E diele, 04.12.2022, 02:01 AM (GMT)

Kulturë

Rrustem Geci: Atdheu është dashuri

E marte, 06.02.2018, 06:50 PM


ATDHEU ËSHTË DASHURI - poezi e shkruar në La Spezia-Itali

 

Me mikun tim poet në La Spezia

tek po ecnim buzë detit të mesdheut

deti na ndali; pyeti, keni shqetësime

a më lejoni të qaj edhe unë me ju!...

 

Nënë e diellit, Nënë e tokës, e qiellit

Nënë e mollës së Kuqe, e Çamërisë,

Nënë e të gjitha trojeve shqiptare

Çfarë t´i them unë nënës tek shtëpia!?

 

Atdheu është dashuri e gjithsecilit

por brenda i kam lotët që s´ thahen

dhe një dhimbje që s ´më le të fle

dhe një vuajtje nga më të rëndat!...

 

Çamëria thërret,- është zëri i atdheut

zëri i të gjithë shqiptarëve ku jetojnë

rritur jemi nën krahë epokash të egra

shqiptar, bëj dorën grusht e mos u

vono, je vetëndryshimi në çdo kohë!...

 

Donat, unë si lashë ata të më vrisnin

se nga guri i gjakut buron uji im,

e nga gjaku i gurit të gjakut u rritën:

duar të reja nëpër vargje dhe këngë!..

 

Sa herë deti na shfaqet i zemëruar

ngrihet moshë e të guximshmëve

ngrihen trimat që e duan Shqipërinë

ngrihen bijtë, që i falin gjak atdheut!...

 

Rrustem Geci- La Spezia, Itali, 27.01 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora