Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Goranët dhe terbeshët janë shqiptarë

| E marte, 06.02.2018, 09:49 PM |


Goranët dhe terbeshët janë shqiptarë

Një spjegim për dashamirët e të vërtetës sonë !

Sipas studimeve na del që goranët dhe torbeshët janë shqiptarë të vërtetë , albanë të kohës. E gjithë kjo ka ndodhur me përhapjen e dhunëshme të ortodoksisë nga Perandoria Bullgare shek, i 11-të , në tokat tona. Shikoni hartën , ata lageshin në 4 detëra .

Më të pa degjueshmit në konvertim ishin edhe “goranët ” që jetonin larg në male dhe terbeshët që ishin lloj i nomadëve. Torbashi , nga bullgarishtja ” njerëz me çanta në krah ” pra vazhdimisht në lëvizje. por të pa përkulur ndaj bullgarëve.

Shikoni , historia e jonë është e manipuluar keq.

Edhe një gjë , të gjitha toponimet në sllavisht në të gjitha tokat tona janë nga koha e Perandorisë Bullgare e cila mbi ne ka zgjatur gati200 vjet. Serbët në atë kohë as kanë ekzistuar ( fxh )

Një rikujtim për Iliaz Kurteshin .

Para se ta lexoni shkrimin në vazhdim  , ju lutem pak vëmendje.

Është një ndryshim i madh në mes të “komunistëve “ shqiptar të Kosovës dhe komunistëve të Shqipërisë ; e një nga ata ishte edhe Iliaz Kurteshi i cili bën dallim të madh .( Shenim i autorit)

-Lajmi i dhembshëm i vitit të kaluar ishte :“Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë sot (e shtunë, 13 shkurt 2016) në Prishtinë ka ndërruar jetë Iliaz Kurteshi, ka njoftuar familja e tij. Iliaz Kurteshi ka lindur në vitin 1927. Ka qenë një nga personalitetet më të njohura në kohën kur Kosova ishte autonomi në përbërje të ish-federatës Jugosllave.

Iliaz Kurteshi ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit. Sidomos mbahet në mend kontributi i tij vendimtar në themelimin e Radio-Televizionit të Prishtinës, Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik.

Iliaz Kurteshi ka qenë bartës i shumë posteve më të larta në Kosovë dhe në federatën Jugosllave. Ishte kryetari i parë dhe i vetëm i Kuvendit të Jugosllavisë nga radhët e shqiptarëve.

Me vendimin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës, e cila në prag të bombardimeve të NATO-së ka nënshkruar në Paris Marrëveshjen e Rambujesë.” Pra , ishte vdekja e një “komunsti goran” i cili i dinte rrënjët e tija shqiptare dhe të cilat nuk i mohonte kurrë. Më sipër e lexuat veprimtarinë e tij si ish “komunist “ .

Por më e rëndësishmja e tij ishte bashkë-hartues i Kushtetutës së vitit 1974 ; Kushtetutë e e cila ishte edhe bazë e një lufte të drejt të UCK-së dhe një arsyetim i madh i forcave aleate të NATO-s në sulm kundër Serbisë. Ishte ai i cili i bindi të gjithë “ goranët” dhe “ terbeshët” të shkollohen shqip , të flasin shqip dhe të mendojnë shqip ; pa dhunë shtetërore dhe persekutime .

Iliaz Kurteshi e dinte historinë e kombit të tij. E për ne sot, që goranët dhe terbeshët e Kosovës mësojnë serbisht sipas plan-programeve të Serbisë dua të japi një sqarim të vlershëm. Goranët dhe terbeshet ishin iliro-shqiptar të cilët nuk e pranonin fenë Bizantit dhe u detyruan të ikin maleve ( gora- mali ) , por ardhja e Perandorisë Bullgare e fillim shekullit 11-të i zuri pra, në male . Bullgarët na i ndërruan toponimet , hidronimet , omonimet dhe normalisht që edhe goranëve iu mbet emri të cilin duhej ta mbanin me ose pa hir .Ardhja e turkut , vetëm se e vërtetoi urdhrin Bizantin të Stambollit dhe ata ndërruan fe ,por mbeten “goran “me një sllavishte të dobët . ( Ishte luftë e tyre për mbijetesë ) .

Terbeshët ose Torbashët , një pjesë e një populli vendas iliro-shqiptar që mbetën pa plëng e shtëpi e ndjekan mbijetesën me “torbat “ ( strajcat ) e tyre si nomad , nëpër tokat e veta. Pra një meritë e madhe e një ish” komunisti” të Kosovës ishte edhe : “

Iliaz Kurteshi ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit. dhe kur goranet dhe terbeshet nxënin shqip në shkollat fillore e më tutje.

Sot ne shtetin tonë , goranet dhe terbeshet  e nxënë gjuhen e parë të tyre në serbisht , kurse ne Shqipëri hapen shkolla serbe me leje te qeverisë së kalbur shqiptare. 

Fahri Xharra, Janar 2018

Gjakovë