E premte, 19.04.2024, 02:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Ferit Fixha: Zabit Çuku - Rrajca...

E diele, 28.01.2018, 01:11 PM


“RRAJCA NËPËR UDHËT E HISTORISË’’,  I  AUTORIT ZABIT ÇUKU, NJË DHUARATË E ÇMUAR PËR ÇDO LEXUES

NGA FERIT FIXHA

Në këtë kapërcyell vitesh, autori Zabit Çuku i dhuron lexuesit një libër plot vlera, hartuar pas hulumitimeve e studimeve shumëvjeçare, të dokumentuara arkivore, mbledhjes së intervistave e dëshmive gojore.

Libri “Rrajca nëpër udhët e historisë”, një monografi e gjërë shumëpalëshe, është shkruar me kritere shkencore, me një gjuhë të pastër letrare e me kompetencë të admirueshme në të 14 pjesët e tij, që strukturohen e ndërthuren natyrshëm e funksionalisht, si organet në një organizëm të shëndetshëm e vital.

Në të 450 faqet e librit janë përfshirë 225 referenca, 189 fotografi, 150 shënime bibliografike dhe mbi 45 portrete të figurave të spikatura rrajcare në fusha dhe periudha të ndryshme.

Që në faqet e para të librit nis një vështrim i plotë gjeografik, me pozitën gjeografike të Rrajcës, toponiminë, klimën, florën dhe faunën, pasuritë e rralla e të bukura natyrore, me biodiversitetin e larmishëm, me gjeomonumentet dhe hidromonumentet, me Parkun Kombëtar Turistik Natyrore Shebenik-Jabllanicë –Belicë dhe vlerat e tij mjedisore, për të cilat zona Rrajcë-Përrënjas është futur në Listën e Zonave të Trashëgëmisë Botërore.

Të gjitha këto autori i mozaikon si një njohës i thellë i natyrës së vendlindjes, si një studiues që ka akumuluar shumë dije në sajë të punës së tij këmbëngulëse e sistematike. Me variacionin e rrjedhshëm e me fraza të thukëta, ngjeshur me material historik të saktë e të përzgjedhur autori na përcjell nëpër periudhat e historisë, duke na bërë emocionalisht të pranishëm në to, në sundimin bizant, zotërimin e Aranitëve, sundimin atoman, dyndjet sllave, serbe, bullgare, greke, e deri në pushtimin fashist e atë nazizst.

Autori thekson pa mëdyshje se banorët e Rrajcës, që kanë arritur mbi 12 000, janë autoktonë në trojet e tyre që 5000 vjet p.e.s. provuar kjo në gjetjet arkeologjike me vlera kombëtare shkencore historike, zbuluar në Rrajc-Fushë, Rashtan e Rrajcë Skënderbej.

Ai pohon se degëzimi i rrugës së Kandavisë, e quajtur më vonë Via Egnatia, i dha Rrajcës (Kostriçanit të lashtë) statusin e një qyteze të vogël pranë Stacionit të Pons-Servilis në Urakë. Banorët e kësaj qyteze që në vitet 385-450 pas krishtit kishin një nga 6 punishtet e armëve të Ballkanit. Banorët e zonës jepnin e merrnin në ekonomi, kulturë, traditë, zakone, rite e tjera me zonat fqinje; Mokër, Çermenikë, Shpat, Sulovë, Strugë e Ohër.

Bukur përshkruan autori vendin dhe historinë e Orakullit (Fatthënsit) të Urakës (emër që vjen prej Orakull), shpallur monument Kulture që nga vitet 1970, i dyti në Ballkan para ati të Dodonës. Nga fjala Orakull (Qoftë e Bërë, Qoftë e Thënë) vjen edhe toponimi Qafë-Thanë.

Me realizëm trajtohen në libër zhvillime, ngjarje e fakte të ndodhura gjatë rrjedhjes së historisë, nëpërmjet të cilave del në pah kontributi rrajcarëve me cilësitë dhe virtutet e tyre si trima e liridashës, të zgjuar e arsimdashës, të kulturuar e artdashës, punëtrorë e mikpritës, të shkathët e të talentuar. Rrajcarët kanë qënë të pranishëm dhe janë vënë në shërbim si patriot në të gjitha evenimentet dhe kthesat historike mbarëkombëtare. Në këtë vështrim të shkurtër do të përmendim ndonjërën prej tyre në konteksin e trajtimit që u bën vetë autori i këtij libri.

Me profesionalizmin e ushtarakut përshkruhet arena dhe dinamika e luftimeve në betejën fitimtare të Skënderbeut me turqit më 29 qershor 1944 në fushën e Torviollit (Domosdovës), ku, siç citohet Marin Bartleti, “…luanët kanë komanduar luanë” dhe pas së cilës u vunë e ruhen edhe sot toponimet; Qukës Skënderbej, Rrajcë Skëndërbej, Shkalla e Skënderbeut, Sofra e Skënderbeut, Mali Skënderbeut, Legjendat e Skënderbeut e tjera.

Me vërtetësi historkike pasqyrohet pjesmarrja dhe veprimtaria atdhetare e përfaqësuesëve të Rrajcës në Lidhjen e Prizrenit, qershor 1878, të Pejës, shkurt 1899, në ngritjen e flamurit në 26 nëntor 1912, në Elbasan, në Kongresin e Lushnjës më 28-31 janar 1920, në Luftën e Vlorës, 1920, në Revolucionin Demokratik, 1924, në Lëvizjen e Fierit, 1935, në formacionet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në ato nacinaliste, por edhe në ndryshimet zhvillimore pas vitit 1945 e deri sot.

Autori shkruan se pas masakrave serbe të viteve 1913, 1914,1915, jo pak por 3000 vullnetarë u mblodhën në Beslidhjen e Rrajcës më 7 shkurt 1915 për të përzënë pushtuesin e për të mbrojtur banorët nga vrasjet, djegiet, shkatërrimet e masakrat e mëtejshme.

Në vlerësimin e saj për librin “Rrajca nëpër udhët e historisë”, Zonja Miranda Rira shkruan: Në libër pasqyrohen të gjitha etapat historisë në rrugën që ka kaluar treva e Rrajcës, Përrenjasit dhe gjithë fshatrat e tjerë përrreth deri edhe ato përtej kufirit, me të cilat prej kohësh kemi patur lidhje shumë fisnike e të plota.

Bazat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në zonënë e rrajcës e të Mokrës ishin kthyer në një mbështetje të fuqishme të Luftës. Në shtëpitë e rrajcarëve here pas herë nuk mungonin edhe miq e patriotë nga gjithë krahët, edhe nga rradhët e nacionalistëve. Kjo ka patur vlera dhe është pasqyruar me shumë realizëm.

Etapat e socializmit (1945-1990) nga autori është parë me shumë realizëm. Të keqen e ka dëmtuar dhe kritikuar, por jep edhe mesazhin se ajo kohë nuk duhet të harrohet të mos rëndohet qytetari, puntori dhe idealisti, që ka punuar me djersë e me gjak në inters të Atdheut në çdo fushë.

Nga autori, epoka e Demokracisë ( 1990-2017) është pasqyruar e plotë, me të mirat e arritura, me ndryshimet e shumta, këto me përkushtim dhe me shumë sakrifica. Në këtë libër jepen me pak shprehje tiparet autropologjike të rrajcarit, duke e tipoligjizuar atë saktë me paraqitjen veriore.

Si të ishte një etnograf, autori na njeh me armatimin personal të rrajcarit dikur. Na njeh me veshjet karakteristikat autentike të Rrajcës, me qëndismat dhe stolitë, me vlera unikale në shkallë të gjërë deri ndërkombëtare, të cilat i kanë, i ruajnë dhe pasurojnë më tej në shtëpitë e tyre 80 % e banorëve të zonës. Ai na shpërfaq materiale shumë interesant për folklorin, mitologjinë, legjendat, besimet fetare dhe objektet e kultit, zakonet e traditat, ritmet në dasma e vdekje, këngët dhe vallet rrajcare të vlerësuara në gjithë botën. Pjesa e librit mbi administrimin territorial dhe ekonomik ka informacione të bollshme e të dhëna konkrete, që mund t’u shërbejnë jo vetëm lexuesit të thjeshtë, por edhe studiuesëve të fushës.

Interesante është pjesa e njëmbëdhjetë e librit, ku ndër të tjera përshkruhen hollësisht për zonën e Rrajcës para disa vitesh: vija kufitare, rajoni dhe sistemi ynë mbrojtës, fortifikimi dhe strukturat ushtarake, detyrat e tyre luftarake, kuadarot drejtuese–komanduese, llojet e armëve e të shërbimeve, personeli sipas strukturave organizative, si dhe historiku i arritjeve stërvitore e gadishmërisë luftarake.

Nga portretet e përfshira në libër shkruan me ndjenjë respekti e vërtetësi për shumë bij e bija të spikatura rrajcare, që në njihemi më atdhetarë e luftëtarë, dëshmorë, mësimdhënës e mësimdashës, artistë, aktorë, muzikantë e instrumentistë, valltarë e këngëtarë, regjisorë e shkencëtarë, profesorë, jurist, shkrimtarë, ushtarakë, ekonomistë, mjekë e sportistë, punëtorë e bujq, ndërtues e minatrorë, pushtetarë e drejtues të denjë etj.

Nga skalitja e këtyre portreteve, autori njohuritë dhe përvojën e fituar, me formimin dhe kriteret e të shkruarit nuk bie pre e bindjeve politike e kontureve shablloneve, apo yshjeve amotive dhe preferenciale.

Do ta mbyll këtë shkrim me një frazë të shkëputur nga intervista e mësuese Dimana Shenko, dhënë në prill 2017, ku shprehet për autorin e librit të mrekullueshëm, “Rrajca nëpër udhët e historisë’’ të Zabit Çukut: “Të bën përshtypje ngacmimi pozitiv, dashuria e tij për vendlindjen, respekti dhe ndihesh përgjegjës për të thënë se ky bir i Rrajcës e meriton respektin e ndjenjës dhe krenarisë së bashkëfshatarëve të tij”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora