E enjte, 28.03.2024, 03:17 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Kosova në rrolin e karremit

E diele, 07.01.2018, 10:52 AM


KOSOVA NË RROLIN E KARREMIT

Nga Dedë Preqi

Në takimet e Këshillit për Stabilizim-asocimin ndërmjet BE-së, dhe Serbisë, shefja e politikës së jashtme, zonja Federika Mogherini, në këtë Këshill për zbatimin e këtyre Marrëveshjeve thotë, BE-ja, i ka dyert e hapura për gjithë Ballkanin perëndimor, kur sëcili do i përmbush kushtet dhe reformat që i përcakton BE-ja, duke iu referuar edhe Serbisë si partnere e kësaj strategjie.

Edhe pse Serbia e sinjalizuar në mbështetjen e saj, drejtë kësaj linje evropiane, ka disa elemente kyqe në rrugën e saj, që duhet ta pengojnë njëherë përnjëherë, veqanarisht me moszbatimin e marrëveshjeve dhe aplikimin e tyre në praktikë me palën kosovare, përndryshe Evropa, do të pendohet nëse do të ti kalojë shkarazi këto procese mjaftë delikate, pa shqyrtimin dhe plotësimin e këtyre normave.

Evropa si zonjë e shtëpisë, Kosovën po e vendos në rrolin e karremit, ndërsa peshkun po ia jep Serbisë, kur BE-ja, deri më tani akoma nuk ia ka bërë të qartë dhe as që i ka bërë ndonjë presion shtetit të Serbisë, se pa zbatimin e marrëveshjeve në mes palës kosovare dhe asaj serbe, nuk do të mundet të kapërcejë shtegon, që ti bashkohet familjes evropiane.

Edhe presidenti i Serbisë, A.Vuçiq, me paraqitjen e tij para BE-së, me dekleratat e tij, thotë se, normalizimi i raportëve me Kosovën duhet të bëhët i domosdoshëm, por në realitet një gjë të tillë akoma nuk e ka realizuar asnjëherë, që do të thotë se, pala serbe gjithmonë i qëndron besnike parimëve të mitit dhe regjimit millosheviqian, ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë.

Dhe deklerata e tij ineresante është edhe ajo që thotë se, Evropa nuk duhet të lejoj që Serbia të anëtarësohet në këtë union, pa e nënshkruar një dokument obligativ në proceset e marrëdhënieve me palën kosovare, çka do të thotë kjo, nëse qëndron pas asaj domëthënjë se,  në një mënyrë, tërë ngjarjen do ta siguronte atëherë kur do ta detyrojë Kosovën, që ti kërkoj falje Serbisë, në vend që kjo do të detyrohet, që ti kërkojë falje Kosovës, për gjithë atë tragjedi dhe gjenocid që ia shkakëtoj popullit shqiptarë.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Juncker, në fjalimin e tij thotë, Serbia mund të bëhët anëtare e familjes evropiane edhe para vitit 2025, ndërsa Vuçiq, në fjalimet e tij e parasheh edhe vitin 2023 si të mundshëm. Poashtu edhe komisioneri i zgjerimit të BE-së, Johanes Hahn, ndër të tjera thotë, viti 2025, do të ishte viti më i mundshëm për Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova, kanë shpresa për vitin 2027, edhe pse Shqipëria ka shansa të mira, nëse do të zbatojë disa reforma dhe ti stopojë problemet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe të përmirësojë gjygjësorin shqiptarë.

Nga këto lëvizje të Evropës, si një union i tillë, duke i përfshirë edhe vendet e Ballkanit perëndimor, që në këtë familje synon edhe Kosova, si anëtare e mundshme e saj, sikur nuk përputhën synimet tona me vërtetësinë dhe realitetin e kësaj familije, dhe si një çështje serioze për vendin tonë, duke mbetë pezull si një lloj loje e improvizuar nga ana e BE-së, e cila nuk jep shpresa, apo të disponon për ta ruajtur dhe për ta mbajtur zogun në dorë, që ti japë një ditë fluturimin e vet dhe në momentin e duhur.

Kjo ngjarje për Kosovën, do të ishte ngjarja e dytë historike pas pavarësisë së saj, por si rrëfim, në këto momente do të ishte shumë tragjike për një vend, po sa i dal nga lufta, që akoma i ka plagët e hapura dhe të pa shëruara nga gjenocidi i Sërbisë, e cila u bë shkakëtare edhe e shumë tragjedive e gjenocideve në Ballkan, që pastaj, t’i  mundësohet anëtarësimi i saj në BE, më lehtë se vendet tjera, apo Kosova e Shqipëria, të cilat nuk shënojnë asnjëherë në historinë e tyre ndonjë formë agresiviteti dhe konflikti me asnjë vend dhe popull në botë.

Shqiptarët si popull i sfidave, në shpatullën e Evropës, gjithherë janë shikuar si të veqantë dhe turbull, dhe në të shumtën e rastëve nuk janë marrë me seriozitet nga fuqitë e medha të kohës, duke i ndarë e copëtuar trojet e tyre si  dhurata, Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe tjera, dhe kjo karakteristikë e ndonjë qëllimi të caktuar nuk ka predentime të tilla, që mund të na befasonte, sikur mos të ekzistonte politika Amerikane në mbështetje të popullit shqiptarë.

Prandaj, mjegulla që ua ka terruar sytë kryeministrit Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, të cilët kanë pengesa, apo të meta optike e mendore për  ta vërejtë më mirë Amerikën dhe rrolin e saj, duhet të kthjellohet dhe sqarohet sa më parë, duke mos shkakëtuar turbulenca spontane gjatë udhëtimëve tona në integrimet Verio-atlantike dhe synimet tjera Evropiane, deri sa të mos ndodhin edhe shkoklavitjet tjera të pseve, që nuk muk mund të ndalen, apo të bëhët vonë, për të dyja vendet tona.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora