E enjte, 28.03.2024, 01:58 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Gjon Markokaj: Mrekullia e hambarit të botës

E merkure, 10.01.2018, 07:56 PM


Mrekullia e hambarit të botës…

-Pershtypje udhetimi dhjetë ditë nëper Kaliforni, USA, 2017-

- Kalifornia s’ ishte vetem “hambari i botës”, por ishte edhe nje mrekulli. Atje jetonin perenditë. Po, po, jetonin perenditë. Nga San Francisco në San Diego, u ndesha, me mbi njizet e pësë qytete e qëndra banimi, pagëzuar me emra shëjtnish. Ata banorë me shëjtnit kishin punuar, me shëjten punojnë çdo ditë …-

Ekskluzive nga Gjon Markokaj

NË OREGON

Për Shtetin, Californi të SH B A-së, kam degjuar e mësuar, në bankat e shkollës, por fare pak se shteti im që unë u rrita, ka qënë shtet i mbylur, i izoluar nga të tjerët “vëndet perëndimore”. Për brigjet e Oqeanit Paqësor për Kaliforninë, sa rritesha, shtohej edhe kureshtja, nga degjimet e reja, për ta parë nga afer, por ishte vetem nji “ënderr”, dhe s’ e kamë besuar kurrë, se më vjen dita që unë, të shoh “Oqeanin Paqësor”, “Brigjet e Paqësorit Kaliforninë” e mrekullitë e sajë. Ja që u bë realitet, që t’ a shikoj, nga afer, të preku diçka, të bëj foto, me njerzit e mi etj- etj.. Kam shetitë, në Evropë  edhe SH B A, “Parajsen e kësaj bote”, e shikova me ket rast, me ket vizitë, të mbresave të mëdha, por të shkurtër… !

Unë jam munduar të ceku, nga pak, ose si i thonë “diçka”, më gjithë, atë shpejtësi kalimi, se ditet për të  gjithë atë hapsirë, ishin edhe pak.

—Unë jamë befasuar, me Kaliforninë, me prodhimet e shumta, me qytetet madhështore e pse jo edhe me shkretirat, me ndryshimet që ka arritë të bëjnë dora e njeriut në shkretirë, sidomos LAS VEGASI e mëtej me mrekullitë e natyrës, si GRAND CANYON në Arizona etj.

Kalifornia s’ ishte vetem “hambari i botës”, por ishte edhe nje mrekulli. Atje jetonin perenditë. Po, po, jetonin perenditë. Nga San Francisco në San Diego, u ndesha, me mbi njizet e pësë qytete e qëndra banimi, pagëzuar me emra shëjtnish. Ata banorë me shëjtnit kishin punuar, me shëjten punojnë çdo ditë … !

Nga fundi i qershorit,  Artan Vukaj, dhëndri im dhe Aferdita Vukaj, vajza ime, më shprehen se do të nisem në nji eskursion dhjetë ditor në Shtetin e Kalifonisë. Nisja ishte, me makinë masditen e 23 - qershorit dhe këthimi në Siattle, ishte mbas diten e datës 4 korrikut 2016. — Ramë dakort të gjithë dhe ashtu siq ishte mënduar u veprue: — Mbasditen e 23 - qershorit 2016, u nisem nga Seattle në oren tre të mbasditës:

Unë, Zoja bashkëshortja ime, Artan Vukaj, dhëndri, vajza Aferdita Vukaj; të dy nipat Mozi dhe Albani dhe mbesa, Sara Vukaj.

U grumbulluam në makinën e Artanit me targë: “Washington Tropoja” dhe u nisëm.

Udhëtimi filloi me enthusjazem, të gjithë ishim të deshiruar, rrugëtimin e filluam me “qyfyre e shaka”. Udhëtimi me makinë sa të lodhë edhe të çlodhë. Suri s’ ngopet duke soditë bukuritë natyrore të shumëllojshme dhe ato blegtoralo - bujqësore, në dy ânët e Autostrades nr. 5 e cila vjen nga Kanadaja e përfundon në Kalifoni, në kufi me Meksikën.

Kaluan nëpër qytetin Tekoma, parasyve tanë, u hap panarama e nji gjiu të bukur dhe i nji porti detar modern. Në afersi të autostradës ishte nji stadiun madhështor, “Tekoma Dom”, i mbyllur, nga sipër, dhe në kupolen e tijë, valvitej Flamuri Amerikan. Nga Seattli në Tekoma kishte shumë trafik, sa Aferdita u lodh dhe u merzit. Kaluam nëpër OLYMPIA Kryeqytet i Washingtonit. Këto s’ më bënë shumë përshtypje se i kisha vizituar e parë.

OLYMPIA KRYEQYTET I WASHINGTONIT

Nga Olympia u nisem, drejt  Shtetit të Origonit, por përseri vazhdonin qytete të Washingtonit. Treni i mallrave që, s’ diti të mbarojnë, nashoqëronte, përkrah autostradës, gjer në Origon. Në dy anët e autostradës në për mes pyllit të dendur, me pishë e bredh,  vazhdonin qyteza të Washingtonit,  Kellce Kaunti, Kalama, Vankuver i Washingtonit e  befashisht; na u shfaq Kolombi River (Lumi Kolombia)  Në mesin e urës, ishte kufiri Washingtonit e kaluam në

--Shtein e Oregon.

Më thanë se në shtetin, Oregon, çdo gjë që blen, e blenë pa taksë —Është shtet që s’ aplikon takësen e blerjes ! Në mes pyllit të dendur, në dy anët e autostradës, ishin qëndra banimi. Mbas pës orësh udhëtimi na u çfaq përpara syve tanë Qyteti i bukur  Portland - Kryeqyteti i Shtetit OREGON.

PORTLAND - KRYEQYTET - OREGON

Arritem në Portland City (qëndra e Portlandit). Qytet i bukur, në bregdetë, ura të bukura e gradaçela, kulla, të larta — Qytet që nga pamja ime e përciptë, me mrekulloi. Në vazhdim,errësira ja mori dritës; veçse qytetet e Origonit me madhështinë e tyre të bukur shndritshin, si yje me dritë të bollshme sa t’ epnin edhe natën, kënaqësi të madhe.

Kështu makina e Artanit, me shqiponjë e me targë Tropoja, ecte me shpejtësi; sa s’ fluturonte në parcellat e mbjella me gjithëfarë bereqetësh. Shteti i Oregonit, me sa pashë ishte shtet shumë i pasun bujqësor e blegtoral.

Ishim edhe të përgjumur, Artani furrnizonte makinën me naftë, e ne me ujë e ushqime.

Qytetetet, Tualatin, Woodburn, Salem, Jefferson Millersburg i kaluam me shpejtësi

U ndalem në Brownsville, rreth orës dhjetë, zumë hotel, hëngrem mirë e mirë dhe në ora 11-30’ minuta u shtrimë në gjumë të thellë, gjer në ora 5, e mëngjesit të ditës tjetër.

Në orën 5 -30’ të datës 24 - qershor 2016, hëngrem mengjesin rëndshem dhe në orën 6-oo’  të mengjesit u nisem në udhëtim nga Brownsville. Natyra e Shtetit Oregonit ishte shumë e bukur, fusha të mëdha të rrethuara nga male  të larta të pyllzuara, livadhe, të kositura e të mbjella, me jonxhë e bimë të tjera bujqësore e frutikulturë. Arritem në Coburg. Ishte qytet i bukur. Kishte fusha të mëdha, me të mbjella në dy anët e autostrades. Kaluam qytetet, Eugene, Piesant Hill, Crewell (aeroport). Në dy anët e autostrades,  sa rrokë syri, shikoje tufa lopësh, duke kullotur e tek tuk, dhi të bardha e fare pak dele. Pak larg autostrades dukej Crewell ( aeroport).

Kaluam nëpër Kurtin University (qytet universitar)

Vazhduam qytete e qendra banimi të tjera, po prap të Oregonit, thue se s’ kanë të sosur;  kalum nji luginë të thellë të rrethuar me pye e aty, këtu e populluar. Arritem në Yoncalla, Sutherlin (aeroport), Wilbur, Winchester, Roseburg (aeroport), Myrtle Creek, Canyonville Lugina të thella të mbuluara me pye pishe, bredh etj. sa të dukej se s’ kanë t’ sosur…! Udhtimi ishte i këndshem dhe ishim shumë të deshiruar të arrinin në Shtetin e Kalifornisë. Vazhduem udhëtimin nëpër Medford, Ashland, të Oregonit,u zvogluen malet me pyje dhe u zevëndsuen me shkurre e bimë të tjera si dukej ishim afruar Kalifornisë dhe duhej ndarë nga bukuritë natyrore të Oregonit për të arritë, në Kaliforni; “në vëndet ku jetojnë edhe vetë perenditë”.

NË KALIFORNI

Diku larg lartsohej nji mal i lartë me “kësulen e bardhë prej bore” Mali Hombrok.

Autostrada filloi, në ngjitje, pastoj u këthye, në nji grykë në tatpjetë, në nji luginë të banueshme e rrethuar me kodra të veshura me pyje dhe pa pritur e krejt befasisht u çfaq, Qyteti Hornbrook, ku buzë autostradës, ishte shkrue edhe nji tabel: -- Welcome to California !

Kalifornia kishte tokë të pë matune, me gjelbrim të dendur, vreshta dhe agrume e të mbjella

E, quajtur ndryshej “Shteti i artë” e “Toka e Begatë”

Kalifornia është shteti më i madhë për nga popullsia në SH B A – 39. 250. 017 banorë dhe e treta per nga teritori, pas Alaskes e Teksasit. Ajo quhet HAMBARI I AMERIKËS.

Ajo kufizohet -- në përëndi nga Oqeani Paqësor, -- në lindje  nga Malet Sierra Nevadës -- Në veri përëndim nga pyjet Redwood – Douglas – dhe në jug lindje nga Shkretira e Mojaves

Kalifornia e ka klimen e ngrohtë të ngjashme me atë t’ Mesdheut. Ka temperaturë të lagësht e te fresket në Veri, të nxehtë në lindje e në shkretirë dhe deborë në vëndet Alpine.

Ajo është  e pasur me male, kodra, ajer të fresket, plot diell kaltersi dhe dritë: Brigjet e Kalifornisë përkdhelshëm nga ujrat e pastra të Oqeanit Paqësor

Shteti i Kalifornisë me qytete të veçanta mbresëlënse, të ngritura anës së Bregdetit të Paqësorit

OQEANIT TË QETË: San Francisko, Monterej Pismo, Beach, Santa Barbara,Santa Monika, San Diego, Los Angjelos: Me të famshmet Lagie “Berbelli Hill” dhe “Malibu”.

Të mahnite fjalla “HOLLIVUD” e shkruar në të bardhë  e lartuar në shpatin e Malit

“Hollivudi”, qëndra e zhvillimit të kulturës, modes e kinomatografisë

Vendi ku janë mbledhur “gjenitë”; aktoret, regjizoret, skenaristet dhe këngëtaret e mëdhënj.

San Francisko, ishte: Nji prej Qyteteve më të rëndësishme të Kalifornisë

Vazhduem udhëtim e Arritem në “Oakland Kaliforni”, ç’ të them nji qytet, shumë i bukur, buzë gjijeve, të shumtë të “Oqeanit Pacifik”, (“Oqeanit Paqësor”, si i themi ne) për mue ishte nji bukuri e pa parë sa u habita dhe thashë me veten time: Këtu filluaka “parajsa e kësaj bote”.

Qytetet e qëndrat e banimit, për buzë, Oqeanit Pacific (Oqeanit Paqësor), ishin secili, më i bukur se tjetri… ! Bukuria vazhdon me qytetin Glendale, e pasohej me Wolfgreek, mrekulli natyrore (vënd skish), Merlin Grants Pass, nji hapsirë toksore  me nji horizont të madhë sa syri s’ e kapte dot. Atje lar - larg dukej se ishte e rrethuar me pyje të dëndura. Në Ashland, u zvogluen pyjet, dhe u shëndrruen në shkurre. Përpara syve tanë duket nji mal icili quhej “Mante Cota”, mal vullkanik, e vazhdonin më Malin Shesta etj. Kaluam nji pikë kondtrolli ku na pyeten: Nese kemi me vete fruta e zarzavate ? Me sa e kuptova unë, në Californi, s’ lejonin me kalue, fruta e zarzavate, nga shtetet e tjera !

Vazhduen qytetet Yreka, nga larg dukej Grenada (ishull), Veed,  dhe nga larg dukej, “Maunt Shasta” (Mali Shesta)

Maunt Shasta

Arritem në Dunsmuir, nga ku shihej Lake Head (Liqeni Head), ku lundronin varka dhe anije.Vazhduem në Bellavista, nji qytet  me vila e pishina, aty kishte hotele e pishina shumë interesant e të bukura. Tjeter mrekulli “Shasta Lake” (Liqeni Shasta), nji Liqen madhështor…! Për buzë tijë dukeshin plazhe të bukura shumë të frekuntueshme. Hapsirat e tokës ishin fusha të bukura, me të mbjella. Bari në fusha ishte i zhuritur nga temperatura e fundqershorit. Në autostradë  kaloi nji “tufë e madhe motoçiklistesh”, turistesh, që i kalonte të njiqindë veta, ishin në këthim nga California. Trafiku u rëndue shumë. Makina të shumta vazhdonin si “vargjet e bubërrecave, të cilat shkonin e ktheheshin, nga brigjet Pacificut e në “San Francisko”. Edhe ne, “gullshonim”; sa mundeshim, në atë drejtim, Artani më makinë, sikur fluturonte e shpeshherë e thente “limitin e shpejtësis”.

Në Ora 12-00 arritem,në “Orland California”, në hyrje nji portë e latë karakteristike, me mbishkrim: “Orland, majtas 1909, e djathtas 2009”. Udhëtuam nëpër “Willows”, në të dyja anët e autostrades kishte ferma bujqësore e frutikulture, pëmtore, vreshta e ullishte të mëdha, sa sti kapte syri.Të gjitha dukeshin rrafsh, asnjëra, pëmë, s ishte, ma e gjatë se tjetra. Edhe kjo të befasonte. Të gjitha ishin në sistem ujitës. Në “Willows”, kishte parcella të mëdha të mbjella me misër e me lule dielli etj. etj.. Përmes fushës gjarpëronte nji kanal i madh ujitës, i cili dukej si lumë. Në të dy anët e atostrades sistemet ujitëse lëshonin shi. Aty pashë me habi se çfarë mund të bëjnë dora e artë e njerëzve të mënçur… ! Mbasi udhëtuam, duke parë nji bujqësi, të shëndetshme, shumë të moderuar, e të zhvilluar, përpara syve tanë, nau shpalos, Kryeqëndra, -- Shteti Kapital, “Kryeqyteti i Californisë:, — SACRAMENTO.

SAKRAMENTO - KRYEQYTETI I  CALIFORNIS

Nga Sacramento e n’ San Francisko, trafiku u ba ënde më i rëndur. Kaluem Qytetin “Vakaville”, ku, përpara syve tanë hapet pamja madhështore  e  Oqeanit Paqësor, kaluam, Qytetin “Fairfield University”, (Qytet Universitar), shumë i bukur. Mes për mes i kalonte, nji lumë i madh i lundrueshëm. Fushat në hapsirë, po prap, vazhdonin, me bereqete, drithra buke të pa para.  Oqeani Pacifik kishe formuar gjije të bukura e gadishuj, ku shihej nji bukuri qytetesh e qëndra banimi si “Dowtown”, “Vacaville”, “Rikhmond”; Qytete shumë të bukura, në “buzët” e Pacificut, ku naltësoheshin “Kullat e larta” dhe mbi to shëndrisnin rrezet e arta të diellit e shëndroheshin në “ylbere pranverore”,nga kaltërsija e rrezatimi i ujravet të Pacifikut,  e të dukej se arrite, në nji “tjetër jetë”… ! Kaluem, “Berkeley University” - California — O, o, Zot - ç’ pamje të bukura… ! Në “Fairfleld”, “Vallejo”, kaluam nji urë të gjatë, dhe arritem, në “San Pablo”, në “El Cerrito”, “Berkeley” e në “Oakland”, Qytete të mbushuna me kulla të larta e vila të shumta banimi me aborre të mbushura me pishina etj. etj.… !

Thashë me veten time aty, fillon “banimi i perendive” — E ashtu është e verteta, se Oqeani Paqësor,  (Pacific) e ka pagëzue Perendia – “Oqeani Paqësor”. Gjijet nder më të bukuri  t e rruzullit, janë pagëzue : “Gjiri San Francisco” - (Sanfrancisco Bay) dhe “Gjiri San Pablo” - (San Pablo Bay). Buzë tyre fillojnë “qytetet e shëjta” e qëndra urbane,  nga “San Francisko”, “San “Refael”, “San Pablo”, “San Londro”, “San Mateo”, “San Bruno”,“Santa Klara”, “San Jose” e “Santa Kruz”… ! M’ u kujtue shpreja e popullit tim: “Afer detit afer mretit” U shpreha më vetëveten: Afer Oqeanit Paqësor — (PACIFIC), - je afer perendive e  jeton me ta. -- Je ma afer Zotit …, — “U binda, me tërë mënd, se atje jetojnë perenditë”… !

Sa mbaroi Qyteti “Oakland”, kaluam mbi, nji “urë madhështore”, e cila kalonte siper Detit, Gjiut, “San Francisco Bay” (Gjiu Sanfranciko) e cila, lidhte dy anë; kontinentin me gadishullin, “San Francisco”, më than quhet “Corcuinas Brigj” dhe hymë, në “City Center”, në qënder të “San Fanciskos”.

SAN FRANCISCO

GOLDEN GATE BRIDGE - ( URA E POTËS ARIT )

Së pari shikuem dhe siguruam  hotel. I gjetem dy dhoma paralele, në Hotel “6” - ta. Zbritem valixhet nga makina, i strehuem në hotel, pushuan sa u freskuem dhe zbritem e hëngrem, mirë se ishim, të lodhur nga udhëtimi. Mas pushimit dualem nëpër “San Francisco”. Me 24 - 06 - 2016, fjetem në “San Francisco”. Të nesermen hert në mëngjes, dualëm në krahun tjetër pamë uren madheshtore “Golden Gate Bridge”  - “Ura e Portes Arit”-

. Aty bëmë edhe ne disa foto, pastaj u ngjitem me makinë në nji koder ku dukej shumë mirë i gjithë Qyteti San Francisco, e cila ishte apostafat, për të shikuar e bërë foto. Aty shkonin e vinin, qindra e qindra turist, të cilet, s’ largoheshin, pa rrokë pamjet e bukura të Qytetit “San Francisco”. Ashtu vepruem edhe ne !

Të flas, për bukuritë e madhështin e San Franciscos, s’ ja arrijë dot, por përveç bukurive natyrore, të gjijeve të mrekullueshm natyror, ka punue shumë edhe mëndja e dora njerzore,  sa i perket ndertimevet e mirëmbajtjes. Unë s’ mund t’ mos mbajë në kujtesë dy - tre gjëra:

“San Francisko”, nji prej qyteteve me të rëndsishme  të Kolifornisë; në qënder të qytetit lartësoheshin gradaçelat, e larta. Me teren të thyer me rrugë e shtepi karakteristike

Rrugët e qytetit ishin kacavjerrë  me ngulem malit e kodrave për rreth; duke krijuar pamje me të “përpjeta e tatëpjeta”, rrugësh e ndertesash që rrallë kund i gjënë. Makinat vraponin në asfatë

në gritje e zbritje që të befasonin.

“San Francisko” është nji nga qytetet më të rëndsishme të Kalifornisë, me port të madhë  dhe të

Fuqishëm.”San Francisko” ka disa ëmra të tjerë:“The City by,the bay” “Golden Gate City” “Frisko” “S F”, “San Fron”, “Fog City”, dhe më e vjtra “The City That Knows How” “Baghdad By the Bay”, “The Paris of the West”.Qyteti thjeshtë quhet: “THE CITY”

Si pas të dhënave “San Francisko” u krijue nga kolonizatorët Spanjoll me 29 – qershor – 1776,

Në “Golden Gate” -- Porta e Artë,

“Golden Gate”, është këthyar  në nji Portë të madhë nacional; qënder e madhe turistike.

Në nji vënd kryesor lartësohet “Tempulli I Muzikes”, nga të dy anët shtrihen “De Young Muzeum”, “Akademia e Shkënces” “Japoni Tea Gorden”, “Konservatori I Luleve”, “Kopshti Botanik”.Qyteti i “San Franciskos” ka edhe kopshte të tjera; “Kopshti i Shekspirit”, Kopshti i Trëndafilave” San Francisko ishte “Qytet Madhështor”, në Brigje PAÇIFIKUT; për ka bukuria, veçantia, madhështia dhe ndertimi karakteristik i urave, i shtepive e rrugëve.

Njerzit e quajnë: “PARISI I PËRËNDIMIT”

Urat Madhështore që lidhin Qytetin me rrethinat, rrallë në botë i gjën…!

Ura e San Franciskos “Oakland Bay Bridge’’, u hap në vitin 1936.

Ndesa Ura “Golden Gate Bridge” u hap në vitin 1937.Ndersa në vitin 1939, u hap Ura “Golden Gate Internacional Exsposition” që lidhet me Ishulin e Mesarit.

Periudha, kur “Ishulli Alkatraz”; nga qënder ushtarake, u këthye – “Burg i Sigurisë së Latë”

Në ketë u mbajten të burgosur mafiozet më të mëdhenj të Amerikës si Alcapone dhe Robert Franklin Strand.

-- “Santa Barbara” e njoftur për vreshtari dhe vëren e shijshme te tavolinës

-- Uren e Hyrjes “Karcuinas Brigj”, e cila ishte “madheshtore” dhe lidhte brigjet e kontinentit me Gadishullin “San Fracisco”.

-- Shetitoret e bukura nga lartësia e gadidishullit, e në City Center (në qënder të qytetit)  dhe ndertesat e bukura në dy anët e shetitoreve; tre - kater katshe, shumë karakteristike.

--  Uren tjeter edhe shumë më interesant, “GOLDEN GATE BRIDGE” (ura e portes arit) e cila kalonte mbi brezin ujor (det) që furnisonte San Francisco; Bay dhe San Pablo Bay dhe lidhte Gadishullin “San Francisco” me Gadishullin “San Real”.

-- “ALKATRAZ ISLAND”, burg i vjeter, i ruajtur muze (dikur aty ishte mbyllë i burgosur Alkapone me shokë

Këto edhe shumë gjëra, të tjera nga Qyteti i San Franciscos, i ruaj, në kujtesen time… !

Shetitem sa u kënaqëm në Qytetin e bukur të San Franciscos, u këthyem në hotel rreth ores 2 -30’ pushuam, u freskuem, mblodhem valixhet dhe i grumbulluam, në makinën e Artanit. Në oren 3 - 30’ u shkëputem, nga San Francisco, me përshtypjen se vizituam nji nder qytetet e bokura të SH B A dhe u nisen në drejtim të “Los Angeles”.

BRIGJEVE TË OQEANIT PACIFIC

Me tu shkëputë nga San Francisco, morem Autostraden nr. “101”, për në “San Jose”, kaluem, suth “San Francisco”, në oren 3 - 30’ dhe u drejtuam për në “San Jose”, nga larg, dukej nji qytet madhështor shumë i bukur.

--Në buzet e Oqeanit Paqësor, ku lartësoheshin kullat e larta që bukuria e tyre të befasonte, mbikalime merramëndese, kryqëzime, rrugësh, mesa mundeshim t’ i shikonim e t’ i shijonim nga makina.

Kaluam afer “Reonard City”, e ecen, nëpër Mounton, ku natyra ashpërsohet, me male të larta më thanë se aty kishte stacione të Nasës. Kaluam nëpër, “Santa Klara” nji qënder e madhe banimi buzëve të Paqësorit, njikosisht, ishte edhe aeroport. Kaluam  në “San Martin”, mesa rroku syri nga makina, kishte hyrje të shumta të Paqësorit vila të shumta e plazhe, të frekuentuara, kjo bukuri e stërgjatur vazhdoi mëtej, me Qytetin “Gilroy” e vazhdoi, me “San Juan Bautista”, qënder e madhe banimi, ku mretëronin vilat, pishinat, në buzët e Paqësorit; ku dukej, Statuja e “San Juan Bautistës” e kisha te vjetra, të mrekuluara. Në qytetin “Salinos”, hapet horizonti, i “Oqeanit Paqësor”; por tashma bie nata dhe qytetet e mrekulluara   buzë detit, shëndrisnin, si ari, nga dritat e shumta që reflektonin në ujrat e Pacificit - (Paqësorit)

Makina e Artanit veçse, s’ fluturonte, në teferigun e  ajrit të pastert që sjellnin puhitë e Oqeanit Paqësor. Kaluam Qytetin “Castroville”, pastaj gjatë udhëtimit; më shumë, me meten sytë, si steriogypë, të fiksuar, në Qytetin “Marina”; nji qytet i madhë, e nji port në buzët e “Lake Marina” - (Liqeni Marina), ku kullat e larta lartësoheshin drejt qiellit dhe dukej se shoqëronin yjet. Autostrada sa na afronte Oqeanit edhe na tretke, nëpër fusha, të gjëra, të  mbjella, me drithra e frutikulturë. Kaluam nëpër ferma, “Chualar”, “Grenfleld”, “King City”, ku syri s’ ngopej së pari, me të mbjellat e shumta, të të gjitha llojeve të cilat ujiteshin  me sistem ujitës – në forem shiu. Lugina e fusha, me të mbjella, pa  mbarim, vreshta rrushi me km. të tëra . Në të djathtë të autostrades ishte nji Kantinë e madhe vëne. U larguem nga “Kin City”,

për në “San Lucas”. Më thanë se është nji “mrekulli përrallore”, me hyrjen e Oqeanit, plazhe mahnitse, pamje shkëmbore të stolisura, nga natyra, për qejfin e sajë etj. - etj. Fusha të gjëra sa s’ ti rrokë syri të mjellura me frutikulturë, gjer në “San Ardo”, me pamje të tilla thash me vehte California është “hambari i botës”… ! Në nji “ster - luginë” - luginë e gjatë e madhe; shtrihej, “Bradley” vënd ushtarak, —Inndustri ushtarake. Nga Bradley - gjer në “San Miguel”, ishin shkretira, të këthyara, në fusha, të gjelbërta pjellore nga vetë dora e njeriut. San Miguel, ishte nji Qytet fantastik. Në pamje shëndrisnin kisha, të mahnitshme, me tabela mbishkrime, ku lexonte: -- “Mission i San Miguel”.

Kaluan në “Pasa Robles”, qënder e madhe banimi frutikultuë e pa parë sa s’ mundem ta shpjegoj…!

Në “Atascadero”, u ndalem u furrnizuem mirë e mirë dhe u nisëm, për “San Luis”. Aty kishte disa hotele dhe pishina të mrekullueshme. Djathtas nau hapën, përseri, në “buzët” e Oqeanit Paqësor, “Losos Osos”, “Caycos”, qënder të madhe banimi -- Në dy anët e autostradës, pashë tufa lopësh me brirë të gjatë mëse dy m. “cep - në cepë”. Ferem kuajsh, (Artani me shpjegoj, se merreshin me hipizëm”

--“Avella” vënd i pasur, në monumente historike.., “Avila Beach” dukej Qytet i madh në buzët e nji gjiu të madh me plazhe të shkelqyera. E, vazhdonin, “Pismo Beach”, “Shell Beach”, “Grover Beach”, “Arroun Grande”, “Nipomo”, qëndra banimi e pushimi.

Kaluem në “Santa Maria’’, Qytet i madh, me gjije e plazhe të bukura, -- vënd  industrial, i ndertimit varkave e anijeve të lundrimit etj. --- Arritem në “Los Alamos”, “Salvang” qëndra banimi, frutikulturë që t’ befasonin.

Vazhdonin pamjet e mrekullueshme në buzët e Paqësorit, -- “Santa Barbara”, “Carpinteria”, “Ventura”, - mrekulli - mbas mrekullije. Te kjo e funit në hyrje  shikova, nji portë  të lartë të skalitur, me nji tabelë të shkruar: “Historic, San Buena VENTYRA  SHQP - O, Stay Eat”…

Nga ndonjë herë “autostrada çmëndej”, na largonte, ndoshta pa dashje, nga bukuritë e Paqësorit, pikërisht depertoi, nji koder të madhe, por që edhe ajo ruente bukuritë e Paqësorit - (Pacific).

Sa u sollem Kodres forem “gjysem rrethore”, hymë në nji grykë tatpjetë, me banim aty - këtu të rrallë dhe përsëri u cil, hapsira e Pacificut - (Paqësorit). Në “Oxnard University”, u ndalem e kërkuam hotel, s’ gjetem, se ishin të mbushur. Udhëtuan për në “Santa Paula”, nji qytet i madh i cili rrezatonte në nji fushë të rrethuar në krahun e Kontinentit me male të larta; në disa kodra, ishte shkruar… P S (Paula Shëjtë). Në “Thousand Oaks”, u ndalem përseri e kerkuan hotel. S’ patem fat, at moment, edhe aty ishin të mbushur.  Ecem në “Agoura  Hills”, ku u ndalem e gjetem hotel.  I, grumbulluam valigjet në “Hotelin HILLTON” dhe zbriten në restuarant, ku hëngrem e pimë, mirë e mirë. Hoteli ishte i përmasa moderne; ku pushuam, u lamë u shpërlamë dhe ja “futem gjumë të thellë”

Me 25 - 06 - 2016. në mëngjes, kryem tualetin dhe zbritem në Restuarantin e Hotelit, ku hëngrem mëngjesin,përsmari. Theksoj se nëse, në “San Francisco” e për rreth që e ciësova më lart ishin nëndë qytete e qëndra banimi me emra shëjtnish, gjatë udhëtimit nga San Francisco, në Los Angelos,  shikova edhe gjashtembëdhjetë vënde, të tjera, qytete e qëndra banimi të pagëzuara, me ëmra shëjtnish, si San Jose, Santa Klara, San Martin,San Juan Bautista,

San Lucas, San Ardo, San Miguel,San Luis, Santa Maria, Santa Barbara, San Buena, Santa Paula, Santa Klarita, Santa Monica, Santa Ana, San Borderino etj. — Atëhere shprehem me bindje të plotë; se  perenditë, gjinden, në “Brigjet Pacific” - në “Brigjet e Paqësorit”… !

LOS ANGELES – (Los Angjelos)

Në mëngjesin, e datës,  26 - 06 - 2016, morem valixhet, i grumbulluam në makinë dhe udhëtuam paksa dhe arritem,  në “Anaheim Majestic, Garden Hotel”, të cilin e kishte preventuar Artani nga Siattle.Ishte hotel shumë i mirë. Lamë valixhet, pushuam u freskuam dhe më që ishim afër në oren 9 - 30’ të dates sipërme ja, -- kimzatem nëpër -- Los Angeles.

Kaluem “North Ridge”, “Burbonk qytet University”, ku dukeshin ndertesat gjigande të universitetit -- Los Angeles; kaluam nji luginë mes kodrash të banuara,në të djathtë të autostradës, aty fillon shtrirja e “Los Angeles City”, “SAN  BORDERINO”

LOS ANGELES

Qytet me  mbi pësë milion banorë. Ishte pamja madhështore,  -- “Qyteti i Hollivudit”, tashmë ishte, nji ndryshim tjetër:

-- Ky qytet, ua, “kalonte qyteteve të perendive” të cilat i shikova varg - e vi nga San Francisco e këtu… !  Po, po, jo se edhe këtu -- qëndra, ishte e pagëzuar “San Borderino”… ! Diku atje, pak larg, ngjeshë kishte qytet perendie: - “Santa Monica”, nji plazh, ku në rënishten e sajë diellonin, mijëra - mijra vetë. Unë s’ mundem, t’ i përshkruaj bukuritë e qytetit me kullat e larta, që kishin pushtuar lartësinë e maleve,  ku, larg - largë, për rreth, preknin, qiellin, e mbas tyre, dielli hidhte  -  rreze.

Malet e deti,të dilnin përpara syve, të rënditura, si magji: Deti, vila të shumta, kullat e larta, kodrat të cilave; ja kolonte, Kulla Kruesuese.

Kullat, e male shumë të larta, qielli dhe dielli… të duket, se janë takuar!

Qyteti “Los Angeles” (Los Angjelos) me magjepsi shtrihet në jug të Kalifornisë. Bregdeti i pa fund  i rrallë, rëra si floriri, ku verojnë e çlodhen plazhistët e ardhur, nga gjithë bota.

Pamje e rrallë, nga nji anë Oqeani Paqësor,i pa fund e madhështorë që vezullon prej rrezeve të arta e të ngrohta të diellit dhe larg – larg prej tijë në sfond malet e larta me borë.

Los Angjelos quhet edhe “QYTETI I ËNGJËJVE”;  i dyti për nga popullsia pas Nju Jorkut me rreth Kater milion banorë  përfshirë me gjithë rrethina  shkon : 18.7, milion banorë

Zona e “Los Angjelosit”  së bashku me “Long Beaeh” është e njohur për klimë të ngohtë mesdhetare. “Los Angeles”  u zbulue per Spanjën nga Portugezi Joan Rodrigea Kabrillo në vitin 1542. “Los Angjelosi” është: “Shtepia e HOLLYWOODIT” dhe qëndra më e madhe e industrisë së reklamës në botë. “Doblu Tealer”; është qëndra  më e madhe, ku jepen  Çmimet Akademike dhe aktivitete të tjera të rëndsishme . Këtu ka edhe qëndra të tjera si: “Los Angeles Muzic Center”  “Los Angeles Opera”, etj. Ka studio filmike: Paramaunt Pikture “20 Centeri Foks” dhe “Universal Picture” Ka mbi, 800 muzeume e galeri arti .—Ka muzeume e galeri arti më shumë se çdo vënd tjetër në botë…!

Shetitem sa u kënaqem, hymë në “Shetitoren HOLLYWOOD”.Në të dy anët e shetitores ishin skalitur në mermer “Yjet e Hollywoodit”, të gjithë me ëmra të artë. I ramë lart e poshtë shetitores, duke realizue foto nga më të mirat e jetës sime. Hypëm lart në nji ndertesë, nga shihej nji  koder me nji parullë të shkruar me shkronja kapitale HOLLYWOOD. Artani më tha se  ishin ngjitë, në atë koder; me Gjovalinin djalin tim  atehere, kur ishte vizitor, në Hollywood e Lasvegas.

 

“Berverly Hill”, në zëmër të qytetit  e njohur dhe e përfolur në botë me bukuri te rrall luksoze, befasuese, intriguese e veçantë dhe enigmatike; e rrethuar me palma e pëmë të tjera gjithëlloji, ku kanë jetuar e jetojnë aktorët më të mëdhënj të botës.

Nder të veçantat ishte “Malibu” me shtepitë e bukura, karakteristike me veranda përballë ujtë të

ndertuara buzë bregut të Paqësorit.

Ato vënde ishin, prrallorë, me parqe e lulishta, aty ku kishin vilat, aktorët e  Hollywoodit. Edhe aty bëmë fotografi. Shetitem në Rrugën, “RODEO DRIVE”;  ku kishte dyqane, me mallra që shiteshm, me çmime; më të shrënjtë, në botë.

“San Monika” shrihe në jugë të Kalifornis dhe është pjesë e Qytetit të “Los Angeles”,  por njiherash Qytet më vete Plazhë shumë i rëndsishem Skela – Porti i “Santo Monikës”

që shtrihet në Oqean është shumë i rëndsishëm

Ngyrat e diellit në rëren e paster dhe në ujin e kristaltë te mahnitin me bukurinë dhe përsosmërinë  e ngjyrave vizulluese -- Rëra e kuqërrëmtë të duket sikur vallzon drejt ujtë të

Kristaltë; -- vënde të tilla zor që gjënë në jetë...!?

Unë s’ mundem, t’ i them të gjitha, por mund të them, se u kënaqem !

DISNEYLAND PARK

Shkuam në parkun e fëmijve - qytet park, Disneyland Park— GET Ready to be Dazzled, se fëmija e Artanit nxi, s’ pritshin… !

Portat e kondtrollit ishin: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 - të sakta e të gjithëanshme; a,b,c,d,i, f, g,h; ishin sherbime, e gjithçka që duhej parë në Park, ishin me numra nga 1 -deri te 58, objekte.

Ishte, “mrekullia – nëpërmrekulli”, të cilën, s’ mundem ta shpjegoi; aty, ishte “mrekullia e çudirave”, ose më mirë, “mretëria e çudirave” ose thënë shqipë “Mbretëria e ëngjëjve”.

--- S’ di t’ i shkruaj e t’ i them të gjitha.

Kishte mijra - mijra, vizitor fëmijë e të rritur, nga t’ katër anët e botës që shkonin e vinin, dhe bënin fotografi; të lumtur me fëmijtë e tyre, hanin e pinin etj. Ashtu vepruam edhe ne. Artani e Aferdita me fëmijtë e vet e Unë e Zoja; me nipa e mbesën. Sa kënaqësi e bukur që ishte… ? Ishte, “ëndërr përrallore” Ishte “mrekulli qiellore” … ! S’ di si ta shpjegoi;  jo, jo, jo …!

S’ mundem, ta shprehi, me nji shkrim të thjeshtë. Di të them se projektuesi e ndertuesi i asajë Qyteze që s’ ishte e vogël e kishte monumentin, mu në qënder, ku bënin të gjithë foto, ku aty; së pari bëmë foto edhe ne.

Aty, shëjtnit, kishin ndertuar, “Qytetin e Ëngjujve”, nese mund ta quajmë kështu ! Nji ditë e gjysëm kaluam nëpër ato mrekulli, të papara.

Në Anaheim Majestic Garden Hotel, fjetem më 26 dhe 27 - 06 - 2016,

Artani e kishte të preventuar edhe nji natë tjeter hotelin e biletat për të qëndruar në park; por ne edhe fëmijtë ramë dakort nese Artani, mundet, m’ i terhe paratë, m’ u larguar që të shtojmë ditë, për në Las Vegas. Artani bëri - çbëri e kreu çdo gjë, me ata të parkut e të hotelit.

SAN DIEGO

Mblodhem valixhet, i nxorrem nga hoteli - Anaheim Majetic Garden i grumbulluam si herët e tjera në makinën e Artanit dhe duke i lënë lamtumirën Los Angelos, fillimisht, morem autostrade nr. 10, për në Diznilend, s’ di ç’ të them, mrekulli pas mrekullishë.—Kaluam, “San Pedro”, “San Bernardino”, udhëtimi filloi përsmari, përseri nëpër qytete të shejtënve.

Kaluem nëpër Angeles “vënd i ëngjujve” dhe muarem përseri, autosraden nr. 5, nga e cila ishim shkëputë, në Sakramento, kur kaluam për në San Francisco. Tani udhëtojmë përseri me Autostraden nr. 5, në drejtim të Diznit, ora ishte 2- 15’  e datës 28 - 06 - 2016, edhe pse ishte ditë e diel kishte shumë trafik. Sa të shoqëronin hapsira më të mbjella sa hapsira qytetesh. Kaluam nëpër “Norwalk”, mrekullia fillonte në grykëderrjen e nji lumi të madh që bashkohej me gjijet e Paqësorit kushtrihej porti e plazhe të mëdha të frekuentuara. Autostrada ishte e mbushur, me ura mbikalimesh. Ne vazhdonim  Autostraden nr. 5, Kaluam “Anahem Orange”, “Santa Ana”, “Fulleron”, “Anahem”, “Orange”, “Oceanside”, të gjitha buzë Paqësorit. Periferia e “San Diegos”; “Lugina Niguel”, ishte mrekulli plazhesh, sa të sheh syri, në “Dea Point”, shikoje gjije të mahnitshme të Paqësorit  e plazhe - mas plazhesh të frekuetur, sejcili më i bukur se tjetri. Nese mund t’ i grumbulloi, ishin të gjitha bashkë: “Mrekulli tokësore, detare e qiellore” Kaluam në “San Klemente” Vënd Shejtnish, “Shën Sebastiani” etj. “Oqeanside”, “Encinitas”, “Soleant Bech”, “Enguni”, “Orgenside”, “Carlsbad”, Të gjitha të gjitha, mrekulli të paqësorit. Nese u mërzita. më fjalen mrekulli, s’ kam se ç’ të bëj se nga mrekullia, s’ e shkëpus asnjë… ! Arritem në “Delmar” në hyrje nji bimë lisi madhështore

dhe nji tabel me dekor “DELMAR”, “Jajolla”, mrekulli qytetesh, madhështi plazhesh. “Koronado”, ishte Qytet dhe aeroport, kish nji urë gjigande – “Coronado Bridge”, që lidhte ishullin me “San Diegon”.

Para syve tanë lartësoheshin kullat e larta e ta zinin pamjen. Artani mori exitin nr. 163 , e hymë në qënder të San Diegos, u furrnizue, me karburant, na mori shishe me ujë dhe me që kishte jetuar në San Diego dhe njifte mirë, na kaloi uren “Coronado Brige” e dualem në ishull, pë të parë e fotografuar më mirë “City Cëntren” - Qëndren e San Diegos.

Mbasi  bamë shumë foto u këthyem  shetitem nëpër San Diego. Kaluam edhe në “Hill Creth”, ku kishte punue Artani në nji Subway disa vite më parë.

Artani me pak perpjekje e gjet Subway, ku kishte punuar, u ndalem, Artani me fëmijtë hyri brënda bëri foto, me fëmijtë, pyeti për pronari -  Ata i thanë, se e kishte shitur. Sa shetitem edhe paksa, u shkeputem nga San Diego me Pershtypje të mëdha, për bukuritë natyrore, Gjijet merramendse të Paqësorit; Gjiun Madhështor “San Diego Bay”, “San Diego Nacional City”,  kullat e larta gjigande e shrirja e qytetit, “Khula Vista” etj. Ishin vëndet nga perlat më të bukura të botës. Kudo në Brigjet e Oqeanit Paqësor, harmonizoheshin, këndshem: Ishuj, gadishuj, gjije të vegjel e madhështor, qëndra banimi dhe qytete, plazhe, rëra e kristalt, vila e pishina, sa të befasonin… ! Uji qelibar i Oqeanit Paqësor shëndriste nën rrezet e arta të diellit që s’ të ndaheshin, për gjithë ditën. Oqeani, gjijet, ishujt, gadishujt, brigjet shkëmbore e të buta, jepnin nji pamje befasuese e madheshtore… !

NË LAS VEGAS

U shkëputem nga San Diego, morem Autostraden north “805”, në drejtim të Las Vegasit.

Përseri vazhdonin qytete e qëndra banimi të Californisë por sa ecnim sa do pak kishin edhe ndryshime, ato kontinëntale me të shkretirës.Kaluam nëper “Miramar” qytet dhe aeroport, e vazhduem, Në “Eskondida”, “Bonsall”, “Fallbrook”, aeroport, “Temeculla”, qytete të bukura me palma e gjelbrime, kodrat për rreth, pothuajse shkretira, shkurre e të zhuritura; si dukej po fillonte tjeter jetë…!

Kaluam në “Murrieta” - Qytet aeroport, në “San City”, shihej nga larg, “Lake Elsinore”, -  (Liqeni Elsinore)

Artani me shpjegoi se në “San City”, ishte në atë moment temperatura  110 -gradë Amerikane, që i bie diku, 39 -gradë shqiptare. San City - quhej “Qytet i Diellit”. Ishte nji Qytet Antik, shumë karakteristik, me sa mujta, me kap nga makina e me sa më thanë. Shiheshin me rradhë “Lake Elsinore” (liqeni Esinore),

Qyteti, “Perris”, ishte aeroport, nga ku dukej edhe “Lake Perris” (Liqeni Perris) e vazhduem në “Moreno Valley”, hapsirë e madhe vënd fushorë sa s’ ta rrokte syri…,

Ecem drejt “Reverside” qytet dhe aeroport, kaluem, “San Bermen”, “Fantana”, “San Bernardino”, “Viktorville” -  Hapsira të pafundme, gjithkund kodrave shikoje mulli ere, për prodhim energjie. Qytete e qëndra të mëdha banimi të Californisë. Në Qytetin “Hosperia”, u ndalem, kur zbrita nga makina,  temperatura ishte aqë e nxehtë e përvluese sa s’ kisha ndejt 15’ jashtë në asfalt pa kopë, si krypa në zjarr. E mira ishte se sa e futshe kryet mrënda, merrje freski konstante. Aty në nji lokal, pushuam e hëngrem bukë.

Nga aty, u këthyem përseri në “Viktorville”, për të marrë autostradën, drejt shkkretirës “Majabe Desert” (Shkretira MAJABE). Atje dukej se kalove në nji botë tjetër, natyra, filloi epo merr nji ngjyrë të kuqerruemtë; banimi ishte teper i rralë, autostrada, ishte në qindra km. në vijë të drejtë, makina e Artanit dukej, sikur s’ hecte, por sikur fluturonte. O,o, Zot o Perendi, më të vertetë, sikur gjindeshim në nji botë tjetër. Në të dy anët autostrada ishte rrethuar mos me depertuar ndonji kafshë e eger e shkretirës. Tashma vazhdonte shkretira e pa fund; me të hy tmerri, se do të gjejshë jetë… ! Po, po, kishte jetë e kishte siguruar dora e njeriut…, Gjithkund nëpër shkretirë shikoje, exite autostrade  të cilat kalonin male shkretinore për të shkuar aty ku ishte e mundur jeta.

E, në ndonji vënd ku kishte mundesi të afrohej ujë,kishte jetesë. Qëndrat e banimit ishin të rralla ose hiq fare.

Kaluam në “Barstow”, e quditshme, ishte nji qytet midis shkretirërës, nga aty u drjtuem per në “Dagett”, “Baker”,”Mountain Pass”. Kishte kodra e male, lugina e gryka të mëdha, të papara. Po thuaj se në gjithë zonen nji lloj bime, shkurre, më e gjata, një meter e gjysem. Në Baker, nji hapsir e madhe dikur liqen e tani pellg i tharë. Në krye të asaj hapsire, afer autostrades nji qytet i madh. Tashmë, rreth 70 milje, pa arritur në Las Vegas. Në dy anët eautostrades të shoqëronte bima e “Cactus”, (kaktusi) kater - pësë m. e lart, nga larg kishin pamjen e pëmtores… !

Në çdo vënd ku kishte banim i shkonte autostrada, dy kalimshe. Kaluam në “Mountain Pass”, kodra e male shkretinore të pa para , humnera e hapsina të mëdha, në nji luginë majtas, nji hapsirë e terë e madhe e shtruar  me panela diellore, nga më të mëdhajat në botë. Djathtas hapsir e madhe shkretinore, larg e rrethuar nga male shkretinore, e këthyer po thuajse, në rënisht, për të cilen me shpjeguan se dikur motis mafiozet, mbysnin, njëri - tjetri i binin me kuaj dhe i varrosnin në ket rënisht shkretinore…! Thanse, janë gjetë kocka skeletesh, të groposura.

Në kët shkretirën, merramëndse, para syve tanë shfaqet: — “Her ferri, her parajsa” - E habitshme…! Thonë ne se je me fat; në nji natë të bukur të jetes tande, t’ hapet qielli ! Mu, duk se po na hapet qielli…, Jo, jo, s’ ishte bukuria qiellore;përpara syve tanë, u shfaq - Las Vegasi, - “Parajsa e kësaj bote”… ! Me 28 – 06 – 2016, sa po ndahej dita nga nata.-- Ja pamja madhështore:

 

 

Sa shikova, s’ di të flas.Gjithçka dukej përrallore e pa parë. I thojsha vetit a jam në ket botë -- E, mbaja veten, se për Las Vegasin, kam lexue, degjue e shikue në filem, por “çka rrokë syri, filmi s’ është asgjë”… ! Dualem nga “ferri” e gjetem Parajsen. Ose, më mirë, “gjetem parajsen brënda ferrit”, kjo duket e pa mundur, por ja që eshtë e vertetë. Unë i thas vetes sime: “Parajsa e ferri” po u gjetkan edhe në kët botë … !

Thonë: “Afer detit, afer Mretit”, afer detit gjeta perenditë, në “Disneyland Park” gjeta “engjujt e qiellit”, në Las Vegas, “parajsen e kësajë bote”, në Grand Canyon - Arizona - “Humneren e Ferrit” .

Thashë me vete: “S’ dua të shkoi në boten tjetër”…, po ndryshova mëndje: — “Ajo është, jeta të duhet, me shkue” ! Ajo, është jeta për të gjithë…!

Artani, shpejtoi, të na fusin, në mrekullinë e kësaj bote, ku kishte pronovuar hotelin që nga Siattle,disa kohë më parë. -  Kaluam “Bulevardin te Kulla e Parisit”, e hymë brënda ne “ÇAESARS PALACE”

- ( Hotel Pallati i Çezarit ) Ishte i mrekullueshëm – “Hotel me pësë yje”; gjithçka ishte tepër moderne, aty kemi fjetë nga  data  - 28 - 06 - 2016, deri me - 3 - 07 - 2016, -  gjithsejt pësë ditë. Kater ditë kemi  shetitë e bë plazh, nëpër pishina. Vetem “ÇAESARS PALACE”,- “Hotel Pallati i Çesarit”, kishte kater pishina. Dhomat e fjetjes i kishim, në katin e dyzet e pestë, nxitjen e zbritjen e bënim, me ashanser. Restuarantet ishin brënda hotelit, veç kur zgjidhnim ndonjë vëndtjeter. Las Vegas ishte madhështor në qënder nji liqen artificial, ku çdo mbrëmje ngrihej shatrivan imadh drejt lartësisë pallateve, me mijra e mijra turist bënin foto rreth tijë. Të gjitha hotelet lidheshin me njëra tjetren me koridore e ura lidhse.

Më mijra - mijra turist orvet të vona i gjëje në kazina në ketet e para të hoteleve. Gjithçka gjeje nëpër lokale e dyqane. Shetitoret e mëdha nga njëra tek tjetra edhe qiellin e kishin artificial të stolisur sa s’ e ndaje dot nga qielli i vertetë. Çdo qytet, që është, i përmëndur i botës, aty e gjënë të ndertuar, si “Kullen e lartë NEW YORK”, “Kullen e Parisit Ajfel”, “Venecia”, “Piramidat e Egjyptit”, etj. - etj…,

GRAND CANYON — ARIZONA

Dikur në bankat e shkolles në Gjeografinë Fizike të botës kisha mësuar, për kanionet e Arizonës “Grand Canyon”  të cilat njihen në mrekullitë e botës. Atë ditë të bukur korrikut, kur më tha Artani,se masi të shohim nji H/C. do të ecim drejt Arizonës, për të parë nga afer “GRAND CANYON” Të thëm të drejten, unë me nxi, e prita ! Isha shumë kureshtar, t’ i shikoja nga afër. Ashtu siq ishim unë, ime shoqe Zoja, Artani, vajza Aferdita, dy nipat, Mozi e Albani, e mbesa Sara, me - 3 - 07 - 2016, në oren - 10 - jemi shkëputë nga Las Vegasi e kemi ecur, në nji drejtim tjetër, drejt “Arizonës”.

Periferia e Las Vegasit ishte hapsirë e madhe e banuar dhe më të gjitha kushtet e jetesës.

Ecem drejt “Hendersonit” - Nji qytet madhor rrëzë maleve shkëmbore shkretinore, me pamje të kuqërrëmtë, si e ndezur, në ngjyra, të habitshme. Aty jemi ndalë e kemi ngrënë mengjesin. Si u furnizuam me gaz, ujë etj. vazhduem udhëtimin. Ishte e paparë, ishë shkretirë e hardhucave; tani  banonin qytetar në vila e me të gjitha kushtet.

Arritem në “Boulder City”, ku vizituem nji H/C. të fuqishëm, pamë “Lake Mead” (liqenin Meid) i formuar nga ndertimi i digës nder më t’ mëdhejt e botes ( i tridhjeti) për nga naltësia.

“Willow Beach”, u ngjitem në forem rrethore në nji lartësi, ku shihej “Lake Mohave” (liqen ) Liqeni i lundrueshëm, brigjet e liqenit të populluara e me plazhe. Pamë digen madhështore, Kaluam nji urë shumë të lartë . Sa çil e mbyll sytë pashë tabelen “ARIZONA”.

Në atë pjesë Arizona vazhdonte me shkretirë, me bimësi të shkurtër rreth nji meter e gjysem. Të duket se s’ je në ket botë, po në nji botë tjetër.

Arritem në “Dalan Springs”, në hyrje ishte nji tabelë “Welcome to Dalan Springs”

--Vazhduem në “Phoenix” Arizona, nga autostrada, dukej Qytet madhor, rrëzë maleve, të larta shkretinore.Kullat e larta dukeshin se ishn afruar  t’ i kalonin malet. Unë, shumë, përpara shikoja, shtrirjen madhështore, të kanioneve të Arizonës. Kujtoja, kanionet shqiptare, të Drinit, Valbonës, Osumit në Berat, kanionet e Skraparit, të Erzenit e thashë me vete: S’ janë “erë sëndi” (shumë të vogla), ato tonat; kur i pashë nga larg, e sa vinin e afroheshin,

“GRAND CANYON” - në Arizona. Toka kishte shkurre e bimë kaktus; Grand Canyonet; ishin nji mrekulli tjeter e shkretirës e krijuar, jo nga njeriu, por nga vetë natyra.

Ato na dualën, në pamje para syve tanë; toka e të cilave shkelqente, si shokzat e ylberit, pak më shumë, në të kuçërrëmtë. Në grykat e thella rridhte ujë ishin, çarë damarët e tokës e rrjedhnin të turbullt,  nga lat e larg, lumi në thellësi të kanionit, dukej, “po thuase gjak”… ! Në dy anët e autostrades uleshin e ngrihen helikopter të cilet merrnin njerëz vizitor dhe i çonin edhe në thellsi të kanioneve. Afer autostrades ishte nji parking; ku parkoheshin qindra e ma shumë  makina. Aty e në vazhdim ishte gjithçka e organizuar.

Edhe ne, e parkuem makinën, sipas rregullit, Artani preu biletat, me shkue në “Skywalk”, -- (vënd i organizuar)

Bileta, bënnte 70 dallar, për përson. Ne ishim 7x7= 490 $ plus 35 $ takës = 525 $. Hymë në rradhë se kishte mijra - mijra turist  që kërkonin, rradhën. Hypëm në autobuz, përpara vizituam nji fshat indian icili pasqyronte Indiant vëndas “HUALAPAI RANCH”. Në qënder kishte kuaj sherifa, poligon qitje, ku, turistat ngjuanin njani tjetrin, me pistoletë loje, duke pasë përpara xham, mbrojtës; jo depërtues. Lojë që e bënë fëmija dhe Artani.

Mbas shkuam në piken shikimit, por përpara se më shkue “SKYWALK” si gjithë turistet e tjerë filluam të bëjmë foto në brigjet e “GRAND CANYON”. Mijra - mijra turist, me shpejtësi afroheshin për buzë kanionit për të bërë foto. Kanioni kishte thellsi përpara nesh mbi nji km. e gjusëm. Në hapsiren e pa fund të kanioneve i shikoje ato forma magjike të “ylberve të shumtë” të tokës, të formuar nga natyra në shekuj. Turistet ndiqnin me kamrat e aparatet e tyre fotografik, harqet e “ylberve të shumtë” që e verteta kishin nji bukuri tepër të rrallë…! Si të gjithë edhe ne bëmë foto…. Mozi e Albani, u kacavjerren aqë shumë, kur bënë fotografi, sa desh të më bien, t’ fiktit nga frika. Nga dëndsia e turistëve dhe ndonji problem shëndetësor ndodhë që bien njerëz në hymnerë. Sa jemi këthyer ne në shtepi, degjuan se ishte rrëshqit nji e ra në kanion. Mbasi bëmë, foto të lira, zumë rradhen me shkue në pikën e shikimit

Ishte ndertese kullë, ku hynin e dilnin qindra e qindra turist. Në pamje të Kanioneve ishte porta e daljes, në një rrethore të madhe, prej xhami, mbi kanion, prej ku bënin fotografi të organizuara… ! Përpara daljes t’ jipnin, veshje plastike, t’ i maje mbi këpucë qindra turist ecnin mbirrethoren prej xhami dhe simbas rradhës t’ i bënin vetë ata fotografitë….., Shikoje përpara, shikoje poshtë nga xhami. Në thellësinë përrallore të kanionit, gjarpëronin, lumenjë të cilët dukeshin ngjyrë ari, që pasqyronin “gjakun e damarëve të tokës” . Kanionet stergjateshin dhe kryqëzoheshin, duke paraqitë thellsi, e pamje aqë të bukura të cilat, s’ i bën asnji piktor veçse, “e madhja natyrë” e cila i ka pikturue mrekullueshëm, nëpër Arizonë…,Mbas pamjeve befasuese të gjithë, këthehen përseri në kullë e xhveshnin plastikën. Mbasi pamë dhe u kënaqem, dhe bëmë fotot, ashtu edhe ne vepruam. Pamë e shuam kureshtjen, por në asnjimënyrë; s’ u ngopëm, me ato pamje të quditshme e të madhnishme, të mrekullive natyrore, që i ka falë e skalitë Zoti; “ARIZONËS”; u këthyem edhe njiherë drejt Las Vegasit; për të marrë autosteaden nga ku do këtheheshim në drejtim të Washingtonit; duke lënë mbas, pamjet magjepse e përrallore të “GRAND CANYON” të “ARIZONËS.

KËTHIMI NË SEATTLE - WASHINGTON

Mbas nji shetitje të ngjeshyr, në Shtetin e “CALIFORNIS”, në “NEVADA” e “ARIZONË”, në këthim u ndalem në shkretirë, në nji qënder banimi, afer autostrades, mbasi pushuem e hëgrem u këthyem edhe nji herë në Las Vegas,  për të marrë autostraden nr. “15”, në dretim të veriut - North, tashmë, në nji krah tjetër e jo nga kishim shkuar. Në oren 8-00,të mbrëmjes ja kimzatem nëpër “Overton”, aty lam autostraden nr.“15”, e muarem Autostraden nr. “93”, Kaluam në “Coyote Springs”, afër autostrades, në hyrje, nji koder modeste, me palma dhe nji tabelë e skalitur, “Coyote Springs – NEVADA”. Kaluam fusha të pa para, të rrethuara nga male shkretinore ngjyrë ari që nga larg t’ befasonin. Kaluam “Alimony”, “Hilko

Lund”, dhe në “Ely”, të NEVADES  që shtrihej rrëzë  malesh shkembore - shkkretinore. Në ecje pashë nji tufë lopësh, rracë, të bardhë, që shndrisnin, si borë e bardhe. Aty, u ndalem e zumë hotel. Hoteli ishte “La QUINTA”, me kushte shumë të mira, sa pushuam u lamë u shpërlamë, u shtrimë dhe u shkapetem në gjumë deri në ora 6, - të e mëngjesit. Në ora 6-30’ hëgrem mëngjesi shumë këndshëm me sa deshëruam.

Në oren 7 -30’ kaluem në “Mchgill”, dhe u nisem, për në “Idaho”. Gjatë këthimit kishim rastin të ecnim e të shikonim kater shtete të SH B A, - NEVADA, - IDAHO, - OREGON,  - WASHINGTON; dhe të vërenim sado pak ndryshimet natyrore e klimatike. Si u shkëputem nga “Mshgill”, ishte nji hapsirë e madhe, fushë luginore, autostrada ecte, pikiadë e drejtë, sa sosej, në prespektivë, në nji pikë. Makina sikur fluturonte. Edhe nji fshat shumë i vockel i cili ishte me km. larg në krye të njifushe i shkonte atje asfalti, e drita. Sa ecem rreth dhjetë km. filluan fushat e mjella me sistem ujitje, sa s’ ti rrokë syri. Ishim, në “Jacpote”, nëpër “NEVADA”,  Aty, u shkëputem e filojmë udhëtimin, nëper “IDAHO”, shtet tjetër.

Në të majtë të autostrades, nji hapsirë e madhe pak si e fundosur me pamje “të nji tepsije” të madhe që të befasonte; ku shiheshin duke kullotur qindra lopë të fermave. Tashma natyra sa vjen e ndryshon

Nga larg dukeshin male të larta të nji natyre tjetër të mbuluara me borë të përhershme, prej nga rridhte nji lumë i madh. Kaluam “Rogerson”, “Hollister”, ferma të mëdha bujqësore e Blegtorale. Vereje hapsira të mëdha të mbushura me lopë në kullotë. Filluan të mbjella të shumta, grurë miser  me impjante moderne,  gjarpëronte edhe nji kanal i madh ujitës etj. “IDAHO”, njihet për prodhimin e patatës

Kaluem në “Twin Falls”, qënder e madhe banimi, me ujë të bollshe, kanion, ujëvara të shumta që pasqyronin nji bukuri me pamje të rrallë etj. Shkova më -- kënaqësi, -- është kënaqësi, e po këthehem duke -- parë kënaqësi…!  “Jetë është sa të shetitish e sa të rrish me burra.

Në “Twin Falls”, morem autostraden nr. “84”, Kaluem “Hegerman Bliss”; fusha të mëdha me të mbjella. Në “Bllis”, siper kodrave, shiheshin, me qindra mulli ere që prodhonin energji.

Kaluan nji luginë të gjatë “PARADAJS WELLI”; (Luginë e Parajses) Luginë e madhe e gjatë; lumi gjarpëronte - mes për mes të mbjella të shumta, sidoemos miser. Kaluam në  “Mountain Home”, qytet i madh i gjelbëruar shtrihej në dy anët e autostrades, ma shumë në të majtë.

Arritem në “BOISE”, Kryeqytet i IDAHO.

U ndalëm në city qënder,hëngrem  bukë dhe u furrnizuem për udhëtim. Artani tha se kemi edhe rreth 8 orë me mrri në “SIATTLE”. U nisem dhe arritem në  “NAMPA”.

Në dy anët e atostrades fusha të gjëra me të mbjella. Anës autostrades gjarpëronte nji kanal i madh ujitës . Ujitja ishte anë e kënd në sistem. Nga larg dukej: “LAKE LOWELL”. Ecem e arritem në “PAYETTE” qytet, në IDAHO. Ishte, natyrë e gjelbëruar, e rrethuar, me pyje e male  që zbrisnin lumej të rrëmbyeshem e lagnin fushat pjellore. Diku atje u ndamë nga IDAHO, dhe arritem në “DURKEE” qytet,në OREGON; e vazhduem, në “LA GRANDE”, - “HERMISTON”. Nëpër “Payette”, ku përmes nëpër fushë kalonte nji lumë i madh. Aty nga kalonte autostrada, quhet “Udha e kalimtarëve” (para 200 vjetësh kalonin kalimtar me karroca, (Caullbojsat me  familje) nga Californija e anasjelltas…,

Tani autostrada, “kimzatke drejt, si plumbi i pushkës” e sosej në prespektivë në nji pikë. Gjatë udhëtimit na shfaqet: “LAKE WILLER”, -- “Liqeni Willer”; malet rrethuese ishin si shkretinor ose gjysem shkretinor. Aty ku kishte banim i shkonte asfalti. Siper kodrave gjithkund shikoje mulli ere, për prodhim energjie.Kaluam nji grykë të thellë nëpërmes kodrash shkretinore, ku shihej tek - tyk  ndonji banim i rralë. Atje diku u ndamë nga shteti IDAHO dhe arriten, në “DURKEE”, pastaj në “LA GRANDE”, qytete,  në “OREGON”; të cilat nga larg ishin të rrethuara me kodra e pye të dendura e pertej me malë të larta.

Gjatë udhëtimit në dy aët e autostrades, kullotnin  qindra - qindra lopë të fermave.

Kaluam nji luginë të gjatë dhe më pas na doli përballë, Qyteti “Lagrande”, vënd i pasur bujqësor e blegtoral i OREGONIT. Daljen, nga Qyteti Lagrande, e bënë përseri nëpër nji grykë të thellë, pak majtas e rrethuar me pyje pishe e bredhi. Nëpër këtë grykë gjarpëronte anës autostradës treni i mallrave sa vagonat, s’ kishte të sosur… ! Kodrat e mbyllnin luginën me nji bukuri të rrallë t’ pa shoqe!

Dukeshin se e mbylleshin, autostraden, në nji prerje, nga kodrat, por që hapej përseri. Tani natyra ishte krejt ndryshej, aty ku s’ kishte pye, kodrat e lëndinat, ishi si “tapet i gjelbet”, plot e përplot barë. Filluan përpara syve tanë mijra - mijra, hektar pyje pishe e bredhi nji pasuri tjeter e madhe drusore.

Ndryshimet nga pamjet e shkretirës e të asaj fushore ishin të mëdha e të dukshme ! Nga ndonjiherë e hapsha xhamin e makinës, t’ i mbushja, mushkëritë oksigjen !  Kaluam lugina e kodra të pa fund dhe përseri përpara syve tanë, shpaloset, hapsirue e madhe me qëndra të mëdha banimi. Kaluam në “PENLETON”,  nga aty, në “HERMISTON”, hapsira të pa  fund të mbjella me drithra buke grurë e miser e frutikulturë.

Atje diku ndrruam autostraden,  nga nr. “84”, në Autostraden nr. “82”, Vazhduem nëpër “UMATILLA”. Të gjitha qytetet e qënrat e banimit në OREGON ishin vënde bujqësore e blegtorale. Kaluam “KOLOMBI REVER”, (lumin Kolombia)

Në mesin e urës, ndahej kufiri,i Shtetit ORIGON, me WASHINGTONIN.

Në kët këthim më rastisi të shoh nji pjes të mirë; e nga më pjelloret, të Washingtonit.

“PROSSER”, “GRANDVIEW”, “SUNSIDE”, “TOPENINISH”,  qëndra të mëdha banimi, ku shtriheshin në fusha të mëdha të mbjella, me bimë, drithëra buke e frutikulturë, sidoemos, pëmtore e vreshta.

Të gjitha, të gjitha në sistem modern ujitës, -  (kuptohet forem shiu)… ! Siper kodrave shiheshin mulli ere të pa numërt, për prodhim energjie.Në “WAPATO”, nji frutikulturë e pa parë, në mes Luginës nji liqen, i madhë, ujëkthjell qelibar ! Vreshta e pëmtore kishte në të gjitha hapsirat edhe në kodrat gjer te malet. “Lumi YAKIMA” sillej nga sillej dhe i pushtonte dhe i lagte të gjitha ato fusha. Në “SELAH”, u ndalem pushuam e blemë qershi, “bojlia të freskëta”. Në “Salah”, i pashë dy liqej të vegjel buzë autostradës dhe nji kanal të madh ujites që gjarpëronte përkrah autostrades.

Arritem në Qytetin e Bukur, “YAKIMA”.  Në pamje të syrit dukej nji “ylber i pa shoq”;

“City Center”  kullat e larta, me ngjyra, fushat e kodrat e mbjella, me vreshtari e pëmtari dhe përfundonte Mali i Lartë, me kësulë të bardhë… O, o, ç’ bukuri,  o, o, ç’ madhështi, o, o, ç’ bën dora e njeriut, amân o,o, Zot … !  — Ajo ishte: YAKIMA e WASHINGTONIT.

Në udhëtim e siper diku shkeputem nga autostrada nr. “83”, dhe marrim autostraden nr. “90”, që kimzohej drejt SEATTLIT. Autostrada hynte në tatpjeta luginave. Në “ELE ELUM”, kishte male të dendura pishë bre, etj. Në “EASTON”, luginë e madhe e rrethuar me male. Aty ishte “LAKE EASTON” (liqen i madhë).”LAKE KACEOHES”,  (Liqen) Autostrada zbriste, për buzë liqenit .Nëpër nji luginë të mbyllur me bimë të denura dhe zbrite; thikë për kokerr t’ qejfit drejt e në “North BEND”. Makina sikur fluturonte në zbritje, nga lartësia e luginës, e cila të freskonte, me

nji ajër të paster dhe sikur ndieshim nji ndryshim të madh, nga udhëtimet nëpër vëndet e tjera e nëpër shkretira . Ecem në  “SNOQUALMIE”, “FALL CITY”, “PRESTON” e drejtt e në SEATTLE CITY  në oren 9 -00’

SEATTLE – WASHINGTON, USA  2017



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora