E marte, 19.03.2024, 08:29 AM (GMT)

Udhëpërshkrim » Gorica

Pëllumb Gorica: Një nga mirënjohjet më të mëdha

E marte, 30.01.2018, 07:12 PM


NJË NGA MIRËNJOHJET MË TË MËDHA

Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të holokaustit

NGA  PËLLUMB GORICA

Një ditë në vjeshtën e kaluar, Vaso Nosi një nga pronarët e “Stacionit të ujërave termale Parku Nosi”, në Llixhat e Elbasanit, ndër të tjera më rrëfeu se në vitet e Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, Grigori shpëtoi e mori në mbrojtje një çifut. Ishte koha ku liria nuk njihej shumë si cilësi humane dhe është një vlerë për të cilën njeriu të sotëm i duhet më tepër humanizëm. Në këto vite, gjendja ishte e rëndë, jo vetëm për çifutët, por kërcënim edhe për popullin shqiptar. Raca çifute u vu përballë mbijetesës nga përndjekjet dhe holokausti i nazistëve. Dhe, në rrethanat e jashtëzakonshme të endjeve në Ballkan, fati hodhi jo pak prej tyre në rrethinat e Elbasanit, në Berat, Vlorë, Durrës etj e midis tyre edhe djaloshin 17 vjeçar, Mark Menhemin. Kujtohen vështirësitë me të cilat u ndeshën qindra e mijëra prej tyre për të shpëtuar nga kjo makutëri zhdukjeje.

Grigor Nosi i peshoi mirë gjërat dhe, me guxim, në Stacionin e ujërave termale, ''Park Nosi'', në Llixhat e Elbasanit, ku kishte krijuar mjedise të përshtatshme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që kanë probleme shëndetësore të dhimbjeve muskulare, të deformimeve të gjymtyrëve, sidomos të atyre kronike artikulare:të qafës, të shpatullave, të belit, të këmbëve, por edhe për kurimin e jo pak sëmundjeve të tjera nga trupi i njeriut..., e mbrojti, duke marrë parasysh rrezikun. Nosët ishin një ndër familjet më të njohura elbasanase, me kulturë dhe kontribute patriotike në dobi të kombit, që shquheshin edhe në tregëti, politikë dhe humanizmin e tyre, etj.

Natyrisht nuk ka mirënjohje më të madhe se ajo e humanizmit njerëzor në ditët më të vështira të jetës. Sepse edhe kur jeton në një botë sado shfarosëse, mirësjellja njerëzore të befason dhe për të ia vlen të sakrifikosh. Mark Menhemin e strehuan për një vit të tërë këtu, në Llixhat e Elbasanit, ku u kujdesën aq shumë për të.

Ky akt, si një shembull i mirëfilltë njerëzor, dëshmoi shpirtgjerësinë e këtij industrialisti elbasanas. Dhe e gjithë kjo edhe për respekt të miqësisë që kishte pasur me çifutët kur kishte studiuar në mesin e viteve '30 të shekullit të kaluar në Vjenë të Austrisë. Çdokush e di se jeta duhej jetuar, por, si çdo njeri që kalon sfida, kjo për çifutin Mark Menhemi mbeti një nga mirënjohjet më të mëdha të jetës. Vlen të veçohet momenti i rëndësishëm i këtij humanizmi, mirënjohja e çifutëve, të cilën ata e kanë përjetësuar atë, të gdhendur në mermer më 21 korrik 1992, në një mur të Jerusalemit, në Izrael.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora