E enjte, 28.03.2024, 12:44 PM (GMT)

Faleminderit

Tomë Mrijaj: Ndue Jaku (1896-1948)

E merkure, 07.02.2018, 07:55 PM


Ndue Jaku (1896-1948)

(Në 122-vjetorin e lindjes dhe 70-vjetorin e vdekjes)

Nga Tomë Mrijaj, New York

Ndër shekuj në Lug të Drinit, spikasin bijtë më të shquar, që lanë gjurmë të pashlyera në analet e përgjakura të historisë për trinomin: liri, demokraci dhe përparim të Atdheut tonë.

Këtë vit mbushën 122 vjet nga lindja dhe 70 vjet nga kalimi në amshim, i burrit të vendosur për liri të popullit të vet nga netët e gjata të kolonizatorëve serbë dhe ideologjisë komuniste.

Por si gjithnjë, kjo tokë e plleshme me trima dhe martirë, ka nxjerrë nga gjiri i vet bijtë e denjë, që e mbrojtën Kosovën në ditët më të vështira.

Tek shfleton sot mbas shumë dekadave kujtesën e freskët të popullit shqiptar, të bie në sy menjëherë historia e burrave të kombit, që sot janë krenaria dhe nderi ynë, duke na bërë krenarë, që jemi pasardhës të kësaj historie të lavdishme, të shkruar me grykën e pushkës nga trima të pamposhtuar, që nxorri vazhdimisht Lugu i Drinit.

Dhe historia e popullit martir të Kosovës, tregon rastet e bijve të vet. I tillë është burri fisnik Ndue Jaku(1896-1948), njeriu i urtë e i matur, kuvendari i besës dhe burrërisë, mikpritjes dhe nderës tradicionale karakteristike të kullës së famshme të Jakajve në Ranoc, të Komunës së Klinës.

Nga burimet e hershme historike të kohës, shohim se kjo kullë, ka qenë përherë një derë bujare për miqtë dhe vizitorët e shumtë të krahinës dhe përtej saj. Aty kanë gjetur streh, mirëpritje dhe bujari fisnike shqiptare bijtë më të mirë të çetave nacionalistë, që me pushkë në dorë i kanë dalë zot fateve të brishta të atdheut.

Ndue Jakaj u kishte hapur dyert e kullës së njohur antarëve të lirisë të çetave nacionaliste dhe gjithnjë ishte i gatshëm për t'i furnizuar me veshmbathje, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme. Në të njëjtën kohë kishte ndërhyrë tek miqtë e tij të shumtë, që t'ua hapnin me bujari dyert e shtëpive dhe t'u ndihmonin sa të kenë mundësi çetave vullnetare nacionaliste shqiptare, që kishin rrokur pushkët, për çlirimin e vendit nga pushtuesit serbokomunist.

Më 6 shkurt të vitit 1948 pushoi së rrahuri zemra e patriotit Ndue Jakut, në moshën e parakohshme 52-vjeçare, vdekje e cila i erdhi nga torturat më çnjerëzore, që i shkaktoi UDB-ja, me pretekstin se ky kishte strehuar në shtëpinë e tij çetat kaçake të legjendës së trimërisë Ndue Perlleshit (1908-1949), që luftonin në malet e Kosovës, për lirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Miqësia në mes të dy Ndueve ishte shumë e madhe, për faktin se Prendi djali i axhës së Ndue Perlleshit, ishte i martuar me vajzën e Ndue Jakut.

Një ngjarje e jashtëzakonshme kishte ndodhur më përpara në familjen e Jakajve, mbasi në janar të vitit 1945, çetnikët serbo-sllavë i kishin pushkatuar vëllain Pjetër Jakun (1898-1945)në Kullën e Popit në Burim (Istog), së bashku me shumë burra të tjerë të Kosovës. Nga burimet historike, kujtojmë se në qytezën e Burimit shumë burra të Kosovës u mbytën barbarisht në Kullën e Popit. Ende sot viktimave nuk u dihen varret.

Sipas të dhënave jo të plota, në rrethinën e Burimit, asokohe janë vrarë barbarisht mbi 400 shqiptarë. E këto pak të dhëna, janë vetëm për kufomat, që kanë mundur t’i identifikojnë ato pak pjesëtarë të familjeve të tyre, të mbijetuar ndaj këtij gjenocidi të pashëmbullt në historinë e përgjakshme të Kosovës.

Gjatë ditës së 7 shkurtit kur në vorrezat e Ranocit, po zhvillohej ceremonia e varrimit të Ndue Jakut, mbërriti lajmi se në Mal të Bokshit ishte i rrethuar Ndue Pëlleshi më dy bashkëluftëtarët e tij Ndrecë Nikollën dhe Shaban Demën, të cilët një ditë më parë në mëngjezin e 6 shkurtit kishin kaluar kufirin shqiptaro-shqiptarë. Ata ishin diktuar nga rojet e kufirit, të cilët menjëherë kishin lajmëruar stacionin e policisë në Gjakovë. Ky lajm u përhap me shpejtësi në të gjithë Kosovën.

OZNA (UDB-ja), kishte marrë masat e organizimit, duke rrethuar menjëherë fshatin Paskalicë, vendlindjen e Ndue Perlleshit dhe fshatrat e tjera perreth. Atë ditë ishin bërë mobilizime nga e gjithë Kosova dhe veçanërisht në Lug të Drinit dhe fshtrat e Lugut të Baranit. Polcia dhe ushtria serbe kishte mbledhur me forcë shumë shqiptarë të këtyre fshatrave që të shkojnë për të luftuar kundër nacionalistëve shqiptarë.

Nga kufiri Ndue Perlleshi me dy bashkëluftëtarët e tij ishte përcjellë këmba-këmbës deri sa ata kalojnë ujërat e ftohtat të Drinit të Bardhë dhe i afrohen Malit të Bokshiqit. Para se të hyjnë në pyllin e dendur, krisma të shumta pushkësh dëgjohen nga çdo anë.

Në rrethimin e parë vritet Ndrecë Nikolla, pas një rezistence të gjatë mbeti i vrarë edhe Shaban Dema. Ndoi i shpëton rrethimit, kume shpejtësi hyn në pyllin e dendur. Ndjekësit e nacionalistëve, për ta zënë gjallë Ndue Perlleshin, japin urdhër që të gjithë me këmesa, sopata dhe vegla të tjera të fillojnë të presin pyllin dhe drujve të prerë menjëherë u kishin vënë flakën për të kapur më lëhtë të rrethuarin. Por ata deshtuan.

Sikurse tregonin të moshuarit, ishte një dimër i ftohtë me ngrica dhe acar, por pa borë. Në atë rrethim kishin mbetur të vrarë dhe plagosur 28 persona.Fatmirësisht rrethimi në fjalë përfundoi pa sukses për forcat e ndjekjes. Në orët e mbasmesnatesNdue Pelleshi me një breshëri plumbash çan rrethimin.

Në shenjë zemërimi eprorët e OZNA-s, në atë mëngjez të ftohtë kishin pushkatuar të riun Pren Gojanin, me pretekstin se ai i kishte hapur rrugën të afërmit të tij Ndue Pellleshit.

Shumë herë në historinë e popullit tonë janë përhapur lajme apo ngjarje, që nuk kanë qenë të verteta me realitetin historik dhe me logjikën e zhvillimit të ngjarjeve, të cilat kanë qenë sajuar me shumë kujdes nga armiqët e popullit tonë.

Për ketë po tregoj një episod shumë të rëndësishëm historik, i cili shpesh është diskutuar në odën e burrave në kullën tonë. Kështu shumë miq, gjatë diskutimeve deri në orë të vona të mesnatës, për ngjarjen e bujshme të rrethimit në Malin e Bokshiqit, zhvillonin debate se si Ndue Perlleshi ka mundur ta vrasë Palush Sokolin nga ai pyll i denduar, ku ishte e pamundur me e vra personin në fjalë.

Unë si fëmijë, kam dëgjuar babain tim Nikollë Mrijaj (1911-1999), kur u tregonte miqëve të besës se: “Palush Sokolin e kanë vrarë dy udbashët që e kanë shoqëruar deri në afërsi të pyllit. Njeri prej tyre e vret Palushin, me qëllim që shqiptarët të mendojnë se ai është vrarë nga Ndue Pelleshi, i cili e kishte strehuar shumë kohë në shtëpinë e tij Nduen. Shqiptari, nuk e vret mikun e vet edhe në momentet më të vështira. Kjo është e vërteta historike, se Ndue Pelleshi nuk e ka vra Palushin, por vetë udbashët sllavokomuniste serbë për të krijuar vëllavrasje mes shqiptarve…”

Mëngjezi i 8 janarit të vitit 1948, u zbardh ndryshe për lugdrinasit. Në orën 7 të mëngjezit, shefi i zyrës së vendit, sapo kishte hapur derën e zyrës, nëish Kumunën e Zllakuqanit im atë Nikollë Mrijaj, në oborrin e saj u parkuan një numër i madh makinash ushtarake.

Babai im, kujton: “I pari nga këto makina zbriti Xhevdet Hamza. Kur korrieri ishte duke ndezur zjarrin në stuf, hapet dera dhe pa thënë as mirëmengjez Xhevdeti thotë: A ka zjarr se kam shumë ftohtë! Po i përgjigjem unë. Meqenese nuk kishte zjarr në stuf, menjëherë ai pa folur me gjatë doli tek dera hyrëse. Në ato momente Xhevdeti sërisht rikthehet brenda dhomës dhe thotë: Tek ajo kullë që shihet tymi i oxhakut do të ketë zjarr (ngrohtësi). Po i thashë, se aty ka gjithmonë zjarr dhe mikëpritje. I plotëfuqishmi Hamza, thotë se po shkojmë menjëherë se mbarova nga të ftohtit... Ndoshta, ju shoku Xhevdet nuk dëshironi të shkoni tek ajo kullë, se në vitin 1945 kësaj familje i është pushkatuar djali në Kullën e Popit. Xhevdeti menjëhere mu përgjigj, se nuk me intereson ajo punë, por dua vetëm të ngrohem. Ne shkuam tek Kulla e Gjonlleshajve. Porsa trokitem në derë, i zoti i shtëpisëUka thotë: Mirëse erdhet shoku Xhevdet.Atë e ulin në postokinë e ogiqit (lëkura e leshit të dashit), për të nderuar si mik. Ajëri i ngrohtë i dhomës i ndërroi pamje e fytyrës Xhevdetit. Menjëherë i zoti i shtëpisë na drejtohet: Para se tu sjellë kafet po porosis të ju përgatisin pshesh me tamel të vlomë, se e di se ju ka marrë urija dhe keni shumë të ftohtë. Porsa hëngrem Xhevdeti u tha dy oficerëve që e shoqëronin: Shkoni merrni ushtarët dhe përgjoni rrugën deri në Krushevë të Vogël. Mos u ndalni nëpër shtëpitë e banorëve, por vetëm nëse ju thotë dikush se dikund afër gjendet i strehuar Ndue Perlleshi. Oficerët, nisen menjëherë me zbatu urdhërin e eprorit. i zoti i shtëpisë Uka solli jorganin dhe jastekun dhe iu drejtua Xhevdetit: Pushoni pak deri sa të pregatitet dreka. Ai u shtri dhe mënjëherë e zuri gjumi. Mbas një ore, trokitën në derë dy udbashët dhe i thanë: Shoku Xhevdet, nuk kemi parë asgjë dhe askend në rrugë. Ai menjëherë u tha atyre, se sa më shpejt shkoni tek Mali i Bogshiqit dhe i thoni Mehmet Shoshit, se shoku Xhevdet na ka porositë, që ti lironi të gjithë ata njërëz, që po i mbani peng. Xhevdeti vazhdon, i thoni Mehmetit:“Jugosllavia e shokut Tito, ka gjyqin dhe ai që zbulohet se e ka strehuar Ndue Perlleshin do të denohet nga gjyqi…”Gjatë kohës që i zoti i shtëpisë nuk ishte në dhomë, Xhevdeti më drejtohet mua dhe Mark Laskës (që e gjetëm aty), tha, se:“Ka qenë gjynah me ia mbyt djalin kësaj familje bujare. Për familje të tillaka nevoj shteti dhe vendi ynë. Familje si kjo mbajnë vendin dhe shtetin, jo sikurse shtëpia e atij komunistit, që ishim mbrëmë, ku nuk kishte as zjarr dhe as bukë Mbas disa orësh nga Mali i Bogshiqit, u kthyen dy oficerët e i thanë eprorit të tyre, se i kanë liruar të gjithë ata njerëz që janë mbajtur peng gjatë këtyre ditëve të ftohta. Xhevdeti u ngrit në këmbë, dhe falënderoi nga zemra të zotin e shtëpisë, për mikëpritjen bujare, duke i thënë, se na duhet të udhëtojmë. Edhe i zoti i shtëpisë Uka, e falënderoj për ardhjen dhe i tha se kulla e jonë i ka të hapuradyert gjithmonë për miqët. Në të dalur i dha jarganin dhe postoqinë e ogiqit që të mos ftohet… Unë së bashku me Mark Laskën u nisëm drejt Kullës së Jakajve, ku i dhamë lajmin e mirë të pranishmëve se Ndue Perlleshi nuk është kapur dhe gjithë njerëzit të mbajtur peng janë liruar me urdhërin e Xhëvdet Hamzës, që të kthehen në shtëpitë e tyre…”

Kulla e Ndue Jakut, sërisht në këto ditë mortore u bë si vend takimi për të pranishmit, që vinin për të ngushëlluar familjen Jakaj dhe për tu njoftuar mbi gjendjen e Ndue Pelleshit.

Gjatë këtyre ditëve mortore, të gjithë të pranishmit thonin, se Kulla e Jakajve, historikisht ishte vendstrehimi për lëvizjet nacionaliste dhe në veçanti për çetën e heroit Ndue Perlleshi.Ashtu sikurse ka dëshiruar vetë Ndue Jaku, që i shërbej për së gjalli njeriut më të dashur të tij, për të cilin ai ka sakrifikuar edhe jetën e vet.

Mesazhi im, në këtë vit përkujtimi është se veprimtaria atdhetare e Ndue Jakut, e bën të pavdekshëm dhe jeton përherë në kujtesën e popullit tonë të shumë vuajtur ndër shekuj, për liri dhe pavarësi, dhe do të shërbej si shembull për brezat e ardhshëm, se si punohet dhe sakrifikohet me devocion për çështjen e madhe sikurse është Atdheu.

Ndue Perlleshi mes trimave te tij ne Kosove



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora