E marte, 19.03.2024, 04:51 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Një mesazh për pijetarët

E diele, 14.01.2018, 11:19 AM


NJË MESAZH PËR PIJETARËT

Nga Prof. Lutfi ALIA

Ndonëse prodhimi, tregëtimi dhe përdorimi i pijeve alkoolike, janë aktivitete të lira, nuk janë të ndaluara me ligje, në fakt janë lëndë, që e demtojnë shëndetin si me efektet toksike, por dhe si droga të lehta me të gjitha efektet, të afta të modifikojnë mendjen, duke u shprehur me reagime jo korrekte e të pa pranueshme në aspektin mjekesor, familjar, social dhe ligjor.

Sipas Organizatës Botërore të Shendetësisë, pijet alkoolike perdoren ne te gjithe boten:

- Në vitin 2015 konsumi i pijeve alkoolike për popollatën botërore mbi 15 vjeç, ishte 6, 5 litër për

person, sasi që përkon me 13, 8 gram alkool puro në ditë.

- 24.8 % e pijeve alkoolike prodhohen ilegalisht dhe jasht kontrollit ligjor.

- 50.1 % e alkoolit të prodhuar në botë, konsumohet në formen e spirits (rakisë).

- Etanoli është përgjegjës për shkaktimin e 200 sëmundjeve, që lëndojnë shëndetin e njerëzve.

- Në vitin 2012, pijet alkoolike jane pergjiegjes per vdekjen e 3, 3 milion njerëzve.

- Pijet alkoolike janë droga të vërteta, të cilet veprojnë dhe modifikojnë aktivitetin e trurit, duke

ndryshuar funksionin e aftësive perceptuese dhe kontrollin mbi realitetin. Përdorimi për kohë të

gjatë dhe në doza relativisht të larta i pijeve alkoolike, krijojnë dipendencën fizike dhe psikike,  njëlloj si drogat e tjera.

Efekti drogë i pijeve alkoolike i dedikohet etanolit, që është një alkol me varg alkilik linear, me formulë kimike CH3CH2OH në strukturë të kondensuar.

Etanoli është përbërësi bazë i të gjitha pijeve alkoolike. Njihet me emërtimin alkooli etilik, ndërsa pijetarët e quajnë spirito – shpirti, ne shqiptarët e quajmë raki, emërtim i huazuar nga turqishtja.

Pijet alkoolike, përmbajnë përqindje të ndryshme etanoli.

Një gotë vene (1 dl – 100 ml), një gotë birre (3 dl), një gotë pije superalkolike (3 cl – 30 ml ajo që quhet teke), sejcila përmbanë 7 g alkool etilik.

Përqindja e alkoolit etilik në pijen alkoolike, tregon gradën alkolike, konkretisht

Birra 5 % (5°)

Rakia 18 – 25 % (18° - 25°)

Konjaku, Gin (xhin) 38 %

Whisky, votka, rhum, sakè,

tequila, ferneti. amaro etj 30 – 45 %

Vermouth 18 %

Vena 10 – 15 %

Vena e përdorur gjatë ushqimit 11 %

Etanoli krijon dëmtime organore me tre mekanizma bazë: 2  

- Efekti toksik mbi indet dhe organet.

- Helmimi i qelizave të trurit, i shprehur me turbullimin e ndergjegjies, bllokimin e aftesive konjitive, afektive, të sjelljes dhe prishjen e kordinimit fizik.

- Dipendenca e njëjtë si e drogave të tjera.

Përthithja e alkoolit në organizëm.

Pijet alkoolike përthithen të pamodifikuara. Mukoza e stomakut, e duodenit dhe e zorrës se hollë e përthtithin teresisht sasinë e alkoolit që pihet, madje dhe në kohë shumë të shpejtë.

Përthithja fillon menjëherë pasi gelltitet pija alkoolike dhe kompletohet brenda 10 – 40 minutave.

Nga stomaku, nëpërmjet vazave të gjakut, kalon në melçi, që është stacioni i parë i përpunimit të etanolit të përthithur. Në qelizat e melçisë metabolizohet nga grupi i enzimave alkooldehodrogenaza.

Prania e etanolit në gjakun qarkullues, konstatohet brenda 5 minutave të para, që ka filluar pirja dhe arrinë koncentrimin maksimal në një interval kohe nga 30 minuta deri në 2 orë.

Kalimi në gjak është më i shpejtë, sa më i lartë të jetë përqëndrimi i etanolit në pijen alkoolike dhe sa më e madhe sasia e pijes të konsumuar.

Metabolizimi i etanolit në organizëm.

Rreth 90 - 95 % e etanolit, pëson transformim kompleks në mëlçi, ndërsa 10 % eleminohet me urinën, me djersën dhe nga mushkëritë gjatë nxjerrjes të fluksit te ajrit.

Në femrat, sasia e etanolit të metabolizuar është 4 herë më e pakët, sesa në meshkuj, sepse femrat kanë pak enzima alkool-dehidrogenaza, andaj dhe alkoolemia (përqendrimi në gjak i etanolit) në femrat, është shumë më e lartë se në meshkuj, çka çon në dehje shumë të shpejtë të femrave.

Etanoli shkakton dëmtime akute të qelizave të mëlçisë dhe demtime kronike si hepatit kronik alkoolik dhe cirrhoza e mëlçisë.

Alkooldeidrogenaza, enzima kryesore metabolizuese në citosolin e qelizave të mëlçisë, katalizon etanolin dhe metanolin (alkooli metilik).

Dëmet e shkaktuara nga pijet alkoolike, janë më të rënda kur ato përmbajnë metanol, sepse nën veprimin e alkool-dehidrogenazës, metanoli degradohet në formaldehid, një substancë toksik, që dëmton rëndë qelizat nervore, prish shikimin, shkatërron qelizat e mëlçisë e të trurit. Kur sasia e alkolit metilik është e madhe shkakton vdekje te shpejtë.

Duhet të kemi parasyshë, se rakia e “pikës së parë të kazanit”, fraksioni i parë që del nga distilimi, është kryesisht metanol (alkool metilik). Metanoli çlirohet i pari, sepse ka temperaturë më të ulët vlimi se etanoli, dhe është shumë i dëmshëm dhe me pasoja të renda për shëndetin e atyre që konsumojnë rakinë e pikës së parë.

Rakia e prodhuar nga distilimi i mareve, përmban sasi të madhe alokooli metilik, që shkakton dehje të shpejtë, dhimbje te forta koke dhe demtime të rënda të trurit e të mëlçisë.

Pijet alkoolike përthithen shpejt dhe metabolizohen nga qelizat e mëlçisë.

Sasia e etanolit të oksiduar në një orë - për kg/peshë trupore, është 60 deri 80 miligramë.

Kjo sasi alkooli e metabolizuar nuk varet as nga puna e muskujve, as nga i ftohti, as nga i nxehti.

Ky aktivitet metabolik do të thotë se 100 g sasi alkooli i tolerushem (përkon me një litër venë 12°), individi me peshë trupore 70 kg, duhet ta “djegi” e ta eleminoi, në një interval kohe prej 24 orësh.

Shpërndarja e etanolit në organizëm.

Etanoli përthithet dhe shpërndahet me shpejtësi të madhe në organizëm, sepse molekulat e etanolit janë të vogla dhe të tretëshme në ujë dhe në lëngjet e organizmit.

Molekulat e etanolit udhëtojnë në forma të lira, të pa lidhura me proteina transportuese dhe janë shumë aktive nga pikpamja biologjike, si në plazmën e gjakut ashtu dhe në lëngjet ekstraqelizore të organeve.

Organet e para të interesuara, më saktë të lenduara nga shpërndarja e alkoolit janë mëlçia, truri dhe në vazhdim mushkëritë, zemra, veshkat, stomaku, duodeni, muskujt dhe indi dhjamor.

Vlen të theksohet se muskujt dhe dhjami jane indet ku depozitohet etanoli. 3  

Efektete e etanolit.

Ashtu si të gjitha drogat dhe etanoli vepron në sistemin nervo qendror, saktësisht në qendrën e kënaqësisë në tru, që ndodhet e fshehur në sistemin mezolimbik, të traktit kortiko-limbik.

Arrijtja e etanolit ne tru, shkakton dipendencë potente, pra qendra e kenaqesise e pelqen etanolin dhe krijon varesi te fuqishme.

Në ndryshim nga drogat e tjera, dipendenca ndaj etanolit eshte e fuqishme por e shmangëshme më lehtë e në mënyre të perherëshme.

Pijet alkoolike, se pari krijojnë efektin e kënaqësisë, ndjenjë që pëlqehet shumë dhe nxit rimarrjen, pra përsëritjen e kënaqësisë, njëlloj si medrogat e tjera.

Pijet alkoolike nuk kanë aspak vlera ushquese, madje e dëmtojnë ushqyeshmërinë e organizmit, çrregullojnë raportet normale të metabolizmit, provokojnë grumbullim yndyrnash dhe metabolitesh toksike (radikale të lira) në qelizat e trurit, të mëlçisë, të zemrës, të veshkave, të muskujve etj.

Pija alkoolike e çrregullon mendjen e turbullon ndergjegjien, si thotë populli ynë: “Ështe një leng, qe e pi me mend dhe të bënë pa mend”.

Etanoli e modifikon aktivitetin e trurit, shkakton ulje të funksioneve të vatrave të rendësishme të kores së trurit, lëndon qendrat që kontrollojnë proçesin e te menduarit, të arsyetimit, të analizes, të gjykimit, si dhe i frenon reflekset, pra i ngadalson madje dhe i bllokon reflekset.

Kur konsumohen pijet alkoolike, fillimisht individi ndihet i rilaksuar, i kënaqur, por në kohë të shkurtër behet euforik, i çfrenuar në të folur dhe ne aktivitetin motor.

Më pas, reflekset dalin jasht kontrollit, pijetari humb autokontrollin, kryen sjellje agresive, madje dhe akte dhune.

Kur kalon në fazën e dehjes, pijetari manifeston çrregullime psiqike, eshte i çorientur dhe me probleme në koordinimin e lëvizjeve të këmbëve e të duarve, humb gadishmërin e reflekseve, humb ndjesinë e dhimbjes fizike.

Në këtë gjendje ecën duke u lëkundur, nuk mban ekuilibrin dhe flet me vehte me zë të lartë. Kur dehja është e thellë, pijetari ka të vjella, humb ekuilibrin, bie në gjendje dëshprimi të plotë.

Në se ky pijetar vazhdon të pij, dehja rëndohet, humbin funksionet e nervave motore, ndërgjegjia pergjumet (me sakte e humb ndergjegjien) dhe bie ne gjendje helmimi nga etanoli.

Në rastet me dehje te rende (konsumimi ne sasi te medha pije alkoolike), pijetari bie në koma, madje në se nuk reanimohet nga mjekët, rrezikon vdekjen nga koma alkoolike.

Dëmtimet e psiqikës:

Efekti demtues i etanolit mbi sistemin nervore qendrore, është në varësi të sasisë të etanolit dhe të kohëzgjatjes të pijes.

1. Përdorimi në sasi të modruara i pijeve alkoolike provokon:

- eufori, të folurit me zë të lartë, të qeshurat spontane e të pamotivuara

- rilaksim i tensionit psiqik dhe i ankthit

- sjellje miqësore të ekzagjeruara, nga një herë dhe gazmore euforike

- krijon ndjenjën e të nxehtit trupor, të pasuar me të ftohtin dhe të dridhura të trupit

- efekti i “amnezisë”, harron problemet dhe preokupacionet. 4  

- ulje e theksuar e përqëndrimit të vemendjes.

2. Kur sasia e pijes alkoolike i kalon nivelet e tolerancës te organizmit, shperthejnë efektet negative:

- pergjumje dhe depresion

- agresivitet dhe dhunë

- të perziera dhe të vjella

- ulje e presionit të gjakut dhe e temperaturës së trupit

- ngadalësim i reflekseve dhe zgjatja e kohës të reaksionit ndaj stimujve

- përkeqësohet koordinimi motor, nuk komandohen duart dhe këmbët, ecën duke u

Lëkundur, madje shpesh dhe rrëzohen.

- humb aftesinë per te vleresuar kohën, distancën dhe shpejtesinë.

3. Përdorimi në sasi të madhe i pijeve alkoolike, p.sh mbi 500 ml raki, çon në dehje me gjendje

inkoshience, jo rrallë te pasuara me koma dhe nga nje herë në vdekje.

4. E njejta sasi pije alkoolike, mund te provokoi efekte te ndryshme ne individa te ndryshem:

Pasojat jane ne varësi te ketyre rrethanave.

- Personat me fizik të dobet (nënpeshë, të kequshqyer), jane më pak toleranta ndaj etanolit, dehen

me shpejt ne krahasim me personat me peshe normale dhe mbipeshe.

- Femrat janë me pak tolerante ndaj pijeve alkoolike, pasi nuk kane sasi te mjaftueshme enzime

per te katalizuar etanolin, për rrjedhoj dehen shumë shpejt dhe në gjendje të rëndë.

- Efektet e alkoolit jane me te renda, ne se perdoret kur je esull dhe pas nje lodhje fizike.

- Abuzimi per kohe te gjate me pijet alkoolike, shkakton dipendence mendore dhe fizike.

Demtimet në organet e brendëshme:

Etanoli është substancë tepër toksike, i lëndon të gjitha qelizat e organeve te brendeshme dhe me tipiket janë demtimet e radhitura në vazhdim:

1. Ezofagite, refluks gastro-ezofageal, gastrite atrofike, ulçera të stomakut dhe të duodenit.

2. Hepatite kronike alkoolike.

3. Steatoza e melçisë, pra dhjamosje difuze e qelizave të mëlçisë, qe asfiksohen nga prania e tepërt e

dhjamit në citoplazëm. Alkolistet kronikë e kane te shprehur steatozen e mëlçisë, aq sa shihet dhe

me ekografi, si një demtim i gjërë hypoekogjen.

4. Provokon formimin e gurëve në fshikzën e temthit.

5. Ul përqëndrimin e sheqerit ne gjak, të shprehur me lodhje trupor, marrjemendësh, djerësitje dhe

deri svenitje.

6. Pankreatitit kronik, i ndërlikuar me diabet sheqeri te tipit II

7. Pankreatit difuz kronik i ndërlikuar me insuficiencë pankreatike.

8. Favorizon aterosklerozën, sidomos koronarosklerozën, të nderlikuar me infarkt miokardi dhe

aterosklerozën e trurit, me pasoje iskemi e trurit, ose hemoragji e trurit.

9. Stomatite etj 5  

Si matet sasia e alkoolit, që ka konsumuar një pijetar?

Përdoren dy metodika:

a. Dozimi direkt i përqëndrimit të etanolit në gjakun periferik. Në këto raste, pastrimi i lekurës, ku

bëhet injeksioni për të marr gjakun venos, bëhet me ujë të oksigjenuar, në rast se dizinfektohet me

alkool ose me jod, rezultati nuk është i besushëm, pasi jep vlera me te larta se sa ato reale.

Analiza e alkolemise bazohet ne metoden enzimatike e Nicloux, me alkooldeidrogenazen dhe

kromatografi ne fazën gazore.

Ethylometer – Etilometri.

b. Dozimi indirekt i përqëndrimit të avujve të alkoolit të nxjerra me ajrin nga mushkerite.

Në këto raste, vlerësimi i alkolemise behet me aparatin Etilometer. Ekzistojnë shumë tipe

etilometri, por të gjithë funksionojnë sipas principeve të absorbimit të avujve të etanolit.

Ky aparat ka një tub xhami, i cili përmban nje reaktiv kimik, që e përthith etanolin. Gjatë këtij

ekzaminimi, avujt e alkoolit, duke kaluar mbi reaktivin, provokojnë ndryshimin e ngjyrës nga e

verdhë në të gjelbër, në disa tipe etilometër, shndërrohet në ngjyrë të kuqe. Sa më i gjate shiriti i

ngjyrës, aq më e lartë sasia e avujve të etanolit të nxjerrë së bashku me ajrin nga mushkëria.

Vlerat sasiore të kësaj analize shprehen me numëra dhe në përqindje.

Kur del pija alkoolike? Sa kohë duhet, për t’u eleminuar etanoli nga organizmi?

Përqëndrimi maksimal i alkoolit në gjak arrinë pas 45 minuta, me kulmin pas 1 – 2 ore nga fillimi i pijes dhe shkon në nivel zero, pra eleminohet plotësisht pas 20 orësh.

Në rsat se pija alkoolike merret esull, përqëndrimi maksimal i etanolit në gjak arrinë me shpejt, keshtu p.sh kur individi pi 750 ml venë, perqendrimi i etanolit në gjak arrinë vlerat 0, 50 deri 0, 80 g për një liter gjak, ndersa kur pihen 2 litra vene, përqëndrimi i etanolit arrine 2 deri 3 g/l gjak, që përkon me gjendje dehje. 0 0,51 1,52 0 5 10 15 20 25

Kurba e përqendrimit në gjak i etanolit dhe kohezgjatja e eleminimit

Të gjithë pijetaret, në veçanti ata që ngasin makinën, janë të interesuar të dijnë, sa kohë duhet që të bëhen esull, pra t’iu dali pija.

Organizmi i njeriut, arrinë të konsumoi rreth 7 gr alkool në një orë, me pakësim të alkolemisë me ritëm 0, 15 g për litër/gjak çdo një orë.

Një pijetari, me nivel alkolemie 2 g/l, i duhen 10 - 12 orë kohe, që të arrij nivelin 0, 5 g/l, që përkon me kufirin e dehjes legale dhe 20 orë për të arrijt ne nivelin zero gram për një litër gjak. 6  

Theksoj: Nuk ekziston asnjë lloj antidoti, për të shpejtuar zbërthimin dhe elminimin e alkoolit nga gjaku, nuk ekzistojnë ilaçe, mjete dhe metoda për të hequr dehjen.

Ndër pijetarët, flitet për metoda dhe mënyra, që gjoja ndihmojnë për eleminimin e alkoolit dhe daljen nga gjendja e dehjes, por në fakt nuk janë të verteta.

Nuk ndihmon as dushi me ujë të ftohët, as dushi me ujë të ngrohët; nuk ndihmon as kafeja, as dalja në ajër të freskët dhe as vrapimet.

Eleminimi i alkolit nuk mund të përshpejtohet me asnjë lloj substance, me asnjë lloj ilaçi dhe as me ushtrimet fizike.

Mendimet dhe ndjesitë se këto veprime ndihmojnë të largojnë pijen, janë mashtrime psikologjike.

Pasojat e alkoolizmit.

Alkoolizmi krijon pasoja të renda shendetësore dhe shoqërore.

Alkolistët jane subjekte të predispozuar për kriminalitet, krijojnë konflikte verbale dhe fizike, pesojnë aksidente në punë dhe sidomos aksidente automobilistike.

Alkolistët janë bartës te semundjeve akute e kronike dhe të dëmtimit të sistemit nervor qendror.

Ne Itali, çdo vit vdesin mbi 35 000 persona nga probleme shendetësore të lidhura me alkoolin.

Aksidentet automobilistike ndodhin me shpesh me perona që perdorin pijet alkoolike dhe në çastin e aksidentit, i kishin vlerat e alkoolit në gjak mbi 0, 5 %.

Studimet sistematike kanë veretetuar se kur një person i shendetshem, me peshë trupor 70 kg, pasi ka pirë në drekë dy gota vene (250 ml), ose dy gota birre (600 ml), ose dy gota amaro, ose fernet, ose konjak, ose whisky etj (80 ml pije alkoolike), e kane përqendrimin e etanolit në gjak 0, 5 g/litër, pra është në kufirin e dehjes dhe rrezikon 10 herë më shumë të kryej një aksident automobilistik, në krahasim me individët, që nuk përdorin pije alkoolike.

Në ditët e sotme, vdekjet nga aksidentet automobilistike, renditen në vendin e tretë pas tumoreve dhe semundjeve të zemrës.

Të dhenat epidemiologjike vertetojnë se alkolistët kronikë vuajnë nga hepatiti kronik dhe cirroza e mëlçisë, por dhe nga sëmundje te tjera si ulçerat, pankreatitet kronike etj.

Të shtruarit ne spitale psikiatrike, me pikozë alkoolike janë shtuar nga 5 % në vitin 1947, ne 29 % në vitin 2017.

Nga një studim epidemiologjik nga mjeket rusë, rezulton se 40 % e alkolistave kronikë, me moshë mbi 50 vjeç, vuajnë nga demenca e herëshme (matufepsie e parakohëshme - trurrjedhur).

Alkooli nuk ka vlera ushqyese, nuk sjell asnjë perfitim shëndetesor, përkundrazi.

Ato “vlera” që i atribuohen alkoolit janë pa baza shkencore, janë fantazi iluzore, janë të thena profanësh, që i perdorin për të justifikuar vehten për abuzimet me alkoolin.

Në të gjitha vendet e botës, flitet per vlerat e pijeve alkoolike, madje këto rrefenja janë shumë të perhapura e të ngjashme me njera tjetren, por në fakt të gjitha janë të paverteta, janë iluzione, besime fallse, konkluzione profanësh, të përpunuara me një fantazi të hollë, janë genjeshtra të sofistikuara.

Kjo “kulturë” profanësh, për fat të keq, i ka sugjestionuar disa persona, të cilët kanë konsideruar të verteta ato vlera fallse, andaj i kanë përdorur pijet alkoolike në menyrë jo të përshtatëshme, kësisoj kanë çrregulluar ushqyeshmerinë, duke vetëshkaktuar demtime serjoze për shëndetin dhe jetën. 7  

Propoganda e profanëve per vlerat e etanolit, ka ndikuar që shumë individa të bien viktima dhe të pësojnë efektet demtuese të etanolit, të vuajnë nga shumë semundje, që ua kanë lënduar shendetin dhe ua kanë tronditur jetën, por të vuajne dhe shpirtërisht nga dipendenca psiqike dhe fizike, që i mban të lidhur me pijet alkoolike këta individa.

E konsideroj me interes të trajtohen disa nga të ashtuquajturat vlera të pijeve alkoolike, pasi vetëm keshtu mund t’i shmangim e t’i braktisim.

“Alkooli të jep potencë”. Shumë individa e dëshirojnë potencën reale, por etanooli nuk e ka këtë cilësi. Eshtë gabim simbolik, t’i atribohet etanolit vlera e potencës, pasi bën të kundertën e ul potencën. Pijetarët janë të lëndushëm psiqikisht (ulet niveli i inteligjencës) e të lendushëm fizikisht. Shumica absolute e alkoolistave kronikë vuajnë nga hypotenca seksuale.

“Alkooli të jep forcë”: Alkooli nuk të fuqizon. Fillimisht pija alkoolike, të krijon ndjesinë sikur të heq mundimin, lodhjen, por me pas e rrit intensitetin e lodhjes, të bën të plogët e të pafuqishem.

“Alkooli të jep siguri, guxim”: Alkooli nuk të jep asnjë lloj sigurie për vehten, as kurajo, as guxim, por ndikon të harrohen momentalisht dhe artificialisht problemet, në një çast të largon ndrojtjen, frikën, por pas pak, i rëndon këto ndjenja dhe ndikon që pijetari, nga frika të mbyllet në vetvehte.

Shumë studiues kanë vertetuar se personat e ndrojtur, janë më të predispozuar në konsumimin e alkoolit dhe më të rrezikuar të zhvillojnë dipendencën alkoolike.

“Alkooli të largon etjen”: Ne fakt ndodh e kundërta, pijet alkoolike e shtojnë etjen, sepse duke shtuar diurezën (urinimi i shpeshtë), pijetarët humbin sasi të konsiderueshme uji, çka ndikon në shtimin e ndjesisë të etjes.

“Alkooli të ngroh trupin”: Dihet se alkooli fillimisht të krijon ndjesinë e ngrohjes së trupit, por kjo gjendje është e shkurter, sepse pas 10 minutash, trupi fillon të ftohet. Kjo gjendje lidhet me faktin se alkooli fillimisht i zgjeron enët e gjakut, për pasojë, ngrohen organet e brendëshme dhe ky i nxehtë përhapet jasht e atëhere temperatura e brendëshme ulet me shpejtësi.

Në se temperatura e mjedisit është e ulët, pijetari dridhet. Për t’u mbrojtur nga i ftohti, krahas veshjeve të trasha e të përshtatëshme, duhen përdorur lëngje të ngrohta të sheqerosura si çokollata, mjalti, çaj i ngrohët dhe qumësht i ngrohur.

RINIA DHE ALKOOLI.

Përdormi i pijeve alkoolike nga rinia, është një dukuri në rritje progresive dhe preokupante, sepse po krijon probleme serjoze për prindërit, shkollën, shoqërinë dhe mjekësinë, por jo aq shumë për politikën dhe politikanët.

Një ndër problemet shqetësuese për rininë e sotme, është fillimi shumë i hershëm i përdorimit të pijeve alkoolike. Në një studim epidemiologjik të vitit 2015, rezulton se në Itali, pijet alkoolike fillojnë që në adoleshencë, saktësisht mosha mezatare e shijimit të pijeve alkoolike është 11. 5 vjeç.

Shumica e të rinjëve të sotëm, i përdorin pijet alkoolike me raste, zakonisht në rrethana spontane dhe me shpesh në fundjave. Krahas kësaj prirje të përgjithëshme, në tre dekadat e fundit, konstatohet shtimi rasteve të konsumit të pijeve alkoolike nga të rinjt dhe të rejat, që frekuentojnë diskotekat dhe klubet e natës, çka është shprehur dhe me shtimin e rasteve të dehjeve si individuale dhe në grupe.

Alarmante paraqitet situata e konsumit të pijeve alkoolike të shoqëruara me lëndët stupefaçente (marijuana, heroina, kokain, ekstazi etj), çka është shprehur me aksidente të shumta, madje dhe me raste vdekje në moshat e reja.

Shqetësuese është prirja e vajzave, për të përvehtësuar modelin e djemëve të tymosjes të duhanit dhe te konsumit të pijeve alkoolike.

Kjo mënyrë sjellje e vajzave është zgjeruar dhe në konsumin e pijeve alkoolike të shoqëruara me substanca stupefacente, si në mënyrë individuale, ashtu dhe gjatë mbrëmjeve që kalojnë në diskoteka dhe në klube nate. 8  

Rreziqet dhe pasojat fizike, psiqike, psikologjike, familjare dhe shoqërore, që rrjedhin nga përdorimi i pijeve alkoolike nga rinia.

Në parim, të gjithë japin këshilla të mos përdoren pijet alkoolike, por në veçanti e me përparësi duhet ta edukojmë, të insistojme dhe ta bindim rininë, të mos perdori pijet alkoolike, sepse për ata është me pasoja të rënda imediate dhe për perespektivën, pasi perdoruesit e pijeve alkoolike, do të kenë të ardhme të pasigurtë.

Ligji që ndalon shitjen e pijeve alkoolike nën moshën 18 vjeç duhet te zbatohet me rreptësi nga të gjitha klubet, baret dhe dyqanet e tregëtimit të pijeve alkoolike.

Ndër rreziqet dhe efektet demtuese të pijeve alkoolike për shëndetin e të rinjëve rendisim:

1- Etanoli ndikon negtivisht në rritjen, ngadalëson zhvillimin dhe pjekurinë psikofizike të të rinjëve.

Në disa studime epidemiologjike të kryera në Rusi, Poloni, Meksike etj, ku popujt e këtyre vendeve kanë zakon përdorimin e pijeve alkoolike në moshë të re, është verifikuar se grupi i djemëve dhe i vajzave, që kishin konsumuar alkool, paraqiteshin me zhvillim fizik të reduktuar dhe nje pjese e madhe e tyre me zhvillim mendor të vonuar.

2- Adoleshentët dhe rinia, kanë sistem anatomofiziologjik delikat, nuk kanë sasitë e mjaftueshme të enzimave për të katabolizuar etanolin, andaj dhe efektet dëmtuese janë më të shpejta dhe më të rënda se në të rriturit.

3- Adoleshentet dhe rinia, nuk kane formim dhe kulturë, per te kuptuar rreziqet e pijeve alkoolike, nuk i kanë të konsoliduara aftesitë mbrojtëse psikologjike, për të shmangur përdorimin e pijeve alko-like, andaj shpesh bien viktima, e fillojnë pijen si imitim dhe më pas e vazhdojnë si garë mes tyre.

4- Edhe konsumimi ne sasi të vogëla i pijeve alkoolike, në adoleshentët dhe të rinjtë, ka ndikim negativ në aspektin psikologjik, kështu pa e kuptuar ata e shtojnë shpeshtësinë e marrjes të pijeve alkoolike dhe gradualisht e rrisin dozën e pijes, behen dipendenta të etanolit.

5- Përdorimi i pijeve alkoolike nga adoleshentët dhe te rinjte ne diskoteka dhe ne klube nate, sidomos rastet kur janë të dehur, mund t’i implikoi në situata me rreziqe serjoze si psh rrëzohen dhe pesojnë plagë e deri thyerje kockash, provokojnë grindje dhe rrahje me të tjerët.

6- Të rinjtë dhe të rejat me patenta që ngasin makina, pas përdorimit të pijeve alkoolike, shpesh bëjnë aksidente automobilistike, sepse etanoli vepron fuqishëm mbi sistemin nervor qendror, ul reflekset, zgjat kohën e përgjigjies ndaj stimujve, çrregullon pamjen dhe krijon ndjenja fallco per kohen, distancen dhe shpejtesine.

Ne Itali, çdo ditë vdesin 15 persona në aksidente automobilistike e ndër ato, më të shpeshta janë aksidentet me të rinjtë, ata që ngasin makinën sapo kanë dalë nga diskoteka, ku kanë përdorur sasi të ekzagjeruara pijesh alkoolike, madje 75 % e tyre kanë rezultuar në gjendje të dehur.

7- Të rinjt që përdorin pije alkoolike, zakonisht e ngasin makinën me shpejtesi të madhe, mbi limitet e lejueshme dhe kjo ndodh sepse nën efektin e alkoolit, u shtohet ndjesia e aftësive të autonomisë dhe të pavarësisë. Në këto raste, të rinjtë nuk pranojnë keshilla dhe kur i thua ta uli shpejtësinë, bëjnë të kundërtën e ngasin makinën dhe më shpejt.

8- Të rinjt që përdorin pijet alkoolike, kanë probleme serjoze në raportet me të tjerët, pasi etanoli duke vepruar në koren e trurit, i çrregullon raportet interpersonale në familje, me mësuesit, me shokët në shkollë dhe në rrethin shoqëror.

Nga këto trubullime psiqike të shkaktuara nga përdorimi i pakontrolluar i pijeve alkoolike, të rinjte janë të axhituar, grindaveca, i kundërshtojnë të gjithë, sidomos ato që i kritikojnë, madje arrijnë dhe në rrahje para publikut. Në ndryshim nga qendrimi dhe sjellja në shkolle e në familje, nënë efektin e pijes alkoolike, manifestojne jellje brutale, sepse etanoli ua lendon sferën e turpit shoqëror.

PIJET ALKOOLIKE DHE SHOFERAT.

Koncepti i shoferit sot është modernizuar, nuk është më një profesion më vehte, sepse kushdo

që disponon dhe drejton një veturë, kamion, taksi, autobus, furgon etj, është në fakt shofer, pra 9  

është shndërruar në profesion shoqëror i legalizuar me patentën.

Përdorimi i pijeve alkoolike nga shoferat dhe shoferet, është me pasoja të rënda, si për ata që drejtojnë automjete transporti passagjerësh, ashtu dhe për ata që marrin në makinë familjen apo shokët e shoqet.

Drejtuesi i automjetit, nën efektin e pijes alkoolike i nënvlehteson rreziqet që “fsheh” etanoli, bëhet “trim”, nuk respekton rregullat dhe normat e qarkullimit, nuk respekton as vehten

Është me interes të permend disa nga efektet e demëshme të alkoolit:

? Nënvlehtesohet efekti i pijeve alkoolike, sidomos kur ende nuk ndjehen të dehur. Ekziston një opinion i gabuar, se një apo dy teke rakie nuk të demtojnë.

? I rikujtojmë shoferave dhe shofereve, se etanoli vepron dhe në përqendrime të vogla.

? Nuk ka kufi minimal dipendence nga etanoli dhe doza te vogla pije provokojnë dipendencë.

? Etanoli ul ndërgjegjësimin për kufizimet personale dhe shoqërore.

? I rikujtojmë shoferave dhe shofereve se etanoli është një stimulues fallco.

? I rikujtojmë shoferave dhe shofereve se etanoli i bllokon reflekset mbrojtëse.

? Te ngasish automjetin, nën efektin e pijeve alkoolike është shumë e rrezikëshme.  

Mjafton një gotë vene (100 ml), për të ngadalësuar:

38 % reagimin ndaj stimujve zanorë,

30 % reagimin ndaj stimujve luminoze,

50 % reagimin ndaj stimujve periferikë, pra ulet kontrolli i këmbëve dhe i duarve, çka

do të thotë se shoferi reagon me vonesë, nuk arrin të kordinoi muskujt, nuk

frenon në kohe e nuk është në gjendje t’i shmangi rreziqet.

Në varësi të niveleve të përqëndrimit të etanolit në gjak, shprehen dhe pasojat:

0, 3 g/l Fillon euforia, ulet aftësia drejtuese e automjetit, shoferi ndjen lodhje.

0, 5 g/ l Thellohet euforia, shoferi flet pa pushim, ulet vemendja dhe aftësia e përceptimit,

prishet ekuilibri.

Ulet aftësia e drejtimit të automjetit. Ngatërron tabelat senjalitike të rrugës.

Ulen 30 % reflekset, zgjatet koha e reagimit, nuk respekton distancen me makinen para tij, frenon me vonesë e në këtë gjendje përplaset me makinen që ndodhet para tij.

Ulet aftësia e shikimit anësor, nuk kontrollon pamjen në pasqyrat anësore, bënë parakalime të nxituara e të gabuara, pengon kalimin e automjeteve që vijne pas tij.

0, 6 g/ l Nuk i dallon ngjyrat, kalon dhe me dritën e kuqe të semaforit. Nuk i dallon tabelat senjalitike te qarkullimit rrugor.

0, 8 g/ l Shoferi humb ekuilibrin, manifeston sjellje të çakorduara, humb aftësinë e arsyetimit dhe të gjykimit, kryen parakalime të rrezikëshme, e nget makinën me shpejtësi të madhe mbi limitet e lejueshme, nuk mban krahun, kalon në mes të rrugës, ose me

zik-zake e kështu bëhet i rrezikshëm dhe për të tjerët.

0, 9 g/l Shoferi është në dizekuilibër emotiv, ndjenë të përziera dhe fillon të vjelli.

E nget automjetin pa respektuar korsine e vet.

1, 6 g/l Shoferi humb ndjenjat e perceptimit të realitetit. Ngushtohet dhe turbullohet shikimi. 10  

Eshtë i pa aftë të drejtoi makinën, bëhet i bezdishëm, grindet dhe duke pretenduar se është ende i zoti te drejtoi automjetin, vazhdon rrugën me shpejtësi të madhe dhe përplaset me makinën që ka përpara, ose del nga rruga ne kthesën e parë.

Në këtë gjendje dehje, drejtuesi i automjetit gjithmonë bënë aksidente.

Kur ndalon dhe zbret nga automjeti, nuk është në gjendje të eci, rrezohet.

3, 0 g/l Shoferi është në gjendje konfuzionale dhe në se vazhdon të ngasi automjetin, përfundon me aksidente të renda.

Jeta është e bukur, në gezimet, lumturinë, alegrinë dhe kënaqësinë familjare, është aktive me punën dhe në raportet shoqërore.

Mos e ndërlikoni jetën me stimujt fallco të pijeve alkoolike.

GEZOJENI JETËN!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora