E merkure, 24.04.2024, 01:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Hunda e drejtorit

E merkure, 10.01.2018, 03:05 PM


Shefqet Sulmina 

Hunda e drejtorit 

Ndjehej ardhja e pranverës, megjithëse në tre majat e mbi majës së Tomorit kishte ende borë. Bora me bardhësinë e saj të bukur e të ftohtë, të jepte një ndjenjë disi të trishtë, jo aq për shkrirjen e saj ngazëlluese, sesa për ikjen e një viti. Të them të drejtën unë tallem me ikjen e viteve, por ai që tallet më tepër është drejtori im. Ky mendim pak si konfuz më kishte ngelur mua dhe drejtorit tim dhe ndodhte në ikjen e një viti dhe në ardhjen e një tjetri. Drejtori im ngulte këmbë që mos të ndryshonte asgjë, ndërsa unë kërkoja se çfarë po ndryshonte ardhja e një viti tjetër. Ne fakt, mua më kanë mbetur shumë thënie të tija, por që më kujtohen rrallë. Sot ndërsa shoh shkrirjen e dëborës dhe ardhjen e pranverës, nuk e di pse më kujtohen shprehjet e tij se “bora bie dhe tretët”. Ishte i gjatë drejtori im dhe e përdorte shpesh këtë shprehje gjatë dimrit, ndërsa luanim domino dhe shah midis nesh... Më kujtohet hija e tij në mëngjes para oborrit të shkollës gjashtë - shtatë këmbë e gjatë. Ishte i gjatë hija e tij në mëngjes dhe fliste gjithmonë i pari në këtë kohë. Rrezet e diellit i binin mbi shpinë. Më kujtohen edhe mbledhjet e tij të gjata dhe të them të drejtën edhe në to kërkoja si padashur hijen e tij. Unë mendoj se kishte të drejtë, bile të drejtë i jepte edhe ndonjë syresh tjetër si unë, për çdo gjë që bënte ai. Në fund të fundit ai ishte drejtor, ai d.m.th kishte përdoron e rrogës. Unë nuk e di di se kush i shpiku së pari ushtarët? Kishte një kurorë të madhe të gjerë përgjegjësie mbi kokë (nuk mbante kapele drejtori im), por nuk ishte kështu për shumë të tjerë, që shpesh e këshillonin për një gjë të tillë dhe kapele. Në përgjithësi, bile, kishte nga ata që e shanin për egoizëm pas krahësh, sa po të kishin qenë shkopinj fjalët që thoshin për drejtorin tonë, ky i fundit, do të ishte pa sy sot... (Mos u shqetësoni, se i ka edhe sytë edhe syzet). Ishte i rrepte në punë dhe i aftë (sipas meje jo,por...) të gjithë drejtorët një turi kanë. Sepse të them të drejtën drejtorët nuk drejtojnë, por drejtojnë rregullat. Drejtori ynë kishte rregullat e tij. Nuk ishte i martuar drejtori jonë, megjithëse herë-herë kujtonte raste të veçanta njohjesh me femra që, edhe ai vete kur i tregonte , e linin pa mend. Sidoqoftë, në fund të fundit, martesa për te nuk ishte ndonjë problem, ose preokupim i jashtëzakonshëm, po ta shihje edhe në raport me moshën që kishte drejtori jonë. Ishte rreth të gjashtëdhjetave dhe pak, fare pakë kishte filluar të kërrusej. Me thinja të rralla dhe me një hunde, të them të drejtën, të madhe dhe të shtrembër, drejtori ynë, prapë ishte i bukur. Unë për vete, ju betohem, se nuk ja kisha përmendur ndonjëherë këtë tipar fizik të hundës së tij, por të tjerët, madje edhe Vera, e dashura ime, e përflisnin nga mëngjesi deri në darke... duke krahasuar me çdo gjë të shtrembër me hundën e tij dhe e quanin atë një sharlatan drejtues. Kur një njeri nuk ka ndërtuar jetën e vetë, thoshin, çfarë do tu mësoj fëmijëve të ndërtojnë?Ndonjëherë rrija dhe pyesja veten:"-Me këtë hunde të madhe si drejtor, O drejtori jonë!, çdo të bënte e vërteta sikur të ndihej nga hunda jote o drejtor?! A kanë të drejtë njerëzit se ti nuk je i aftë të mësosh? O zot, unë do të turrsha vete i pari ta mbuloja një defekt natyror të një njeriu, edhe pse për faktin që ishte drejtor, por, edhe mos të ishte në fund të fundit drejtor. Mirëpo, unë e kam fjalën për tiparin fizik të hundës së tij dhe jo për hundën e vjetër të drejtimit të tij. Edhe Vera ishte e këtij mendimi, por jo në rastin konkret. Se fundi unë kam mendimin tim,Vera ka mendimin e vete. Po kështu edhe të tjerët. Për gjithë këto çka mendoja, i thashë Verës se unë do të shkruaja një këngë për drejtorin. Vera qeshi, por unë vazhdova: "-Një këngë për drejtorin tonë, një këngë madhështore për një drejtues të tillë, i cili ka vite të tëra që sakrifikon jetën e tij në këtë provincë". Do ta nisja pikërisht me thënien e tij: Bora bie dhe tretët. Kjo ishte origjinale dhe të kujtonte drejtorin tonë den baba den.

"-Është shkruar", - më tha Vera dhe hodhi sytë përtej dritares ku humbullonte rrjedha e lumit ngarkuar me ujërat e borës që shkrihej dhe bënte luftë kote se koti me dy brigjet.

Unë heshta duke kuptuar retiçencën e fjalëve të saj dhe për shumë kohe e hoqa mendjen nga kjo ide e çuditshme. Kjo i ngjante viteve të rinj që vinin dhe shkonin nëpër kartolina. Gërmova diçka tjetër.

Drejtorit tim i pëlqente shumë gjuetia. Here-here dilte me çifte lart, lart në mal, për lepuj, me dy zagaret e e Lushit, bukëpjekësit të fshatit. I pëlqenin këngët dhe dasmat dhe këndonte shpesh në to. Kjo për dy arsye: Një sepse ai kishte qejf të dëgjohej dhe e dyta, që të gjithë i jepnin zë. Kishte dikush që thoshte: Të lumtë drejtor! Këngë dhe jo shaka! Kështu e kanë Dasmat: ca këndojnë, qeshin dhe ca qajnë. Epo nuset qajnë ja priste një tjetër. Mos ky vit do të na martoj drejtorin? Qeshnin dhe i thoshin drejtorit të vazhdonte prapë. Disa dilnin jashtë dhe pinin duhan. Edhe në festat e shkollës ndodhte e njëjta gjë. Të gjitha mësueset humbnin kohën para tij, pastaj zgjidhnin të tjerë. Drejtorit nuk i pëlqente vallëzimi, ashtu, trup më trup dhe, siç thoshte ai, ishte atipike për një brez si i tij, me pikëpamje të tjera traditash... Pak konservator drejtori im!?Të them të drejtën të gjithë qeshnin, sepse e dinim që ai nuk dinte të kërcente. Edhe unë e dija por e përmbaja veten dhe nuk qeshja. Megjithatë mua prapë më vinte në mendje ta shkruaja këngën për drejtorin. Një këngë për të, një këngë të bukur, që, edhe ai të kënaqej, por edhe për vetë shkollën ku drejtonte drejtori ynë, të dëgjohej si më e mrekullueshmja ndër shkolla. Sepse dashje pa dashje, me të qeshur e me të qarë ai, populli, e pranonte rrotullimin e tij rreth tij. Ne ishim mësues dhe mësonim fëmijët e popullit dhe drejtoheshim nga drejtori jonë që kishte dhe i jepnin zë për çdo gjë. Kështu lindin drejtorët si drejtori ynë. Asnjë drejtor nuk lind nga hiçi. Dhe ashtu bëra. U ula në tryezë për të shkruar këngën për drejtorin. Në fillim kërkoja të arrija në esencën e brendshme shpirtërore të tij. P.sh ku turrej ta kalonte ai ditën, kohen...Pastaj pamjen e jashtme, sjelljet...pompoziteteve të tij si drejtor. Unë isha i bindur, ose shpresoja të bindesha se të tëra ato çka thash më sipër, e merrnin përsipër nismën për të krijuar një këngë. Në fund të fundit pse jemi ne poetët? A nuk jemi “pena” letrash që shkruajmë për atë që gërric populli? Në fund të fundit këngët ishin të vetmet gjëra që" I KRIJUAN NJERËZIT SIÇ BËNIN BUKEN, RAKINË, VEREN NGUSHULLIMET. Po drejtori im çfarë po bënte? Pse populli rrotullohej rreth tij, edhe duke qeshur, edhe duke qarë, edhe duke e përkëdhelur?

Ajo që më bënte të ngurroja ishte se si të tjerët, koleget e mi, Vera, fëmijët e ndonjë tjetër, që e njihnin mirë, ç'farë do të mendonin pas shpalljes së këngës? Por prapë ndonjë gjë e pa përcjellshme dhe e vështirë nuk do të ishte, sepse kënga nuk do të ishte ndonjë poshtërsi. Në fund të fundit në ato vite këngët, të paktën si këto këngë, ishin pa tollona, e për më tepër kur kënga i dedikohej një pjese institucionale të shtetit. Kënga do të shkruhej, madje jo vetëm do të shkruhej, por do të këndohej vetëm për drejtorin tim d.m.th, do të ishte aq e veçante sa në të nuk do të kishte pjesë asnjë drejtor tjetër. Jo,se kishte edhe këngë të tjera ku përgjithësoheshin ngjarje, njerëz apo pamje. Në këngën e drejtorit tim do të ishte vetëm ai. Fjalët do të ishin aq shumë të gdhendura sa nuk do të kuptohej se drejtori do të ishte një skulpturë, apo njeri i gjallë. Por po të ishte ashtu siç ishte, dmth drejtori im si një skulpturë e gjallë, do të dilnin ca të vërteta që në një farë mënyre do ta prishnin bukurinë e këngës, do lindte si të thuash një tip satire, gjë që e kishin bërë fëmijët tek e këndonin nën buzë. Unë doja t'i kushtoja atij një këngë ku ai të ishte një engjëll i devotshëm...që të them të drejtën nuk ishte. Ai njihej si një njeri mashtrues, thashethemexhi dhe cinik, cilësi me të cilën, shprehte të vetmen shprehje: “Bora do të bjerë dhe prapë do të shkrijë”. Disa nga koleget e mi mendonin se hunda e tij e madhe dhe e shtrembër nuk ishte vetëm një tipar fizik, ishte edhe një tipar i egoizmit të tij... Ç'të bëja? Ta shkruaja këngën e drejtorit? Ta shkruaja këngën bashke me hundën e tij të madhe?! Turp! Turp për drejtorin dhe për këtë institucion të nderuar shtetëror, thash me vete. Turp edhe për mua si poet!Është njëlloj sikur të shkruaje një këngë të madhe për shtetin me një hunde të madhe dhe të shtrembër, sepse edhe drejtori im ishte pjesëz e tij. Kënga e drejtorit tim, në këngën madhore të shtetit, do të ishte pikërisht hunda e shtrembër e vetë shtetit, nga e cila rridhte hunda e drejtorit tonë. Të them të drejtën me hyri frika. Shto pastaj censurën... Po drejtori vetë kur ta merrte vesh? Sigurisht, për këngën do ti bëhej qejfi, por jo për hundën e tij... Po unë ç'të bëja?! O këngë për drejtorin me hundën e tij tipike, o këngë që s'thotë asgjë për drejtorin tim.

E drejtor, drejtor ç'po më bënë hunda jote e madhe dhe e shtrembër, thash me vete. Ku vajte e më gjete!? Po më djeg talentin dhe po më fut në rrugën e mediokritetit. Ky ndofta është motivi që shumë nga miqtë e mi po vdesin për të shkruar. Diku në anën tjetër të provincës sonë, para një muaj, vdiqën dy. Dy, thonë, se i kanë çuar për mjekim në spitalin e Burrelit. Ca të tjerë nuk ndjehen fare, dikush shkruan vetëm për Yjet dhe Malin e Vashës. "U ...djegsh o hunde e madhe dhe e shtrembër e drejtorit tim!

Tani shkruajani ju, ju të mrekullueshëm fëmijë satirën e bukur për drejtorin tim. Unë jo, nuk mund ta shkruaj, ndërsa ndjejë ardhjen e mrekullueshme të pranverës që fillon të ngjitët si një kaprolle lart e më lartë malit të Tomorit me erën e këndshme të çajit dhe qesh me Vëren që më fshihet duke mbuluar vetëm sytë. Por as ju që u mësuat prej meje dhe drejtorit time, nuk do ta shkruani dot këngën e tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora