Sirmiensis, cum earum suffraganeis, Anno 1751 – 1819. Tomo 7, faqe 408]

Thallóczy, Jire?ek, Sufflay, theksojnë në mënyrë kategorike: Emëri origjinal është në

gjuhë latine: Chunavia, i përdorur në antikitet e në mesjetë, për treven dhe dioqezën:

Chunavia Regio et Diocesis Albaniae”, e shtrirë për gjatë pjesës së sipërme të luginës

të lumit të Matit. [Acta Diplomata Res Albaniae Mediae Aetatis, Vol I. Annos 345 –     1343. Vindobone 1913. f. 265]

Balleja                       - Latinisht: Ball?us – pllajë e gjërë. [Gaetano De Gregorio. Elymioti. Storia degli

Elimi di Sicilia, Poggioreale. 2011].

Ball?us, eshte forma latine e emërit me origjinë nga greqishtia e vjetër,  Ballaios - Balleios. Stefan Bizantini, gjeograf bizantin, në vepren “Ethnika”, shkruan se emëri grek Balleios (????????) do të thotë “Pllajë e gjërë”.

Bardheta       - Mali Bardheta në fshatin Val, emërtim i lashtë i lidhur me fiset ilire të Parthinëve.

Sipas historianit Stephan, parthinët quheshin b???ó? – bardhoi, pra Parthinë është varjanti latin i emërit iliro-shqiptarë - të bardhët. Parthinët janë e njëjta popullatë, që në shekullin II e. s, Ptolomeo, i quan me emërin albanët dhe kryqendrën Albanopolis.

Batra - Mali  - Batrus, vend që rrëshqet, vend me shkarje dheu, leranë, vend i pjerrët që shëmbet.

Belik               - Formë e shkurtër e emërit latin Umbilicus - kërthiza. Toponimi Belik, është përdorur

në shumë vende të tjera europiane, me kuptimin qendra e trevës, e qytetit e fshatit.

Në Belik të Martaneshit, në antikitet dhe mesjetë zhvilloheshin Conventus (kuvendet).

Bixa, Biza                  - Bisa – përrua i madh. Fushë Bixa (Biza) – Fusha e përroit të madh.

Boka               - Bucca bocca: goja, hapsira, guva (përdoret për gropa, ose guva dheu).

Toponimi Boka e Kuqe, në fshatin Gjon.

Deliçia            - Delizia: vend argëtimi. Në Delicia të fshatit Peshk, në arat e Lenajve buzë lumit,

ndodhen themelet e një ndërtese kulti, por ende të pa eksploruara.

Funari                        - Funarum: vendi ku përpunohej gjineshtra dhe ku prodhoheshin litarët dhe tërkuzat me fibra gjineshtre. Në Martanesh janë tre toponime me emërin Fnaret (Funarum). Emëri Tërkuza, është me origjinë nga latinishtja: Tricuspis, që do të thotë gërshetimi

i tre tufave.

Gjineshtra     - Ginesteae Cytisus scoparius.

Grrona                       - Gronda, grunda: Vend i lugët, ku mblidhen dhe rrjedhin ujrat e shirave.

Toponimi Grronat e Kronzës etj.

Gurëzak         - Përkthimi në shqip i toponimit latin Petrosa. Ne mesjetë në Petrosa, ishte famullia

e famëshme e Shen Nikolla, e përmendur ne shekullin XIV në letrat e Papa Gjoni XXII.

Hidri              - Hidrus: Vend me ujë, me lagështirë. Emëri latin është me origjinë nga greqishtja:

Hidros – vend me ujëra, pra me të njejtin kuptim si ne latinisht

Lagjia Hidri, Kroi i Hidrit, Kisha e Hidrait etj.

Kota                - Cota: gur i fortë - Lagjia Kotaj në fshatin Gjon.

Kostenia        - Costa: Brinja (vend brinjë, i pjerrët, si eshte fshati Kostenjë)

Lena (fshati) - Lena - vend i ajrosur

Luçana           - Luciana: Vend i ndriçuar. Ky toponim, mund të jetë me origjinë dhe nga Luçina

emëri tjetër i hyjneshës Diana, e cila nderohej nga banorët e kësaj treve.

Mali Bafurkut          - Bifurca – bifurcum: i bigëzuar, i ndarë më dyshë, mali me dy maja.

Mali Greta                 - Creta: Emëri Greta me origjinë nga emëri latin Creta – argjila.

Mali Kaptinës - Caput: kryet: Mali i Kaptinës, maja më e lartë e vargmalit në jug të Martaneshit.

Mali Platun               - Platunum – Rafshnalta, në veri të Malit të Kaptinës.

Mana              - Mali i Manës në Val. Manna është emër me origjinë Biblike, do të thotë “buka e

zbritur nga qielli”, si e quajti Abrahami. Shen Jeronimi, kur e përktheu Biblën nga

greqishtja e vjetër dhe nga ebraishtia, i dha formën latine Mana.

Mansi             - Mansiones – bujtinë. Historianët e antikitetit tregojnë, se rreth kështjellave

(Castrum) dhe në Civitates, romaket krijonin qendra të banuar, ndërtonin stacione Mansiones - bujtina, ku udhëtarët pushonin dhe kalonin natën. Romaket ngrinin dhe Mutatio - stacionet postare, që ishin dhe vendi ku këmbenin kuajt. [Carl Grimberg. Historia Universal de Roma. Tom III. f. 58 - 62].

Toponimi Mansi e ka origjinën nga mansiones. Në Martis-in e lashtë, romakët kishin

ngritur Mansiones, prej nga e kanë origjinën toponimet e shumta si: Mali i Mansit,

Lagjia Mansit, Arat e Mansit, Përroi i Mansit, Shpella e Mansit, Kodrat e Mansit,

Xanat e Mansit, ashtu si dhe mbiemëri i familjes fisnike dhe i vëllazërisë të kapedanit

Pal Mansi (Shekujt XIII – XV).

Merkuri         - Mercurius, emëri latin i hyut grek Hermes i biri i Zeusit dhe hyjneshës Maia

Muçila            - Mucilo: Rezervuar i vogël uji, që mbushet dhe zbrazet periodikisht.

Mullias          - Molendinum: forma shqip mulli. Lagjia Mullias.

Neshta           - Nestum: vend me bollëk

Perval             - Pervalis: Vend banimi i shtrirë në luginë

Qafa e Prushit - Emëri Prush - Prushi rrjedh nga latinishtia Prusus, emer të cilin latinët e kanë

huazuar nga greqishtia e vjetër - ???????, që do të thotë qyteti i lashtë.

Qyteza            e Valit            - Civitates: Fortesat ilire me fshatrat për rreth, në periudhën e Republikës së

Romës, formonin civitates, nga e ka origjinën dhe emëri shqip Qyteza.

Shpella Benës - Benna. Në gjuhën latine dhe në gjuhën kelte do të thotë zgavër, guvë. Toponimi

Shpella e Benës në malin e Snoit.

Shullani         - Soleluna: Të ndriçuara nga dielli dhe nga hëna, shpate mali në fshatin Val.

Ternova         - Terra nuova, toka e re. (Fshati Ternova)

Vali (fshati)   - Vallis, Vallum – luginë.

- Vallum: Quheshin edhe fortfikimet e ngritura në lugina dhe të rrethuara me

mure mbrojtëse.

Vada               - Vadum, ndarja në pjesë të vogla e rrjedhës së ujit per vaditje.

Vija                 - Via: rruga, kanal uji (via e ujit) etj, etj.

Xixulla           - Emëri latin Xixulla është me origjinë nga greqishtia e vjeter Xixullos, që u huazua

nga latinët, në formën Xixulla, që do të thotë vend i erës së ftohët, vend i freskët.

 

Termi me origjinë nga gjuha latine Via - rruga, përdoret nga malësorët martaneshas në kuptimin via e ujit - kanali i ujit, pra që në ato kohë të largëta dhe në ditët e sotme, kanalet e ujit për vaditje, banorët e kësaj treve, vazhdojnë t’i quajnë vija e ujit.

E lidhur me vijën e ujit dhe me vaditjen, banorët përdorin termin vada e ujit, ndarja e vadës, ku fjala vada me origjine nga latinishtia Vadum, do të thotë, ndarje në pjesë të vogla të rrjedhës së ujit, për vaditjen e bimëve.

Në antikitetin e vonshëm dhe në mesjetën e herëshme, në trojet tona, u krijuan toponome të reja, të lidhura me emërat e shenjëtorëve dhe të martirëve të krishtërimit të kishave ilire - arbërore, madje emërat e rinjë fetar u shqipëruan dhe u përdorën si emëra trevash, fshatrash, lagjesh, arash, kodrash e malesh etj, për pasojë disa fshatra humbën emërat origjinale dhe morën emërat e shenjëtorëve të kishave, te ipeshkëvive e te katedraleve të dioqezave sufragane, ndër të cilët po rendis:

Shëngjergj                 - Sanctus Georges.

Shënmeri                   - Sanctus Maria

Shëngjon (Gjon)       - Sanctus Johannes.

Shënpremte              - Sanctus Veneranda.

Shumilli, Shmili       - Sanctus Mehilli.

Shënkoll, Shinkoll    - Sanctus Nikolla.

Shëndre                     - Sanctus Andrea.

Shëmitër                    - Sanctus Demetrius.

Shëndoi, Snoj, Ndoj             - Sanctus Antonio.

Shëlleshi                    - Sanctus Alexandrus.

Kjo shpeshtësi dhe shtrirje e gjërë e toponimisë së krishterë në trevat shqiptare, tepër e rrallë në vendet e tjera ballkanike, dëshmon se populli ynë, besimin e krishterë e perqafoi, e përceptoi dhe e zbatoi në gjuhën amëtare, në gjuhën iliro - arbërore.

Kjo kulturë shprehet dhe në trevën e Martaneshit, ku ende ruhen shumë toponime të lidhura me fenë e krishterë si:

- Në fshatin Peshk: Shën Mitër (Shemitrina – Shkëmbi i Shemtrinës), Shëne Premte (Arat e

Shenepremtes, ku dikur ngrihej kisha e Shen Veneranda), Shën Martini, Martinida, Kroi i Kishës, Kisha e Dedës, Arat e Kishës etj.

- Në fshatin Lena: Shënkoll (Shën Nikolla), Gurra e Murgut.

- Në fshatin Val: Shëlleshi (Shën Aleksandri). Mali dhe Fusha e Shëlleshit.

- Në fshatin Gjon: Shumili (Shën Mëhilli), Kroi i Shën Gjergjit, Shën Gjoni (më pas u shkurtua në

emërin Gjon), Fushë Kisha, Kroi i Fushë Kishës etj.

- Në fshatin Kostenja: Kroi i Krishtit, Kisha e Hidrait, Shënkolli etj.

Emëri i fshatit Peshk, është formë e shkurtuar e emërit Peshkopata.

Nga shekulli IV e.s, deri në fund të shekullit XVIII, Kunavia ka qenë Dioqezë shufragane dhe këte fakt historik, banorët e kësaj treve, e përjetësuan duke e quajtur Peshk, pikërisht fshatin Martis në qendër te treves, ku dikur ngrihej madhështore katedralja e Shen Gjon Pagëzorit, kryekisha e Ipeshkëvise së famëshme të Kunavise.

Emri Peshk, është forma e shkurtuar e emërit Peshkopata - Ipeshkëvia.

Kjo praktikë është ndjekur dhe në treva të tjera të vendit tonë, si në Diber, ku emeri i qytetit Peshkopia, deshmon se ka qenë qendër Peshkopate, ashtu si fshati Peshkëpia në Vlorë, fshati Peshkëpi në Pogradec dhe fshati Peshkëpi në Sarandë – qyteti i 40 shenjëtorëve.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora