E premte, 26.04.2024, 12:32 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Bota jonë suksesive

E diele, 31.12.2017, 12:55 PM


PËRMES DRITAREVE TË HUAJA SHIKOHET BOTA JONË SUKSESIVE

Nga Dedë Preqi

Pse të na ndjekë fatalizmi me refrenin e vet të vazhdueshëm, duke mos ditur se çka të bëjmë në kohën kur të gjitha i kemi para hundëve. Kosova, si një koshere e mbushur përplot me të rinjë e të reja dhe begaditë tjera që i ka në shtetin e saj, vetë kjo e ka domëthënjën e vet të vërtetë, që  e avanson  shpirtin e mbrendshëm dhe gjallërinë e këtij vendi.

Prandaj, dëmin dhe të metat që po ia sjellim dhe imponojmë vetëvetës dhe kësaj shoqërie, janë pjellë e jona, që vetë e kemi instaluar në vendet kyqe dhe në udhëheqje të vendit, për ta mëkambur dhe ndërtuar të ardhmën e këtij populli dhe shteti, por për fat të keq nga njerëzit e tillë, akoma nuk e kemi të paktën një sinjal, apo vizion të qartë për të ardhmën e këtij vendi.

Nuk jemi një popull i lënë dhe pa thëmel, që nuk dimë të udhëheqim vetëvetën dhe shtetin tonë, ky fakt vetëvetiu e vë në dilemë jetën normale të një populli, i cili ka një traditë të vjetër të kulturës dhe punës dhe sot vihet përpara një sprove të rëndë për të shprehur qëndrueshmërinë e vet të mundur, apo nga prirja që del nga natyra imanente e një populli për vetëvendosje.

Do ta quanim kundërvlerë, apo të mbrapësht e të pa frytshëm vizionin tonë në këtë hapësirë, që luftuam me dekada e shekuj me radhë për të ardhë deri në këtë pikë të lirisë dhe demokracisë, nëse tani rebelohemi, apo nuk dijmë ti shërbejmë  kësaj demokracie të vetme, e cila na i bashkon vlerat universale  në shoqërinë tonë bashkëkohore dhe vetëqenjën e saj reale e historike.

Ndërkaq, tani në këtë ecjeje të demokracisë dhe në këtë jubile të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duhet të kemi parasysh dhe të shënojmë promovime të konsiderueshme në gjitha fushat dhe sferat zhvëllimore të vendit dhe suksese në komponentën e marrëdhënieve ndërkombëtare, apo Kosova të dëshmohet si model i vlerave dhe strategjive të një vendi e shoqërie demokratike në rajon, që nesër me të drejtë do të ketë arsye ti bashkohet edhe familjes Evropiane.

Në Kosovë është domosdoshme dhe kërkohet një program pozitiv, që në rend të parë do ti arfonte të gjitha partitë politike, një domosdoshmëri që nuk mund ta bëjnë ologarkitë e tanishme politike që janë në udhëheqje të vendit, pa u larguar këto pengesa njëherë e përgjithmonë.

Pa një program të tillë mbi vlerat që i duhen Kosovës dhe popullit të saj, çështja e problemëve kosovare do të zvarritët në pa kufi, një pjesë e popullatës do mbetët e varfër, prandaj nuk duhet ta presin radhën, por udhëheqja e tanishme e këtij vendi duhet ta liroj vendin nga hipotekat e imponuara gjatë këtyre vjetëve të pasluftës, sepse Kosova në saje të tyre akoma është e robëruar.

Kosova dhe politika e saj në këtë udhëheqje, që zbatohet në emër të njerëzve, të cilët nuk janë në gjendje të rimëkëmbin dhe avansojnë këtë vend njëmilimetër më mirë, që të sanojnë  gjendjen e saj, prandaj është dëm që një popull që ka një popullatë të shkolluar dhe akademike, të bie nën ndikimin e një klase të ulët politike dhe të një niveli të dobët të kësaj fushe.

Si rezulltantë e kësaj politike kemi edhe qëndrimet e të tjerëve, apo politikën e ndërkombëtarëve, që përmes dritarëve të tyre shikohet bota e jonë e suksesëve, të cilët shpeshherë na drejtohen me këshilla e sugjerime, por edhe me kritika të njëpasnjëshme, ku duhet kuptuar dhe pranuar kontributin e tyre me rezervë, apo pa rezervë.

Thënë më shkurt, që pas vdekjes së Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, politika e gjerëtanishme për Kosovën u tregua pothuaj sterile, apo disi e mbrapësht e definuar, e imponuar nga grupet e ndryshme kalkulante, abuzive dhe kriminale, duke i lënë përshtypje të pa lakmueshme kësaj shoqërie dhe këtij vendi. Një politikë e tillë do e thellon në krizë edhe më shumë popullin e këtij vendi, të cilën nuk duhet ta kultivojmë, por si të tillë duhet demaskuar dhe luftuar me mjete demokratike, si obligim moral, obligim i identitetit tonë, që mos të zhvlerësohet mundi dhe gjaku i të rënëve, si dhe të shëmtohet historia kombëtare me dhuratën e saj shtetëformuese.

Krahas afërmimëve dhe arritjeve tjera të suksesëshme, si detyrë mbi detyrat tona primare, në rend të parë të kemi parasysh shkollimin e gjeneratave të reja dhe punësimin e tyre në vendet udhëheqëse, në rend të dytë të mbrojmë luftën tonë çlirimtare nga çakajt dhe luftënxitësit e Serbisë, si dhe luftën e pa kompromis ndaj të gjitha të pavërtetave e pa drejtësive që po na bëhën nga qarqet e ndryshme antishqiptare, përkitazi me Gjykatën Speciale dhe të tjera.

Dhe në emër të frymës së diasporës shqiptare, nuk e pranojmë të arsyeshme vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, nga të cilat përligjet ndarja prindërve nga fëmijët e tyre në këto ditë feste, apo mbajtja në paraburgim e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët dënohen përshkak të tymosjes së Kuvendit, jo për mbrojtjen e interesave të tyre, por duke mbrojtë interesat e shtetit dhe shoqërisë kosovare.

Nuk dëshirojmë të mësojmë nga këto teke të njërit, apo tjetrit që e ka fuqinë në pushtet dhe mundet të bëjë çka të dojë me kapjen e pushtetit, që të jemi dëshmitarë të procesëve të disfavorshme në këtë botë të civilizuar, në vend të asaj që do të përfitojmë, apo të kultivojmë arritjet dhe suksesët tona. Prandaj, të gjitha organizatat joqeveritare dhe ato qeveritare, si edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duhet të bartin përgjegjësinë për të gjitha implikimet negative që mund të jenë si rrjedhojë e këtyre vendimëve të pa pranueshme nga një gjykatë e tillë e Kosovës.

Arsytimet e tilla dhe vendimet e kësaj gjykate, sipas sëcilës kinse mbrohet siguria dhe ligjet e vendit, janë disi absurde në krahasim me aktet kriminale të akterëve tjerë, që konsiderohen dhe akuzohen për vepra të rënda kriminale dhe korruptive, të cilët nuk ndjekën nga ligji dhe as gjykatat e vendit, por nga ata, ka edhe të instaluar në vendet kyqe udhëheqëse të vendit, që më të drejtë do të pyesim se, kush do të mbrojë atëherë sigurinë e cënuar dhe të drejtat e nëpërkëmbura të qytetarëve të këtij vendi.

Problemet dhe kundërthënjët ekonomike, politike e sociale nuk janë stabilizuar, por janë ashpërsuar edhe më lartë në kohën e fundit dhe gjendja e përgjithshme e qytetarëve pa punë dhe prosperitet është edhe më brengosëse. Prandaj, pozita, e cila po dominon me pushtetin e saj shumë delikat, nuk e ka filluar të mbarën e saj, duke u  treguar e paaftë në zgjidhjen e problemëve sekundare dhe as primare, më shumë e ndikuar në teori se në praktikë, dhe më shumë si grupacion dominant në shoqëri, duke dëshmuar që në fillim me rritjen e pagave të qeveritarëve të vet.

Kosova me potenciale të mëdha natyrore dhe njerëzore është pa pranueshme , që ky vend sot, të mbetët një nga vendet më të pazhvilluara në rajon, dhe si për pasojë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që ishin në vendet udhëheqëse të saj, si rrjedhojë e një politike pasive dhe jo produktive, e cila është ndikuar nga njerëz të gabuar, të cilët nuk disponuan një kualitet të politikës dhe zotërimit të saj, përshkak të një natyre të pa përshtatshme dhe fushe të mangët në nivelin e edukimit dhe shkollimit adekuat, që në vazhdën e njerëzve të tillë, Kosova dhe populli i saj do të mbetët peng i zhvillimit dhe rritës së vet edhe shumë vjet të tëra.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora