E shtune, 20.04.2024, 12:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Selim Obrança - atdhetar llapjan

E enjte, 08.02.2018, 07:33 PM


SELIM OBRANÇA – ATDHETAR LLAPJAN

 

Për Selim Shabanin , trimin  nga Obrança –

Duke ia këndua  këngën , në  zemër  u kënaqa !

Për personalitetin e  njohur në  Llap –

Nëpër oda t’ burrave  kudo është bërë llaf !

 

Për Selim Obrançën , ishte  folur prore –

Para edhe  gjatë Luftës së Dytë Botërore !...

Por edhe  më pas në  trevat shqiptare –

Ishte i përkushtuar në punët atdhetare !

 

Jo vetëm në  Llap , ai  ku ka jetuar ,

Por edhe  më gjerë  gjithë ku ka punuar –

Selimi do t’ mbetët shumë i respektuar ,

Përjetësisht do t’ mbetet kudo  i pa harruar !

 

Familjet  llapjane der’ sa t’ ekzistojnë –

Kontributin e Selimit nuk mund ta harrojnë !

Shumë të rinj n’ atë kohë , ai i ka shpëtua –

Nga serbo – çetnikët pa i  pushkatua !

 

Hej, Selim Obrança , ai burrë trim  shqiptarë –

Gjithmonë do t’ kujtohet si  një atdhetarë !

Si një  humanist  edhe luftëtarë ,

Si një  deputet edhe si  gjyqtarë ...

 

Si  një këshilltarë dhe si  pajtimtarë –

  ishte i  njohur n’ trevat tona  mbarë !

Ishte i  vendosur  burrë i  këtij dheut –

Për t’ mirën e  popullit edhe të  atdheut !

 

Hej, Selim Obrança , ai bir i babës –

Ishte burrë i besës  edhe burrë  i fjalës !

Me njerëzit e  kombit ishte shumë  i afërt ,

Me  forca t’ armikut  ishte shumë  i ashpër !

 

Edhe n’ burgjet serbe ,  ku e qoi armiku –

Ishte i paepur me  qëndresë stoiku !

Sistemeve t’ armikut  kurrë s’ iu ka nënshtruar ,

Atij nuk ia donte as punën e ofruar  !

 

Trim , Selim Obrança , biri i nënës malësore –

Për  komb e atdhe kontribuonte prore !

Pjesëmarrës i Luftës së Dytë Botërore –

Ai, nuk i lëshonte armët kurrë  prej dore !

 

Prej vitit Dyzet e një , deri n’ vitin Dyzet e katër –

Selimi , kudo n’ luftë shkonte me hatër !

N’ vitin Dyzet e pesë , hyri me plot shpresë –

  Këshill të Llapit , themelues me besë !

 

Por , Selim Obrança  edhe si këshilltarë –

Ai , shpëtoi me  qindra dhe mijëra shqiptarë !

Nga dhuna , terrori dhe vrasjet  armike –

Që ushtronin forcat  sllavo – serbë çetnike !

 

  rrethin e Prishtinës dhe të Llapit mbarë ,

Për kontribut t’ dhënë dhe merita si gjyqtar ,

N’ Prishtinë kur  punonte në Gjykatë të Qarkut –

E mbajnë mend krahinat e Llapit dhe Gollakut !...

 

N’ komunë t’ Podujevës punonte si këshilltar –

Njihej për merita dhe këshilltar i mbarë !

Në Llap e Gollak dhe gjithandej qarqeve –

Dha kontribut t’ madh n’ pajtimin e gjaqeve !...

 

Trim  Selim Obrançën do ta  kujtojmë prore –

Si kaloi një  jetë të vështirë fëmijërore !

Dhimbjet për Selimin , tronditen Obrançën –

Herët si fëmijë , mbeti jetim  pa babën !

 

Kështu një pjesë të jetës  me nënën  dhe  motrën –

E  kaloi  n’ shtëpi t’ dajave , e braktisi  votrën !

N’ shpi t’ dajave n’ Letanc , nuk  mundej me u kënaqë –

U kthye n’ fshat t’ lindjes , atje në Obrançë !

 

Angazhimi i tij në Luftën e Dytë –

Kishte rëndësi t’ madhe sidomos për t’ rinjtë !

Ai kurrë nuk pushonte as ditën, as natën –

Por gjithmonë kujdesej ta shpëtojë popullatën !

 

Ta shpëtoj popullatën nga dhuna e armike –

Që po i keqtrajtonin forcat serbo – çetnike !

Në fshatrat e Llapit , numër t’ madh njerëzimi –

Vet  Selim Obraçnça i shpëtoi nga pushkatimi !

 

Sot, e kujton  Llapi angazhimin e tij ,

Kur  shpëtoi  shumë  gra , pleq edhe  të rinj –

Nga vdekja e sigurt  prej  paramilitarëve  serbijanë

Dhe çetnikët e kamufluar n’ rroba si partizanë !...

 

Kështu përmenden rastet që kurrë s’ janë harruar –

Kur shpëtoi shqiptarët që ishin rrethuar !

Selimi hipur në kali , arrinte për t’i liruar –

Të lidhurit nga çetnikët pa i ekzekutuar !

 

Kështu përmenden fshatrat  që n’ dorë t’ shkijeve ranë –

Në trevat e Llapit ,  Revuq e Peran ,

Llapashticë , Bradash , Bajçinë e Podujevë ,

Gllamnik  e  Obrançë dhe  shumë nga kjo trevë !...

 

Për kontributin e Selimit flitet kudo prore ,

Për punën e tij , pas Luftës së Dytë Botërore !...

Si gjykatës n’ Gjykatë të  Qarkut në Prishtinë –

Ndihmoi Llap, Gollak dhe mbarë atë rrethinë !...

 

Shumë shqiptarë të akuzuar ishin zënën ngushtë –

Por , Selimi i lironte me dënime me kusht !

Shumë shqiptarë lironte n’ pafajësi totale –

Sepse iu mungonin provat materiale !

 

Gjithë puna e tij , si gjyqtarë i Kosovës –

Ishte në shënjestër nga rrjeti i OZN-ës !

Ata edhe gjatë luftës e kishin kurthuar –

Por , s’ kishin arritur për ta likuiduar !

 

Edhe tani e ndiqnin kudo bisht për bisht –

Por , nuk ia arritën ta likuidojnë fizikisht !

Por , në vitin 1948 –

Me një gjykim fals e dënojnë pesë vjet !

 

Kështu Selim Obrança nga kjo padrejtësi –

Pesë vjet burg i mbajti pa faj në Serbi !

Pas burgut vazhdoj të jetojë Selimi

Me atë sistem nuk deshi kurrfarë bashkëpunimi

 

Kështu vazhdoi pa punë  Selimi i ngratë ,

Deri  vonë në  vitin 1967 ,

Kur Selim Obrança , gjithë ai veprimtar –

N’ komunë t’ Podujevës u  zgjodh  këshilltar !

 

Kryetar komune ishte Ramush Rama –

Personalitet i njohur nga të gjithë këto ana !

Puna e tij e drejtë për llapjanët mbarë –

Punonte në interes të popullit shqiptar !

 

Dhe më pas Selimi , ai humanitar –

N’ pajtim të  ngatërresave u angazhua vullnetar !

N’ pajtim të  ngatërresave edhe mosmarrëveshjeve –

Në fshatrat e  Llapit dhe të gjithë kësaj treve !

 

  këtë mision , Selimi i Obrançës –

Iu  bashkua Lëvizjes për  Pajtim  të gjaqeve ,

Që ishte formuar në  vitin ‘90 –të

Dhe kjo punë nuk ishte aspak e lehtë !

 

Ishte shëndetlig dhe në moshë të shtyrë –

N’ ballë të  aksionit t’ rinisë kishte  hyrë !

Ndër anëtarët  aktiv të Këshillit të Pajtimit –

Askush s’ mund t’ a thyente forcën e Selimit !

 

Ai , në këtë Lëvizje Gjithëpopullore –

Shkëlqeu kudo me vepra madhështore !

Ishte i pashembullt  si një pajtimtar ,

Ishte i paepur , shpirt humanitar !

 

Por ,  kur erdhi viti  ‘98 –të ,

Këtu Selim Obrança , kishte ndërruar jetë !

Kur shumë afër ishte liria e shumë pritur –

Nuk arriti ta jetojë , si qiri i fikur !

 

Lufta çlirimtare n’ Kosovë kur filloi –

Ai ishte i bindur se liria do t’ triumfoi !

Kosova heroike do t’ fitojë pavarësinë ,

Trimat e saj kreshnike do t’ fitojnë pavdekësinë !

 

Gjilan, më 16.11.2017.  Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora