E shtune, 20.04.2024, 10:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Namik Shehu: Promovim librash - Shoqata e Shkrimtarëve “Shqiptar - Amerikan”

E marte, 09.09.2008, 06:42 PM


PROMOVIM  LIBBRASH

Shoqata   e  Shkrimtarëve     Shqiptar - Amerikan”

 

Nga Dr. NAMIK  M. SHEHU

 

  dt. 06 / 09 / 2008, sot   Monroe  College ( me adresë 2445 në Jerome Avenue,  ku shkohet me treni Nr. 4 dhe  zbritet në Fordham Rd.) ., organizohet  në orën 12.00 nga  Shoqata  e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan ; takimi  për  promovimin i  librave të poetit   kosovar Z. Mëhill Velaj , nënkryetar i shoqatës  dhe shkrimtarit  Z. Ramis  Gjinit, të vlerësuar si  një eveniment  i rëndësishëm  kulturor i shoqatës.

     mbledhje  marrin  pjesë  mbi 150  intelektual  të respektuar  të sferave të ndryshme të komunitetit  Shqiptaro-Amerikan  në Nju- Jork, shkrimtarë,  poetë,  përfaqësues    shoqatave të ndrysme , Z. Selahudin Velaj, Qemal Zylo, konsulli i   përgjithshëm i  Rep. Shqipërisë në Nju-Jork  Dr. Albert Jerasi ,  sek. shkencor i  Akademisë Shqiptaro-Amerikane  Dr. N. Shehu, Familjet  e  shkrimtarëve etj.

   Në këtë tubim marrin pjesë  dy fotoreporterët e njohur të komunitetit tonë, Z.Dalip Greca  korespondet i  gazetës “ Illyria “ dhe  Z.Beqir Sina  korespondetit  i  gazetës Metropol dhe i  gazetës  “ Bota sot “.

   Në presidiumin e  punës  zunë  vend drejtuesit  e tubimit Zotrinjtë  M.  Velaj, R. Gjini, K.Zylo, P. Kulla,A. Mëlyshi , A. Mehmeti dhe R. Moisiu.

   Mbledhjen  e drejtonte moderatori gazetar  Z Shkumbin  Tetaj.  Në fillim  ai i dha fjalën  poetes Iliriana  Sulkuqi e cila me një  pëshëndetje  elokuente    hapi  takimin.    vazhdim  fjalën e  merr aktivisti  i  shquar i  komunitetit  Z. Tomë Mrijaj , autor i monografisë së Monsinjor Dr.Zef Oroshit; i  cili  u  shpreh  me mjaft konsideratë dhe  vlerësoj   lart  botimet  e  poetit M. Velaj dhe  të shkrimtarit R. Gjini. Pastaj  diskutoi publicisti i  njohur Pëllumb Kulla , që  i cilësoj shkrimet   e R. Gjini si një pasuri të madhe . Ndërsa Z. Pal Ndreka  recensent i librit “ Metamorfoza e rruzullit “  Z. M. Velaj,komentoj pjesë nga ky libër, duke i  cilësuar me  vlera  të veçanta.

   Znj. Elmira Mujo moderatore  e shoqatës “ Motrat  Qeriazi “ lexoi përshëndetjet    ardhur nga  Çikagua , të shkrimtarëve të respektuar   Dajlan Luzit  dhe  Xhek Morinit , të cilët çmojnë lartë  kontributet  e Poetit M. Velaj  dhe  të shkritarit R. Gjini dhe vlerësojnë veprimtaritë e  tyre në botimet  letrare. Më  pas  e merr fjalën kritiku  letrar Ilir  Secini,  që në diskutimin  e tij thekson vlerat  dhe rëndësinë e veprave të R. Gjinit. Kurse  Zonjushja  Elsa Dekreti me anën e një citimi të  rrjedhshëm dhe    embël, të bërë në  gjuhën  angleze  na  njohu  me poezin e M. Velaj .

  Mbledhjen e  elektizoi  diskutimi  i konsullit Z. Albert Jerazit , i cili në përshëdetjen  tij  vlerësoi  botën letrare të diasporës , që edhe pse larg atdheut mbanë  gjallë dhe  çon  përpara  traditat  e  vendit të tij, me moton  se ç’do  libër është kontribut  që jep  autori    njësinë  e kohës. Ai  këtë takim  e  krahason  me një dasëm  që di të gëzoj të gjithë çiftet e dasmorëve. Në vazhdim poeti  Adem Mehmeti  në fjalën e tij, bënë vlerësim  korrekt ,me mjaft nivel dhe  shumë dashamirës  për të  dy protogonistët  e tubimit , duke  i  cilësuar si  shumë produktivë në krijimtarinë  e tyre letrare..Ai  shprehet : M. Velën  e kanë  zili shkrimtarët e mëdhej , kurse  R. Gjinit i përmend  gjashtë veprat  e tij; duke  e çmuar  si  shkrimtar  i  rrallë.

    Gazetari   Dalip  Greca  në fjaln e tij , mbasi përshëndeti të dy protagonistët e tubimit ,foli me respekt, konsiderat ,me pasion  dhe me  aftësi  profesionale mbi veprimtarinë e shkrimtarit R. Gjini , duke i  përshkruar  veprat, presonazhet dhe  karakteret  e tyre  në detaje  , në mënyrë  letrare dhe artistike  , duke ngritur  lartë me mjeshtri vlerat  e tyre.

   Ai ja  u bën të  njohur  auditorit , për  kënaqësi  dhe  për  mirënjohje , veprimtarinë e tij letrare   qysh në vitin  1987 , në vendlindjen  e tij  në Dibër dhe  i   përmend me  rradhë  6 veprat që  prozatori  Gjini i ka  përpunuar    laboratorin   e tij , duke  filluar  me  tregimet “ Dush  varrezash “ në 1998, “Këpucët e të tjerëve  mbi  tortuar” në vitin 1999,

 “ Atdheu prej  dëbore “ në 2003,  romanin  e tij të parë “ Rrëketë “në 2004, “ Mëndjet e njerëzve “ në 2005  dhe “ Rrëfimet në  hije “ në 2008;  duke  u  bërë komentime  me  vlerësime    veçanta.. Më tej e  merr fjalën poeti  Shpend Gjocaj i cili  diskuton me zell dhe  vlerëson   me  korrektësi  shkrimtarët, duke Ju lexuar  edhe  pjesë të  veçanta  nga  veprat e tyre. Përshtypje mbresëlenëse dhe    veçantë i bëri  auditorit ,diskutimi  i publicistes , poetes dhe  gojtares së mirënjohur  dhe  aktivistes  dhe  propagantistes  së shkëlqyer të komunitetit tonë , shkrimtarja  e  talentuar Raimonda Moisiu, e  cila me mjaft modesti foli për  poetin   M. Velaj ,duke i  radhitur  me shumë  kujdes dhe  me meritë,  vlerat  artistiko-letrare  të veprave   të tij, siç di  dhe  shkruan ajo në  veprat  e saj “ Jeta mes dy dashurive   dhe “ dashuria nuk ka emër “.

 Intelektuali  Ismail  Ahmeti si një At i dhimbsur , përshëndeti  me  kënaqësi  dhe dashamirësi,  dhe vlerësoj lart bërthamën  e fuqishme  letrare , bijtë e kulturës  dhe të artit të komunitetit, duke  i  uruar  suksese  dhe  mbarësi për  kombin tonë.  Ai me  respekt  dhe me modesti u shpreh   se  edhe  unë kam  shkruar një përkujtesë me titull” Bashkimi  kombëar i  diasporës    Amerikë “  që do t’a konsideroja  si Bibël  dhe   Kur,anë të popullit tim.   Më tej e  merr fjalën sekretaria  për  informin e shoqatës, poetesha e komunitetit  tonë,  e  nderuara Kozeta Zylo, e  cila u  shpreh  me  mjaft  konsideratë  për këtë organizim  shumë dinjitos kushtuar  dy  antarëve  të shoqatës , që mbeten krenaria e jonë për punën  që bejnë dhe  për  veprimtaritë    zhvillojnë. Shoqata e jonë, antarët  e saj, që  sakrifikojnë  shumë,  po përfaqësohen me dinjitet  përpara publikut shqiptaro-amerikan ,në vendin  am dhe në  kosovë me veprimtaritë dhe  krijimtaritë  e tyre    të pasuar  dhe të  begatshme . Veprimtaria e sotme është  dëshmi  e  gjallë  dhe e  ilustron mjaft mirë këtë  përparim, duke u  bërë  një shembull shumë kuptimplotë dhe pasqyrë mjaft e dukshme  e këtij realiteti.   I sugjerojmë  konsullit tonë  të nderuar Dr. A. Jerazit që na  nderon  me pjesëmarrjen e tij, që veprat e shkrimtarëve tanë ,mundësisht të  bëhen pjesë përbërëse e  lëndës mësimore në shkollat tona  shqipe    Atdhe. Dëshëroj   me  kënaqësi  të njoftoj se  edhe pjestarët e  familjeve  të antarëve  të shoqatës tonë japin  një shëmbull  krenarie  të kombit  tonë. Vlejnë për t’u  përmendur  vajzat e Z. M. Velaj  që janë  futbolliste  të shkëlqyera dhe marrin  pjesë  në skuadrën e parë të Nju-Jorkut  si më të  dalluarat. Zonja  Zylo  përmend edhe përshëndetjet që i  kanë  bërë tubimit  Prof.  Petër  Prifti  dhe  e  nderuara Shqipe Biba.  Diskutmet   vazhdojnë;  duke  nderuar  tubimin  e respektuar.  Z. Ilir  Spata  reciton  dy  poezi  kushtuar  poetit M. Velaj  dhe diasporës. Ndërsa Poetja Donika  Tinku  flet mjaft  kendshëm  dhe në mënyrë tërheqëse,, duke  përfunduar me  thirjen: krijuesit  e  letërsisë  dhe të artit  duhet  të respektohen  dhe    vlerësohen, sepse shqipëria  e vogël- populli  në diaspor , është  bujar dhe  punon për kombin , ndërsa  të pasurit  e komunitetit  tonë  kursejnë dhe nuk ndihmojnë diasporën   dhe bëhen kurnac. Në  fjalën  e tij   publicisti, shkrimtari dhe  aktivisti i  dalluar i komunitetit tonë , i respektuari sekretari i  shoqatës , Pierrë  Pandeli  Simsia falenderon  me përzëmërsi  dhe  me  sinqeritet të  dy  shkrimtarët, antarë të shoqatës  së tij , për botimet e lavdërueshme dhe mjaft të  kendshme për t’u lexuar.   Ndërsa  shoqatën  e  uron  të ketë akoma  më tepër arritje  më të  begatshme. Ai  sqaron    tej se  krijuesi apo  shkruesi  nuk është as  poet  as  edhe shkrimtar. Më tej  e  merr fjalën  poeti  Qazim  Dodaj  ish  shok  i  Adrian  Krasniqit  , i  cili  ra  heroikisht për   çlirimin  e Kosovës  dhe poeti M. Velaj i  ka  dedikuar  vjershën,  “ Kushtim “të cilin  e komenton  Z. Qazimi, duke i  thurr lavdi  , nder dhe  respekt trimit dhe  shokut të tij të paharuar.  Poetesha , publicistja  dhe  aktivistja e komunitetit  e nderuara Iliriana  Sulkuqi  në fjalën  e  saj  përshëndetëse  flet  me  respekt  dhe  me admirim për kolegët e saj  dhe i uron  suksese të mëtejshme dhe  begati mjaft  frutdhenëse në  krijimtarinë  e  tyre. Ndërsa  shkrimtari, veprimtari dhe  publicisti  i  nderuari Tom Paloka    Ju uron shokëve  të tij  të penës arritje  të mëtejshme  akoma  më të  suksesshme dhe shëndet  dhe  lumturi  familiare. Kurse miku im, i  ndeuari, aktivisti  i  zellshëm  dhe veprimtari  dalluar i kominitetit  tonë  publicisti  Edmond  Ismailati , në fjalën e tij  të respektuar  i përshndet   shkrimtarët   për veprat  e tyre të lavdërueshme dhe  i  uron veprimtari më të sukseshme dhe  më të  bollshme  në interes     diasporës  dhe të kombit tonë.

    tubim  u ftuan të diskutojnë edhe    shkrimtari R. Gjini  dhe Poeti  M. Velaj. Z. R. Gjini  në përshëndetjen e tij  vlerësoj  lart  mënyrën  e  organizimit  të mbledhjes,  falenderoj pjesëmarrësit për diskutimet mjaft  seriaze, frutdhenëse dhe shumë dashamirëse. Ai  vuri  në dukje  se ne  shkrimtarët mirëpresim kritikat  konstruktive se  ato  na  ndihmojnë për  të krijuar vepra  akoma  më të mira.Ai përshëndeti publikisht me  mirësjellje edhe  ndihmën  që i ka  dhënë  bashkëshortja e saj.  pas  Z. Mëhill Velaj  duke  marr fjalën   me   respekt përshëndeti organizatorët  e  takimit, duke i dhënë një falenderim  mjaft  dashamirës,Z. Haxhi  Berishës si  drejtuesi  kryesor  dhe  mjaft i  suksesshëm  në realizimin me plotë dinjitet të këtij  promovimi. Falenderoj reporterin Z. Halil  Muja  për korrektësinë  dhe  punën e tij të ndershme dhe    suksesshme. Ai  përshëndeti diskutantët  për  fjalët  mjaft dashamirëse   dhe  shumë koptimimplote për suksesin  e tij. Falenderoj auditorin për korrektësin ,inkurajimin dhe  miqësinë që treguan gjatë  katër orëve  të promovimit  . Foli  me  mjaft modesti për familjen e tij të madhe . Për  kontributin që i  kanë  dhënë  vëllezërit   dhe motrat e tij.. Për  vajzat  e  tij që janë bërë shëmbull  e  sportistëve  më të  dalluar  në Nju- Jork. Në  fund  ai  u  shpreh: ky promovim për  mua mbetet një nxitje , inkurajim dhe   mbështetje për  të shtuar  akoma  më tepë forcat e  mija  për    punuar  më me  zell, me  dëshirë dhe    me  kurajo  si nënkryetar  dhe  më nxit  që t’i  përkushtohem  edhe më me  zell  krijimtarisë time letrare.  Ju faleminderit .  Ju uroj  gëzim  dhe  lumturi në  familjet tuaja.

      Në një  midis  harreje  dhe  gëzimi ,  mbyllë me mjaft sukses punimet  tubimi dhe  mediatori  Z. Elbasan Tetaj u  uron    gjithëve  mbarësi.

 

Foto nga aktiviteti:



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora