E premte, 19.04.2024, 08:01 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Motive nga Razma

E enjte, 01.02.2018, 08:38 PM


Arkivi i gazetarit

(Plot, si sot e 45 vjet më parë)

MOTIVE NGA RAZMA

Gazeta “Zëri i Rinisë”,  31 Janar 1973-

Nga Zeqir Lushaj

Megjithëse, brenda ushtonte zëri i studentëve “Forca shoferi”, në maloren e fshatit Dedaj, autobuzi ecte ngadalë. Duke lënë plotsisht mbrapa ultësiren e mbi-Shkodrës, u ngjitëm në fshatin e bukur malor, në Vrith.

Vrithi, mund të jetë një ndër fshatrat më të bukur të vendit tonë. Shtëpitë e reja, zakonisht dykatëshe, me dritare të mëdha, brënda dhe jashtë të ngjyrosura uniformë, shumica të mbuluara me tjegulla, disa edhe me taracë, formojnë një kurorë të bukur rreth fushës së Vrithit.

Nga shoferi i makinës, mësuam se në kamp, nuk kishte borë, dhe autobuzi mund të  na çonte deri në vend. Mbas rreth një gjysëm orë rrugë, u gjendëm në kampin e bukur malor të Razmës.

-Kur vini ju studentët e Fizkulturës, edhe kampi na duket më i bukur, edhe pishat sikur gëzojne, -na tha nënë Faria (guzhinjerja e kampit) duke u takuar me ne.

-Mirë se erdhët! Mirë se erdhët ! –Ç’kemi nga Tirana?

Në malësi do të gjeni: bukë të bardhe, zemër të  bardhë dhe borë të bardhë , -na thotë duke qeshur nëndrejtori i kampit, Kola.

NJË DITË PAS SKIATORËVE

Mëngjes heret. Qielli është pa asnjë re,I  kthejlltë si loti. Vojokushasit, me unifromat blu, shkelin sa andej këtej brymen mbi barin e fushës së Razmës. Lëvizin ata me shkathtësi. Kryejnë ushtrime të bukura në këndin  e thjeshtë sportiv të kampit.

Më bëri përshtypje një grup vajzash që lëvizin sëbashku, me shpejtësi. Vrapojnë. Ndalen. Shikojnë andej-këndej. Qeshin.

-Veleçiku ?, -pyet Lavdia shoqen e saj Natalen, duke bere me gisht drejtë majës.

-Po, Veleçiku. Të pelqen? -Një ditë do të ngjitemi atje lart…

-Pa tjetër, do të ngjitemi një ditë…

Nga ballkoni i vilës së parë, flet pedagogu veteran i sportit të skive, Belul Hatibi:

-Mjaft, me gjimnastikën e mëngjesit. Tani, shpejtoni të hamë mëngjesin. Baza e stervitjes është disi larg, dhe,të mos vonohemi...!

Nuk u deshën shumë minuta dhe studentët e vitit të dytë A, nën komandën e sekretarit  të rinisë Çel Hajdari,  u gjënden të rrjeshtuar në tre toga.

Pedagogu Arben Jorgoni, komandenti i kursit të skive, jep udhëzime për rrugën dhe mësimin e ditës.

Mbas 6 km rrugë, u gjendëm në Fushë të Zezë. Ajo shtrihet mes katër majash, nën kuroren e Veleçikut. Ahet dhe pishat shekullore që e rrethojne në të gjitha anët, i japin asaj një bukuri përrallore, të rrallë. Dy liqenet, me origjinë akullnajore, e bëjnë edhe më piktoreske atë. 

Toga e vajzave, është e rrjeshtuar mbi borën e bardhë. Intruktori i ri, student i kursit të tretë Banush Kasollja dhe instruktori Ali Aga, i mësojnë vajzat të lidhin skitë në këmbë,si të mbajnë shkopinjtë, pozicionin  e rrëshqitjes etj.

-Skitë, afër njëra-tjetrës. Busti, drejtë, pak përpara. Gjunjtë, të thyer lehtas. Shikimi përpara…,-spegon me durim Banushi dhe në një pjerrësi të vogël,demonstron rreshqitjen e parë.

Vajzat fillojnë të rrëshqasin lehtë,ngadalë,mbi borën e ngrirë. Ndonjëra,si fillim,        edhe si padashur, me shpejtësi, humbë ekuilibri dhe bie…! Shoqet shikojnë. Qeshin. Intruktorët, me kujdes, tregojnë gabimet.

-Veronika! –Je, shumë e përkulur para. Mos shiko afer. Pa frike. Ashtu.Mirë…, vazhdo, -këshillon herë pas here Aliu.

-Megjithëse, shumica e tyre hypin për herë të parë në ski, më bën përshtypje guximi që kan. Do t’i mësojnë shumë shpejt…., -flet me siguri Banushi.

Edhe pse orët e stërvitjes kan mbaruar, vajzat nuk duan të largohen nga bora. Me deshirën e madhe për të mësuar sa më shumë e sa më shpejt, ato harrojnë rrugën e gjatë deri te kampi dhe se,koha e drekës ka kaluar.

Atë mbasdite, mbresat e stërvitjes së parë në pllajat e këtyre lartësive ishin objekti i të gjitha bisedave në kamp.

BENI DHE KORÇARËT

Meqënëse grupin që drejtonte pedagogu Arben Jorgoni, e përbënin shumica korcarë, e quanin grupi i korçarëve. Ky grup, është me i avancuari, dmth, janë studentë që i dijnë pak skitë, janë ushtruar edhe me parë. Korça, njihet per traditën e skive si sport masiv.

Meqënëse sivjet, akoma bora është disi larg kampit, ata duhet të shkojnë edhe më tej Fushës së Zezë, të shkojnë në Gropat e Vrrinit. Pra, edhe tre maja me tej, se sa vajzat, sterviteshin  Beni me korçarët. Atje, edhe shtresat e borës ishin më të mëdha, por edhe pjerresitë e rrëshqitjes, edhe më të forta.

Intruktor Arbeni, është shumë i kënaqur me stërvitjen e studentëve. Të gjithë po e vlerëspojnë shumë këtë sport të bukur dimëror dhe po i përfeksionojnë shumë mirë skitë. Iniciativën që të mos largohemi nga bora po përvetësuar shumë mirë mesimin e ditës, po e vënë në jetë plotsisht.

-Sivjet, sikur po shkon puna me mirë se vjet, me kursin e dytë, -ndërhyra unë.

-Po! Për këtë kanë ndikuar pozitivisht edhe kushtet materiale, të cilat sivjet I kemi shumë më të mira. Sivjet, katedra jonë mendoj me kohë dhe morëm masat për riparimin e skive, për qepjen e kostumeve e këpuceve të reja, të cilat jo vetëm sigurojnë më mirë shëndetin e studentëve, por  ua shtojnë atyre dëshirën për të punuar, për t’u stërvitur. Ngrenë edhe cilësinë e punës, shkallën e përvetësimit.

Afër nesh, katër studentë korçarë, të xhveshur në bel e sipër, rreshqasin në një pjerrësi

50 metra “afart” (zbritje e drejtë) dhe “sllallom” (zbritje me kthesa).

-Këta të katërt, janë më të mirët. Po i përgatis për kompjonatin që do të zhvillohet në shkurt në Voskopojë, -na thotë me një siguri të admirueshme, Arbeni.

…Rruga nga Gropat e Vrrinit, deri në kampin e Razmës, ishte plot 12 kilometra. Studentet vojokushas, me skitë në krah, me pedagogun Arben Jorgoni në krye çanin çdo ditë përpara Kurorën e Veleçikut, nëpër malore e tatepjeta, e mbas një orë e një çerek, gjëndeshin në kamp ! E pra, të besh çdo ditë 5 orë stërvitje intensive në borë, të bësh edhe 24 kilomtër rrugë në këmbë, nuk është edhe diçka fort e lehtë.

Por, sportistë, jemi ne !

LAMTUMIRË

Ja, edhe kursi 15 ditorë, mbaroi. Përsëri, me çantat tona sportive, u gjëndem në autobuzin e Tiranës. Sot, majat për rreth nuk shihen. Bora që po bie më shumicë sot, i ka nxirë aq shumë sa, nga larg duken si një tym i dëndur që afrohet vazhdimisht.

-Sa mirë! Kur të vijë turni tjetër do të gjejë borë me bollek në kamp dhe nuk do të kenë nevojë të bëjnë rrugë fare. At’herë, mund të bëjnë stervitje edhe paradite edhe mbasdite, -flet Zhuljeta Muço me pedagogun Edvin Dashi.

-Në fillim erdha si me përtesë, si me frikë. Se si druhesha nga bjeshka, nga bora. Ndërsa tani, nuk me bëhet të iki që këtej…, -vazhdon biseden Teuta.

Duke lënë prapa Razmën, Fushën e Zezë, Gropat e Vrrinit, pishat e gjata e Veleçikun, gjithë malësinë e njerëzit e saj të mrekullueshëm, të mbushur me mbresa e kujtime të shumta, morëm rrugën drejtë Tiranës.

Edhe për këtë vit: -Lamtumirë borë! Lamtumirë Razëm!

-Nga libri “Sortit i mbeta borxh”, Kristalina KH, Tiranë 2016- 



(Vota: 31 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora