Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Bashkësia e Shqiptarëve Myslimanë

| E merkure, 07.02.2018, 08:53 PM |


Të formohet Bashkësia e Shqiptarëve Myslimanë në vend të BIK-ut antishqiptar

Nga Gani Mehmetaj

Bashkësia Islame e Kosovës është sajesë serbe, turke e arabe. Me trashëgimi të fortë jugosllave-serbe, me rrënjë të thella në Turqi, e financuar në dhjetëvjetëshin e fundit edhe nga fondet terroriste arabe, e manipuluar dhe e shaluar nga të gjithë pushtuesit, e mbështetur nga Serbia, e instrumentalizuar nga pushteti i sotëm turk, Bashkësia Islame nuk pati e nuk e ka asnjë grimcë shqiptarizmi, nuk ka as devotshmëri fetare. Ndjenjat e besimtarëve i keqpërdori deri në skajshmëri për interesa të shteteve të huaja dhe për pasurim të mafisë islamike vendëse.

BIK-u me qindra hoxhallarë në terren e lufton kombin, gjuhën dhe flamurin shqiptar mu si ish pushtuesi. Shpesh herë u prin sulmeve antikombëtare, ndihmon shoqatat terroriste për rekrutim të xhihadistëve, i ka shndërruar shqiptarët e varfër e turmat pa tru në mish për top e bomba të kurdisura. Është ndër pengesat kryesore për futjen e Dardanisë në Bashkimin Evropian.

Bashkësia Islame e Kosovës i shpalli luftë flamurit kombëtar e Gjergj Kastriotit-palcës kurrizore të shqiptarëve, e bëri ilegale gjuhën shqipe në shtetin e shqiptarëve.

Shqiptarët e fesë myslimane janë të vetmit në botë që luten në gjuhë të huaj, ndërsa nuk e dinë kuptimin e lutjes.

Për këtë e arsye tjera është mirë të themelohet Bashkësia e Shqiptarëve Myslimanë në Dardani, në mënyrë që ta zëvendësoj e ta shuaj Bashkësinë Islame. Në krye të kësaj shoqate dhe në strukturat organizative duhet të jenë klerikë me formim kombëtar, pra shqiptarë, që dinë të flasin e t’i luten Zotit shqip, që janë të gatshëm për reforma, që ia duan të mirën kombit të tyre e fesë që e predikojnë, që janë të ndershëm e të papërzierë në mafinë islamike etj.

Bashkësia e Shqiptarëve Myslimanë duhet të jetë organizatë fetare e pavarur nga shtetet e huaja e nga organizatat financuese me burime të dyshimta, që do t’i nënshtrohet ligjeve të vendit e qytetërimit perëndimor, do t’i respektoj interesat strategjike e shpirtërore të shqiptarëve të Dardanisë dhe të gjithë shqiptarëve. Kjo shoqatë e re fetare duhet të ndryshoj rrënjësisht në qasjen ndaj shqiptarëve: lutjet fetare duhet t’i bëjë vetëm në gjuhën shqipe ashtu sikurse i bëjnë të gjitha bashkësitë fetare shqiptare në Dardani, duhet t’i kultivojnë ndjenjat shqiptare e krenarinë kombëtare, t’i dëbojnë djajtë antishqiptarë nga faltoret e shqiptarëve myslimanë dhe të punojnë sipas parimeve qytetëruese të demokracisë perëndimore.

Sa më shpejt që të formohet kjo bashkësi, aq më parë do t’i kthente besimtarët në rrugë të mbarë, do t’i nxirrte nga molepsja moçalore dhe nga helmimi me urrejtje ndaj feve tjera, do ta zbuste më kohë edhe do ta shëronte turmën e pa tru nga urrejtja ndaj shqiptarëve që mendojnë ndryshe, ose që janë të feve jo myslimane.

 

Gjergj Kastrioti dhe flamuri kombëtar armiqtë kryesor të Bashkësisë Islame.