E premte, 29.03.2024, 07:53 AM (GMT)

Kulturë

Studimi më i fundit për gladiatorët romakë

E premte, 04.03.2005, 07:19 PM


Arkeologët: Ndeshjet e gladiatorëve, arti marcial për spektatorët

Gladiatorët të cilët kaluan vite të tëra duke luftuar në amfiteatret e Romës antike, ishin të trajnuar mirë si nga ana psikologjike, ashtu edhe nga ana profesionale. Ata kënaqnin mbretërit duke treguar aftësitë e tyre luftarake pa e kuptuar që njëkohësisht po luftonin pa patur parasysh jetën.

Një studim i ri ka rikonstruktuar teknikat e gladiatorëve. Duke përjashtuar imazhet e ndeshjeve antike si ato të para në filmin epik ?Gladiatori?, kërkimi sugjeron se ndeshjet e gladiatorëve i përkisnin një lloji ushtrimi, arti marcial për spektatorët në fillim të shekullit të parë. ?Ajo çfarë dimë nga kërkimet e literaturës dhe përshkrimet e Perandorisë së Madhe është se, gladiatorët ishin të famshëm. Në fakt, shumë prej tyre ishin persona tepër të njohur në të gjithë botën romake.?- shprehet kështu arkeologu Steve Tuck i Universitetit të Miamit. ?Ata ishin shumë misteriozë, kishin një karrierë tepër të shkurtër ku herë pas here merreshin nga pronarë të ndryshëm që i kishin në patronazh. Tek gjithsecili urohej që t'i mbijetonte ndeshjes pasi nuk dihej nëse do të dilte gjallë a i vdekur?. ? shtoi ai. Tuck prezantoi studimin e tij në takimin vjetor të Institutit Arkeologjik të Amerikës në Boston . Duke u fokusuar në medodat e përdorura në ndeshjet ?Një me një? të zhvilluara prej gladiatorëve, ai ekzaminoi 158 imazhe nga Arti Romak duke veçuar atë të gladiatorëve. Më pas arkeologu krahasoi ato, me manualet e ndeshjeve me shpata si dhe artet marciale të prodhuara në Mesjetë dhe në periudhën e Rilindjes, në Gjermani dhe në Italinë e Veriut. ?Manualet ishin shëmbëllimi i ndeshjeve ?Një me një?, të gladiatorëve. Një vend të veçantë zinte edhe gara e forcës në të cilën përfshiheshin 3 faza kritike. E para ishte kontakti fillestar mes 2 gladiatorëve që qëndronin në këmbë duke lëvizur përpara të armatosur mirë ku sapo fillonte ndeshja përplaseshin trup më trup. Faza e dytë ishte kur njëri prej gladiatorëve në disavantazh, sprapsej për të krijuar distancë mes tij dhe kundërshtarit. E treta i përkiste hedhjes së mburojave të padëmtuara ku gladiatorët mbërtheheshin duke u kapur pas njëri-tjetrit.? ? sqaroi arkeologu Steve Tuck. Sipas tij kjo lëvizje ishte një mënyrë e përbashkët për të përfunduar ndeshjen. Qëllimi ishte që kundërshtari të mos dëmtohej, por të mundej, pra të arrihej një fitore pa të vdekur ashtu siç e quante dhe poeti romak Martial.
Të stërvitur dhe të mësuar për të luftuar në një arenë, gladiatorët përfaqësonin një investim domethënës nga pronarët e tyre. Sipas Bryn Walters, Drejtori i Shoqatës Britanike të Arkeologjisë Romake, kjo do të shpjegonte faktin pse një ndeshje e tyre nuk përfundonte automatikisht me vdekjen e kundërshtarit. Fakti që gladiatorët ishin në përgjithësi të pajisur mirë me armë si helmetë e rëndë, mbrojtje krahu, armaturë për trupin, do të sigurojnë evidenca të mëtejshme. ?Nëse ata ishin bërë për të vdekur, një mbrojtje e tillë do të ishte absurde. Gladiatorët ishin të mbrojtur për të përballuar shansin e vdekjes por jo vdekjen e sigurtë? ? thekson Tuck.
Duke u bazuar në këtë studim, arti i gladiatorëve tregoi mundësinë për të fituar suksesin e plotë. Kjo mund të jetë origjina e traditës së arteve marciale perëndimore që është parë në mbarë Europën.

Gladiatorët romakë

Si shumë evenimenteve sportive në mjaft kultura të hershme, luftimi i gladioatorëve romakë, ndiqej po me aq interes sa edhe ngjarjet fetare. Romakët thonin se tradita e tyre e lojërave të gladiatorëve ishte adoptuar nga Etrusket, por ka shumë pak fakte që ta vërtetojnë këtë. Grekët, në Iliadën e Homerit, mbajtën lojëra funerale në nder të Patrokit të rënë. Lojërat nuk përfunduan me vdekjen e pjesmarrësve në dyluftim, por me vdekjen simbolike të tyre, si aleatët e mundur, por jo si dyluftimet vdekjeprurëse të gladiatorëve romakë. Historiani romak Livi, shkruajti rreth lojërave të para të Gladiatorëve të mbajtura në vitin 310 para lindjes së Krishtit. Këto lojëra simbolizuan rimiratimin e suksesit ushtarak ndaj Samnitëve në të cilët u ndihmuan nga romakët. Lojërat e para gladiatore romake u mbajtën në vitin 246 para Krishtit nga Marcus dhe Decimus Brutus në nder të babait të tyre Junius Brutus si një dhuratë në funeral për vdekjen. Nga origjina e tyre fetare lojërat gladiatore percaktuan simbolet e kultures ro make dhe u bënë një pjesë integrale e asaj kulture për rreth 7 shekuj. Ne fakt lojërat gladiatore arritën një peshë të madhe spektakolare në numrin e luftimeve dhe në llojin e tyre.

Gladiatorët romakë ishin vegjetarianë. Kur flitet për gladiatorët romakë mendohet dhe imagjinohet se ata hanin shumë dhe ushqimi i preferuar i tyre ishte mishi. Mendohet se drekën dhe darkën e hanin shumë të pasur ku spikasnin asortimente të ndryshme. Por kjo nuk është e vërtetë. Ka shumë të dhëna të zbuluara nga arkeologët të cilët tregojnë se gladiatorët romakë nuk kanë qënë të tillë. Ata nuk ndanin asnjëherë nga sofra e tyre hudhrën dhe vajin dhe në mënyrë absolute nuk hanin mishin, pra ishin vegjetarianë. Duke ngrënë gjithmonë hudhrën, të cilën e përdornin kryesisht para ndeshjeve, ata mendonin se do të ishin më shumë rezultativë për të mundur kundërshtarin. Ata konsumonin gati 1 kg e 300 gram bukë në ditë dhe rreth 262 litra verë në vit. Ajo që i konfirmon këto të dhëna është edhe shkenca ku merita e zbulimit i takon studiuesve austriakë. Karl Grosschmit punonjës në institutin e Istologjisë dhe Embriologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Vjenë, shpjegon se nga analizat në kockat e tyre konfirmohet se gladiatorët ishin vegjetarianë, ku parapëlqenin të hanin shumë fruta. Megjithatë ekspertët theksojnë se nga kockat nuk mund të arrihet një përfundim tejet i skatë se çfarë konsumonin gladiatorët antikë romakë, por është e qartë se mishi nuk ishte në listën e ushqimit të tyre.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora