E enjte, 28.03.2024, 11:15 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Hoxhallarët predikojnë të hipur në deve

E premte, 29.12.2017, 07:22 PM


Kur hoxhallarët predikojnë të hipur në gamile (deve)

Nga Gani Mehmetaj

Nata e Krishtlindjeve në Prishtinë ua dha grushtin përfundimtarë hoxhallarëve primitivë, që çirreshin si të çmendurit maje deveje (gamiles) kundër qytetërimit evropianë dhe kundër festimit të Krishtlindjes e Vitit të Ri. Si për inat të tyre nga Katedralja Katolike Shqiptare, nëpër Sheshin "Shenjtorja Terezë" e deri të shtatorja e Gjergj Kastriotit, qytetarët e Prishtinës e të rretheve festuan e u gëzuan deri pas mesit të natës si kurrë më parë. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, farfuritëse, përrallore, e paparë ndonjëherë, me muzikë, me pije, verë të nxehtë, me ushqime të ngrohta dhe me bredhin e Krishtlindjeve. Prishtina nuk dallonte me asgjë nga metropolet evropiane, prishtinasit dukeshin edhe më gazmorë, më të entuziazmuar dhe më të etshëm të argëtoheshin e ta gëzonin festën në liri. Ndjehesha krenar që jam banor i kryeqytetit. Edhe viti i kaluar i tillë ishte, plotë ngjyra farfuritëse e hare.

Tërë dhjetori në kryeqytetin e Dardanisë ishte në shenj të festave më të rëndësishme, i intonuar dhe i organizuar me shije, i zbukuruar ashtu si u ka hije dardanëve, duke e davaritë çdo njollë paragjykimi.

Nga ajo që u pa e që e përjetuan prishtinasit Natën e Krishtlindjes, po edhe netëve në vijim, u bindën se dardanët janë shqiptarët e moçëm, janë evropianët e qytetëruar me kulturën antike, por  që fatkeqësisht kaluan kohë të gjatë në robëri. Patën fatin e keq t'i udhëheqin edhe në shtetin e tyre matrapazët e të pamerituarit.

Dardanët e moçëm e kanë identitetin e tyre shqiptarë, e kanë kulturën e traditën kombëtare, kanë një histori të lavdishme, prandaj s'kanë pse bredhin si i humburi në shkretëtirë,  s'kanë, as nuk kishin asgjë të përbashkët me arabë, turq e myslimanë, s'kanë asgjë të përbashkët as me ndonjë marroq që u bënë thirrje të mos i festojnë festat e tyre: Krishtlindjen e Vitin e Ri.

Dardanët janë në hap më kohën, janë bijtë e shekullit XX. Fjala e akrepat e orëve nuk u ecin torollakëve të tipave të shefqenkos që predikojnë e mendojnë si të ishin në shekullin e VII në Arabi. Përrallisin marrëzira sikur t'u drejtoheshin beduinëve-grahes të gamileve e jo dardanëve me rrënjë në traditën mijëravjeçare.

Këta hoxhallarë me djallëzi islamike nuk duan t'ia dinë se gamilja- deveja, nuk pi ujë në Dardani, nuk ka klima për te, është dielli përcëllues, rëra e shkretëtirës me puset e bretkosave ajo që e mbanë gjallë, mu si islami që nuk zë rrënjë në këtë mjedis evropian, sado me joshje, presione e frikësime të mbahet. Kot që derdhën lumenj parash arabët e turqit për t'i çoroditur shqiptarët. Bashkëkombësit e mi do të mbesin ata të moçmit, me festat e tyre jo shkretinore, me fije të shkëputura nga beduinë e anadollakë.

Përgatitjet në ethe për Vitin e Ri e dëshmojnë edhe një herë  këtë përcaktim. S'mund ta fusësh kokën në vetëshërbimet gjigante (merkatot ushqimore), që janë me dhjetëra në Prishtinë, e ke vështirë të futesh në cilëndo shitore, sepse secili dardanë përpiqet ta mbush shtëpinë para fillimit të festës. Pritja e Vitit të Ri është një traditë e lashtë e shqiptarëve, s'ka forcë që i pengon, fjalëve të budallenjve as që ua vëjnë veshin. Vetëm sikur gëzimin e entuziazmin ta shprehnin disi me butë, me fishekzjarrë e pa krisma revolesh. 



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora